VRASJA E REDAKTORIT RRIT TENSIONIN NË MALIN E ZI

Opozita dhe qeveria po akuzojnë njëra tjetrën për një vrasje e cila ka tronditur Malin e Zi.

VRASJA E REDAKTORIT RRIT TENSIONIN NË MALIN E ZI

Opozita dhe qeveria po akuzojnë njëra tjetrën për një vrasje e cila ka tronditur Malin e Zi.

Arrestimi i dy të dyshuarve për vrasjen e një gazetari të njohur nuk ka ndalur luftën e fjalëve ndërmjet qeverisë së Millo Gjukanoviq dhe opozitës për këtë vrasje.

Vrasja e Dushko Jovanoviq më 27 maj ka nxitur një atmosferë frike dhe pasigurie në republikë, duke zgjeruar ndarjen e thellë ndërmjet partive të opozitës dhe qeverisë.

Damir Mandiq, një sportist i njohur i arteve marciale, dhe vëllai i tij Almir janë arrestuar natën e kaluar në kuadrin e hetimeve për këtë vrasje.

Jovanoviq, 40 vjec, redaktor i gazetës së përditëshme Dan në Podgoricë dhe një kritik i koalicionit pro pavarësisë, është vrarë rreth mesnatës përpara zyrës së tij.

Pasi Jovanoviq ka hypur në makinën e tij, një makinë me xhama të errët është afruar dhe prej saj është qëlluar. Makina është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Vrasja është një goditje për kryeministrit Gjukanoviq, sepse opozita ka deklaruar që ajo është kryer me urdhër të figurave të larta të afërt – ose edhe brenda – qeverisë së tij. Në një marshim të organizuar nga opozita më 29 maj në shenjë përkujtimi ndaj Jovanoviq, protestuesit kanë hedhur parrullën “Millo – vrasës” ndërsa kalonin përpara ndërtesës së qeverisë në Podgoricë.

Koalicioni qeveritar ngul këmbë se vrasja është kryer pikërisht për të destabilizuar qeverinë.

I vendosur për të larguar cdo dyshim në lidhje me përfshirjen e qeverisë në këtë vrasje, ministri i brendëshëm Dragan Djuroviq ka njoftuar se ai do të jepte dorëheqjen nëse nuk zbulohet vrasësi, dhe ka ofruar një shpërblim prej një milion euro për informacione mbi personin i cili ka urdhëruar vrasjen.

Gjukanoviq ka thënë se vrasja ishte “një sulm ndaj paqes dhe stabilitetit në Malin e Zi. Për këtë arësye është e rëndësishme që të analizohet se kush mund të ketë pasur arësye për të urdhëruar një veprim të tillë kriminal”.

Ministri i brendëshëm i ka kërkuar policisë franceze, britanike, gjermane dhe amerikane të dërgojnë ekspertë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj vrasjeje. Disa ekspertë gjermanë kanë mbërritur në vend.

Dy ditë pas vrasjes, policia ka gjetur në makinë Volksëagen Golf, nga e cila mendohet se është qëlluar, të lënë disa qindra metra larg vendit të krimit.

Policia ka gjetur dy pushkë automatike, disa kuti fishekësh dhe targa të Vrsac, një qytet në Serbinë verilindore.

Por roja i Jovanoviq, Milorad Miroviq, i cili ka qenë dëshmitar i vrasjes, ka thënë se makina nuk është e ngjashme me atë që ka parë ai. Ai ka thënë për Dan se makina nga e cila është qëlluar dukej më tepër si një BMË.

Përvec redaktor i Dan, Jovanoviq ka qenë edhe bashkëpronar i Yu Media Mont, një firmë private e cila ka në pronësi Dan, një stacion radio dhe një revistë Revija D.

Ai ka qenë gjithashtu edhe një politikan aktiv, anëtar i parlamentit të Malit të Zi për Partinë Popullore Socialiste të opozitës, SNP, e cila – në ndryshim nga qeveria – mbështet bashkimin me Serbinë.

Nën drejtimin e tij në vitin 2001, Dan është zgjeruar në një gazetë me qarkullim të madh, falë ribotimit të pjesëshëm të artikujve të shumë lexuar mbi kontrabandën e cigareve, të botuar fillimisht nga gazeta Nacional e Zagrebit.

Këto njoftime, të cilat akuzojnë qeverinë për përfshirje në kontrabandën ndërkombëtare të cigareve, kanë shkaktuar tronditje të thellë, ashtu si artikujt të cilat kanë akuzuar Gjukanoviq për përfshirje në trafikun e vajzave. Gjukanoviq ka cuar në gjyq Dan për shkak të këtyre shkrimeve.

Gazeta e Jovanoviq më parë kishte mbrojtur politikat e presidentit të Serbisë Sllobodan Millosheviq, i cili tani ndodhet para gjykatës së Hagës për krime lufte.

Pasi gazeta ka treguar identitetin e një dëshmitari të mbrojtur në gjyqin ndaj Millosheviq, gjykata ka ngritur akuza ndaj Jovanoviq. Ato janë rrëzuar pasi ai ka kërkuar falje publikisht rreth dy muaj më parë.

Jovanoviq ishte kërcënuar dhe sulmuar përpara vrasjes së tij. Më 25 tetor, 2000, ai është sulmuar nga njerëz të panjohur përpara apartamentit të tij.

Një ish bashkëpunëtor ka thënë për IWPR se Jovanoviq kishte bërë shumë armiq në rradhët e mafias, si edhe në qeveri, për shkak të shkrimeve të tij mbi kontrabandën.

Avokatja e Dan, Lidija Bozoviq është ankuar se megjithëse Jovanoviq ka marrë kërcënime disa herë, policia nuk ka bërë asgjë për ta mbrojtur atë.

Pas vrasjes, Dan ka thënë se Jovanoviq kishte marrë një informacion nga një burim i shërbimeve sekrete rreth dy vjet më parë, i cili e ka paralajmëruar atë se do të sulmohej. Por në atë kohë, në vitin 2002, ai nuk është sulmuar.

Shoqatat e gazetarëve, pavarësisht nga bindjet dhe pikpamjet rreth artikujve të tij janë bashkuar duke dënuar krimin, dhe disa prej tyre kanë thënë se ky është një paralajmërim ndaj të gjithë atyre të cilët kritikojnë qeverinë.

Esad Kocan, redaktor i së përjavëshmes Monitor, ka thënë se “Gazetarët duhet të përpiqen për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe të vazhdojnë të hetojnë. Ne nuk duhet të frikësohemi apo të lejojmë që dikush të na detyrojë të mos flasim për disa cështje”.

Duke pranuar se qëndrimet e tij ndaj gazetarisë janë tepër të ndryshme nga Jovanoviq, Kocan ka thënë se “Përballë krimit nuk ka rëndësi asnjë ndryshim në mendim”.

Senko Cabarkapa, zëvendës kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Malit të Zi, ka thënë për IWPR se vrasja është “një vrimë e zezë për gazetarinë malazeze dhe demokracinë në përgjithësi”.

Shtypi Malazez, një organizëm i cili mbështet median e shkruajtur private, ka thënë se gazetarët duhet të pyesin veten nëse është qëlluar vetëm ndaj Jovanoviq, apo ndaj të gjithë gazetarëve investigativë.

“Vrasja e Jovanoviq është një paralajmërim për të gjithë njerëzit të cilët duan lirinë,” ka thënë organizata. “Ajo është një përpjekje për të bërë presion ndaj atyre që nuk mendojnë njësoj… një kërcënim për mbijetesën e mendimit të lirë dhe një sulm ndaj shtypit të lirë”.

Nebojsha Medojeviq, drejtor i OJQ-së, Grupi për Ndryshim, ka thënë se vrasja tregon se Mali i Zi rrezikon të shndërrohet në një “republikë bananesh”.

“Njerëzit të cilët nuk e dëshirojnë këtë, duhet ta shohin si një shenjë që kjo nuk është më një lojë,” ka thënë ai. “Ne po hyjmë në një zonë terrori dhe represioni, e cila mund të cojë vetëm në kaos”.

Goran Daniloviq, zëvendës kryetar i SNS, ka thënë se qëllimi i atyre që kanë vrarë Jovanoviq është të kërcënojnë njerëzit dhe ti bëjnë atë të drejtojnë pakënaqësinë e tyre në drejtime të tjera.

Por disa analistë politik thonë se opozita mund të përballet me probleme nëse përpiqet të shfrytëzojë këtë tragjedi për kapital politik.

“Unë nuk mendoj se kjo tragjedi do të cojë në protesta të mëdha nga opozita,” ka thënë Rade Bojkoviq për IWPR. “Për ta thënë me pak fjalë, të dyja palët janë të kufizuara në veprimet e tyre për shkak të mungesës së besueshmërisë”.

Nedjelko Rudoviq është një gazetar i gazetës Vijesti në Podgoricë.

Serbia
Support our journalists