Zeri I Aresyes Ne Cacak

Kryetari i Bashkise i opozites Ilic u rikthye ne menyre triumfante ne mitingun e pare anti-Miloshevic te pas luftes, duke pergatitur skenen per demonstrata ne qytete te tjera te Serbise.

Zeri I Aresyes Ne Cacak

Kryetari i Bashkise i opozites Ilic u rikthye ne menyre triumfante ne mitingun e pare anti-Miloshevic te pas luftes, duke pergatitur skenen per demonstrata ne qytete te tjera te Serbise.

IWPR

Institute for War & Peace Reporting
Thursday, 10 November, 2005

Manifestimet ne qendren e qytetit te Cacak kane terhequr mijera njerez ne nje grumbullim entuziast opozitar--i pari qe prej perfundimit te luftes.


Policia Serbe nuk ka lejuar disa autobuse te ngarkuar me njerez te cilet deshironin te shkonin ne Cacak per te marre pjese ne demonstrata, dhe disa gazetare te huaj. Anetaret lokal te partive te opozites kane marre paralajmerime dhe jane ndaluar per “bisede informative” ne nje perpjekje per ti bindur ata te anullonin protesten.


Pavaresisht ketyre ngacmimeve, aktivistet e koalicionit Aleanca per Ndryshimin e mbajten protesten e pare publike, me 29 Qershor, ndaj regjimit te Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic. Duke dale per here te pare ne publik qe prej fshehjes se tij ne fillim te luftes, Kryetari i Bashkise se Cacak Velimir Ilic, ju drejtua mitingut dhe u fut ne mes te turmes duke u shtrenguar duart dhe pershendetur mbeshtetesit e tij.


Ai u shoqerua ne tribune edhe nga udheheqesi i Social Demokrateve Vuk Obradovic, udheheqesi i Aleances Civile te Serbise (GSS) Goran Svilanovic, Kryetari i Bashkise se Nishit Zoran Zivkovic dhe aktiviste nga Cacaku dhe Kraljevo. Ne posterat e ngjitur ne te gjithe qytetin shkruhej: “Per Lirine, Per Cacak”.


Qyteti Cacak ka qene qendra e opozites qe prej demonstratave te para anti Miloshevicit ne vitin 1992. Ne zgjedhjet lokale te 1996, politikanet e opozites nga Partia Demokratike e Zoran Djindjic, Levizja per Riperteritje Serbe (SPO) e Vuk Draskovicit dhe te tjere fituan shume vende dhe morren ne dore kontrollin e qytetit.


Por Cacak e siguroi reputacionin e tij si nje keshtjelle e opozites, ne mes te bombardimeve te NATO-s, duke organizuar demonstrata anti regjimit pavaresisht vendosjes se gjendjes se luftes. Me 18-20 Maj, aktivistet lokal organizuan nje Parlament te Qytetareve, te cilet mbajten tre dite protesta ne te cilat morren pjese mijera vete. Pas ndalimit te ketyre takimeve, mbledhjet e opozites vazhduan me diskutime ne grupe te vogla dhe me takime ne ambjente private.


“Parlamenti i Qytetareve u krijua me qellim qe banoret e Cacak te mund te flisnin hapur per cdo gje qe po ndodh rreth nesh,” shpjegon Verica Barac, nje avokate e bashkise qe eshte e lidhur me Parlamentin. “Ne donim qe te degjohej zeri i arsyes, qe te luftojme edhe per njeriun e fundit dhe jo deri ne vdekjen e njeriut te fundit. Por duket se regjimi … deshiron qe te vdesin sa me shume njerez.”


Gjate bombardimeve, nacionalizmi euforik perfshiu gjithe Serbine--perfshire ketu edhe mitingjet e organizuara nga qeveria ne Cacak “kunder agresoreve te NATO-s”. Asambleja bashkiake, e dominuar nga partite e opozites, dhe Kryetari i Bashkise Ilic i Partise se Serbise se Re, u perpoqen ti shpjegonin qytetareve se keto “protesta patriotike” ishin organizuar nga perfaqesuesit lokal te Partise Socialiste Serbe ne pushtet dhe partnereve te tyre komunist, E Majta e Bashkuar Jugosllave.


Pra, ndersa sirenat e sulmeve ajrore ulerinin, dhe trupat e ushtareve te vdekur ktheheshin nga Kosova, banoret e Cacak e denuan kete shfaqje patriotike. Megjithate, me bllokimin e medias, ata nuk kane pasur shume impakt. Edhe stacioni TV privat lokal, Galaksija 32, ka sherbyer si nje altoparlant i partise ne pushtet.


Ne keto rrethana, synimet fillestare te Parlamentit te Qytetareve kane qene formalisht jo politike. Vemendja ishte perqendruar ne perfundimin e luftes dhe ne shpetimin e jeteve te popullit. Nje qytet modest industrial me 80,000 banore, Cacak shtrihet 120 kilometra ne jug te Beogradit. Shkaterrimi i ekonomise se tij ka kontribuar ne ndjenjen e krijuar ne mesin e banoreve te papune, se patriotizmi i fryre nga regjimi dhe media besnike e tij nuk mund tu ofroje atyre nje te ardhme te vertete. Me kthimin e ushtareve te rinj te deshperuar nga Kosova, banoret e Cacak gjithashtu nuk kane pasur ndonje iluzion se lufta kunder NATO-s mund te fitohej.


Regjimi eshte pergjigjur me grusht te hekurt me qellim qe te shtype kundershtimin ne Cacak. I pari qe u sulmua ishte Ilic, kryetari i asamblese. Bazuar ne deklarata qe ai i kishte dhene Radio Free Europe, ai u akuzua se kishte bere te njohur pozicione ushtarake dhe kishte rrezikuar mbrojtjen e vendit. Autoritetet u perpoqen ta arrestonin ate, por Ilic ia doli te largohej dhe te fshihej, dhe nga ku doli vetem sot pasdite.


Por persekutimi i Ilic vetem sa rriti pakenaqesine e njerezve ne Cacak. Ai ka pasur mbeshtetje te forte lokale per nje kohe te gjate, qe prej kohes kur ai, disa vjet me pare si nje aktivist i SPO kundershtoi udheheqesin Draskovic per aresye se po bashkepunonte hapur me regjimin.


Akuza te sajuara u ngriten edhe ndaj anetareve kryesore te Parlamentit te Qytetareve per aresye se kishin mbajtur mbledhje te palejuara dhe te pa regjistruara gjate gjendjes se luftes. Dr. Mirjana Hercog, nje mjeke pediatre; Profesor Nada Despotovic; Vesna Bjelic, nje gazetare e agjensise se lajmeve BETA; Barac, avokati publik, dhe Milan Bozovic, nje profesor ne pension, jane denuar qe te gjithe dhe jane gjobitur 3,000 Marka Gjermane.


“Situata ne qytet eshte tejet represive,” thote Dr. Svetlana Eric, e cila gjithashtu eshte akuzuar. “Vetem ne Cacak jane arrestuar njerez per shkak te bindjeve te tyre.” Eric thote se gjate procesit gjyqesor ndaj saj ajo eshte kritikuar nga gjykatesi sepse i ka shkruar nje leter Sekretarit te Pergjithshem te OKB Kofi Annan.


“Sipas gjykatesit, Annan eshte nje fashist. OKB eshte nje organizate fashiste. A e shihni se deri ku arrin cmenduria e tyre,” thote Eric.


Brenda qytetit, inisiativat politike duket se kane mbeshtetje te gjere. “Serbia po zvogelohet vit pas viti dhe banoret e saj po varferohen gjithnje e me teper,” thote Milisav Kovacevic, nje punetor i papune tashme nga nje fabrike. “Une kam mbetur pa pune, dhe cfare me japin? Patriotizem fallco pikerisht prej atyre njerezve te cilet jane pasuruar … ne kurriz te te tjereve.” Ai i sheh inisiativat e Cacak si nje shenje qe njerezit e kane kuptuar se ata kane pergjegjesi per te ardhmen e Serbise.


“Heret apo vone regjimi do te duhet te pergjigjet perpara popullit te tij,” thote ai.


Ceshtja eshte nese Parlamenti i Qytetareve te Cacakut dhe aktiviste te tjere do te mund te dalin si nje force serioze politike. Forume te tilla jane krijuar edhe ne Kraljevo, Paracin, dhe Subotica--te gjithe mbledhin rreth tyre forcat pro demokratike. Aktivistet nga Kraljevo morren pjese edhe ne mitingun e Cacakut. Ne javet e ardheshme, demonstrata te tjera jane planifikuar te mbahen ne Uzice dhe Kraljevo, ku udheheqesi i Partise Demokratike Djindjic, ish kryetari i bashkise se Beogradit, pritet qe te flase.


Autori eshte nje gazetar i nje gazete ne Beograd emri i te cilit nuk jepet.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists