VIKTIMAT E PADUKESHME TE LUFTES

Grate e perdhunuara ne Bosnje po largohen nga shoqeria e cila nuk i konsideron ato si viktima.

VIKTIMAT E PADUKESHME TE LUFTES

Grate e perdhunuara ne Bosnje po largohen nga shoqeria e cila nuk i konsideron ato si viktima.

Edin, nente vjec, eshte nje nder disa mijera femije ne Bosnje te cilet po rriten pa nje baba. Por ndersa te tjeret kane nje varr te babait te tyre ku vendosin nje tufe me lule, apo fotografi te cilat mund ti ruajne, Edin nuk ka asnje nga keto. Mamaja e tij, Safeta ka veten nje kujtim, te tmerrshem nga babai i tij. "Ai ndezi nje qiri ose nje cakmak dhe beri ate qe kishte nder mend," thote ajo. "Ai ishte nje Serb nga Zemuni. Edhe kur te kene kaluar 20 vjet do te mund ta njoh ate".


Safeta eshte nje "grua e perdhunuar", per te perdorur nje shprehje e cila eshte bere e zakoneshme per te pershkruar grate te cilat kane qene viktima te abuzimeve sistematike seksuale gjate viteve te para te luftes ne Bosnje. Babai i Edin eshte njeriu i cili e ka perdhunuar.


Sot, keto gra jane viktimat e padukeshme te luftes, per te cilat nuk kujdeset askush dhe te cilat shpesh largohen nga shoqeria. Fati i femijeve te tyre eshte akoma edhe me tragjik. Edin eshte nje nder te paktet femije te cilet jetojne me nenat e tyre - shume te tjera ose i kane abandonuar keta femije ose i kane vrare.


Ne veren e vitit 1992, njoftimet e tmerrshme per deportimet ne mase nga Bosnja lindore dhe kampet e perqendrimit ne Bosnjen veri-perendimore, jane shoqeruar nga tregime per perdhunime ne mase. Ka pasur zera sipas te cilave ka ekzistuar nje plan per te lene me barre mijera gra jo Serbe me qellim ushqimin e urrejtjes etnike. Numri i sakte i grave te perdhunuara nuk ka per tu ditur kurre, dhe nje nga aresyet eshte edhe fakti qe shume prej ketyre viktimave kane vrare veten me pas. Shifra me e larte e cila eshte deklaruar ne komisionin e Bashkimit Europian ne Bruksel ne Shkurt 1993, ka qene 50,000.


Pas ketyre statistikave kane qene gra si Safeta, e burgosur per tre dite ne nje shtepi te abandonuar ne rrethinat e Zvornik, ne Bosnjen veri-lindore. Atje, ajo eshte perdhunuar nga nje grup ushtaresh dhe vullnetaresh nga Serbia. Se bashku me te kane qene edhe dy vajza nga 17 vjecare. "Nje prej tyre, Amra, eshte perdhunuar nga 13 burra," thote ajo. Safeta, ne ate kohe 29 vjecare, ka qene me me fat - ajo eshte perdhunuar vetem nje here.


Sot, Safeta dhe Edin jetojne se bashku ne nje shtepi te vogel ne Zivince, ne rrethinat e Tuzlas. Safeta punon ne qendren e grave Vive Zena ne Tuzla, e cila ofron keshillim per viktimat e perdhunimit dhe ka ne stafin e saj disa gra te perdhunuara. Tani 40 vjecare, ajo flet haptazi per eksperiencen e saj. Por kjo nuk eshte nje gje e zakoneshme. Turpi dhe ndjenja e largimit nga shoqeria bejne qe shume gra te fshehin tmerret qe kane kaluar, dhe kjo eshte nje aresye me teper e cila nuk ka lejuar nxjerrjen e statistikave te sakta. Historia e Safetas ka nje perfundim disi me pozitiv, por ajo hedh drite mbi eksperiencen tragjike te kaluar nga shume gra.


Shume gra te perdhunuara jane mbajtur te burgosura me qellim deri sa behej teper vone per ato per te abortuar femijen. Safeta ka qene gjashte muaj shtatzane kur ka mberritur ne Tuzla, dhe askush nuk mund ta operonte per te hequr femijen ne ate faze. Edin ka lindur me 14 Prill, 1993. ne pamundesi per te ndaluar lindjen e tij, e ema e tij nuk ka pranuar as ta shohe femijen, duke thene se ajo do ta mbyste. Edin eshte lene ne nje jetimore ne Tuzla, dhe Safeta ka filluar jeten e saj si refugjate ne Zivince.


