Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

ASHDOWN DUHET TE HEQE DORE

Organizata Inisiativa Europiane per Stabilitet, e cila ka filluar debatin mbi Zyren e Perfaqesuesit te Larte, OHR, ne fillim te muajit Korrik, paraqet rekomandimet e saj per ndryshime ne nje leter te hapur derguar Paddy Ashdown.
By IWPR Balkans

Sarajevo, 16 Korrik, 2003


Pas Pushteteve te Bon-it


I Dashur Lord Ashdown,


Ne deshirojme te shpjegojme se perse ne mendojme qe pushteti i jashtezakoneshem i Perfaqesuesit te Larte nuk eshte per nje mjet i pershtateshem i ndihmes nderkombetare per Bosnjen. Ne mendojme se ky pushtet i jashtezakoneshem ne fakt ka nje efekt te kundert - ai eshte shnderruar ne nje pengese per zhvillimin e institucioneve te mirefillta dhe te nje procesi te vertete demokratik. Ne gjithashtu deshirojme te paraqesim nje propozim konkret mbi menyren se si duhet te filloje te pakesohet pushteti i Perfaqesuesit te Larte.


Kemi pare ne artikullin tuaj te para pak koheve ne gazeten Frankfurter Allgemeine Zeitung [11 Korrik] se per nje sere ceshtjesh ju jeni ne nje mendje me ne. Ju theksoni se Bosnja ne vitin 2003 eshte pothuajse e pamundur per tu krahasuar me vendin i cili doli nga tmerret e luftes vetem disa vjete me pare. Ju theksoni se autoriteti qe kontrollon dhe vlereson punen tuaj eshte populli i Bosnjes, "mbi pranimin e te cilit mbeshtetet edhe autoriteti nderkombetar", dhe ju e mireprisni faktin qe "tani po i afrohemi dites kur komuniteti nderkombetar mund te heqe dore nga nje pjese e pushtetit te tij". Megjithate, ju thoni se ende nuk kemi arritur ne nje pike te tille, sepse Bosnja ende vuan nga "nje sistem politik jo i formuar krejtesisht, institucione te dobta dhe nga kercenimi i madh i krimit dhe korrupsionit".


Ne mendojme se zhvillimi i nje shteti te qenesishem te Bosnjes mbetet i bllokuar per sa kohe qe mbetet ne fuqi protektorati nderkombetar. Ne mendojme se procesi i zvogelimit te rolit direkt te Perfaqesuesit te Larte ne sferen kushtetuese te vendit duhet te nise menjehere. Ne gjithashtu deshirojme te paraqesim shkurtimisht edhe disa nga aresyet te cilat na bejne te mendojme ne kete menyre.


SUNDIMI I LIGJIT


Ne mendojme qe fuqite e Bon-it nuk jane ne perputhje me perpjekjet e komunitetit nderkombetar per te ndertuar demokracine dhe vendosur sundimin e ligjit, dhe se kjo nuk varet nga perpjekjet dashamirese te zyres suaj per te ndihmuar Bosnjen ne rrugen e saj drejt Europes. Roli i protektoratit i Perfaqesuesit te Larte perforcon tendencat me te keqia te kultures se vjeter politike Jugosllave: deshira per nje "cvrsta ruka", "dore te forte" e cila vepron si nje zgjidhje e panatyreshme jashte procesit politik. Ky stil teper i personalizuar i politikes, ku pushteti dhe vendim marrja eshte perqendruar ne duart e nje individi karizmatik, eshte pikerisht ajo qe duhet te shmangen nepermjet perpjekjeve per demokratizim.


Nese Perfaqesuesi i Larte mund te lere me nje ane kushtetuten dhe procesin demokratik me qellim per te cuar perpara nje axhende te caktuar politike, atehere perse nuk duhet tu jepet kjo mundesi edhe politikaneve Boshnjake? Nese Perfaqesuesi i Larte mund te jete njekohesisht akuzuesi dhe gjykatesi i zyrtareve publike, pa nje proces te paanshem apo pa lejuar te drejten per apelim, atehere perse duhet qe Boshnjaket ti besojne proceseve gjyqesore? Nje prej viktimave kryesore te fuqive te Bon-it eshte vete konstitucionalizmi - zhvillimi i nje kulture politike ne te cilen pushteti i nenshtrohet ligjeve.


Ne mendojme se nuk mjafton te thuash qe je pergjegjes perpara Keshillit te Zbatimit te Paqes, KZP, anetar i se cilit eshte edhe vete Bosnje. KZP praktikisht nuk kontrollon vendim marrjen e zyres suaj, dhe nuk ka percaktuar ndonje rregull per te kontrolluar zbatimin e fuqive te dhena ne Bon. Asnje nga institucionet e te drejtave te njeriut ne Bosnje nuk ka te drejten per te kontrolluar veprimet tuaja. Nuk mjafton te thuhet se ne fund te fundit ekziston e drejta e apelit ne gjykaten e Strasburgut, kur nuk ekziston asnje mbrojtje ligjore ne ligjin e vendit.


FUQITE E BON DHE PROCESI DEMOKRATIK


Pas shume vjet vezhgimesh te Bosnjes se pas luftes, ne jemi te bindur se ekzistenca e fuqive te dhena ne Bon ne fund te fundit ndryshon dinamiken e procesit politik ne vend. Ne Bosnjen e sotme, po akumulohen problemet sociale dhe ekonomike, ne nje kohe qe mundesite e qeverise per te perballuar dhe zgjidhur keto probleme po behen gjithnje e me te vogla. Kjo i vendos politik beresit e Bosnjes perballe nje sere vezhtiresish, dhe nuk u le shume mundesi zgjedhjeje. A duhet ata te pakesojne ndihmat per veteranet ne menyre qe te japin me teper mbrojtje sociale per te varferit? A duhet te lejojne ata qe kompanite te cilat nuk dalin me fitim te falimentojne? A duhet te pakesojne shpenzimet publike duke shkurtuar numrin e punonjesve te administrates shteterore, apo duke ulur pagat e administrates?


Keto jane zgjedhje te veshtire politike. Keto probleme nuk mund te zgjidhen ne menyre teknokrate nga ana e zyrtareve nderkombetare te cilet deklarojne se e dine se cfare eshte ne interes te Boshnjakeve. Keto kerkojne nje proces te mirefillte politik i cili te vendose ne balance interesat e ndryshme dhe te gjeneroje rezultate te cilat te kuptohen dhe te pranohen si legjitime nga te gjitha grupet shoqerore. Deri me tani per sa kohe qe vendimet i merrni ju, politikanet Boshnjake nuk jane te detyruar te ndertojne nje konsensus ne mbeshtetje te reformave jo popullore. Ata nuk jane te detyruar te perfshihen ne veprimtarine e veshtire per te arritur konsensusin ndermjet grupimeve te ndryshme dhe ne te gjitha nivelet e ndryshme te qeverisjes.


Ne fakt, ekzistojne elemente te rendesishem ne rradhet e procesit politik ne Bosnje te cilet jane te kenaqur t'ua lene zgjedhjet e veshtira ne doren tuaj, dhe te drejtojne energjite e tyre ne ceshtje simbolike te cilat jane gjithnje e me te largeta nga shqetesimet e perditeshme te Boshnjakeve te thjeshte. Problemi me pushtetin e dhene ne Bon, nuk eshte thjesht se ne kete menyre qeveria e Bosnjes detyrohet te zbatoje vendimet e marra atje. Ceshtja eshte se keto vendime jane bere nje zgjidhje shume e favoreshme per nje pjese te klases politike ne Bosnje. Disa Perfaqesues te Larte me rradhe jane perpjekur tu luten, te bindin dhe te detyrojne politikanet Boshnjake me metoda te ndryshme te marrin persiper me teper pergjegjesi. E gjithe kjo eshte nje retorike boshe, per sa kohe qe nje institucion nderkombetar eshte ne vend dhe ka marre te gjitha pergjegjesite nga politikanet lokale.


Ne te njejten kohe, ekzistenca e pushteteve te Bon-it e ben shume te veshtire per politikanet Boshnjake te cilet kane idete dhe vizionet e tyre per ceshtje te diskutueshme qe te kundershtojne politikat tuaja. Politikane te Bosnjes e dine mire se zyra juaj vendos veton per hyrjen e tyre ne qeveri, dhe se ju mund ti ndaloni ata te vazhdojne te marrin pjese ne jeten politike dhe publike. Pavaresisht nese ka qene apo jo kjo ideja fillestare, fakti eshte se pasojat jane shume kercenuese per politikanet vendas. Si rezultat, politikanet Boshnjake jane te detyruar te pranojne qetesisht kerkesat e komunitetit nderkombetar, ne vend qe te zhvillojne nje axhende politikash te pavarura.


IMAZHI I BOSNJES NE EUROPE


Ne jemi shume te shqetesuar se pushtetet e jashtezakoneshme te Perfaqesuesit te Larte justifikohen ndonjehere duke paraqitur Bosnjen si nje vend te korruptuar dhe jo te qete, nje rrezik per vete vendin dhe per Europen Perendimore. Ne nje interviste me Televizionin BBC me 12 Janar te ketij viti, ju keni deklaruar se "Nese duam te luftojme krimin ne rruget e Mancesterit, nese duam te luftojme prostitucionin, drogen, kontrabanden e cigareve, trafikimin e armeve, etj ne rruget e Manchesterit, Londres, Berlinit dhe Parisit, duhet te fillojme nga Sarajevo. Ketu eshte linja e frontit".


Ne mendojme se nje imazh i tille per Bosnjen nuk eshte i vertete dhe demton vendin. Ne mendojme se ju i beni keto deklarata per te mbajtur Bosnjen ne qender te vemendjes te atyre qe bejne politiken Perendimore, ne nje kohe kur ekziston nje konkurence vecanerisht e madhe per sigurimin e vemendjes. Por kjo strategji, sipas mendimit tone, eshte e gabuar. Ne planin nderkombetar, kjo strategji ndikon mbi llojin e ndihmes qe perfiton Bosnja nga Europa. Ne planin e brendeshem, diskutimi i vazhdueshem per krimin dhe korrupsionin rrezikon te demtoje edhe me teper besimin e njerezve ne procesin politik ne pergjithesi. Bosnja tani ka arritur te kete shifra vecanerisht te ulta kriminaliteti, perfshire edhe dhunen nder etnike, po te kemi para sysh krizen e thelle sociale dhe historine konfliktit te viteve te fundit. Problemi i krimit te organizuar natyrisht nuk eshte me i rende ketu se sa ne vende te tjera te rajonit. Ne asnje vend tjeter te rajonit i cili eshte ne rrugen per integrim ne Europe, komuniteti nderkombetar nuk ka rekomanduar nderprerjen e garancive dhe mbrojtjes kushtetuese me qellim qe te luftohet ne menyre me efektive krimi.


PAKESIMI GRADUAL I PUSHTETIT TE BON-it


Ne mendojme se pesha e argumentave per te hequr dore nga pushtetet e dhena ne Bon eshte bere shume e madhe. Ceshtja nuk shtrohet nese disa vendime te marra nga zyra juaj jane te mira apo te keqia, apo edhe nese ato jane mirepritur nga Boshnjaket. Pasojat negative te vazhdimit te protektoratit jane shume me te medha se sa perfitimet e ndonje nderhyrjeje specifike.


Ne jemi ne nje mendje me ju kur thoni qe Bosnja ka bere perparime te dukeshme qe prej perfundimit te luftes. Askush nuk mendon tanime se vendi rrezikon te rreshqase prape ne konflikt, dhe fundi i protektoratit nuk do te presupozonte edhe fundin e presences nderkombetare ushtarake, e cila ka luajtur nje rol teper te rendesishem.


I takon komunitetit nderkombetar te marre inisiativen per pakesimin gradual te pushtetit te dhene ne Bon.


Nese analiza jone eshte e drejte, dhe ekzistenca e pushteteve te Bon perforcon pasivitetin e politikaneve Boshnjake, atehere nuk ka me kuptim qe te presim qe politika Boshnjake te "maturohet". Qeverite e Bosnjes do te kene rezultate me te mira kur ato te jene te detyruara te marrin persiper pergjegjesite qe i takojne - kur ato te jene pergjegjese jo para jush por para perfaqesuesve te zgjedhur te popullit te Bosnjes.


Ju keni theksuar gjithnje se protektorati nuk eshte nje zgjidhje afat gjate per problemet e Bosnjes. Parlamenti Europian ka kerkuar se fundi qe zyra juaj te shpejtoje transferimin e pergjegjesive, ftese te cilen ju e keni mirepritur. Ne propozojme qe ju te konsideroni nje tranzicion me faza nga protektorati.


Ne rradhe te pare, pushteti juaj per te shkarkuar zyrtaret publik duhet te eleminohet menjehere. Shkarkimi arbitrar eshte kaq ne kundershtim me standartet Europiane te te drejtave te njeriut saqe eshte shnderruar ne nje aresye per turp ne nje vend anetar te Keshillit te Europes. Pasojat e kesaj ne demokracine Boshnjake jane kaq te renda saqe eleminojne cdo mundesi per arritjen e nje partneriteti te vertete ndermjet qeverive te Bosnjes dhe komunitetit nderkombetar.


Se dyti, OHR duhet te kufizoje veten ne kuadrin e nje axhende te percaktuar legjislative. Nese zyra juaj mendon se ka ende elemente te Planit te Zbatimit te Misionit te gjate dhe ambicioz te cilat ende kerkojne perdorimin e pushteteve te Bonit, atehere ajo duhet te deklaroje qartesisht ne publik se ne cilat fusha jane keto nevoja perpara takimit te rradhes se Keshillit te Zbatimit te Paqes. Ne te gjitha fushat e tjera, sovraniteti duhet ti rikthehet parlamenteve te Bosnjes. Per momentin, Plani i Zbatimit te Misionit eshte i papercaktuar qartesisht, dhe nuk ka asnje mundesi te parashikohet se ne cilat fusha te politikes legjvenese ju do te nderhyni. Si rezultat, nuk ka asnje fushe ne te cilen parlamentet e Bosnjes jane pergjegjese ne menyre te qarte.


Se treti, deri ne veren e vitit 2004, nuk duhet te kete me nevoje per pushtetet e dhena ne Bon. Deri ne ate kohe, Zyra e perfaqesuesit te Larte duhet te kete ndryshuar krejtesisht - nga perdorja e pushteti per te zevendesuar shtetin e Bosnjes, ne dhenien e ndihmes politike me ane te prezences afatgjate te BE ne Bosnje. Te derguarit speciale te BE Alain Le Roy dhe Alexis Brouhns ne Maqedonine e pas konfliktit kane treguar vleren e ndermjetesve shume te respektuar te cilet ushtrojne autoritetin moral dhe politik te BE.


Heqja dore nga pushtetet e dhena ne Bon nuk do te jete e lehte. Ekzistojne shume presione nga brenda komunitetit nderkombetar dhe nga brenda shoqerise ne Bosnje per te ruajtur gjendjen e tanishme. Gjithnje do te ekzistoje tundimi per te arritur edhe nje reforme me teper duke perdorur pushtetin e Perfaqesuesit te Larte. Asnje nga parardhesit tuaj nuk ka mundur ti rezistoje tundimit per te shpejtuar perdorimin e pushtetit te dhene ne Bon nga fundi i mandatit te tyre ne kete post.


Megjithate, nese Bosnje Herzegovina do te lejohet te hape rrugen e saj drejt Europes si nje shtet demokratik dhe Sovran, eshte e rendesishme qe nje gje e tille te nise sa me shpejte.


Tuajit Sinqerisht,


Marcus CoxGerald Knaus


Redaktor Drejtues Drejtor


Inisiativa per Stabilitet Europian