Votime Rreth Pemes Se Krishtlindjeve
Presidenti Franjo Tudjman po u pergatit Kroateve nje dhurate me rastin e Krishtlindjeve - nje zgjedhje parlamentare me 22 Dhjetor ne te cilat pritet qe partia e tij ne pushtet HDZ, te mundet thellesisht. Por ata mund te bejne me pare edhe ndonje surprize.
Votime Rreth Pemes Se Krishtlindjeve
Presidenti Franjo Tudjman po u pergatit Kroateve nje dhurate me rastin e Krishtlindjeve - nje zgjedhje parlamentare me 22 Dhjetor ne te cilat pritet qe partia e tij ne pushtet HDZ, te mundet thellesisht. Por ata mund te bejne me pare edhe ndonje surprize.
Presidenti Kroat Franjo Tudjman ka thirrur zgjedhjet parlamentare per daten 22 Dhjetor - vetem pak dite perpara Krishtlindjeve - me sa duket me shpresen qe zgjedhesit do te jene te mire me Bashkimin Demokratik Kroat (HDZ) e tij gjate te ashtu quajturit "sezon te deshires se mire per te gjithe njerezit".
Ka pasur zera qe Tudjman do te therriste zgjedhjet rreth ketyre diteve te pushimit, por perballe reagimit negativ te publikut, opozites politike, komunitetit nderkombetar, dhe nen ze, edhe te Kishes, mendohej se ai do ta ndryshonte kete ide. Ne fakt, duke i bere paraprite nje fushate te veshtire per kandidatet e HDZ se tij, ai vazhdoi me idene e tij ne nje perpjekje per te minimizuar demin qe do te pesoje me siguri partia e tij.
Me sa duket ai shpreson qe njerezit te jene shume te preokupuar me pergatitjet per festat dhe te mos i kushtojne vemendje fushates, ndersa shume Kroate qe jetojne dhe punojne jashte vendit - te cilet tradicionalisht jane me shume nacionaliste dhe perkrahin HDZ - mendohet se do te kthehen me pushime. Votimet mund te ishin thirrur edhe per nje te Djele me pare, por ato do te mbahen ne nje dite jave, kur detyrimet e puneve dhe ndoshta moti i keq mund te dekurajoje edhe me perkrahesit e opozites.
Megjithate, te gjitha anketimet e opinionit publik paralajmerojne nje humbje te thelle te HDZ, e cila tani kontrollon nje shumice prej dy te tretash ne parlamentin prej 127 anetaresh, por qe mendohet se do ta humbase thelle ne favor te opozites.
Ndarja e opozites ne dy blloqe te vecanta veren e kaluar, pasi gjashte partite me te medha kishin punuar se bashku per disa muaj. Blloku i pare perbehet nga Partia Social Demokrate (SDP) e drejtuar nga ish komunisti reformist Ivica Racan dhe Partia Social Demokratike Kroate (HSLS) e te nacionalistit te moderuar Drazen Budisa.
Kater parti te tjera - Partia e Fshatareve Kroate (HSS), Partia Liberale (LS), Asambleja Demokratike e Istrias (IDS) dhe Partia Popullore Kroate (HNS), perbejne bllokun tjeter te opozites.
Anketimet tregojne se te dy blloqet e koalicioneve do te marrin se bashku dy te tretat e vendeve te parlamentit te nevojeshme per te ndryshuar kushtetuten dhe per te pakesuar keshtu pushtetin teper te madh te Tudjman, te cilin ai e ka vendosur nder vite duke kontrolluar parlamentin.
Vete HDZ eshte e percare nga luftera te brendeshme dhe e minuar nga nje sere akuzash per mashtrime dhe pervetesime dhe lidhje kriminale qe kane perfshire figurat e saj kryesore, perfshire edhe anetare te familjes se presidentit. Drejtimi i tij e ka lene ekonomine e Kroacise ne gjendje te veshtire dhe ka prishur imazhin e saj nderkombetar. Eshte njoftuar nje rritje e pensioneve shteterore, megjithese shteti nuk ka para ti paguaje ato rregullisht.
Gjendja shendetesore e Tudjman, qe mbahet si nje sekret i madh, sa vjen dhe perkeqesohet. Ai deklaron se eshte fizikisht dhe psikologjikisht i afte te vazhdoje te mbaje postin, por mungesa e kontrollit mbi partine e tij, per te mos folur per gjithe vendin po behet gjithnje e me e dukshme.
Opozita nuk perjashton edhe manipulime me te dukshme. Eshte njoftuar se po pergatitet nje ligj i ri i cili mund te shkaterroje shanset e opozites. Ka zera qe thone se HDZ mund te vendosi nje ndalim te koalicioneve para zgjedhore. Partite e opozites nuk i kane burimet e nevojeshme per te shkuar ne votime ne te gjithe vendin te ndara, dhe mund te shpresojne vetem ne nje fitore ne grup. Vetem SDP ndoshta do te jete ne gjendje te perballoje HDZ e vetme, por ajo eshte e prekshme nga kritika per te kaluaren e saj komuniste.
Teorikisht opozita mund ta zgjidhe problemin duke shnderruar dy blloqet ne dy parti te vetme, por reagimi i pritshem i anetareve te partive ndaj nje plani te tille do te jete i veshtire te matet, sepse shume prej tyre e kane pranuar me veshtiresi edhe vete krijimin e ketyre koalicioneve.
Njoftohet gjithashtu se HDZ po pergatit nje projekt ligj per te riorganizuar zonat elektorale ne favor te saj duke e ndare kryeqytetin Zagreb ne kater zona, duke i bashkuar edhe nje numer te madh zonash rurale qe e rrethojne ate. Kjo do te shkaktonte prishjen e elektoratit kompakt urban dhe te organizatave te partise duke e minimalizuar mbeshtetjen e priteshme te tyre per opoziten si rezultat i perzierjes se votave te zonave rurale te cilat ka me teper mundesi qe te shkojne ne favor te HDZ.
HDZ gjithashtu po kundershton perpjekjet per te hequr kuoten e vendosur prej 12 deputetesh per Kroatet qe jetojne jashte vendit - kryesisht ne Bosnje Herzegovine - ku HDZ gezon nje mbeshtetje te madhe. Sipas se perditeshmes Kroate Jutarnji List, HDZ planifikon te rrise numrin e deputeteve te zgjedhur nga disa rajone, me rreth 33, dhe te rrise numrin e vendeve te caktuara per diasporen Kroate.
Problemi kryesor i opozites eshte mungesa e paanesise se Radio Televizionit te Kroacise. Popullata e varferuar nuk mund te bleje gazetat dhe shtypi i pavarur, i cili lexohet kryesisht nga njerez qe jane perkrahes te opozites, nuk arrin te shperndahet ne pjesen me te madhe te vendit.
Pra 80 perqind e popullsise informohen nga televizioni dhe radioja. HDZ e di kete, dhe po ruan kontrollin e saj te forte mbi Televizionin. Edhe perpara se te filloje fushata elektorale zyrtare, emisionet e lajmeve kane qenete mbushura me lajme per Tudjman dhe HDZ. Per me teper vemendje e madhe i kushtohet edhe ministrave ngado qe shkojne duke premtuar gjera te pamundura per tu realizuar. Mundesia e opozites per te perdoru median do te jete teper e kontrolluar dhe ne permasa te vogla.
Ne Kroaci votat numerohen ngadale. Ne zgjedhjet e fundit, pavaresisht perdorimit te teknologjise kompjuterike, rezultatet zyrtare nuk ishin shpallur deri pas dhjete ditesh nga perfundimi i votimit, dhe kete rradhe pritet qe ky proces te zgjase edhe me teper per shkak te dy diteve pushim per Krishtlindjet. Te gjithe keto ceshtje e shqetesojne opoziten.
Pastaj eshte vete Tudjman, i cili mund te mbetet i vetem perballe nje parlamenti te dominuar nga opozita me deshiren dhe autoritetin per te zvogeluar pushtetin e tij pothuajse absolut. Tudjman thote se vetem HDZ mund te ruaje sovranitetin kombetar te Kroacise, dhe kunder tij, opozita eshte thjesht "bageti me dhembe pak te mprehte" dhe "rosa ne mjegull". A do te jete i gatshem ai te pranoje vullnetin e popullit dhe te bashkejetoje me opoziten?
Dy blloqet e opozites thone se ata do te nderpresin bashkepunimin me HDZ deri sa Tudjman te deklaroje qarte dhe prere qe ai do te pranoje nje fitore te mundeshme te opozites ne rast se partia e tij humbet ne zgjedhjet e 22 Dhjetorit.
Tudjman me pare i eshte shmangur kesaj pyetje, duke bere qe disa udheheqes te opozites te frikesohen se ne rast te nje fitoreje te tyre, Tudjman mund te perpiqet te ruaje pushtetin me force. Ai u ka thene gazetareve te huaj pak kohe me pare: "Ne cdo rrethane, une do te sillem me pergjegjesi si Presidenti i Kroacise, si i zgjedhur nga populli. Te jeni te sigurte qe kjo (sjellje ime) do te jete ne interes te popullit dhe shtetit Kroat."
Duke permendur "interesin kombetar" Tudjman ka shqetesuar edhe me teper opoziten.
Drago Hedl eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR.