Vihen Ne Pikpyetje Motivet E Vrasesve Te Gracko

Motivet qe qendrojne pas masakres se 14 Serbeve ndersa ata po ktheheshin nga korrjet ne nje fushe jashte fshatit te Gracko me 23 Korrik jane vene ne pikpyetje. Po keshtu edhe mundesia e KFOR per te parandaluar kete dhune.

Vihen Ne Pikpyetje Motivet E Vrasesve Te Gracko

Motivet qe qendrojne pas masakres se 14 Serbeve ndersa ata po ktheheshin nga korrjet ne nje fushe jashte fshatit te Gracko me 23 Korrik jane vene ne pikpyetje. Po keshtu edhe mundesia e KFOR per te parandaluar kete dhune.

Wednesday, 28 July, 1999

Njoftimet e se Shtunes ne mengjes se 14 Serb ishin masakruar ne Lipjan, 25 kilometra ne jug te Prishtines, u perhapen me shpejtesi ne kryeqytet dhe rane si nje re qe sjell shi mbi kafe Spageteria, nje vend ku kalojne kohen shume gazetare vendas.


Pronaret i pyesnin reporteret ndersa ata vinin per nje kafe te shpejte. “Kush e ka bere kete?” Askush nuk kishte asnje fakt. Agim Ceku, Komandanti Suprem i Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK), dhe Hashim Thaci, Kryeminister i Qeverise se Perkoheshme te Kosoves, denuan keto vrasje ne konferencen e tyre per shtyp te mbajtur ne oren 10.00.


Baton Haxhiu, kryeredaktor i gazetes me te madhe te perditeshme Shqiptare, Koha Ditore, tha se vrasesit synonin “te sigurojne kthimin e policise Serbe”. Beogradi ka kerkuar pikerisht kete qe kur pas terheqjes se trupave te tyre ka filluar nje vale sulmesh dhe reprezaljesh ne te gjithe Kosoven qe forcat e udhehequra nga NATO ne Kosove (KFOR) kane qene te pafuqishme per ta ndaluar.


KFOR tha te Marten se ka pasur 122 vrasje, dhe rreth 500 grabitje dhe 341 zjarrvenie ne Kosove qe kur forcat e tij hyne ne province dhe forcat Serbe u larguan -- apo me statistika te pakten nje Serb i vrare cdo 24 ore. Por KFOR thote se shifra eshte ne renie dhe se nuk ka prova per vrasje sistematike.


Por duke gjykuar nga menyra e gjetjes se 14 trupave, prane fshatit te Gracko, vetem pak jashte Lipjanit, shume njerez mendojne se keto vrasje te pakten kane qene te organizuara shume mire. Nje viktime ishte perpjekur te largohej nga vendi i ngjarjes per te shpetuar dhe ishte qelluar ne shpine. Pjesa tjeter ishin ekzekutuar ne vend me nje plumb pas koke.


Identiteti dhe motivet e vrasesve eshte diskutuar shume. Nje teori i vinte fajin ndonje skuadre te UCK-se te dale jashte kontrolli qe kishte kryer nje spastrim te vogel etnik ne qytetin e tyre. Te tjere thone se vrasjet mund te jene pjese e nje gjakmarrje tradicionale Shqiptare.


Disa te tjere akuzojne policine sekrete Serbe qe te kete kryer sulmin per te mbeshtetur kerkesen e Beogradit per lejimin e policise se tij ne Kosove, duke cituar zakonin e presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic per te nisur konflikte ne menyre qe te perforcoje pozicionin e tij ne Serbi dhe jashte saj.


KFOR tha se ne fshat jetonin rreth 80 Serb dhe dy familje Shqiptare, te cilet kishin jetuar se bashku ne paqe gjate konfliktit.


Shume qytetare te thjeshte frikesohen nga nje vale e mundeshme e vrasjeve sektare. “Kjo eshte gje e keqe,” thote nje bojaxhi 60-vjecar. “Kjo eshte gje e keqe. Beogradi a njerezit e vet qe veprojne ketu. Ne se nuk u behen leshime, ata do te hakmerren. E cfare kane per te humbur ata?”


“Shume Shqiptare e dine se mbi 80 perqind e Serbeve jane larguar. Ne shumicen e rasteve ata qe jane larguar e kane bere sepse kane marre pjese ne djegie, bastisje te shtepive te Shqiptareve dhe ne disa raste edhe ne vrasje. Pjesa me e madhe e atyre qe kane mbetur nuk kane marre pjese ne keto veprime.


“Keto vrasje nuk kane kuptim. Cilido qe qendron pas tyre po perpiqet te destabilizoje paqen e brishte.” Edhe ata qe kane humbur anetare te familjes gjate luftimeve, jane dakort, ashtu si edhe media lokale, e cila menjehere ka bere thirrje per kapjen dhe gjykimin e fajtoreve.


Por vrasjet kane vene ne dukje mundesine e kufizuar te KFOR per te parandaluar keto sulme, dhe ka ngritur shqetesime per ritmin teper te avashte te krijimit te nje force lokale te policise nga ana e misionit te OKB ne Kosove (UNMIK). Nderkaq sulmet vazhdojne akoma dhe shtepite Serbe digjen.


Ushtaret Gjermane te KFOR pothuajse jane shnderruar ne nje brigade zjarrfikesish, ndersa ne zonen e kontrolluar nga Francezet rreth Mitrovices, Francezeve iu eshte dashur te hapin hyrje te vecanta per Serbet dhe Shqiptaret. Ata nuk mund te garantojne sigurine e atyre Shqiptareve te cilet guxojne te kalojne ne sektorin e populluar nga Serbet, ku i presin roje me bastune te forte te gatshem per ti perdorur.


Komandanti i KFOR ne Kosove, Gjenerali Mike Jackson ka thene se po arrihet nje progres ne kete drejtim. “Une nuk po perpiqem te heq pergjegjesine per masakren e tmerreshme te 23 Korrikut,” i ka thene ai BBC, “por ne pergjithesi ne po bejme nje progres te dukshem.


“Pajtimi nuk eshte gjeja kryesore per disa njerez,” shtoi ai. “Eshte detyra jone te perpiqemi te bejme cdo gje te mundur per te minimizuar cdo incident hakmarrjeje.”


Megjithate, mundesia e forcave te udhehequra prej tij per ta bere kete gje mbetet e dyshimte. Ironikisht, nje jave me pare fermeret e Grackos i kishin kerkuar NATO-s mbrojtjen e tyre ushtarake per shkak te frikes nga reprezaljet e Shqiptareve.


Te vetedijshem se ata do te ishin nje objektiv i lehte per tu goditur kur punonin ne fushe, trupat Britanike te vendosura aty kishin pranuar qe te organizonin nje mbrojtje te vecante. Patrullat ishin planifikuar te fillonin te Shtunen, por vrasesit qelluan nje dite me pare.


Fron Nazi eshte Drejtor i Projektit per Kosoven i IWPR.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists