Vendi Virtual

Euforia e fillimit e shume nga Shqiptareve qe po kthehen po fshitet, ndersa po fillon puna e veshtire e rindertimit te nje jete te re dhe nje shoqerie te qendrueshme.

Vendi Virtual

Euforia e fillimit e shume nga Shqiptareve qe po kthehen po fshitet, ndersa po fillon puna e veshtire e rindertimit te nje jete te re dhe nje shoqerie te qendrueshme.

Ditet euforike te Qershori ja kane lene vendin nje Korriku me te qete dhe me reflektues ne te gjithe Kosoven, tani qe rradhet e gjate te traktoreve dhe kamioneve te mbushur plot me refugjate kane mberritur me ne fund ne shtepi.


Njerezit te cilet kane kaluar jave te tera duke u larguar, per te shpetuar jeten apo te ndare nga te dashurit e tyre, shpesh te pandergjegjshem per fatin e tyre, duken te lumtur dhe pothuajse te pandryshuar nga eksperiencat e tyre.


Por vetem pak nen siprfaqen e shoqerise se Kosoves qetesia ia le vendin kaosit. Ne province mungon edhe minimumi i nje shoqerie civile, dhe as masa e madhe e administrates nderkombetare nuk duket ne gjendje te beje dicka per kete


Ushtaret Britanik ne kuadrin e forces KFOR te udhehequr nga NATO po i kryejne detyrat e tyre me eficience, por anetaret e porsa mberritur te Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove (UNMIK), jane konfuze sikur kane rene nga qielli pa e pritur. Ata nuk duket te dine as edhe se ku jane, jo me ate qe duhet e bejne.


Ne javet qe pasuan terheqjen e forcave Serbe dhe hyrjen e atyre te NATO-s, rruget jane mbushur gjithnje e me teper me njerez dhe kafenete dhe restorantet jane hapur.


Vetem patrullat e rruges se NATO-s nderpresin meditimin e kafeneve, dhe tanket e renda Britanike te cilat trondisin rruget dhe aktivizojne alarmet e makinave te shtrenjta qe po behen gjithnje e me te shumta ketu.


Pastaj vine problemet. Nuk ka furnizim te rregullt me uje, dhe telefonet nuk funksionojne, vetem ne se ke nje telefon celular ose parate per te paguar 10 marka Gjermane nje minute kompanise Brac Karic per te derguar thirrjen tuaj nepermjet Yu Telecom te Serbise.


Mungesa e autoriteteve civile e shnderron gjendjen ne nje purgator: nje vdekje ne familje kerkon nje mjek ligjor per te percaktuar shkakun e vdekjes, nje noter per te leshuar certifikaten e vdekjes, nje zyrtar te shendetesise per varrimin dhe njerezit per te hapur varrin. Megjithate, asnje nga keta nuk mund te gjendet.


Plehrat pastrohen, por ndersa rruget mbushen gjithmone e me teper, numri i aksidenteve rrugore rritet ashtu si edhe zemerimi i njerezve. Ne mes te zemerimit dhe vapes perveluese te veres, njerezit luftojne dhe vrasin njeri tjetrin perseri, jo me ne lufte apo per urrejtje raciale, por nga nervat, ne grindje te shpeshta, ashtu si edhe kudo tjeter ne bote. Nje lloj jete normale eshte kthyer ne Kosove.


Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Kofi Annan ka bere publik nje plan me pese pika per Kosoven, duke adresuar fillimisht problemet me te rendesishme: “Konsolidimi i autoriteteve dhe strukturave administrative, perfshire caktimin e policise civile dhe planin per rehabilitimin e ekonomise dhe zhvillimin.”


Por udheheqesit Serbe te Kosoves kane thene tashme qe ata do te bojkotojne nje keshill special tranzitor per te keshilluar te derguarin special te OKB-se ne Kosove, Bernard Kouchner, i cili do te zevendesoje kete jave Brazilianin Sergio Viera de Mello.


De Mello nuk e ka pritur bojkotin Serb, i cili eshte vendosur ne shenje proteste ndaj deshtimit te OKB-se per te ndaluar raprezaljet e Shqiptareve ndaj Serbeve te cilet kane qendruar ne province.


Trupat e NATO-s -- me perjashtim te Italianeve te cilet nuk jane ne nivelin e duhur dhe Ruseve te cilet nuk shihen me sy te mire -- po bejne nje pune te palodhur tani, por shume shpejt atyre do t’u caktohen vetem detyra per sigurine. Kosova ka nevoje per udheheqje eficiente civile, por kjo duket si gjeja e vetme qe ushtaret nuk mund te shkarkojne nga kamionet e tyre.


Qe prej fillimit UNMIK eshte perballur me probleme qe ajo nuk mund t’i zgjidhe. Per shembull perpjekjet e saj per te rifilluar transmetimin e Radio dhe TV te Prishtines kane shkaktuar nje mosmarreveshje rreth se ardhmes se stafit te tyre Serb.


