Vera e Gjate dhe e Nxehte e Kroacise
Nje sere vizitoresh te huaj kane rritur temperaturen ne Zagreb mbi krimet e luftes. Dhe gjerat duket se do te nxehen edhe me teper.
Vera e Gjate dhe e Nxehte e Kroacise
Nje sere vizitoresh te huaj kane rritur temperaturen ne Zagreb mbi krimet e luftes. Dhe gjerat duket se do te nxehen edhe me teper.
Pikerisht atehere kur udheheqesit e Kroacise do te deshironin te kalonin disa dite te qeta ne bregdet, ata po gjenden ne presion gjithnje ne rritje rreth hetimeve te krimeve te luftes.
Muajin e kaluar, Ambasadori David Scheffer, i derguari special Amerikan per krime lufte, korrespondentja e CNN Christiane Amanpour, dhe tani se fundi Louise Arbour, Kryeprokurore e Gjykates se Hages, kane ndaluar me mesazhet e tyre jo te mirepritura per krimet e luftes.
Sheffer kritikoi Kroacine per “vonesen e saj me ekstradimet ne Hage” te dy Kroateve te Bosnjes - Mladen Naletic-Tuta dhe Vinko Martinovic-Stela. Amanpour ka xhiruar nje emision special per Dinko Sakic, komandant i kampit te perqendrimit te Jasenovac gjate Luftes se Dyte Boterore, dhe gjyqin e koheve te fundit ndaj tij per krime lufte. Dhe me pas Arbour erdhi ne Dubrovnik ne nje qendrim gjate nje turneu ne Ballkan, pas vizitave ne Shqiperi, Maqedoni dhe Bosnje Herzegovine.
Pas atyre te cilave duket se kane qene bisedime te veshtira me Kryeprokuroren e Gjykates, Ministri Kroat i Drejtesise Zvonimir Separovic deklaroi se nuk ishte ne “interesin kombetar te momentit” qe Tuta dhe Stela te dergoheshin ne Hage.
Per me teper, dorezimi i dokumentave sekret rreth Operacionit Shtrengata ne Krajina ne veren e vitit 1995, si edhe operacionet ne Pakracka Poljana dhe Medacki Dzep, qe Gjykata ka vite qe i kerkon, eshte shmangur edhe nje here tjeter.
Ne pergjigje te kesaj, Arbour i ka akuzuar autoritetet Kroate se po sillen si Jugosllavia.
“Cfare ndryshimi ka ndermjet Zagrebit qe nuk pranon te ekstradoje dy individet e dyshuar per krime lufte ne luften Kroato - Bosnjake ne Bosnje dhe Beogradit, i cili nuk pranon te dergoje personat pergjegjes per masakren e Kroateve ne Vukovar ne 1991 ne Hage?” ka thene ajo.
Perpara nisjes se saj, nje Arbour e zhgenjyer beri te ditur se ajo do ti dokumentonte pengimin e Kroacise Presidentit te Gjykates Babrielle Kirk MacDonald i cili pastaj do ti raportonte Keshillit te Sigurimit te OKB i cili do te pergjigjej me masat e nevojeshme.
Autoritetet Kroate mund te perballen shume shpejt me lajme me te pakendeshme nga Haga, po te kemi parasysh spekullimet e shumta ne media se kater, gjenerale Kroat, emrat e te cileve nuk jane bere publik, jane nen hetim per krime lufte te kryera gjate Operacionit Shtrengata dhe veprimeve te tjera ushtarake.
Gazeta e perjaveshme Nacional ka publikuar nje dokument sekret te qeverise - qe duket se eshte origjinal - i cili shpreh shqetesimin e Zagrebit se Haga mund te mos kenaqet vetem me “peshqit e vegjel” si Stela dhe Tuta, por do te hetoje edhe me lart ne zinxhirin e komandimit.
Per me teper, duket nga ky dokument se qeveria Kroate tashme ka hartuar nje strategji per Gjykaten e Hages, per te cilen ka caktuar avokatin Amerikan David Rivkin.
Duket se Zagrebi, eshte ne dijeni te faktit se kater gjenerale Kroat mund te “ftohen” shpejt ne Hage, por eshte alarmuar nga akuzimi i Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic - shenja me e qarte se Gjykata e Hages eshte e vendosur te percaktoje pergjegjesite deri ne nivelet me te larta.
Ne pergjigje, ketu qarkullojne fjale se Tudjman ka urdheruar personalisht diplomatet Kroate ne Perendim per te mbajtur syte hapur per informacione qe mund te lidhin ate personalisht me ndonje hetim per krime lufte. Nderkohe Rivkin ka pergatitur nje strategji mbrojtese e cila permban shume rreziqe.
Se pari, Rivkin po kerkon te quaje Operacionin Shtrengata - ne te cilin Knin u spastrua nga 180,000 Serb te cilet u larguan nga Kroacia - si nje “veprim te paarmatosur” i cili nuk eshte ne juridiksionin e Gjykates se Hages.
Se dyte, Kroacia ka akuzuar Jugosllavine e mbetur per genocid ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise e cila edhe ajo e ka qendren ne Hage. Nga dokumentet e publikuar, mendimi i Rivkin duket se eshte qe Kroacia mund te perdore kete per te fituar kohe dhe si nje pretekst per te shmangur procesin e ekstradimit.
Ky qendrim eshte problematik, sepse nje urdherese e Majit e Gjyaktes se Apelit te Gjykates se Hages e cila duket se ka ndryshuar teresisht interpretimin e pranuar te luftes Serbo-Bosnjake ne Bosnje. Vendimi me i fundit thote se Ushtria Serbe e Bosnjes ka luftuar ne Bosnje per interes te Jugosllavise me mbeshtetje te plote nga ai shtet.
Meqenese njesitet e HVO (Keshillit te Mbrojtjes se Kroacise) dhe e gjithe struktura e Kroacise ne Herceg-Bosnja ka pasur nje mbeshtetje te njejte nga Kroacia si Ushtria e Serbeve te Bosnjes dhe Republika Srpska kane pasur nga Jugosllavia, kjo urdherese mund te jete e papelqyeshme edhe per Zagrebin.
Ndersa rritet presioni, Presidenti Kroat Franjo Tudjman ka nderhyre per te rivendosur djalin e tij Miroslav ne krye te sherbimeve sekrete te vendit te tij - nje post te cilin ai e kishte mbajtur nga 1993 deri ne 1998.
Kjo levizje mund te lehtesoje krizen e tanishme ne Kroaci. Megjithate, ajo mund te jete vetem nje shpetim i perkoheshem, sepse Tudjman nuk mund te zevendesoje Louise Arbour, dhe as mund te vendose ne vendin e saj ndonje nga familjaret e tij.
Drago Hedl eshte redaktor i ceshtjeve te brendeshme i se perditeshmes se pavarur te Rijeka, Novi List.