Zemerimi Ne Rruge

Ngritja e forces policore ne Kosove nuk eshte pritur mire nga disa shofere ne province.

Zemerimi Ne Rruge

Ngritja e forces policore ne Kosove nuk eshte pritur mire nga disa shofere ne province.

Friday, 7 September, 2001

Ne kohen kur Beogradi sundonte Kosoven, Shqiptaret e bojkotuan forcen policore e cila konsiderohej si nje mjet represioni. Sot, forca policore multietnike po gjen po aq pak mbeshtetes ne disa shtresa te shoqerise. Pas nje periudhe te mungeses se ligjit, ata te cilet nuk pelqejne vendosjen e rregullave te reja kane filluar te sulmojne policine.


Ne gusht jane regjistruar 23 sulme nga ana e UNMIK. Ne shumicen e rasteve policet jane sulmuar pasi kane vendosur gjoba per shkelje te lehta si per shembull, shkelje te qarkullimit rrugor. Gjobat nuk parapelqehen nga njerezit dhe behen shpesh burim per ankesa. "Disa police vene gjoba deri ne 100 marka per gjera te vogla," thote nje i moshuar. "Une nuk punoj dhe nuk kam as pension. Per shkak te gjobave te larta une vendosa te shes makinen time."


Ardhja e NATO-s dhe rikthimi i papritur i qindra dhe mijerave njerezve shkaktoi kaos ne Kosove. Pa nje kontroll policor ne province, pasuria vidhej lehte - si nga Serbet ashtu dhe nga shteti. Njerezit nuk paguanin me per energjine elektrike, ujin dhe sherbime te tjera. Makinat parkoheshin kudo pa frike se mund te gjobiteshin.


Per kete arsye krijimi i nje Sherbimi Policor ne Kosove ishte nje prioritet imediat. Me ndihmen e UNMIK, mese 3,758 police te rinj kane perfunduar nje kurs 12 javor trajnimi ne Akademine e Policise ne Vushtri.


Rreth 84% e forces policore perbehet nga Shqiptare dhe 9% jane Serbe si dhe perfaqesues te minoriteteve te tjera. Gati pese perqind e forces perbehet nga vajza. Te diplomuarit e rinj nga Akademia do te cojne ne 4,200 numrin e policeve. 4,000 trupa te UNMIK-ut i bashkangjiten kesaj force. Ne raste te vecanta thirret ne veprim policia ushtarake e KFOR.


Megjithate, disa analiste pretendojne se policia nuk ka vepruar dhe aq shpejt per te rivendosur autoritetin e ligjit dhe rendin duke lejuar kultivimin e kultures se mobindjes. "Nese ne nuk i bindemi ligjit dhe respektojme policine ne nuk mund te pretendojme per krijimin e nje shoqerie civile ne Kosove," thote nje qytetar ne Prishtine. Numri ne rritje i kundershtimit te policise tregon se dita kur ligji do te respektohet sic duhet mbetet ende larg.


"Mendoj se keto sulme ndodhin pasi disa qytetare mendojne se ne nuk kemi te drejte t'i kontrollojme ata. Sigurisht qe gabohen," thote nenkolonel Bahri Spahiu nga Prizreni. "Kjo mund te jete dicka e trasheguar nga ditet kur policia e Miloshevicit konsiderohej si nje force armike. Por qe atehere, gjerat kane ndryshuar plotesisht.


Zedhenesja e shtabit te policise lokale Fehmije Gashi-Bytyqi konfirmon se shumica e te sulmuarve jane meshkuj, pavaresisht nga prejardhja etnike. Policet e rajonit te Prishtines dhe Prizrenit jane me teper te ekspozuar ndaj sulmeve se sa koleget e tyre ne qytete te tjera. Asnje anetar i UNMIK-ut nuk eshte sulmuar deri me tani. "Policia do te kete sukses nese vepron sipas ligjit dhe bashkepunon me qytetaret," thote ai.


Perfaqesuesi i forces policore te UNMIK Christopher Albison insiston se shumica e banoreve e mbeshtet forcen lokale te policise nga e cila 6 anetare u ngriten ne rangun e nenkolonelit dy jave me pare.


Shefi i misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove Hans Haekerup mendon se "Serbet ne veri te Mitrovices jane te gatshme per tu inkuadruar ne force policore te vertete. Mjaft Shqiptare ne Kosove jane tashme te lodhur nga dhuna dhe kercenimet e disa elementeve kriminale," shkruante ai ne gazeten Koha Ditore.


Shumica e Kosovareve te intervistuar nga IWPR ishin ne mbeshtetje te forces policore. "Kenaqem kur shoh se si punojne policet tane," thote Rrahim Syla, nje shites ne Prizren. "Ata nuk kane asnje lloj ngjashmerie me policet e Miloshevicit te cilet keqtrajtonin civilet."


Per momentin, policia vendase gezon pak autonomi dhe kontrollohet rreptesisht nga koleget e UNMIK-ut. Atyre do t'u jepet me teper autonomi pas zgjedhjeve te pergjithshme te mes-nentorit, packa se rastet me kryesore, sidomos ato qe kane te bejne me marredheniet nderetnike do te jene ne kompetence te policise nderkombetare.


Autoriteti me i madh per forcen policore vendase do te coje ne rritjen e sulmeve ndaj tyre, por kjo nuk i dekurajon ata. Rekrutet e policise paguhen relativisht mire sipas standarteve te Kosoves, ndonese ata mund te fitonin shume me teper diku gjetke. Pavaresisht nga kjo, konkursi per 1,500 vende ne Akademi terhoqi 42,000 aplikante - nje deshmi e asaj se ligji dhe rendi po rikthehen ne disa zona.


Nehat Islami eshte redaktor i IWPR ne Prishtine.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists