KOMENT: NACIONALIZMI KAPLON RININË BULLGARE

Gjenerata e re duket të jetë më e prekshme ndaj nacionalizmit në krahasim me njerëzit që jetuan gjatë kohës së socializmit.

KOMENT: NACIONALIZMI KAPLON RININË BULLGARE

Gjenerata e re duket të jetë më e prekshme ndaj nacionalizmit në krahasim me njerëzit që jetuan gjatë kohës së socializmit.

Rinia bullgare po bie viktimë e një nacionalizmi të ri i cili është shumë më i rrezikshëm dhe jotolerant se idetë e njerëzve që jetuan nën komunizëm.


Të ndikuar nga mediat dhe tekstet shkollore që pohojnë se janë liberale po shpesh nuk janë të tilla, ndjenjat e reja nacionaliste po kaplojnë rininë e vendit.


Regjimi i kaluar i Todor Zhivkovit përkrahu socializmin ndërkombëtar, derisa në të njejtën kohë mbështeti nacionalizmin.


Ky regjim përjashtoj 300.000 turq dhe sllav musliman, të njohur si pomak, izoloj romët dhe ndaloj të gjitha shprehjet e diversitetit etnik.


Por nën sipërfaqe, procese të tjera formërsuan qëndrimet bullgare. Në kundërshtimin e politikës totalitare të regjimit, shumë bullgarë gjithashtu kundërshtuan propagandën nacionaliste.


Jeta nën regjim totalitar, ku të gjitha vendimet dhe përgjegjësitë mirreshin nga një rreth i ngushtë i zyrtarëve komunist, shumica e njerëzve nuk ndiheshin të irrituar financiarisht, në mënyrë sociale apo çfarëdo mënyrë tjetër, nga minoritetet.


Vetëm pas rënies së komunizmit në të 1990-tat bullgarët e zakonshëm filluan t’i shohin minoritetet si barrë.


Ndarjet në mes të grupeve u theksuan pasi njerëzit filluan hapur të shfaqin besimet e tyre religjioze dhe origjinën etnike, të ndaluara më parë nga regjimi.


Mediat filluan të përdorin fjalime të urrejtjes ndaj minoriteteve, pasi publikuesit fshiheshin prapa ligjeve të reja mbi lirinë e të shprehurit për të përhapur anti-semitizmin.


Vlerat liberale më ngadalë përfituan nga liritë dhe nuk u zhvilluan në shoqëri. Më shumë se një dekadë kaloj para se tekstet shkollore të spastroheshin nga pohimet më radikale nacionaliste dhe para se mediat të fillojnë të përmirësojnë tonin e tyre.


Në ndërkohë, një gjeneratë e re u rrit, duke krijuar një nacionalizëm të ri i cili kishte rrënjë më të thella se më herët.


Shumë të rinjë demonstrojnë tani qëndrime negative dhe agresive drejtë minoriteteve etnike.


Një studim i bërë nga shkencëtari politik Petar-Emil Mitev zbuloj ndjenjat negative posaçërisht ndaj romëve.


Rreth 86 përqind definuan romët si “dembelë dhe të papërgjegjshëm”, derisa 92 përqind deklaruan se minoritetet kanë tendenca kriminale.


Rreth 62 përqind në këtë studim konsideruan turqët si “fanatic religjioz”. Besime të tilla janë edhe më të dukshme në faqet e internetit dhe dhoma bisedimi, ku forumet mbushen me urrejtje ndaj minoriteteve, posaçërisht romëve. Nën mbulesën e anonimitetit, të rinjët kryesisht shfrytëzojnë këto faqe për të shprehur urrejtjen e tyre në mënyrë radikale, madje edhe në stilit nacist. Kushtrimet të cilat thërrasin që jevgjët të shëndërrohen në sapun apo të mbyllen në miniera mund të gjinden shpesh në faqe interneti.


Një shembull i vonshëm ishte një forum Interneti mbi romët. Derisa diskutimi tërhoqi pak mendime dashamirëse, ai u stërmbush nga komentet negative.


“Më mirë është të zhdukeni dhe të merrni fisin e juaj me vete!” një pjesëmarrës i tha një gruaje rome në këtë faqe.


“Kthehuni nga keni ardhur,” një pjesëtar tjetër shkruan.


“Të gjithë dijnë se ju nuk keni shtet apo kulturë dhe se ju jeni të papastër, përtacë, dhe gënjeshtarë,” një pjesëmarrës i tretë deklaroj.


Derisa në internet urrejtja raciale është shumë e hapur, nacionalistët e rinjë fshehin besimet e tyre kur konfrontohen në mënyrë direkte.


“Shumë njerëz të ri të cilët unë i njoh kanë qëndrime negative,” thotë Boryana yordanova, studente e Universitetit të Sofjes. Por shumica nuk do të bënin këtë në public, shtoj ajo.


Zornitsa Lateva, një studente tjetër, thotë se ajo ndihet tolerante ndaj minoriteteve, por insiston “qualiteti i ulët i jetesës së jevgjëve” është faj i tyre.


“Kjo ka rrënjët në sistemit e ndryshëm të vlerave që ata kanë,” thotë ajo. “Ata nuk dëshirojnë të studiojnë, ata preferojnë të martohen në moshën 13 apo 14 vjeçare dhe të mos punojnë.”


Studentët e tjerë ndanin të njejtin mendim. “Ne nuk do të kishim asgjë kundër jevgjëve nëse ata do të pranonin kulturën tonë dhe nuk do të ishin hajdutë dembel,” njëri tha.


Maria Neykova, profesoresh në Fakultetin e Gazetarëisë në Universitetin e Sofjes, pranon se shumica e studentëve të saj nuk i pëlqejnë romët, dhe shpesh edhe turqit e viendit. Ajo thotë se kjo ndodh pasi shoqëria nuk zhvilluar vlerat liberale.


Mediat dhe tekstet shkollore të vendit mbesin largë nga korrektësia politike sa i përket çështjeve të minoriteteve.


Edhepse mediat këtë vit nënshkruan kodin e sjelljes, duke premtuar që të mos mirren me orientimet peronale, etnike dhe seksuale, nëse këto tipare nuk janë kyçe per storien, në praktikë ata ende shpërndajnë ide kundër minoriteteve.


Shumë kanale kabllovike transmetojnë programe nacionaiste. Një kanal i njohur është Ataka, në SKAT TV, udhëheqësi i së cilës, Volen Siderov, në mënyrë të vazhdueshme kundërshton programet në turqishte të krijuara nga transmetimet e Televizionit Kombëtar Bullgar.


Hulumtimi nga agjensia Market Test në mes të viteve 2001-2002 tregon disa përmirësime në mediat që nga vitet 1990, kur fjalimet e urrejtjes ishin të zakonshme, por përparimi është i vogël.


Ky hulumtim zbuloj se 60 përqind të raporteve mbi romët kishin të bënin me krimin dhe problemet sociale, kështu duke forcuar stereotipet negative të publikut.


“Mediat vazhdojnë të përmendin origjinën etnike të njerëzve edhe kur kjo nuk është me rëndësi për raportin,” thotë Neykova.


Të shkolluar përmes teksteve shkollore përplot mite historike, ata mendojnë se po pergjigjen ndaj pritjeve të publikut, shton ajo.


Një nga aktivitetet kryesore të intelektualëve komunistë të Bullgarisë ka qenë rishkrimi i historisë së vendit.


Nën Zhivkovin, historia është rishkruar për të theksuar lashtësinë e kombit dhe shtetit bullgar dhe superioritetin e tyre ndaj rivalëve nga Ballkani dhe perëndimi.


Për të kompensuar mungesën në kohën e Renesancës nën qeverisjen Otomane nga shekujt 15 deri 20, librat janë të stërmbushur me propagandë anti-turke.


Pas më shumë se një dedake të lirisë, përpjekjet për të liberalizuar interpretimin bullgar të historisë kanë arritur rezultate të pjesërishme.


Librat e fundit të shekullit 19 ku turqët demonizohen dhe përqeshen mbesin pjesë e teksteve shkollore.


“Fëmijët mësojnë të ashtuquajturën histori nga librat ku një ideologji nacionaliste dhe ndjenjat patriotike mbulojnë çfarëdo tentimi për diskutuar të mirat dhe këqijat e sundimit ottoman,” shkroj shkencëtari politik, Evgeniy Daynov.


Ai i tha IWPR-së se ai shihte një kthim të nacionalizmit në shkolla.


Procesi i inspektimit të teksteve shkollore ka filluar, megjithate, i shtyer nga dëshira politike për të mbështetur idenë e pajtimit me turqit e vendit në kohën post-socialiste.


Por inspektimi mbetet josistematik. Mumun Isov, hulumtues, i cili vonë rishikoj imazhin e turqëve në librat shkollorë të historisë në Bullgari, thotë se përpjekjet për të hequr mitet dhe stereotipet nuk kanë qenë të mjaftueshme.


Realiteti është se problemi i nacionalizmit mund të ballafaqohet vetëm atëherë kur politikanët hapur pranojnë ekzistëncën e tij.


Një zgjidhje mund të jetë ndërrimi i ideve ndaj kombit, duke theksuar atë si njësi civile, e jo etnike.


Por për momentin kjo duket shpresë joreale. Shumica e politikanëve dëshirojnë të përfitojnë nga nacionalizmi.


Albena Shkodrova është udhëheqëse e Rrjetit për Raportim Hetues të Ballkanit në Bullgari – një project vendor i IWPR.


Frontline Updates
Support local journalists