ZEMERIMI I DEL PONTE NDAJ KUNDERSHTIMIT NE BALLKAN

Kryeprokurorja e zemeruar e gjykates po i kerkon BE te ushtroje presion ndaj qeverive ne te gjithe rajonin e Ballkanit.

ZEMERIMI I DEL PONTE NDAJ KUNDERSHTIMIT NE BALLKAN

Kryeprokurorja e zemeruar e gjykates po i kerkon BE te ushtroje presion ndaj qeverive ne te gjithe rajonin e Ballkanit.

Tuesday, 6 September, 2005

E zemeruar nga mungesa e bashkepunimit prej pothuajse te gjitha qeverive ne ish republikat Jugosllave, kryeprokurorja e Hages Carla Del Ponte po kerkon qe Brukseli te ushtroje me teper presion ndaj qeverive te Ballkanit.


Del Ponte e ka shprehur zemerimin e saj me 6 nentor para perfaqesuesit te larte te BE per politiken e jashteme dhe ate te sigurise, Havier Solana, tek i cili ajo shpreson se do te perdore fuqine e tij ndaj Jugosllavise, Kroacise dhe dy entiteteve te Bosnjes - per shkak te deshires se tyre per anetaresim ne Bashkimin Europian.


Gjate nje sesioni te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, me 30 Tetor, Del Ponte dhe kryetari i gjykates Claude Jorda kane thene se ata po perballen me pengesa serioze ne punen e tyre per shkak te refuzimit te autoriteteve Kroate dhe Jugosllave per te arrestuar te akuzuar te rendesishem.


Keqesimi i marredhenieve ndermjet gjykates dhe qeverive te Ballkanit ka rrezikuar seriozisht synimet e gjykates per te perfunduar denimin e te gjithe te akuzuarve per krime lufte deri ne vitin 2008, limiti kohor i vendosur nga Keshilli i Sigurimit.


Del Ponte me pare ka vizituar kryeqytetet e Ballkanit ku u ka bere thirrje qeverive te bashkpunojne ngushtesisht me gjykaten, mesa duket pa sukses.


Qeveria e krahut te majte ne Kroaci po vonon dhe po shtyn marrjen e nje vendimi per dorezimin e Gjeneralit Janko Bobetko, shefin e shtabit te ushtrise ne pension i cili eshte akuzuar per krime lufte ndaj Serbeve te Kroacise ne vitin 1993 ne zonen e Medak, ne jug te Zagrebit.


Kroacia ka paraqitur nje apel ne gjykate duke kundershtuar akuzen. Zagrebi gjithashtu nuk ka arrestuar nje tjeter gjeneral te akuzuar, Ante Gotovina, i akuzuar per krime ndaj Serbeve gjate offensives se sukseseshme te Kroacise ne vitin 1995, te quajtur me emrin e koduar Operacioni Stuhia, kunder rebeleve etnik Serb ne rajonin e Krajinas.


Del Ponte ka thene se Jugosllavia nuk kishte mbajtur premtimin per te bashkepunuar duke mos arrestuar 11 Serbe te akuzuar, perfshire edhe ish komandantin e Serbeve te Bosnjes Ratko Mlladiq, presidentin e Serbise Milan Milutinoviq, dhe "treshen e Vukovarit" - tre oficere te ushtrise Jugosllave te cilet konsiderohen si pergjegjes per krime ndaj Kroateve ne qytetin lindor te Kroacise ne vitin 1991.


"Une kam informuar Solanan rreth vendndodhjes se Mlladiq dhe pres qe Kroacia te dorezoje Bobetkon dhe Gotovinan," ka thene Del Ponte pas takimit te saj me Solanan.


Pervec arrestimeve, gjykata eshte e pakenaqur edhe me Beogradin per shkak te ceshtjes se lejimit te aksesit ne arkivat dhe dokumentacionin e tij te fshehte, gje e cila po demton perpjekjet e prokuroreve per te paraqitur rastet dhe per te perfunduar akuzat e tyre.


Ne Kosove, gjykata nuk ndeshet me probleme te tilla me autoritetet lokale, sepse protektorati drejtohet nga Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove, e cila eshte pjese e sistemit te OKB si edhe vete gjykata.


Problemi atje qendron tek deshmitaret. Shqiptaret etnik nuk po pranojne te deshmojne kunder Shqiptareve ndersa Serbet etnik edhe ata nuk po pranojne te japin prova, sepse ata nuk e njohin fare gjykaten.


Bashkepunimi pothuajse nuk ekziston fare me Republika Srpsa, entitetin autonom Serb ne Bosnje Herzegovine, ku ish drejtuesi Serb i Bosnjes dhe i dyshuari tjeter i rendesishem per krime lufte Radovan Karaxhiq mendohet se fshihen. Por se fundi ka filluar te dobesohet edhe bashkepunimi me Federaten per shkak te akuzave te mundeshme ndaj te dyshuarve Boshnjake.


Del Ponte natyrisht shpreson qe Solana te perdore armen e anetaresimit ne BE per e ndryshuar kete gjendje. Politika e BE ndaj Ballkanit perqendrohet ne premtimet e vaketa dhe te largeta per nje anetaresim te mundeshem nese shtetet e rajonit arrijne te forcohen dhe te qendrojne me kembet e tyre per sa i perket ceshtjeve e sigurise, stabilitetit politik dhe zhvillimit ekonomik si edhe zbatojne standarte Europiane.


Si nje mase te ndermjetme, BE ka promovuar Traktatet e Stabilizim Asocimit me shtetet te cilat synojne te anetaresohen, duke perfshire edhe privilegje tregtare dhe nxitje te reformave. Pranimi ne keto tractate eshte i bazuar ne permbushjen e disa kushteve, perfshire bashkepunimin e plote me gjykaten, dhenien e nje aksesi te pakufizuar ndaj arkivave, dokumentacionit dhe deshmitareve si edhe arrestimin dhe ekstradimin e te dyshuarve.


"Ne nuk mund te pakesojme presionin ndaj detyrimeve te vendeve te Ballkanit ne lidhje me gjykaten edhe nese do te donim," ka thene nje zyrtar i Komisionit Europian.


"Keto jane detyrime ndaj OKB-se te cilat vendet ne fjale i kane marre persiper per ti zbatuar. Bashkepunimi me Hagen duhet te jete pa asnje ekuivok ne menyre qe te plotesohet kriteri per arritjen e progresit ne procesin e integrimit ne BE".


Brukseli mund te ushtroje me teper presion ne secilen nga keto faza te procesit te integrimit, kryesisht nepermjet Solanes. Ai eshte personi i cili raporton ne keshillin e ministrave ne BE, i cili gjykon mundesine per anetaresim ne te ardhmen kryesisht mbeshtetur ne vleresimin e paraqitur prej tij.


Ne Tetor, keshilli i ministrave ka paralajmeruar ashper qeverite e Ballkanit se integrimi i metejshem ne Europe varet nga permbushja pa kushte e kerkesave te gjykates.


Zyrtaret i kane thene Serbise dhe Malit te Zi se pavaresisht nenshkrimit te nje marreveshjeje per ruajtjen e shtetit te perbashket, te cilen Europa e ka kerkuar, ambicjet e tyre per anetaresim ne BE nuk do te plotesoheshin nese ato nuk bashkepunojne me Hagen.


Kroacia, e cila ka nenshkruar tashme nje Traktat per Stabilizim Asocimin, siguron nje shume relativisht te mire nga turizmi dhe nuk varet ne ndihmen financiare te Europes.


Megjithate, marreveshja nuk eshte ratifikuar ende nga parlamentetet e vendeve anetare te BE-se dhe Zagrebi tani eshte i bllokuar ne rrugen e tij per integrim me te madh ne Europe. Pasi nuk eshte perfshire ne listen e vendeve kandidate per anetaresim te plote, burime ne Athine thone se Kroacia ka ne plan te aplikoje vitin e ardheshem, gjate presidences Greke. Keto ambicje jane goditur rende nga rasti i Bobetkos.


Dilema e Solanes eshte te binde qeverite e moderuara ne rajon te permbushin detyrimet e gjykates pa i destabilizuar ato dhe pa dorezuar pushtetin ne rajon perkrahesve nacionaliste te linjes se ashper. Kjo ndodhta do te beje qe Solana te ushtroje kryesisht presion politik dhe jot e perdore armen e forte te sanksioneve ekonomike.


Ines Sabaliq eshte nje gazetare e Agjensise se Lajmeve Sense ne Bruksel.


Support our journalists