Ushtria Personale E Miloshevicit Eshte 24 Ore Ne Dite Ne Alarm
Qe prej vitit 1991 Slobodan Miloshevic ka dhene shuma para dhe shume armatime nga me modernet - perfshire mjete te blinduara dhe raketa sulmi toke - per forcat e tij speciale policore, dhe i ka dislokuar ato ndermjet tij dhe kundershtareve te tij politik.
Ushtria Personale E Miloshevicit Eshte 24 Ore Ne Dite Ne Alarm
Qe prej vitit 1991 Slobodan Miloshevic ka dhene shuma para dhe shume armatime nga me modernet - perfshire mjete te blinduara dhe raketa sulmi toke - per forcat e tij speciale policore, dhe i ka dislokuar ato ndermjet tij dhe kundershtareve te tij politik.
Policia Serbe eshte simboli dhe garancia e regjimit te Slobodan Miloshevicit, Garda Pretoriane personale e presidentit, ashtu sic thote, Vladan Batic, nje nga udheheqesit kryesore te Aleances per Ndryshim te opozites.
Policia e ministrise se brendeshme (MUP) perdor forcen kunder protestave te perditeshme te organizuara nga opozita neper rruget e shume qyteteve si nje menyre per te shperblyer Miloshevicin per burimet shtese qe ai ka investuar ne rradhet e saj gjate dekades se fundit.
Policia ka qene e gateshme te perdore shkopinjte e gomes dhe granatat me gaz lotsjelles kunder opozites qe prej 9 Marsit 1991, kur ata u perleshen per here te pare me njerezit qe kerkonin reforma duke protestuar paqesisht neper rruget e Beogradit.
Qe prej asaj kohe qeveria ka caktuar gjithnje e me teper burime financiare per riorganizimin dhe perforcimin e forcave te MUP. Shume shpejt financimet per policine ja kaluan edhe financimeve per shendetesine, shkollimin dhe ushtrine e rregullt.
Studiues qe punojne per Federaten e Shkencetareve Amerikane kane llogaritur se MUP e Serbise ka ne perdorim nje buxhet prej rreth 6 miliarde dollare - gjashte here me te madh se ushtria e rregullt, trupat e se ciles jane te paguara me pak, dhe te pajisura me keq sesa koleget e tyre te policise.
Komandes se MUP i eshte dhene nje autoritet i madh qendror mbi forcat e policise se qyteteve dhe rajoneve pas vitit 1991. "Kjo levizje i garanton atij nje kontroll politik te madh mbi te gjitha deget e policise," tha B.D., nje inspektor policie ne pension nga Beogradi. "Ne anen tjeter, kjo gje e ka bere policine jo efikase ne kryerjen e detyrave normale te saj. Policia Serbe sot numeron rreth 100,000 forca. Cila force policore tjeter ne bote ka nje numer te tille?"
Statistikisht Serbia ka pothuajse dy here me shume police per banor se sa ka qyteti i New York, i cili ka 38,000 oficere per rreth tete milion banore.
Qe prej vitit 1991 jane formuar njesi te reja policore te cilat i ngjajne me teper nje ushtrie per nga menyra e komandimit dhe strukturave se sa nje force normale policore. Njesite speciale jane krijuar per te vepruar nen urdherat e Sherbimit te Sigurimit Shteteror (SDB) se bashku me njesi te forcave speciale ekzistuese te MUP.
Shumica e tyre kane gradat dhe shenjat e tyre dalluese dhe jane krijuar ne kushte te sekretit te plote, dhe kane marre trajnim baze te ngjashem me ate te Legjionit te Huaj Francez, thote nje oficer anetar i tyre.
Pajisjet me te mira dhe me te reja te prodhuara jashte vendit jane sjelle per tu vene ne perdorim te tyre - perfshire edhe makinat e blinduara per transportin e trupave te prodhuara ne SHBA, Humvee dhe helikoptere te blinduar te prodhimit Rus Mi-24. Ata vihen ne veprim me urdher te vecante te presidentit per misione speciale, si per shembull evakuimi i forcave paqeruajtese te OKB te mbajtur peng nga forcat e Serbeve te Bosnjes ne 1993.
Pervec njesive speciale te SDB, forcat e MUP kane krijuar tre skuadra "anti terror" (SAJ) ne Beograd, Novi Sad dhe Prishtine, bazuar kryesisht ne modelin e ekipeve te armeve dhe taktikave speciale (SWAT) ne SHBA. Keto skuadra perfaqesojne eliten e forcave Serbe, por presidenti mund te therrase edhe forcat e tjera te medha ne numer per ti mbeshtetur keto, te cilat jane ngritur ne baze te forcave te huaja si forcat OMON ne Rusi dhe ushtria e sigurimit kombetar e Gardes Kombetare Amerikane.
Keto forca te bashkuara quhen njesite Speciale te Policise (PJP) dhe ne to bashkohen njesi te zakoneshme policore me nje force te korpusit te PJP. Cdo rajon ne Serbi ka brigaden e tij te PJP, e cila ndahet si ne ushtri ne batalione, kompani dhe skuadra.
Anetaret e saj mund te njihen nga shpata dhe shenja PJP, pajisjet e tyre Amerikane, perfshire veshjet e luftimit Amerikane dhe helmetat e tipit "fritz" te prodhimit Amerikan, te gjitha keto sipas standarteve te NATO-s. Ata jane te armatosur me arme automatike moderne dhe kane luajtur nje rol te vecante ne operacionet Serbe ne Kosove perpara se te futeshin trupat e NATO-s.
Sic thote nje oficer i vjeter policie, forcat e PJP jane krijuar per dy qellime - te shtypin levizjen Shqiptare ne Kosove dhe te ruajne rregjimin e tanishem ne Serbi. "Eksperienca Rumune ka kontribuar ne krijimin e PJP", thote oficeri.
"Ne Rumani, as policia speciale, dhe as ushtria nuk qene te mjaftueshme per te mbajtur ne pushtet regjimin," thote oficeri.
Nje force me e fuqishme duket se nevojitet ne Serbi. Si njesite e PJP ashtu edhe ato te policise se rregullt jane dislokuar kunder demonstrimeve ne Beograd me 30 Shtator ne nje operacion te planifikuar per t'u kujtuar forcave anti rregjimit se me cfare lloj fuqie perballen ato.
"Qellimi eshte qe tu thuhet ketyre njerezve se cdo perpjekje per te ndryshuar eshte e kote dhe e destinuar te deshtoje," thote oficeri anonim i policise.
Daniel Sunter eshte nje gazetar i agjensise VIP ne Beograd.