VRASJA RIZJGON FRIKEN E SERBEVE TE KOSOVES

Shtimi i sulmeve ndaj Serbeve mund te demtoje planet per rikthimin e refugjateve ne Kosove.

VRASJA RIZJGON FRIKEN E SERBEVE TE KOSOVES

Shtimi i sulmeve ndaj Serbeve mund te demtoje planet per rikthimin e refugjateve ne Kosove.

Tuesday, 6 September, 2005

Vrasja brutale e tre Serbeve ne Obiliq, ne Kosoven qendrore, javen e kaluar ka rivendosur ne qender te vemendjes se komunitetit nderkombetar ceshtjen e sigurise.


Slobodan dhe Radmila Stoliq, tedy 80 vjecare, dhe djali i tyre 50 vjecar, Ljubinko, jane gjetur te vdekur ne oret e para te mengjesit se 4 Qershor brenda shtepise se tyre te djegur ne Obiliq, 10 kilometra ndaj qendra administrative e Kosoves, Prishtine, pasi zjarrfikeset jane thirrur por nuk kane mundur te shuajne zjarrin. Nje hetim ka filluar per kete ngjarje.


Te tre viktimat mendohet se jane goditur me sopate dhe kane vdekur perpara se ti vihej flaka shtepise. Deri me tani nuk ka asnje informacion mbi pergjegjesine per kete sulm.


Kjo vrasje ka bere qe 23 familje te vendosin te largohen nga qyteti ne drejtim te Serbise, duke thene se ata kane ne plan te qendrojne atje deri sa te ndjehen te sigurte per tu rikthyer. Por pasi jane takuar me zevendes kryeministrin e Serbise Nebojsha Coviq me 9 Qershor, ata kane thene se nuk do te largohen nga Obiliq. Coviq, i cili drejton Qendren Koordinuese te Serbise per Kosoven, ka premtuar se do te vizitoje me shpesh provincen.


Ai ka thene se nese familjet Serbe largohen nga qyteti, ata ne kete menyre do te benin lojen e ekstremisteve Shqiptare. Ai ka thene se ata kane nevoje per veprime te perbashket te komunitetit dhe jo nje fushate politike.


Vrasjet jane shnderruar shume shpejt ne nje pike te rendesishme te axhendes se komunitetit nderkombetar. Mbremjen e 6 Qershorit, kryetari i Keshillit te Sigurimit te OKB-se, ambasadori i Rusise, Sergey Lavrov ka thene ne New York se synimi i vrasesve eshte te demtoje perpjekjet per ndertimin e nje shoqerie shume etnike ku cdo njeri do te kishte siguri dhe ku refugjatet dhe personat e zhvendosur do te mund te ktheheshin te sigurte.


Shefi i UNMIK, Michael Steiner, nuk eshte lejuar te vizitoje vendin e vrasjeve javen e kaluar nga nje turme Serbesh te zemeruar te cilet protestonin ndaj asaj qe ata e konsiderojne si mungese mbrojtjeje per ta ne Kosove. Ai ka njoftuar nje shperblim prej 50,000 euro per cilindo qe jep informacion per arrestimin e personave te perfshire ne kete vrasje.


Incidenti eshte diskutuar gjithashtu edhe ne takimin e Steiner me perfaqesuesin e BE per politiken e jashteme dhe te sigurimit Javier Solana ne Prishtine me 5 Qershor, ne prag te takimit ndermjet BE dhe vendeve te Ballkanit, i cili do te mbahet muajin e ardheshem ne Selanik. Solana ka hapur konferencen e perbashket per shtyp duke denuar keto vrasje.


Sulmet kane ndodhur ne nje kohe kur mendohej se gjendja po stabilizohet. Viti 2003 ishte deklaruar si “viti i kthimit” nga komuniteti nderkombetar per pakicat e detyruara te largoheshin nga Kosova gjate vitit.


Por ky shtim i dhunes kohet e fundit ka bere qe shume njerez te ndjehen se nuk eshte ende e sigurte kthimi. Nga 12,000 Serbet te cilet mendohet se kane jetuar ne Kosove kur Beogradi kontrollonte situaten atje, tani mendohet se rreth 3,000 vete jane larguar.


Pervec vrasjes se familjes Stoliq, tanime ka filluar nje hetim edhe mbi rastin e zbulimit te trupit te nje Serbi te Kosoves ne muajin Maj, Zoran Mirkoviq, nje mesues 41 vjecar, i gjetur i vrare ne nje fushe prane Vitise, ne Kosoven lindore. Ne muajin Prill, Armata Kombetare Shqiptare, nje njesi ushtarake klandestine, ka thene se ajo ishte pergjegjese per hedhjen ne ere te nje ure ne veri te protektoratit, ne linjen e vetme hekurudhore e cila lidh Kosoven me Beogradin.