Gazetaret Shqiptare te Kosoves te cilet jane pushuar nga puna per t’i lene vendin gazetareve Serb te aprovuar nga shteti ne fund te viteve 1980 duan te rimarrin pozicionet e tyre. Nje propozim i UNMIK per te ndare vendet e punes 50 me 50 eshte hedhur poshte nga Shqiptaret, te cilet thone se kjo nuk reflekton shumicen e tyre ne province.


Te njejtat probleme ekzistojne kudo, ne arsim, sherbimin shendetesor, qeverine lokale, me mosmarreveshjet ne mes te Shqiptareve te vjeter te perpara 1989 dhe Serbeve te pas ketyre viteve.


Sot, Serbet ne Prishtine jane me te qete. Ne oret pas mberritjes se KFOR, ata ishin me moskokecares, duke folur me ze te larte dhe pa ndonje frike te dukeshme ne ate qe dikur ishte ana Serbe e shetitores se Prishtines.


Grand Hotel i qytetit eshte pothuajse i boshatisur, fytyrat e fameshme te medias boterore te cilet u dynden aty kur qyteti u hap pas mberritjes se NATO-s kane levizur per ne vende te tjera qe perbejne lajm. Jane larguar edhe paraushtaraket Serbe dhe bandat e armatosura, ne mes te tyre edhe Tigrat famekeq te udhehequr nga Zeljko (“Arkan”) Raznatovic.


Vende te tjera te njohura ku mund te kalosh kohen, si psh. Café 23 perballe nderteses se dikurshme te zyrave te komitetit te Partise Komuniste te provinces, tashme kane nderruar pronar. Pronari i meparshem i 23 eshte larguar dhe nje Shqiptar i Kosoves e ka zevendesuar ate.


Pavaresisht nga gjithe ky aktivitet, politika Shqiptare duket e pajete.


Komandanti i Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK) dhe kryeministri i vete shpallur Hashim Thaci duket se eshte kufizuar vetem ne berjen e fotografive me figurat e larta te huaja. Duket se shume nga mbeshtetja qe ai gezonte gjate negociatave te Rambouillet tanime duket se nuk ekziston me.


Te tjeret jane bere dyshues per lidhjet e tij me udheheqesin e Partise Demokratike te Shqiptareve ne Maqedoni, Arben Xhaferri, i cili organizoi nje takim te pare ndermjet Thacit dhe Kryeministrit Maqedonas Ljubco Georgievski.


Ata shqetesohen per influencen ne te ardhmen e Shqiptareve te Maqedonise ne Kosove. Xhaferri e shoqeroi Thacin kur ai u kthye me nje helikopter te ushtrise Gjermane ne Prishtine.


Ka pak lajme si nga Adem Demaci, ish perfaqesuesi politik i UCK-se, ashtu edhe nga Rexhep Qosja, kryetari i Lidhjes se Bashkimit Demokratik dhe nje aktor i rendesishem ne Rambouillet.


Sa per ish presidentin Ibrahim Rugova, udheheqesi i Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK) u kthye ne Prishtine diten e Enjte. Disa kishin paralajmeruar se ai mund te vritej per vendimin e tij per t’u shfaqur ne TV ne Beograd me presidentin Jugosllav Slobodan Miloshevic ndersa kishte shperthyer lufta ne Kosove. Te tjere citonin pritjen entuziaste qe i eshte bere atij ne kampin gjigant te refugjateve ne Stankovic ne Maqedoni.


Me kete rast, konferenca e tij e pare per shtyp ishte teper per te ardhur keq: ai beri disa komente te pergjitheshme rreth gatishmerise se tij per te bashkepunuar me kedo, dhe nuk iu pergjigj nje pyetje rreth vizites ne Beograd. Megjithate, ashtu sic e theksoi edhe ai, politikanet Shqiptare nuk do te kene shume pushtet edhe per shume kohe, per shkak te prezences se forte nderkombetare.


Nje aktor tjeter i rendesishem ne Rambouillet, qe tani po kerkon nje rol ne Kosoven e pas luftes, eshte redaktori gjithnje e me teper popullor Veton Surroi. Njeri nga kater Kosovaret te cilet nenshkruan ne Paris, Surroi thekson me force se qellimi i tij eshte te perqendrohet ne rihapjen e gazetes Koha Ditore, dhe jo ne politike.


Ai thote se eshte me i interesuar per hapjen e nje shtypshkronje te re, dhe me pas nje Radio dhe stacion TV. Ai gjithashtu ka ne plan te behet ofruesi i pare i sherbimeve te Internetit ne Kosove. Ndoshta duke pasur kete parasysh ai i tha nje gazetari te huaj gjate nje interviste ne nje televizion i cili e pyeti rreth ambicieve te tij politike, se mbi te gjitha ai do te deshironte te ishte presidenti i internetit ne nje vend virtual. Ai mund ta plotesoje kete deshire.


Iso Rusi eshte korrespondent i IWPR ne Shkup.


Macedonia, Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists