Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Vullneti i Kroacise per te Toleruar Trashegimnine Fashiste Eshte Shqetesuse

Paaftesia Kroate per te luftuar mbeturinat e historise se saj fashiste te Luftes se Dyte Boterore, doli edhe nje here ne pah me ribotimin e librit Mein Kampf, te Udheheqesit Nazist Gjerman Adolf Hitler nga nje botues Kroat.
By Dragutin Hedl

Kur ne Qershor, parlamentari Kroat Marinko Liovic, president i Shoqates se Veteaneve te Luftes per Mbrojtjen e Atdheut, komentonte se "qente, macet, grate, serbet dhe çifutet ishin nga bodrumi i tij", Kroacia pothuajse nuk u çudit fare.


Nje muaj me pare, nje grup anti-fashist, qe festonte 9 Majin - pervjetorin mbylljes se Luftes se Dyte Boterore, apo si diten e fitores mbi fashizmin, u sulmua nga neo-fashistet ne nje shesh te Zagrebit e cila me pare ka qene e njohur si Sheshi i Viktimave te Fashizmit.


Anti-Fashistet ishin mbledhur aty per te kerkuar qe sheshit ti vihej emri i vjeter, ndersa neo-fashistet ndodheshin aty per te prishur protesten e tyre nen vezhgimin e policise qe nuk nderhyri.


Por vendimi per ta riemeruar Sheshin e Viktimave te Fashizmit me emrin Sheshi i Heronjve te Kroacise ishte marre mga Kabineti i Presidentit Kroat Franjo Tuxhman. Per kete arsye, perpjekjet per te zvogeluar perhapjen e neo-fashizmit, dhe veçanerisht, ri-interesimin ndaj Grupit te Nazi Germaneve, regjimi i Ustashes (NDH) ne Kroacine e kohes se Luftes, pothuajse nuk pati fare ndikim. Fillesa e kesaj qe presidenti Tuxhman qe ne nje thenie famekeqe, dfeklaroi se "ishte i lumtur qe gruaja e tij nuk ishte as Serbe dhe as çifute".


Keshtu qe nuk kishte shume shance qe qeveria Kroate te ndermerte hapa per te ndaluar publikimin e fjalimeve te nedryshme te periudhes se para-luftes se udheheqesit Nazisto-Gjerman Adolf Hitlet te mbledhura ne librin e tij "Mein Kampf".


Kundershtari i famshem Nazist, Simon Wiesenthal e dinte kete, prandaj edhe e anashkaloi qeverine e Zagrebit ne perpjekjet e tij per te ndaluar librin. Ne 23 Gusht, ai i shkroi presidentit te shtetit Gjerman te Bavarise, duke i kerkuar mbeshtetje per ndalimin e librit. Bavaria e cila me pare kishte te drejten e ribotimit te librit, pikerisht per te bllokuar ribotimet e motivuara politikisht, e miratoi kete kerkese.


Por protesta sherbeu vetem si nje shtrengim i lehte freresh qe tashme ishin leshuar plotesisht nga ekstermistet e Zagrebit. Kryeprokurori Kroat, Berislav Zivkovic menjehere deklaroi se ai nuk do te kerkonte ndalimin e Mein Kampf-it, ndersa botuesi Franjo Letic e merepriti mbeshtetjen e kryeprokurorit. Ai tha se ai ishte i lumtur qe "autoritetet kroate ishin me te matur se intelektualet Kroate, te cilet dorezohen menjehere, perpara çfaredo presioni qe vjen nga jashte".


Ne kundershtim te plote me tmerret e dokumentuara gjate kohes se luftes ne kampet Kroate te perqendrimit si ai i Jasenovacit, i quajtuar nga disa si "Aushvici i Ballkanit", Letiçi shfaqi cudine e tij ndaj kerkeses se Wiesenthalit.


Ai, deklaroi qe nuk kishte pasur egzekutime te çifuteve ne kroaci gjate Luftes se Dyte Boterore, "sepse ne qofte se kjo do te ishte e vertete atehere nuk do te kishte me çifute sot ne Kroaci". ( Numri i te vdekurve ne Jahovec eshte i diskutueshem. Simpatizantet e regjimit te kohes se luftes llogarisin pak-mijera; por shifrat me te besueshme rotullohen nga 70 ne 80000. Tuxhmani, me perpara ka llogaritur 45 mije te vdekur).


Me egzistencen e nje odience te gatshme por fashizmit ne Kroaci, brenda pak ditesh, Mein Kampf u shit ne 600 kopje lluksose me nje çmim teper te larte prej 500 kuna (rreth 75 $) - qe eshte afersiht roga mesatare e nje jave pune.


Qeveria Bavareze nuk mundi ta bllokoje librin, meqenese i kishte skaduar afati 50 vjeçar i te drejtes se ribotimit, por ajo beri qe Ministri i saj i Jashtem Joshka Fisher te ushtroje presion mbi homologun e tij Mate Granic per te bllokuar publikimin e librit ne Kroaci. Zagrebit i duhej te mbrendte veten nga pyetjet e veshtira te Fisherit, se pse Kroacia vazhdonte ta shihte me kaq perzemersi fashizimin ne pergjithesi dhe Mein Kampf-in ne veçanti.


Jo te gjithe Kroatet e mbeshtesin ribotimin. Ne perpjekjet e tyre per te kenaqur Gjermanet, Ministri Kroat i Kultures Boza Biskupic, deklaroi ne TV shteteror se botimi i libirt te Hitlerit perbente nje turp. Njeri prej intelektualeve te pavaruar Kroate me te njohur, Predrag Matvejevic, zevendes-president i shoqates Pen (per lirine e shtypit), i shkruajti kryetarit te parlamentit Kroat, qe klima socilae po prishej shume per shkak te "ketyre akteve skandaloze dhe kompromentuese".


Perveç riemerimit te Sheshit te Viktimave te Fashizmit, ai permendi edhe shkaterimin e mijera monumenteve anti-fashiste ane e mbane vendit dhe mbajtjen e meshave katolike ne nder te udheheqesit Ustashe, Ante Palevic. Ne nivelin politik, ai deklaroi vendimin politik per ta quajtur monedhen kroate "kuna" - pasi monedha e vjeter ustashe quhej "koin", si dhe tolerancen e shtetit ndaj udheheqesve poltike qe veshin uniforma te zeza apo te Ustashe-s.


Gjithashtu ai u referohej figurave qeveritare, si psh Ministri i fundit i Mbrojtjes Gojko Susak qe nderonte publikisht sipas menyres fashiste, dhe vete Tuxhmanit, i cili skroi nje liber te titulluar " çveleresimet e Realitetit Historik", i cili u desh te ribotohej nga botuesit e huaj per te hequr paragrafet antisemite.


Slavko Goldstain, nje prej intelektualeve çifut me te fashem dhe me me ndikim ne Kroaci shpesh ka paralajmeruar rrezikun gjithnje ne rritje nga grupet Neo-naziste dhe Neo-Ustashe. Por ai gjithashtu paralajmeron se ata rezikojne prezantimin nderkombetar te Kroacise, veçanerisht ne kuadrin e rezistences se Zagrebit per ti vete dorezuar te akuzuarit per krimet lufte.


Pas ketyre tronditjeve ne Gjykaten Nderkombetare te Krimeve ne Hage gjate disa muajve, Zagrebi pothuajse u perballua me sanksionet e OKB-se per shkak te refuzimit te saj per te kooperuar me gjykaten.


Goldshtaini, ben nje lidhje direkte midis fuqizimit ne Neo-Ushtaismit, siç e quan ai, dhe mungeses se gadishmerise Kroate per te ndihmuar komunitetin nderkombetar


"Ne qofte se politika shteterore Kroate, dhe opozita politike Kroate, do ta denonconin neo-Ustaishmin dhe do te ndalinin perhapjen e tij, Kroacia ndoshta nuk do te kishte te bente me Tribunalin e Hages" thote ai. Ne qofte se Kroacia vozhdon me keto gjera,


kjo mund te çoje ne veshtiresi te ardhmen e Kroacise me Bashkimin Europian dhe NATO-n, si dhe do ti beje te pamundura perpjekjet e Kroacise per te qene pjese e programeve te zhvillimit te BE-se si psh. Programi PHARE.


Per sa kohe, qe autoritetet e tanishme Kroate, te udhehequra nga Tuxhmani jane te paafta qe te largohen nga trashegimia e saj kroate e Luftesa se Dyte Boterore, asnjehere nuk do te arrihen ndryshime te thella te shoqerise Kroate dhe te statusit te saj nderkombetar.


Dragotin Hedl eshte editori faqes me lajme te brendeshme ne te perditeshmen e pavarur Novi List ne Rijeka.