Ne pergjigje ndaj shtimit te dhunes, politikanet Serbe te Kosoves kane bere thirrje per bojkotimin e te gjitha institucioneve lokale. Ne nje leter derguar perfaqesuesit special te sekretarit te pergjitheshem te Kombeve te Bashkuara Michael Steiner javen e kaluar, Goran Bogdanoviq, i vetmi minister Serb ne qeverine e provinces, ka njoftuar se ai mund te jepte doreheqjen nese nuk merreshin masa per permiresimin e gjendjes se sigurise.


Anetare te koalicionit Povratak ne asamblene e Kosoves u jane bashkuar protestes se ministrit, duke u larguar nga sesioni i 5 Qershorit ne parlament duke thene se vetem pak nga sulmet ndaj Serbeve jane zgjidhur.


Drejtuesi i Povratak Dragisa Krstoviq ka thene se qeveria duhet te marre disa pergjegjesi per vrasjet e koheve te fundit, “Pas gjithe ketyre ngjarjeve, do te kishte qene normale qe dikush nga qeveria te kishte dhene doreheqjen”.


Nenad Radosavljeviq, keshilltar per ceshtjen e kthimit te pakicave ne zyren e Perfaqesuesit Special te Sekretarit te Pergjitheshem te OKB-se ne Kosove, ka thene per IWPR javen e kaluar se vrasja e familjes Stoliq eshte pjese e nje “veprimi te planifikuar per te penguar kthimin” – por ai mendon se kjo nuk do te kete sukses.


“Jam i sigurte se pas ketij rasti deshira per tu kthyer do te pakesohet, por shpresoj jo shume, dhe vetem per nje kohe te shkurter. Per fat te keq, shume persona te zhvendosur jetojne ende ne kushte teper te keqia ne Serbi, por pavaresisht asaj qe ka ndodhur ne Obiliq, ka disa zona te tjera ne Kosove ku gjendja e sigurise eshte permiresuar ndjeshem,” ka thene ai.


Nje raport i brendeshem i nje organizate nderkombetare, i cili eshte pare nga IWPR, thote se rreth 20 familje nga Obiliq kane shprehur deshiren per t’u kthyer, por vrasja e tre fishte “mund te ndikoje seriozisht ne deshiren e tyre per te bere kete”.


Nje nder personat te cilet deshirojne te kthehen, nje grua 55 vjecare nga Obiliq e cila tani jeton ne Beograd, ka thene per IWPR se ngjarjet e fundit kane demtuar besimin e saj se UNMIK dhe policia e Kosoves mund te mbrojne Serbet.


“E gjithe prona ime ndodhet ne Obiliq dhe une deshiroj te kthehem atje, por vetem nese kthehen edhe forcat e armatosura Serbe,” thote ajo.


Qe prej veres se vitit 1999, kur OKB ka vendosur protektoratin e saj ne Kosove, jo Shqiptaret, dhe vecanerisht Serbet, u jane nenshtruar kercenimeve dhe dhunes se vazhdueshme. Gjendja eshte permiresuar pas fillimit te vitit 2000, ndersa numri i sulmeve filloi te ulej me forcimin e masave te sigurise.


Raportet e Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe, OSBE, dhe Komisionit te Larte te Kombeve te Bashkuara per Refugjatet, UNHCR, kane konkluduar se gjate vitit 2002 ka pasur me pak krime me motivacion etnik. Qe prej muajit Maj te vitit te kaluar, KFOR ka filluar te zvogeloje prezencen e tij ne zonat e banuara nga pakicat.


Eshte veshtire te thuhet nese sulmet e fundit jane pjese e nje tendence me te gjere, por ato i kane bere Serbet ne protektorat te ndjehen me te kujdeseshem dhe te mendojne mire perpara se te vendosin te kthehen.


“Kohet e fundit, ne te vertete kam filluar te flas me teper Serbisht ne me teper pjese te qytetit, dhe kam filluar te degjoje me teper njerez te cilet flasin Serbisht ne rruge,” thote nje vajze 27 vjecare nga Prishtina.


“Por pas kesaj vrasjeje, kam kuptuar se ndoshta jam treguar disi me teper e lirshme se sa duhet. Jam e sigurte se tani do te filloj te ndryshoj sjelljen”.


Tanja Matic eshte redaktore koordinuese e IWPR ne Prishtine.


Frontline Updates
Support local journalists