ASHPERSIA E PERLESHJEVE SHKAKTON HABI

Përmasat, ashpërsia dhe momenti i shpërthimit të kësaj dhune ka gjetur shumë njerëz të papërgatitur.

ASHPERSIA E PERLESHJEVE SHKAKTON HABI

Përmasat, ashpërsia dhe momenti i shpërthimit të kësaj dhune ka gjetur shumë njerëz të papërgatitur.

Monday, 21 February, 2005

Ndërsa makina e blindurar e KFOR lëvizte me shpejtësi në rrugët e qendrës së Prishtinës natën e 17 marsit, duke hedhur më një anë një kazan mbeturinash të vendosur në mes të rrugës, një protestues i zemëruar thërriti, “Ndalo po guxove”.


Por mjeti i blinduar kaloi pa u ndalur si edhe shumë mjete të Shërbimit Policor të Kosovës.


Era e benzinës dhe metalit të djegur që vinte nga katër makina të OKB, të cilat digjeshin pranë ndërtesës së Bibliotekës Kombëtare, të cante hundët. Flakët shkaktuar disa shpërthime, të cilat u dëgjuan në të gjithë Prishtinën rreth mesit të natës.


Ndërsa policia kishte rrethuar zyrat qendrore të OKB-së në qytet, ata pak a shumë kishin lenë në mëshirë të fatit pjesën tjetër të Prishtinës në duart e turmave të të rinjve të cilët lëviznin nëpër rrugë të zemëruar.


Kjo pamje dhe aromë e anarkisë në kryeqytet tregon qartë atë që ka ndodhur edhe në pjesë të tjera të Kosovës. Dhuna që ka shpërthyer dukej si një ndjenje e pakontrollueshme që ka përfshirë një turmë njerëzish të dehur, përmasat e së cilës nuk janë parashikuar nga askush edhe vetëm një ditë më parë. Ajo është përhapur si një sëmundje ngjitëse e cmendurisë në pothuajse cdo qytet.


Pikërisht mungesa e racionalitetit, përtej cdo arësyeje dhe logjike, ka krijuar ndjenjën se Kosova po zhytej – edhe pse vetëm për një ditë – në një luftë civile.


“Dislokimi më i madh i trupave të NATO-s në botë,” sic e ka quajtur kolonel Horst Piper i KFOR, me rreth 17,000 trupa, janë detyruar të mbrohen vetë, dhe të marrin nën mbrojtje enklavat e sulmuara serbe në Kosovën qendrore dhe jugore.


Po ato trupa të NATO-s të cilat janë mirëpritur me lule pesë vjet më parë janë sulmuar nga shqiptarët e zemëruar të cilët nuk u kanë veshin as thirrjeve të drejtuesve të tyre lokal për të shkuar nëpër shtëpi.


Mbërritja e menjëherëshme e pranverës dhe moti i mirë ka bërë që të shpërthejnë tensionet e ndrydhura prej kohësh në Kosovë, ndër të cilat më kryesorja një ndjenjë në rritje turpërimi nga serbët dhe ndërkombëtarët.


Në demonstrimet e djeshme në Prishtinë, Prizren dhe qytete të tjera kanë marrë pjesë edhe shumë njerëz të zemëruar me komunitetin ndërkombëtar për trajtimin nga ky i fundit i luftëtarëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, UCK, dhe burgosjes së disa prej drejtuesve të saj. Ky qëndrim kishte shkaktuar tituj të tillë nëpër gazeta si ai në Epoka e Re, “UNMIK kujdes, ka barut edhe për ty”.


Më 17 mars, Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, demonstroi në Prishtinë pas hedhjes së një granate mbi shtëpinë e presidentit të Kosovës dhe kryetarit të partisë Ibrahim Rugova. Sindikatat pritej të protestonin mbi privatizimin gjatë kësaj jave.


Një raportim emocional nga media për mbytjen e tre fëmijëve në qytetin e ndarë të Mitrovicës, të shkaktuar mesa duket nga serbët, ka shërbyer si shkëndija që ka ndezur shpërthimin më të fundit të dhunës.


Trazirat fillimisht kanë nisur më 16 mars në Cagllavicë, pesë kilometra në jug të Prishtinës, ku fshatarë serb kanë bllokuar rrugën kryesore që lidh kryeqytetin e Kosovës me Shkupin, në shenjë proteste ndaj plagosjes së një serbi local, dhe më pas kanë sulmuar disa makina të shqiptarëve dhe të KFOR duke plagosur disa shqiptarë.


Me marrjen e njoftimeve për dhunë ndër etnike në Mitrovicë, në mesditën e 17 marsit, shqiptarët janë nisur nga Prishtina për të sulmuar serbët në Cagllavicë, ndërsa policia e OKB e ka pasur të vështirë të përmbajë gjendjen dhe KFOR ka qendruar larg. Një officer i policisë së OKB në vend ngjarje ka thënë: “Cfarë mund të bëjë KFOR? Vetëm të qëllojë njerëzit!”


Një ndjenjë anti OKB është krijuar shumë shpejt në Prishtinë dhe zonat përreth. Duke lëvizur me një makinë të ngjashme me ato të përdorura nga OKB drejt Cagllavicës në kaluam pranë një grupi fëmijësh, dhe njëri prej tyre na shau rëndë në anglisht.


Pasditen e 17 Marsit, policia e OKB e ka pasur shumë të vështirë të përmbante turmat e shqiptarëve të cilët përpiqeshin të hynin me forcë në Cagllavicë. Ndërsa disa shtëpive u ishte vënë zjarri, policia ka përdorur pompat e ujit për të shpërndarë turmën dhe ka hedhur edhe disa granata me gazlotsjellës. KFOR ka qëlluar dhe vrarë një shqiptar i cili u përpoq të drejtonte kamionin e tij ndaj trupave.


Një turmë prej rreth 5000 studëntësh – shumë prej të cilëve nga fshatrat dhe më militant se sa moshatarët e tyre nga qytetet – është drejtuar për nga zyrat qendrore të OKB, duke thërritur “UCK, UCK”, përpara se të niseshin për në Cagllavicë.


Pasi ka rënë nata, ata kanë djegur disa makina të policisë dhe një autobus të OKB. Rreth një kilometër përpara hyrjes në Cagllavicë, policia, e lodhur nga më tepër se 12 orë përleshje, është tërhequr dhe ka kërkuar përforcime.


Por ndihma nuk ka mbërritur. Policia ka qenë e zënë në pothuajse të gjithë Kosovën dhe nuk ka pasur asnjë polic të lirë. Ndërsa policia dhe trupat e KFOR janë tërhequr në drejtim të bazës së ushtarakëve suedezë, në Cagllavicë kanë vazhduar të dëgjohen shpërthime dhe armë zjarri.


Më pas kanë mbërritur forca amerikane të KFOR në përforcim nga jugu, por dhuna në Cagllavicë ka vazhduar e pandërprerë deri vonë në mbrëmje, kur edhe një mjet i blinduar i ushtarëve suedezë është djegur.


Ndërsa kaosi kishte përfshirë Cagllavicën, ka pasur një konfuzion të përgjithëshëm në rrugën në veri të Prishtinës, e cila të con në drejtim të Serbisë, ku protestuesit kanë bllokuar trafikun në dhe përreth Podujevës, pranë kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Dhuna, e cila më parë ishte dukur si një protestë e rastit e organizuar nga shqiptarë të zemëruar nga mbytja e tre fëmijëve në lumin Ibër në Mitrovicë, në orët e mbrëmjes filloi të dukej si një sulm i organizuar nga grupet ekstremiste.


Derek Chappell, zëdhënës i OKB, ka thënë për IEPR më 18 mars se natyra e sinkronizuar e sulomeve ndaj shtëpive dhe kishave të serbëve të Kosovës, si edhe kundër ushtarëve të KFOR dhe policisë lokale në pothuajse cdo qytet, të bën të mendosh se sulmet kanë qenë të planifikuara.


“Ne nuk e dimë se kush i organizon, por dimë që grupe ekstremiste nga të dyja palët mund të përfitojnë nga kjo situatë dhe kemi frikë se meqënëse në cdo qytet ka pasur nga një objekt të sulmuar një prej këtyre grupeve qëndron pas organizimit të tyre,” ka thënë Chappell.


Mëngjesin e 18 marsit në Obiliq, një qytet 10 km në veri perëndim të Prishtinës, ishte e qartë se objekti i sulmeve të grupeve të njerëzve ishin serbët lokal.


Disa shtëpi të serbëve u dogjën, dhe turma njerëzish i plackitën ato. Serbët lokal ishin dërguar në rajonin e policisë nën mbrojtjen e 40 ushtarëve të KFOR dhe oficerëve të policisë së OKB-së.


Prezenca ndërkombëtare këtu nuk ka mjaftuar të mbrojë shtëpitë e serbëve. Policia lokale ka arrestuar dy persona dhe ka shpëtuar një serb i cili kishte mbetur nën shtëpinë që po digjej.


Ismet Hashani, kryetari shqiptar i bashkisë së Obiliq, ka thënë se ai nuk kishte mundësi të ndalonte këtë shkatërrim. “Kam shkuar të bisedoj me turmën dhe tu kërkoj atyre të qetësohen e kthehen në shtëpitë e tyre, por ata vetëm më shanin,” ka thënë ai.


Drejtuesit e shqiptarëve të Kosovës kanë qendruar kryesisht të heshtur. Presidenti Rugova dhe kryetari i parlamentit Nexhat Daci kanë bërë thirrje për qetësi por pa sukses.


Një reagim më i fuqishëm ka ardhur nga Xhavit Haliti, një prej themeluesve të UCK-së dhe anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, i cili ka vlerësuar rezultatet e mira të OKB-së dhe ka akuzuar politikanët e Kosovës se kanë vepruar keq duke bërë deklarata të shpeshta anti OKB-së.


Një shpërthim anti OKB është parashikuar prej kohësh në Kosovë. Por shumë njerëz kanë menduar që problemet do të fillonin më vonë këtë vit, apo në vitin 2005, nëse statusi i territorit nuk zgjidhej në mënyrë të kënaqëshme për shumicën shqiptare. Ky shpërthim i përshpjetuar gjatë dy ditëve të fundit ka tronditur dhe pothuajse të gjithë janë habitur nga ashpërsia e tij.


Jeta Xharra është drejtuese e projektit të IEPR në Prishtinë dhe Alex Anderson punon për një organizatë ndërkombëtare në Kosovë.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists