Koment: Lufta E Serbise Me Historine

Beteja e propagandes shkon deri ne te kaluaren e lashte. Serbia zyrtare krenohet me historine e saj heroike dhe te qendreses. Problemi i vetem jane faktet.

Koment: Lufta E Serbise Me Historine

Beteja e propagandes shkon deri ne te kaluaren e lashte. Serbia zyrtare krenohet me historine e saj heroike dhe te qendreses. Problemi i vetem jane faktet.

Thursday, 10 November, 2005
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Ndersa Serbia sfidon fuqine e Perendimit, shume Serbe krenohen se historia e tyre provon se pavaresisht nga ndryshimi i fuqise se armeve, ata asnje here nuk do te munden.


Problemi eshte se versioni i te kaluares qe tregohet ne Beograd nuk qendron. Serbia nuk eshte duke luftuar vetem kunder NATO-s, ajo eshte ne lufte edhe me historine.


Pasioni dhe ekspertiza me te cilat kaq shume Serbe flasin kaq shpesh dhe aq gjate rreth vendit te tyre dhe se kaluares se tij heroike permban nje mungese te madhe balance, paanesie dhe kuptimi. Opinionet bazohen pothuajse krejtesisht ne paragjykime dhe parakushte. Qe prej betejes famekeqe te Kosoves ne vitin 1389 deri ne ngjarjet e ketij shekulli, historia dhe mitet jane nderhturur ne nje besim pothuajse fetar nacional. Cdo njeri qe guxon te vere ne dyshim nenet e ketij besimi etiketohet si heretik.


Sipas legjendes se Kosoves, udheheqesit Serb, Princi Lazer, i eshte ofruar ne prag te betejes nje mundesi per te zgjedhur midis nje mbreterie ne toke dhe nje ne parajse. Duke u betuar se “Eshte me mire te vdesesh ne beteje se sa te jetosh me turp,” ai zgjodhi boten tjeter, dhe per kete aresye u vra te nesermen, ne ate qe perkujtohet si nje disfate e lavdishme qe i dha fund perandorise Serbe te Mesjetes dhe qe coi ne pothuajse pese shekuj erresire nen zgjedhen e huaj Otomane.


Eshte e vertete, qe nje beteje u be ne diten e Shen Vitus ne 1389 ne Fushe Kosove, fusha e zogut te zi, nete cilen Princi Lazar dhe Sulltan Murati, udheheqesi Otoman, u vrane qe te dy. Deri ketu eshte e qarte. Megjithate, pothuajse cdo aspekt tjeter i betejes--perfshire edhe perfundimin e saj--mbetet nje mister.


Bazuar ne provat historike, si ushtria Otomane ashtu edhe ajo Serbe ka shume mundesi qe te kene qene forca shumekombeshe. Ne fakt, ka shume mundesi qe pjesa me e madhe e popujve te Krishtere te Ballkanit, perfshire ketu edhe Shqiptaret, te kene kontribuar me trupa per kauzen Serbe dhe se Serbet dhe Shqiptaret te kene luftuar ne te dyja krahet.


Per sa i perket rezultatit, duket se beteja nuk ka qene aq e rendesishme dhe decisive sa eshte pershkruar. Rezultati ka qene me teper nje barazim se sa nje fitore e Otomaneve, sepse forcat Turke menjehere pas kesaj beteje u terhoqen nga rajoni. Vete perandoria Serbe ishte shkaterruar qe perpara 30 vjeteve, megjithese pavaresia e shtetit mbeti ne fuqi edhe per 70 vjete te tjere.


Mitet historike ne asnje menyre nuk jane vetem ekskluzive te Serbeve, dhe natyrisht, nuk jane domosdoshmerisht te demshme. Ne te vertete, shume shoqeri kane nxjerre forca nga legjendat--pavaresisht ne se ka qene ajo e Arturit apo ajo mbi Washingtonin dhe pemen e qershise--te cilat, ne se shikohen me sy kritik, nuk kane baza historike. Ndryshimi me marreveshjen e Kosoves, eshte qe me ane te saj eshte abuzuar per te rrenjosur nje ndjenje viktimizimi tek Serbet e cila i ka verbuar ata kunder popujve te tjere te Ballkanit.


Plani vdekjeprures per Serbine e Madhe ne fund te shekullit te 20te doli nga mendimet dhe shkrimet e Dobrica Cosic, nje prej romanciereve me te njohur ne Serbi dhe nje shkrimtar i epikave historike popullore.