Teufika Ibrahimefendiq, nje psikologe klinike ne qendren Vive Zena, ku punon edhe Safeta, thote se "Jane grate te cilat i kane mbajtur vuajtjet e tyre sekret gjate ketyre dhjete vjeteve te fundit te cilat perbejne me teper problem per psikiatret. Ato e fshehin te kaluaren per te mbrojtur veten, por kjo krijon nje presion te padurueshem. Une kam degjuar nje here nje grua e cila pershkruante se sic do here qe asaj i kujtohet perdhunimi, ajo qendron nen dush me uje te ftohte deri sa gati ngrin".


Gjykata e Hages ka pranuar se perdhunimi eshte perdorur si nje arme sistematike per spastrimin etnik ne Bosnje, duke e konsideruar ate nje krim lufte te denueshem. Perdhunimi ka qene pjese e akuzes ndaj grupit prej tre anetaresh te Foca, te cilet jane denuar me 60 vjet burg per krime kunder njerezimit te kryera ne Bosnjen lindore ne fillim te viteve Nentedhjete. Ante Furunxhija, komandanti i nje njesie speciale te Kroateve ne Bosnje ne Bosnjen qendrore eshte akuzuar se ka qene deshmitar i perdhunimit te nje gruaje Boshnjake dhe nuk ka nderhyre, dhe as nuk ka denuar fajtoret. Edhe akuza ndaj Hazim Deliq ne lidhje me kampin burg ne Celebici ka konfirmuar perdhunimin si nje krim lufte.


Por pavaresisht nga ligji nderkombetar, grate e perdhunuara ende nuk njihen si viktima ne Bosnje. Ne rastin me te mire, ato konsiderohen si gra te damkosura ose "gra te dhena" te cilat ne nje fare menyre e kane kerkuar vete fatkeqesine e tyre. Per vite me rradhe, Safeta thote se ka qene e detyruar te duroje peshperimat dhe fjalet e grave te tjera ne Zivince. Tabuja qe rrethon perdhunimin ka perfshire edhe familjen e saj. Mamaja, motra dhe kunati e kane mbeshtetur, por jo babai dhe vellai me i vogel. "Babai nuk me ka pyetur asnjehere se cfare ka ndodhur apo se ku ndodhej femija im," thote ajo.


Safeta ka qendruar ne Bosnje gjate gjithe kohes se barres se saj, por shume gra te cilat jane perdhunuar ne kampet e burgimit ne Bosnjen veri-perendimore jane evakuar ne vende te treta nepermjet Kroacise. Drejtoresha e Qendres per Grate Viktima te Luftes ne Zagreb, CWVW, Nela Pamukoviq, kujton rastin e dy grave te perdhunuara ne Bosnje te cilat jane strehuar nga organizata e saj: "Njera prej tyre e mbajti femijen dhe shkoi ne SHBA se bashku me prinderit e saj. Tjetra e hodhi femijen e sapolindur ne lumin Sava. Ajo eshte akuzuar me pas per vrasjen e femijes, por nuk ka dale ne gjyq sepse doktoret e kane diagnostikuar si te papergjegjeshme".


Ashtu si Safeta, shume gra nuk kane pranuar femijet e tyre menjehre pasi i kane lindur. Ne Zagreb, shumica e ketyre lindjeve jane kryer ne maternitetin Petrovo. Prej andej, sipas CWVW dhe zyres se Caritas ne Zagreb, femijet e padeshiruar jane derguar ne jetimoren Vladimir Nazor apo ne qendren per femijet me nevoja te vecanta ne Goljak. Ne kete moment, behet e veshtire te ndiqen keta femije. Per te gjithe femijet e pranuar jane mbajtur regjistra, por stafi nuk ka asnje informacion se cilet nga femijet kane qene te lindur nga nena te perdhunuara, sepse shume gra as nuk kane treguar se kane qene perdhunuar.


Per me teper, pas luftes ne Kroaci dhe vazhdimi i konfliktit ne Bosnje e beri edhe me te veshtire bashkimin e femijeve me prinderit e tyre. "Ne nuk kemi mbajtur shenim per asnje femije i cili na ka ardhur ne ate periudhe," thote nje burim nga nje spital i cili nuk deshiron te permendet me emer. "Prioriteti yne ishte te kujdeseshim per ta, pavaresisht se nga vinin".


Caritas ne Zagreb ka pritur rreth 150 gra te perdhunuara, rreth 60 perqind e te cilave kane qene shtatzena. Drejtoresha Jelena Brajsa kujton 15 grate e para shtatzena te cilat kane arritur ne vitin 1993. Te gjitha ato ishin perdhunuar ne menyre te perseritur. Pas lindjes, kater femije jane derguar ne Obrenovo per trajtim mjeksor, dy nena i kane mbajtur femijet e tyre ndersa nente te tjerat jane marre nga ambasada Boshnjake dhe Kryqi i Kuq dhe me pas jane kthyer ne Bosnje. Atje, dy jane marre nga familjet e tyre, dy jane adoptuar dhe pjesa tjeter jane vendosur ne institucione.


Ne pergjithesi, femijet kane vuajtur nga stigma e krimit nga i cili jane krijuar. "Une nje here kam marre pjese ne nje takim te Shoqates se Grave Boshnjake ne Zagreb, e cila tani nuk ekziston me," thote Brajsa. "Ato diskutonin per fatin e femijeve te grave te perdhunuara dhe ka pasur nje konsensus te pergjitheshem se keta femije duhet te largohen sa me larg nga Bosnja".


Nje doktor ne qendren e femijeve me te meta mendore ne Goljak kujton se si jane pranuar ne kete qender nente femije te lindura nga gra te perdhunuara ne vitin 1995. Ai per nje kohe edhe ka menduar te adoptoje nje prej tyre. "Nje djale i vogel ishte shume i mire dhe une kam kaluar shume kohe me te. Megjithate, gruaja ime, e cila eshte vete Boshnjake, as nuk e mendonte kete gje. Njerezit kane dicka kunder ketyre femijeve, megjithese nuk eshte faji i tyre". Ai nuk e di se ku kane shkuar femijet pasi jane larguar nga qendra.


Gjashte muaj pasi ka lene djalin e saj ne nje jetimore ne Tuzla, Safeta eshte nisur ne kerkim te tij. Ajo kishte menduar gjate per femijen. "Nuk mund te flija per kater muaj rresht. Pas gjashte muajsh gjendja u be e padurueshme. Nese nuk do ta kisha gjetur, ndoshta tani nuk do te isha me gjalle," thote ajo.


Nje punonjese sociale i ka treguar Safetas se djali i saj eshte derguar ne nje spital. Edin ka vuajtur nga ushqimi i keq dhe kishte thither aq forte gishtat saqe i kishin mbetur vetem kockat. Kur e ka gjetur, ajo e ka mbajtur prane pa folur per 20 minuta. "E pashe se ai me ngjante dhe se ishte i shendeteshem. Nuk e di se si kam arritur ate dite ne shtepi," kujton ajo.


Megjithese as ajo dhe as Edin nuk ishin larguar nga Bosnja, Safeta ka qene me fat qe e ka gjetur djalin e saj. Jetimoret dhe spitalet kane qene te mbushura dhe gra te tjera te cilat kane ndryshuar mendje ne lidhje me femijet e lene mund te mos kene qene kaq me fat. "Ne vitin 1993, ne kemi pranuar 700 femije ndersa kapaciteti i jetimores ka qene vetem 110," thote Avdija Hercegovac i jetimores Vojo Periq ne Tuzla. "Ka mundesi qe shume prej tyre te kene qene femije te grave te perdhunuara, por ne ate kohe ka qene nje kaos total dhe ne kishim pune me te rendesishme sesa te mbanim shenime te sakta per ta". Femijet te cilet me pas jane adoptuar u jane nenshtruar rregullave te zakoneshme per mbrojtjen e identitetit te tyre dhe te prinderve qe i kane adoptuar.


Por historia e Safeta nuk perfundon me gjetjen e Edin. Ai ka qendruar ne jetimore edhe per shtate vjet te tjera, ndersa mamaja e tij nuk ka pasur kurajon dhe mundesine per ta marre ne shtepi. Grate e perdhunuara te cilat i kane mbajtur femijet jane nje pakice e vogel, sipas Fadila Memiseviq e Shoqates per Njerezit e Kercenuar ne Bosnje. Shume gra te tjera mund te kene dashur ta bejne nje gje te tille, por ato kane qene nen nje presion teper te madh.


