ZEMËRIM RRETH SHITJES SË NDËRRMARJES MË TË MADHE MALAZEZE

Paralajmërime se vendi do të paguaj shtrenjtë për shitjen e kompleksit të aluminit ndërmarrjes ruse.

ZEMËRIM RRETH SHITJES SË NDËRRMARJES MË TË MADHE MALAZEZE

Paralajmërime se vendi do të paguaj shtrenjtë për shitjen e kompleksit të aluminit ndërmarrjes ruse.

Ekonomistët dhe ekologët janë duke nxitur qeverinë malazeze që të ndaloj planin e shitjes së Kompleksit të Alumuinit të Podgoricës, KAP, firmës ruse Rusal.

Ata thonë se marrëveshja nuk ka mjaft garanca ndaj ambientit dhe do t’i kushtoj financiarisht republikës në aspektin afatgjatë.

Këto paralajmërime pasojnë pas deklarimit të Podgoricës në prill se kishte arritur marrëveshje me Rusal rreth shitjes së 65 përqind të pronësisë së saj në kompaninë më të madhe malazeze. Kontrata në mes të komitetit të tenderit dhe blerësit pritet të nënshkruhet gjatë këtij muaji.

Sipas përfaqësuesve të komitetit të tenderit, Rusal ofroj 59 milion dollar amerikan për akcione dhe premtoj të investoj 67 milion dollar në pesë vitet e ardhshme. Përveç kësaj, Rusal deklaroj se do të paguaj paguaj borxhin e KAP që arrin shumën prej 110 milion dollarësh.

Dhe kryeministri malazez Milo Djukanovic ka zbuluar një kusht të pazakonshëm në kontratë, e cila obligon blerësin e KAP që deri në fund të vitit të paguaj 27 milion dollarë në buxhetin e republikës.

Derisa është e çartë se qeveria do të mirëpret pagesën në kesh, ekonomistët e pavarur dhe analistët pohojnë se shitja do të ndikoj në rritje të ndotjes. Ata gjithashtu thonë se çmimet e lira të energjisë elektrike që qeveria ka ofruar për Rusal si stimulim do të shëndërrohen në barrë financiare.

Qeveria është e përkushtuar të vazhdoj me shitje. Politika e qeverisë është të shesë kompanitë me pronë shtetërore për të mbledhur të holla për projekte të infrastrukturës dhe të balancoj buxhetin e saj. Shitja e KAP do të arrijë dhjetë përqind të të ardhurave të qeverisë për vitin 2005.

Askush nuk dyshon në rëndësinë e KAP për ekonominë e Malit të Zi. Kompleksi i aluminit është i lidhur me afër gjysmën e ekonomisë së përgjithshme të republikës përmes kompanive motra apo të varura nga KAP.

Vitin e kaluar KAP prodhoj 121,000 tonë të aluminit të papërpunuar dhe 245,000 tonë të oksidit të aluminit. Pjesa më e madhe e prodhimit është eksportuar, dhe kjo përbën më shumë se gjysmën e eksportit të përgjithshëm të Malit të Zi.

Marrëveshja e shitjes u arritë ndërmjet Gjukanoviqit dhe pronarit kryesor të Rusal, Oleg Deripask, i cili udhëtoj në Podgoricë për këtë rast. Autoritetet malazeze pohojnë se marrëveshja është e dobishme dhe kundërshtojnë kritikat e ekonomistëve dhe ekologëve.

Kundërshtimi kryesor ekonomik lidhet me çmimin e lirë të energjisë elektrike që KAP, konsumatori më i madh i energjisë në Mal të Zi, do të paguaj.

Podgorica nuk ka shumë opcione. Shumica e kompanive të cilat prodhojnë alumin janë mbyllur në Evropë dhe në vitet e fundit ato janë transferuar në Lindjen e Largët, ku energjia elektrikë është më e lirë. Për të prodhuar energji të lirë, Mali i Zi planifikoj ndërtimin e një hidroelektrane, projekt që përfshinte përmbytjen një pjesë të kanjonit të lumit Tara. Por protestat rreth shkatërrimit të propozuar të vendit të mbrojtur nga UNESCO shtynë qeverinë që të tërhiqet.

