ZAGREBI U SHPETON SANKSIONEVE - PER MOMENTIN
Prokurorja e gjykates nuk ka arritur te siguroje esktradimin e nje te dyshuari te rendesishem per krime lufte por ka shtyre per nje kohe tjeter sanksionet e OKB-se ndaj Kroacise.
ZAGREBI U SHPETON SANKSIONEVE - PER MOMENTIN
Prokurorja e gjykates nuk ka arritur te siguroje esktradimin e nje te dyshuari te rendesishem per krime lufte por ka shtyre per nje kohe tjeter sanksionet e OKB-se ndaj Kroacise.
Autoritetet e Zagrebit kane marre fryme lirisht pasi kryeprokurorja e gjykates se Hages nuk ka kerkuar vendosjen e sanksioneve nderkombetare ndaj Kroacise pas bisedimeve te pasukseseshme rreth ekstradimit te Gjeneralit te akuzuar per krime lufte, Janko Bobetko.
Carla Del Ponte e ka bere te qarte se ajo ishte shume e zhgenjyer nga rezultati i takimit prej tre oresh me Kryeministrin Ivica Racan me 23 Tetor. Por ajo ka thene se per momentin ajo nuk do te raportoje Kroacine ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se per mos zbatim te angazhimeve te marre sepse "ne nuk kemi arritur ende fazen e mungeses se bashkepunimit".
Ndersa zemerimi dhe pakenaqesia e saj ishin te dukeshme ne buzeqeshjen e saj te ftohte gjate nje konference per shtyp pas bisedimeve, Racan ka me teper se nje aresye te uroje veten.
Pervec shmangies se sanksioneve - te cilat mund te jene shkaterrimtare per ekonomine e dobet te Kroacise - ai ka qene i kenaqur qe Del Ponte nuk ka sjelle akuza te reja per persona te tjere dhe nuk ka thelluar akuzat ndaj Bobetko, i cili eshte akuzuar per rolin e tij ne komandimin e krimeve te cilat mendohet se jane kryer gjate operacionit te vitit 1993 ne Xhepin e Medak.
Del Ponte ka shprehur shqetesim se Racan nuk kishte pranuar te terhiqte dy apele drejtuar gjykates, duke thene se eshte e papranueshme qe Kroacia te thote se akuzat ndaj Bobetko jane te pabazuara.
Prokurorja eshte ankuar gjithashtu se gjeneralit as nuk i ishte dorezuar akuza, dhe jo te arrestohej. Meqenese gjykatesit e gjykates e kane konfirmuar akuzen, ajo ka thene se Bobetkos duhet ti jepet akuza dhe ai duhet te ndalohet.
Pervec kesaj, Del Ponte ka kritikuar Racan se "eshte perfshire" ne mbrojtjen e te akuzuarve. "Qeveria Kroate nuk eshte avokati mbrojtes i Gjeneralit Bobetko," ka thene ajo. "Ai ka avokatet e tij".
Nje prej shfajesimeve te Kroacise ka qene se gjenerali 83 vjecar nuk eshte mire me shendet dhe nuk mund te shkoje ne Hage. Del Ponte ka insistuar se nese kjo eshte e vertete, atehere ekzistojne procedura te vecanta ligjore qe duhet te zbatohen.
Ajo i eshte referuar zbatimit te Nenit 59 te rregullores se gjykates, e cila thote se cdo vend ne pamundesi per te zbatuar nje urdher arresti duhet te informoje Hagen rreth aresyesve. Sipas ligjit, mosnjohja e vend ndodhjes se te dyshuarit, apo shendeti i keq i tij perbejne aresye te qendrueshme per mos zbatimin e urdherit te gjykates.
Racan dhe Del Ponte kane rene dakort vetem per nje gje - te presin vendimin e gjykates ndaj dy kerkesave te paraqitura nga Kroacia, te cilat sipas eksperteve ligjore do te kundershtohen nga gjykata. Kryeministri ka thene se Zagrebi do te zbatoje cdo vendim te gjykates per kete ceshtje.
Nese dy apelet e Kroacise nuk pranohen, Racan do te jete i detyruar te dorezoje akuzen gjykates rajonale te Zagrebit, e cila me pas do t'ja dorezoje Bobetkos. Sipas nje zyrtari te larte te qeverise se majte te koalicionit, ne kete moment pritet qe Racan te ndryshoje taktike dhe te thote qe gjenerali eshte shume i semure dhe nuk mund te paraqitet ne gjykate.
Megjithate, versioni i Racan per shendetin e keq te te akuzuarit mund te dobesohet nga mos pranimi i Bobetkos per te paraqitur nje raport mjekesor. Burime te aferta me kryeministrin thone se Racan e ka vizituar ate javen e kaluar dhe ka biseduar per dy ore me rradhe pa arritur ta binde ate te shkoje te vizitohet nga doktoret.
Sipas burimeve te aferta me kryeministrin, Bobetko me pare kishte pranuar te shtrohej ne spital dhe te merrte ne dorezim akuzen, por me pas ka ndryshuar mendje per te dyja keto veprime.
Nje dite perpara mberritjes se Del Ponte ne Zagreb, Racan ka akuzuar "disa individe" prane Bobetkos se "po e frikesojne ate duke i thene se do te arrestohet dhe do te dergohet me force ne Hage nese shkon ne ndonje spital".
Mendohet se i akuzuari eshte i rrethuar nga perkrahes te linjes se ashper te krahut te djathte te drejtuar nga nje grup gjeneralesh te cilet jane shkarkuar nga Presidenti Stjepan Mesiq dy vjet me pare sepse jane perfshire ne politike.
Ne Zagreb qarkullojne zera sipas te cilave vila e gjeneralit eshte e rrethuar nga njerez te armatosur mire - te cilet mendohet se jane anetare te nje grupi ekstremist te djathte te quajtur Komanda per Mbrojtjen e Dinjitetit te Luftes se Kroacise per Pavaresi - te cilet jane te gatshem te zbrapsin me arme cdo perpjekje per ta arrestuar ate.
Gazeta e perjaveshme Nacional - e cila njihet per burimet e saj te mira ne rradhet e shperbimeve sekrete Kroate - ka thene se gjenerali ne pension Ivan Basarac ka fjetur ne vilen e Bobetkos per dite me rradhe me nje pushke automatike prane vetes.
Megjithese Racan mund te gezohet nga fakti i shmangies se sanksioneve, ai perballet me probleme te shumta ne vend. Problemet me te veshtira vijne nga e djathta ekstreme, e cila e konsideron zhurmen rreth ekstradimit te Bobetko si nje mundesi per te rrezuar qeverine dhe per te mare pushtetin.
Drago Hedl eshte nje bashkepunetor i IWPR ne Osijek