Mirha Pojskiq e Medica, nje OJQ ne Zenica e cila fokusohet ne ndihmen per grate e traumatizuara, kujton rastin e nje gruaje e cila ishte perdhunuar prane kufirit me Serbine. Megjithese ajo ishte Boshnjake, gruaja ka shkuar ne Serbi ku ka adoptuar nje emer Serb. Duke mos mundur t'u tregonte as njerezve me te ngushte te familjes per perdhunimin dhe shtatzanine, gruaja e ka lindur dhe e ka mbajtur femijen e saj per nje vit. Me ne fund, duke mos pasur para dhe mbeshtetje nga familja, ajo e ka lene femijen ne nje jetimore ne Serbi. Jetimorja ka zbuluar se femija ishte nje qytetar Boshnjak dhe ka ngulur kembe qe ai te largohej.


Me pas ajo e ka marre djalin e saj dhe e ka sjelle tek prinderit ne Sarajevo, por ata nuk e pranuan. Femija nderkohe ka qene i traumatizuar nga frika se e jema do ta linte. Pas disa muajsh, Pojskiq ka marre nje leter nga sherbimet sociale te Sarajevos ku thuhej se gruaja kishte kerkuar qe Medic ate merrte femijen e saj, sepse ajo nuk mund ta ushqente me. "Une ju luta njerezve qe punonin ne zyrat e perkrahjes sociale ne Sarajevo ti gjenin gruas nje pune ne menyre qe ajo te mund te rriste femijen, por ata nuk bene asgje," thote ajo.


Nje tjeter grua eshte drejtuar prane Medica pasi eshte perdhunuar ne Brcko. Ajo ka qene e shoqeruar nga nena e saj, e cila ngulte kembe qe vajza kishte pasur faj per shtatzanine. Me ne fund, gruaja ka mundur ta mbaje femijen.


Pas nje periudhe jetese ne vetmi dhe duke pire shume alkohol, Safeta ka filluar te rinise jeten e saj. Ajo ka gjetur nje pune, ka blere nje cope toke dhe ka filluar te ndertoje nje shtepi. Ajo e ka vizituar rregullisht djalin e saj dhe ka pasur enderr te jetonte me te. "Kjo ishte edhe aresyeja e jetes sime, momenti kur erresira do te kthehej ne drite. Dhe nese njerezit nuk ishin ne nje mendje me mua, nuk me behej vone," thote ajo.


Ne fillim te ketij viti, Pojskiq ka nisur nje fushate per te siguruar statusin e viktimes civile te luftes per grate qe kane qene perdhunuar. Ky status, i dhene nga ministria e te drejtave te njeriut dhe refugjateve, ka nje sere perfitimesh. "Duke i dhene atyre sigurim shendetesor dhe perfitime te tjera, duke i ndihmuar per te gjetur pune, ne shpresojme se grate me ne fund do te pranojne qe ato kane qene perdhunuar. Me pas ne mund te gjejme se sa gra jane perdhunuar gjate luftes," thote ajo.


Momentalisht, vetem ish te burgosurit ne kampet e perqendrimit njihen si viktima civile. Shpresohet se duke zgjeruar statusin edhe per grate e perdhunuara, ato do te largojne stigmen qe i rrethon. Pranimi zyrtar i traumave te tyre me ne fund mund te beje qe te zhduket edhe nocioni - i cili mbizoteron kryesisht ne qytetet e vogla dhe ne fshatra - se ato ne nje fare menyre kane qene pergjegjese per ate qe u ka ndodhur.


Sot, Safeta tregon me krenari fotografite e djalit te saj. Me sy boje qielli dhe floke kafe te celet, ai i ngjan shume asaj. Shenjat e periudhes se veshtire qe kane kaluar djali dhe e ema mund te shihen ne nje fare rezerve qe ekziston ndermjet tyre. "Ndonjehere ndjej nje nevoje per ta perqafuar, dhe per ta puthur fort, por e puth vetem naten, kur ai eshte ne gjume," thote ajo. Edin eshte shume i heshtur. I fshehur pas nje perdeje, atij i pelqen te qendroje ne dritare dhe te prese mamane kur kthehet nga puna. Ai nuk ka pyetur asnje here per babain.


Belma Becirbasiq and Dzenana Seciq jane gazetare te revistes Start magazine ne


Sarajevo.


Frontline Updates
Support local journalists