Zbulohet Banda Boshnjake e Kontrabandes se Armeve

Autoritetet Boshnjake kane nisur nje hetim per trafikun e armeve ne drejtim te Kosoves.

Zbulohet Banda Boshnjake e Kontrabandes se Armeve

Autoritetet Boshnjake kane nisur nje hetim per trafikun e armeve ne drejtim te Kosoves.

Policia Boshnjake ka arrestuar gjashte persona ne lidhje me nje trafik armesh nga Bosnje-Herzegovina ne drejtim te Kosoves.


Dy nga te arrestuarit e dyshuar jane oficere te policise Boshnjake dhe njeri ka punuar per nje agjensi zbulimi. Njoftimet ne shtyp thone se zyrtare te tjere te larte jane te implikuar.


Kjo histori ka dale ne drite se pari kur trupat paqeruajtese te KFOR-it dhe zyrtaret e UNMIK-ut kane kryer nje kontroll rutine ne nje kamion te ngarkuar me lende drusore perpara nje kafeneje ne Kosove me 14 Qershor. Nen trupat drusore, ata kane zbuluar disa qindra arme automatike.


Kjo ngarkese perbehej nga 318 pushke sulmi, 1008 predha mortajash, 512 granata dore dhe municione te tjera.


Shoferet e kamionit arriten te largoheshin, por zyrtaret e policise ne Bosnje kane thene se ata kishin lene ne kamion dokumentat e tyre me ane te te cilave u identifikuan si Nijaz Zivojeviq dhe Fariz Lakoviq - te dy qytetare te Bosnjes. Gjykatesit Perendimor ne Kosove kane leshuar nje urdher arresti dhe te dy keta persona u arrestuan me 21 Shtator ne qytetin lindor te Bosnjes, Gorazhde, prane kufirit ndermjet Bosnjes, Serbise dhe Malit te Zi.


Po ate dite, policia federale e Bosnjes arrestoi Velid Hajdareviq, nje anetar te Agjensise per Hetim dhe Dokumentacion, AID, te Bosnjes.


I dyshuari i katert, Avdija Sabanoviq, eshte dorezuar me 24 Shtator. Nje dite me pas, policia ka arrestuar dy pjestare te policise, oficeret, Mirza Jamakoviq dhe Adil Babiq. I pari eshte shume i njohur si drejtues i Departamentit te Mbrojtjes Anti Diversion - nje agjensi anti terroriste.


Zedhenesi i OKB-se ne Sarajevo, Alun Roberts, ka thene se ministria e brendeshme dhe institucionet e tjera te Federates po hetojne kete ceshtje. Gjykata e larte e Federates ka urdheruar qe te gjashte te arrestuarit te mbahen ne gjendje arresti per 30 dite dhe te vazhdojne hetimet.


Policia dhe autoritetet e tjera te Federates nuk kane pranuar te japin me shume hollesi por ne Bosnje tashme kane filluar te ziejne spekulimet.


Sipas disa mediave lokale, ne kete organizate jane perfshire edhe disa zyrtare te larte Boshnjak dhe Serbe te Bosnjes, si edhe disa biznesmene te fuqishem. Origjina e armeve ende nuk dihet.


Gazeta Dnevni Avaz, e cila eshte e afert me zyrtaret e policise dhe sherbimeve sekrete, ka botuar nje leter te cilet Sabanoviq e ka shkruajtur nga burgu dhe i drejtohet vellait te tij Murat.


Ne leter, Sabanoviq thote se ai eshte mashtruar dhe eshte futur ne kete trafik. Ai shkruan se Jamakoviq dhe Babiq i kane kerkuar te perdornin bodrumin e shtepise se tij ne fshat ne Rakovica, prane Sarajevos, per te futur disa arme te policise. Pasi ai ka pranuar dhe i ka dhene atyre celsat e shtepise, dy oficeret kane filluar te dergojne atje armet, shkruan ai.


"Dy muaj me pare ka mberritur nje kamion i mbushur me derrase," shkruante Sabanoviq ne leter. "Ata me thane qe Babiq do te vinte per te ngarkuar dicka. Dhe ne fakt, ai erdhi me nje mikrobus te policise te ngarkuar me disa canta. Keto ishin arme te cilat do te shkonin ne Kosove".


Burimet vendase dhe ato Perendimore thone se trafiku qe eshte goditur eshte vetem maja e ajzbergut, pjese e nje organizate me te gjere nepermjet se ciles Shqiptaret e Kosoves kane marre armatim per te furnizuar rreth 50,000 njerez.


Dnevni Avaz, duke cituar te njejtat burime te paidentifikuara, thote se anetare te tjere te kesaj bande jane edhe Srecko Djikiq, nje zyrtar i policise Serbe te bosnjes, dhe Senad Sahinpasiq Saja, nje biznesmen i njohur Boshnjak i cili mendohet se ka krijuar pasurine e tij nepermjet kontrabandes se armeve dhe ushqimeve ne zonen e Gorazhdes ne fillim te luftes.


Sipas gazetes, armet e trafikuara vijne nga depot e ushtrise dhe te policise se Federates dhe te saj Serbe te Bosnjes - dicka qe sipas SFOR-it eshte e pamundur sepse ata i inspektojne ato rregullisht. Gazeta ka shkruajtur gjithashtu se disa nga shoferet e dinin qe ata kishin arme te fshehura ne ngarkesen e tyre me lende drusore por disa te tjere nuk kishin as idene me te vogel.


Antonio Prlenda eshte nje gazetar dhe analist ushtarak i se perditeshmes se Sarajevos Oslobodjenje. Nehat Islami, redaktori koordinues i IWPR-se ne Kosove, ka kontribuar ne kete raport.


Frontline Updates
Support local journalists