Cosic ka qene partizan gjate Luftes se Dyte Boterore dhe nje mik i Titos per me teper se 20 vjet, por megjithate ai nuk mund te binte dakort me perpjekjet e Titos per te emancipuar Shqiptaret e Jugosllavise dhe u likuidua per nacionalizem ne vitin 1968. Gjate periudhes se frustracionit te tij per renien nga maja e piramides, Cosic zhvilloi nje teori komplekse dhe paradoksale te persekucionit kombetar Serb. Pas me shume se dy dekadave, kjo teori evoluoi ne nje program per Serbine e Madhe te cilin Slobodan Miloshevici fillimisht e beri te tijen dhe pastaj e ndoqi.


Psikologjia kombetare Serbe e cila ka revoltuar boten qe prej vitit 1991 nuk eshte pra produkti i nje evolucioni historik ne shekuj, por eshte fabrikuar me qellim dhe eshte kultivuar intensivishtnga media Serbe qe prej ardhjes ne pushtet te Miloshevicit, ne vitin 1987.


Mit, fantazi, gjysem te verteta dhe genjeshtra te plota jane transmetuar cdo nate neper lajmet e televizionit. Teoria e nje komploti e enderruar nga nacionaliste te frustruar si Cosic ne fund te viteve 1960, 1970 dhe ne fillim te viteve 1980 eshte bere e vertete.


Cdo ngjarje e ndodhur ne historine Serbe eshte rritur dhe shtremberuar per te ushqyer kompleksin e persekutimit te njerezve te thjeshte, te cilet ne nje kohe te renies se madhe te standartit te jeteses, gradualisht u pushtuan nga vala e ksenofobise. Atmosfera ishte aq e nxehte dhe fushata aq gjithe perfshirese sa njerezit humben kontaktin me realitetin.


Sipas ortodoksise se re, Serbet ishin viktima te shfrytezuar nga dhe ne rrezik prej popujve te tjere te Jugosllavise. Ndersa ata kishin bere sakrifica te panumerta dhe kishin derdhur gjak per te krijuar Jugosllavine dhe kishin qene fitues neper luftera, ata ishin gjoja mashtruar ne kohe paqe dhe shperndare neper disa republika ne kohen e shtetit te decentralizuar te Titos.


Si cdo teori tjeter komploti, ka edhe ketu nje grimce te vertete ne ortodoksine e re Serbe. Por eshte nje grimce teper e vogel.


Po te shikohen per shembull, marredheniet ndermjet Serbeve dhe Kroateve. Ndersa propagandistet e sotem (ne te dyja krahet) thone se keta popuj kane luftuar me njeri tjetrin qe prej shume kohesh, rivaliteti Serbo-Kroat eshte ne fakt nje fenomen i shekullit te 20te. Ne shekullin e 19te, nacionalistet Kroate, te cilet ishin te zene duke luftuar ndaj Austriakeve dhe Hungarezeve, kane qene ne fakt admirues te medhenj te Serbise dhe perkrahesit me te medhenj te nje shteti Jugosllav. Dhe partia ne fuqi ne parlamentin Kroat te vitit 1914 e cila votoi per te nisur luften me Serbine ishte Koalicioni Serbo-Kroat.


Me pas vjen Lufta e Dyte Boterore. Per Serbet, ky konflikt eshte prova me e madhe qe ata kane pothuaj nje monopol te vuajtjeve dhe si rrjedhim nuk mund te bejne asgje te keqe. Ne fund te fundit, ata do te thone se luftuan perkrah aleateve kunder Nazisteve dhe pesuan shume humbje ne njerez. Por a eshte me te vertete kjo nje pamje e asaj qe ka ndodhur?


Ne nje shkalle te madhe Lufta e Dyte Boterore ne Jugosllavi ka qene nje perzierje e disa lufterave civile te cilat kane pasur pak te bejne me luften boterore qe luftohej jashte vendit. Te gjitha grupet, me perjashtim te Slloveneve, kane luftuar kunder Serbeve, megjithese jo te gjithe ne unison, ndersa nacionalistet ekstreme ne te gjitha krahet kane pasur mundesi te nxisin fantazite e tyre me te cmendura.


Pjesa kryesore e ushtrise partizane te Titos ne fillim perbehej kryesisht nga Serbe te cilet largoheshin krimet e Ustasheve ne Kroaci dhe Bosnje, por jo nga Serbe prej brenda Serbise. Pervec se nje kryengritje te shpejte ne vitin 1941, e cila u shtyp egersisht, Serbia mbeti pak a shume e qete deri prane fundit te luftes.


