VOTAT E PAKICAVE VENDIMTARE PËR REFERENDUMIN NË MAL TË ZI
Komunitetet e pakicave në Mal të Zi ka mundësi të vendosin fatin e vendit në referendumin e ardhëshëm për pavarësi
VOTAT E PAKICAVE VENDIMTARE PËR REFERENDUMIN NË MAL TË ZI
Komunitetet e pakicave në Mal të Zi ka mundësi të vendosin fatin e vendit në referendumin e ardhëshëm për pavarësi
Votuesit Muslimanë, armiq tradicional të Serbëve, ndoshta në mënyrë paradoksale mund të ndihmojnë në qëndrimin e Malit të Zi të bashkuar me Serbinë.
Duke qenë se përbëjnë rreth 16 përqind të popullsisë, votat e tyre në referendumin e planifikuar për shkëputje mund të pengojnë pavarësinë e Malit të Zi.
Pjesa më e madhe e pakicave kombëtare Malazeze, të cilët përbëjnë rreth 38 përqind të popullsisë prej 655,000 banorë, mendohet se do të votojnë që vendi i tyre të mbetet në Jugosllavi.
Pakica Serbe dhe Malazezët të cilët e deklarojnë veten Malazez me "origjinë Serbe", respektivisht rreth 9 dhe 20 përqind e popullsisë, do të kundërshtojnë gjithashtu pavarësinë.
Shumë prej këtyre të fundit më parë kanë mbështetur pavarësinë për shkak të politikave shkatërrimtare të ish presidentit Jugosllav Millosheviq. Pas renies së tij, ata duket se kanë ndryshuar mendim.
Profesor në një shkollë të mesme në Podgoricë, Vladimir Todoroviq, i cili është me origjinë nga veriu i republikës ku jetojnë shumë Malazez me origjinë Serbe, thotë se ai ka votuar në zgjedhjet e fundit për presidentin Millo Gjukanoviq, i cili është përkrahësi kryesor i pavarësisë.
"Ma dha koka ta bëja një gjë të tillë, megjithëse zemra më thoshte të votoja për anën tjetër," thotë ai. "Tani Millosheviq nuk është më, kështu që unë nuk dua më pavarësinë".
Muslimanët, të njohur si Boshnjak, pothuajse në unanimitet duan që Mali i Zi të qëndrojë në kuadër të Jugosllavisë. Synimi i tyre kryesor është të ruajnë Sanxhakun - ku jetojnë pjesa më e madhe e tyre - si një entitet të veçantë.
Sanxhaku shtrihet në të dyja anët e kufirit Serbo-Malazez. Muslimanët kanë frikë se ndarja e dy republikave do të çojë edhe në ndarjen e shumë familjeve Muslimane.
Rifat Veskoviq - drejtuesi i Partisë për Veprim Demokratik, partia më e fuqishme Muslimane në Mal të Zi, thotë: "Partia jonë është e vendosur për sa i përket pavarësisë së Malit të Zi - shkëputja e Malit të Zi nga Serbia do të ndante edhe komunitetin Boshnjak edhe ashtu të vogël".
Në një takim të kohëve të fundit të shoqatave politike dhe kulturore në Sanxhak, ka pasur thirrje që rajoni të lejohet të shkëputet nga njëra ose tjetra republikë nëse Mali i Zi do të zgjedhë rrugën e pavarësisë.
"Ruajtja e Jugosllavisë është në interes të të gjithë qytetarëve, përfshi edhe ne Boshnjakët," ka thënë Xhemal Suljeviq, president i koalicionit për Lëvizje Kombëtare të Sanxhakut.
Presidenti i Komunitetit Islamik të Sanxhakut, Myfti Muamer Efendi Zukoriliq ka thënë: "Për sa i përket shkëputjes së Malit të Zi nga Jugosllavia, mendoj se asnjë Boshnjak me mendje patriotike nuk mund të mbështesë ndarjen e popullit edhe ashtu të vogël Boshnjak".
Zukoriliq ka kritikuar politikanët Boshnjak për mbështetjen që kanë shprehur për pavarësinë e Malit të Zi. "Kjo është e papranueshme për Boshnjakët e Sanxhakut," ka thënë ai.
Një pakicë e cila ka mundësi të votojë ndryshe nga pakicat e tjera është komuniteti Shqiptar, i cili përbën rreth 7 përqind të popullsisë. Por Mehmet Bardhi, drejtues i Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve, ka thënë se mbështetja e tyre për pavarësinë nuk është e sigurtë. "Ne duam që qeveria Malazeze të na sigurojë më parë për të ardhmen tonë përpara se të votojmë për pavarësinë," është shprehur ai.
Disa vëzhgues mendojnë se qeveria e Gjukanoviqit e vlerëson shumë rëndësinë e pakicave kombëtare, veçanërisht të Muslimanëve, në votimin e ardhëshëm. Kjo, tregohet, thonë ata nga kthimi nga ana e Administratës së një ish xhamie, Sulltan Hamiti i II, në Plavë. Deri kohët e fundit ndërtesa ka qenë një stacion policie. Zyrtarët kanë filluar gjithashtu të vizitojnë shpesh bashkitë Muslimane.
Por qeveria ngul këmbë se afrimi i pakicave kombëtare është i rëndësishëm, por jo aq sa prioriteti i fitimit të përkrahjes ndërkombëtare për pavarësinë dhe fitorja ndaj opozitës Malazeze e cila kundërshton referendumin.
Mirosllav Filipoviq është një bashkëpunëtor i rregullt i IWPR-së.