Si rezultat i kësaj, Mali i Zi ende varet nga importimi i energjisë elektrike nga vendet fqinje me çmim prej 3.5 cent për kilovat-orë, por i ka ofruar Rusal çmim prej dy cent për kwh gjatë vitit të parë të punës në Mal të Zi.

Parashikimet se sa të ardhura Mali i Zi mund të humb nga ofrimi i energjisë me çmim të lirë për Rusal sillen prej 61 milion dollarë deri në dyfish të kësaj shume gjatë viteve që Rusal do të gëzoj një çmim të tillë të energjisë elektrike.

Qeveria pohon se nuk është e pazakonshme të ofrohen subvencione të energjisë për konsumatorë kryesorë, si KAP. “Oferta e Rusal ishte më e mira,” tha Gjukanoviq. Kompania ruse ishte në fakt konkuruesi i vetëm.

Megjithate, një nga anëtarët e koalicionit qeverisës, Social Demokratët, SDP, është gjithashtu kritik. Kjo parti pohon se ekonomia do të pësoj si rezultat i humbjeve nga çmimet e lira të energjisë elektrike të ofruara për KAP. Gjatë debatit parlamentar, zyrtarët e SDP pyetën se pse duhet të ofronin subvencione për pronarët e ardhshëm të huaj të KAP, duke thënë se taksapaguesit do të duhet të paguajnë për humbjet financiare. Zyrtarët e SDP lëshuan institucionet e privatizimit në fillim të këtij viti si rezultat i mospajtimeve rreth shitjes së KAP dhe kompanive të tjera.

Disa ekspertë të huaj gjithashtu kanë kritikuar transferin e privilegjeve të kaluara të KAP tek pronarët e rinjë. “Subvencionet e ofruara për KAP do të paguhen nga të gjithë qytetarët dhe do të jenë shpenzim i madh për të gjithë në Mal të Zi,” Ian Brown nga Agjensia Evropiane për Rindërtim, deklaroj për mediat vendore.

Në fund të prillit, disa ditë pas lajmërimit të marrëveshjes me Rusal, Gjukanoviq deklaroj se çmimet e energjisë elektrike do të duhej të ngriteshin si rezultat i reformave të përgjithshme energjetike.

Mungesa e investimeve të propozuara ekologjike gjithashtu ka shkaktuar ankesa rreth marrëveshjes së Rusal. Ana ruse ka ofruar të invesoj 67 milion dollar gjatë pesë vjetëve në teknologji dhe 24 milion dollarë në programe për mbrojtje të ambientit.

”Oferta e RUSAL nuk garanton modernizimin e KAP dhe as nuk është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje ekologjike,” tha Nebojsa Medojevic, drejtor i OJQ vendore Grupi për Ndërrime, GZP. Sipas GZP, 122 milion dollarë duhen të shpenzohen në masat si instalimi i filterëve të shtrenjtë të duhur për mbrojtje të ambientit.

Kompleksi i KAP gjindet vetëm dhjetë kilometra nga kryeqyteti Podgorica dhe konsiderohet se është ndotësi më i madh i republikës. KAP gjithashtu është pozicionuar në një rajon bujqësor, fushën e plleshme Zeta, ku shumica e perimeve dhe pemëve të republikës rriten. Burimi i çmueshëm ekologjik Liqeni Skadar, i cili mbanë shumë peshqi dhe zogjë të rallë, si pelikanët, gjithashtu gjindet afër.

Organizatat ekologjike brengosen se praktika e dobët e hedhjes së mbeturinave nga KAP mund të rrezikoj liqenin, fushën Zeta dhe vetë Podgoricën. Ana Misunovic, drejtoreshë e Qendrës Ekologjike, beson se vendbanimet afër KAP janë thjeshtë të papanueshme.

” Ndotja toksike disa herë më e lartë se nivelet e lejuara është zbuluar në ajër, ujë, ushqime dhe tokë këtu,” shkroj ajo në një raport i cili është cituar në disa raste gjyqësore. “Kjo mund të shkaktoj mutacione, kancer dhe rreziqe të tjera.”

Zyrtarët e qeverisë pranojnë se problemi i ndotjes është prezentë por ata pohojnë se ambientalistët e kanë ekzagjeruar këtë problem.

Ndihmës ministresha e ambientit Nada Mugosa tha, “Shifrat [në raport] nuk ndërlidhen me tërë fushën Zeta dhe Rajonin e Podgoricës, sikur SZP pohon.

“Shifrat janë mbledhur pas aksidentit të vitit 2001, kur lymi i lumit të kuq rrjedhi nga rezervuari dhe këto shifra kanë të bëjnë vetëm më një lokacion specifik afër KAP.”

Megjithate, grupet e ambientit nuk janë bindur. Në tentim për të përsëritur suksesin e fushatës rreth kanjonit të lumit Tara, Grupi për Ndërrime dhe OJQ-të ekologjike në prill lansuan një peticion të njejtë, duke kërkuar ndalimin e shitjes. Më shumë se 6,000 qytetarë nënshkruan një deklaratë gjatë vetëm disa ditëve dhe shumica e partive opozitare thanë se ata do të mbeshtetin deklaratën në parlament. Ata dëshirojnë të anulojnë shitjen e KAP derisa një komision i pavarur nuk përcakton gjendjen dhe nevojat e sakta për rrethin.

Analistët e pavarur janë kritikë ndaj shitjes për disa arsye. Disa thonë se qeveria po gabon në orientimin e politikave të privatizimit drejtë shlyerjes së borxheve.

Në këtë moment, KAP i ka borxh 145 milion dollarë Vektrës nga Podgorica, Glenkor nga Zvicrra dhe Bankës Standard nga Londra. Si blerës, Rusal është i obliguar të shlyej borxhin ndaj së paku dy kreditorëve.

Zarko Rakcevic, ekonomist dhe ish zëvendës kryeministër, paralajmëroj verën e kaluar në një debat rreth privatizimit të KAP se procesi i privatizimit ose do të dështoj krejtësisht, ose do të tërheq blerës të cilët nuk dëshirojnë të investojnë në modernizimin dhe ambient për arsye të obligimit të tyre për të paguar borxhin e kompanisë.

Geoffrey Sachs, ekonmist nga SHBA dhe këshilltar i zhvillimit ekonomik për Sekretarin e Përgjithshëm të KB-së Koffi Annan, këshilloj Malin e Zi verën e kaluar që të konsideronin mundësinë e mbylljes së fabrikës së aluminit për të ruajtur ambientin dhe për t’i ikur humbjeve financiare të shkaktuara nga subvencionet në energji elektrike.

Pronari i ri i KAP, megjithate, ka deklaruar se prodhimi vjetor i aluminit do të rritet për 50,000 tonë, duke shtuar se do të ketë rritje substanciale të prodhimit të oksidit të aluminit.

Ambientalistët thonë se rritja e prodhimit pa investime të reja në mbrojtje të ambientit do të dhotë ndotje më të lartë.

“Privatizimi i KAP ka pasur për qëllim stimulimin një partner strategjik i cili është i gatshëm të investoj në modernizimin dhe mirëmbajtjen e ambientit,” Branko Radulovic nga ZP deklaroj për televizionin malazez. “Rusal nuk është e interesuar në asnjërin qëllim por vetëm në shterrjen e burimeve natyrale.”

Udhëheqësit e KAP kanë kundërshtuar këtë si ankesa të paqëndrueshme. “Para gjashtë apo shtatë vjetëve, kritikët propozuan që KAP të shitej për një dollar,” deklaroj për të përditshmën Pobjeda, Mihajlo Banjevic, kryesues i bordit të drejtorëve në KAP, pasi qeveria pranoj ofertën e Rusal.

“Sot, ata janë të pakënaqur me 245 milion dollarë investime… modernizim, shlyerje të borxhit si dhe mbrojtje të ambientit.”

Mirjana Buljan është udhëheqëse e programit IWPR/BIRN në Podgoricë dhe Milka Tadic është bashkëpunëtore e rregullt e IWPR/BIRN.

Frontline Updates
Support local journalists