Hitleri vendosi nje udheheqes Kuisling, Gjeneralin Milan Nedic, i cili ishte besnik ndaj Nazisteve. Ne mungese te luftimeve, Nedic qe ne gjendje te spastronte komunitetin Hebre te Serbise nen mbikqyrjen e Gjermaneve, ne menyre me efikase se sa Ustashet komunitetin Hebre te Kroacise dhe Bosnjes. Megjithate, propagandistet Serbe ne vitet 1990 nuk hezituan te flisnin per nje ndjenje te vecante afersi midis Serbeve dhe Hebrenjve.


Edhe ceshtja e te vrareve gjate luftes eshte shtremberuar shume. Numri zyrtar i Jugosllaveve te cilet kane vdekur ne luftime ndaj fuqive te Aksit ishte 1.7 milion. Shifra ishte vetem nje numer i perafert i kalkuluar menjehere pas luftes per qellime te demshperblimeve dhe ato propagandistike. Tito synonte qe nga njera ane te merrte sa me teper kompensime nga Gjermania dhe nga ana tjeter ti tregonte botes shkallen e heroizmit dhe vuajtjeve te Jugosllavise.


Por ne qarqet nacionaliste Serbe, te cilat veprojne ne baze te principit “ sa me shume aq me mire”, shifrat e serbeve te vdekur zmadhohen deri ne nivele absurde--ngadonjehere deri ne 700,000 vetem ne kampin famekeqe te perqendrimit ne Jasenovac.


Gjate viteve 1980, kerkime te pavavrura mbi kete ceshtje nga dy njerez Bogoljub Kocovic, nje serb i emigruar dhe Vladimir Zerjavic, nje kroat, kane dhene rezultate shume te ngjashme. Te dy kerkuesit nuk jane bazuar mbi numerime te trupave apo mbledhje te kujtimeve te te mbijetuarve por mbi analiza kompiuterike te regjistrimit te popullsise dhe indekseve demografike. Sipas Kocovic, shifrat e te cilit jane pak me te larta se ato te Zerjavic, rreth 1,014,000 ose 6.4% e popullsise se Jugosllavise se vitit 1941, kane vdekur gjate ose menjehere pas Luftes se Dyte Boterore nga te gjitha krahet. Sipas rezultateve te tyre, ne shifra absolute, serbet kane pasur humbjet me te medha, me 487,000 te vdeku. Shifrat jane tronditese--dhe vetem numrat nuk mund te japin ne menyre adeguate tmerret e kryera. Por per fat te mire ato jane shume me te uleta se shifrat zyrtare, dhe natyrisht me te uleta se ato te ekstremisteve nacionaliste.


Kontributi i Jugosllavise ne radhet e Aleateve eshte gjithashtu ekzagjeruar shume, se pari nga vete fituesit dhe me vone edhe nga zyrtare shteterore te cilet deshironin te justifikonin politiken e mosnderhyrjes ne konfliktin e tanishem.


Per shkak te kaosit te shkaktuar nga lufterat civile brenda Jugosllavise, Gjermania asnjehere nuk ka pasur nevoje te vendose nje numer te madh trupash atje. Te vetmet here qe Gjermania ka pasur nje numer te madh trupash ne Jugosllavi ka qene gjate pushtimit 12 ditor me 1941 dhe me 1944 kur trupat e vendosur ne Greqi u terhoqen nepermjet Jugosllavise. Perndryshe, Gjermania eshte mbeshtetur ne aleatet e saj, Italianet, Hungarezet dhe Bullgaret, si edhe tek bashkepunetoret vendas per te mbajtur nen kontroll Jugosllavine. Luftimet me te ashpra jane kryer kryesisht ne Bosnje.


Pavaresisht se c’fare aspekti te historise Serbe studion, versioni zyrtar i dale nga Beogradi duket se bie ne kundershtim me faktet. Ajo qe eshte vecanerisht e trishtueshme, eshte qe deri pak kohe me pare, perpara daljes ne skene te Miloshevicit , Serbia ka qene republika me liberale dhe progresive ne Jugosllavi. Mediat serbe ishin vecanerisht te hapura ne baze te standarteve te Europes Lindore dhe opozita politika ishte e tolerueshme madje edhe inkurajohej.


Duke pare prapa ne historine serbe eshte e mundshme te interpretosh shume ngjarje ne menyra te ndryshme madje edhe te gjesh periudha te bashkepunimit midis serbeve dhe joserbeve. Pavaresisht nga rezultatet e fushates se NATO-s e ardhmja e Serbise mund te varet ne nje pjese te madhe nga lufta me historine e saj.


Christopher Bennett eshte ish drejtor i Grupit Nderkombetar te Krizave ne Ballkan dhe autor i librit Shkaterrimi i Pergjakshem i Jugosllavise (Chris Hurst).


Frontline Updates
Support local journalists