Ura Te Shkaterruara, Jete Te Nderprera

Urat e Novi Sadit kane qene vete jeta e qytetit. Tani ato nuk jane me, dhe qyteti eshte ndare ne dy pjese.

Ura Te Shkaterruara, Jete Te Nderprera

Urat e Novi Sadit kane qene vete jeta e qytetit. Tani ato nuk jane me, dhe qyteti eshte ndare ne dy pjese.

Prilli i vitit 1999 do kujtohet ne Novi Sad si muaji ne te cilin ky qytet piktoresk mbi Danub humbi urat e tij dhe u nda ne dy pjese. Urat kishin rendesi jetike per Novi Sadin, dhe tani ato nuk jane me.


Gjate muajit te fundit avionet ushtarake te NATO-s shkaterruan te gjitha urat mbi Danub, Qyteti dikur ishte i famshem per keto ura, qe lidhnin te dy brigjet, te cilat me pare quheshin Novi Sad dhe Petrovaradin, dhe lidhnin rajonet e Backa dhe Srem.


Ura e hekurrudhes perfundoi se ndertuari ne vitin 1961. Perpara se asaj ti vihej zyrtarisht emri, banoret e Novi Sadit e quanin Ura e Zezelj, sipas emrit te arkitektit i cili e projektoi ate. Tani ajo eshte shembur dhe zhytur ne shtratin ranor te lumit, sikur harqet e saj te medhenj dhe te fuqishem te mos kishin ekzistuar kurre.


Mbeturinat e nje kolone te demtuar duken ne siperfaqe te ujit. Ne kohen kur u ndertua ajo ishte nje nga urat e para ne bote e ndertuar me beton te perforcuar. Por nuk mundi ti rezistonte kater sulmeve te NATO-s.


Ura u godit drejt per se drejti ne oret e para te mengjesit te 25 Prillit. Deshmitaret okulare tregojne se copa betoni fluturuan mbi nje ndertese kater kateshe. Nuk pati deme ne njerez.


Dritaret e ndertesave aty prane dhe makinat e parkuara ne zonen perreth u demtuan ashtu si edhe sistemi i ujesjellesit. Tani nje pjese e Novi Sadit dhe fshatrat ne bregun e majte te lumit ne Backa kane mbetur pa uje. Fshatrat ne bregun e djathte te lumit kane mbetur edhe pa furnizim me gaz, i cili eshte nderprere per aresye sigurie.


Aleksandar Ivkovac, zyrtari kryesor i informacionit ne qytet, tha per IWPR se qe prej shkaterrimit te Ures se Zezeljit, Novi Sadi eshte ne pragun e nje katastrofe humanitare.


"Furnizimi me uje te pijshem tani nderpritet shpesh per rreth 440,000 njerez. Neper fshatra kane filluar te perdoren puset, por uji i tyre duhet te zihet," tha ai.


"Disa pjese te bregut te djathte te Danubit nuk kane me mundesi per ndihme urgjente mjekesore dhe grate shtatzena nuk mund te udhetojne dere tek klinikat obstetrike te qytetit. Dhe ne po hasim veshtiresi per trajtimin e pacienteve te cilet kane nevoje per dialize te rregullt."


Ne breg, perballe vendit ku deri ne daten 1 Prill ishte Ura Varadinski, njerezit qendrojne dhe shikojne me habi. Per banoret e Novi Sadit ajo eshte njohur si Ura e Vjeter dhe permes saj ata shkonin tek fortesa.


"Kur pashe ate cka kishte mbetur nga ura, me shperthyen lotet," tha nje zonje qe banonte ne nje apartament aty prane e cila ishte transferuar perkohesisht ne shtepine e prinderve te saj.


"E gjithe jeta ime me kaloi me shpejtesi para syve--qe nga dita kur prinderit e mij me morren per dore ndersa kalonim uren, duke me keshilluar qe te kisha kujdes ndersa ecja neper pllaka, nepermjet te cilave mund te shihja ujin, deri kur une u thosha femijeve te mij, ashtu si dikur babai me thoshte mua, qe te shikonin oren mbi keshtjelle per te mposhtur kenaqesine e madhe."


Ora mbi fortesen e Petrovaradin, e ndertuar qe nga koha kur Novi Sadi ishte pjese e Perandorise Habsburge, ka qene deshmitare e shume lufterave. Shpjegimet rreth rendesise ushtarake te kesaj ure, te dhena nga qendra e NATO-s kane shkaktuar zemerim dhe pakenaqesi ne mes te banoreve te Novi Sadit.


"A ka qene kjo ure me te verte nje objektiv strategjik? Ajo ka qene e rendesishme vetem per ne, meqene se eshte e lidhur me te gjitha kujtimet tona. Mbi kete ure kam dhene puthjen time te pare," tha nje grua. Duke mos e fshehur moshen e saj, ajo te shpjegon qe ne rinine e saj ajo ka punuar per rindertimin e kesaj ure pasi qe ura e vjeter ishte shkaterruar nga bombardimet ne fund te Luftes se Dyte Boterore.


Disa qindra metra me siper rrjedhes duken kollonat e nje ure tjeter qe dalin nga uji. Ajo eshte shkaterruar ne Prill 1941 nga ushtria e Jugosllavise Mbreterore gjate terheqjes se saj para pushtimit Nazist.


Qe aty duken konturet e nje ure tjeter, prapa nje kthese qe ben Danubi, ures me te re te Novi Sadit, Ura e Lirise, e cila tani eshte thyer ne dy pjese. Ajo lidhte Novi Sadin me Sremska Kamenica vetem pak mbi plazhin e qytetit.


Ajo ishte ndertuar mbi rere te levizeshme dhe kollonat e bregut te djathte mbaheshin nen kontroll te vazhdueshem. Mbi te nuk mund te kalonin kamione te rende.


Per banoret e Novi Sad, ajo ishte rruga me e shkurter drejt te vetmit spitali ne qytet te specializuar ne semundjet kardiovaskulare dhe kirurgjine e zemres, nje spital i cili ka pasur nje reputacion te madh ne te gjithe boten.


Edhe klinikat e onkollogjise dhe semundjeve te mushkerive jane pjese e ketij kompleksi spitalor. Edhe ato jane sulmuar gjate mbremjes se 3 Prillit. Pacientet qe ndodheshin aty qene me fat dhe shpetuan.


Pak njerez mund ti kuptojne aresyet e sulmit mbi ndertesen Banovina ne qender te Novi Sadit, nje konstruksion gjigand prej mermeri i ndertuar ne vitet 1930, dhe qe te kujton nje anije qe lundron pergjate rruges drejt Danubit.


Per dike qe nuk jeton ne Novi Sad, ajo mund te jete thjesht nje ndertese administrative; per banoret e qytetit ajo eshte nje shenje sentimentale.


Pavaresisht nga keto, jeta vazhdon dhe banoret e Novi Sadit vazhdojne te jetojne dhe punojne ne te dyja brigjet e Danubit. Ata e kalojne lumin me barka te vogla ose trape.


Kushtet jane me te veshtira ne Sangaj, nje vendbanim kryesisht Rom shume prane rafinerise se naftes, e cila eshte goditur shume here. Flaket nga rafineria qe digjet shtrihen lart mbi qytet pas cdo sulmi te ri. 2,500 banoret e zones evakuohen cdo nate dhe kthehen vetem kur bien sirenat qe sinjalizojne pushimin e alarmit ajror. Evakuimi i plote i tyre nuk eshte i mundshem sepse nuk kane vend ku te shkojne.


Ne fillim te fushates se sulmeve ajrore, sirenat e alarmit binin cdo dite sapo fillonte te binte mbremja. Por tani nuk ka me rregulla te tilla. Disa here sirenat bien ne mes te dites, dhe here te tjera ne mes te nates.


Jo te gjithe banoret reagojne ne te njejten menyre. Disa zbresin poshte ne strehime, disa te tjere qendrojne ne shtepi, dhe disa te tjere ulur neper kafene.


"Eshte me e lehte per mua te coj femijet ne strehim dhe te fleme te gjithe aty te qete, se sa ti zgjoj ata pas fillimit te bombardimeve. Femijet luajne dhe nuk i degjojne shperthimet, ata qajne me pak dhe shkojne te flene pothuaj ne te njejten kohe qe flene zakonisht," shpjegon Vesna, nje infermiere.


Me te shqetesuarit neper vend strehime jane te ardhurit nga Kroacia dhe Bosnja te cilet e kane kaluar me pare luften. Ata qe nuk e kane kete eksperience, gezohen cdo here qe topat kunder ajrore Jugosllave hapin zjarr.


Por te gjithe banoret ne Novi Sad shpesh bejne dy pyetje: Pse po bombardohet qyteti i tyre? Dhe sa kohe do te vazhdoje?


Milena Putnik eshte nje gazetare e pavarur ne Novi Sad.


Alban's translation of VOJVODINA: A SECOND KOSOVO?


VOJVODINA: NJE KOSOVE E DYTE?


Nje sulm tokesor i NATO-s nepermjet Hungarise mund te jete aq shkaterrues per minoritetet kombetare ne Vojvodina sa c'kane qene bombardimet per Shqiptaret e Kosoves.


Nga nje gazetar ne Novi Sad


Qe prej kohes kur NATO-ja nisi fushaten e saj te bombardimeve mbi Jugosllavine dhe forcat Serbe nisen spastrimin etnik te Kosoves nga popullsia e saj Shqiptare, jane rritur fjalet dhe shqetesimet ne Vojvodine, provinca veriore e Serbise. Banoret e saj mundohen te kuptojne ne se edhe Vojvodina do te kete te njejtin fat me Kosoven.


Shume gjera varen nga faktore te cilet njerezit ne province nuk mund ti kontrollojne, vecanerisht nga veprimet e NATO-s dhe pergjigja e Beogradit. Gjithsesi, shume njerez mendojne se ne se NATO vendos te nise nje sulm tokesor ndaj Jugosllavise nga veriu nepermjet Hungarise, e cila tashme eshte anetare e aleances, pasojat per minoritetet kombetare te Vojvodines do te jene po aq katastrofike sa per Shqiptaret e Kosoves.


Garancite e NATO-s per sigurimin e territoreve te vendeve fqinje me Jugosllavine--te cilat jane perforcuar edhe nga Presidenti Amerikan Bill Clinton--kane pak vlera praktike per minoritetet kombetare ne Vojvodine, vecanerisht per Hungarezet te cilet jane me te shumte ne numer, dhe te cilet mund te gjenden ne meshiren e nacionalisteve Serbe.


Hungarezet ne kryeqytetin e provinces, Novi Sad, tashme kane filluar te ndjejne armiqesine ne rritje te Serbeve. Disa jane nxjerre jashte nga bunkeret ku perpiqeshin te fshiheshin gjate bombardimeve. Atyre u eshte thene hapur, "Nuk ka vend per juve ne vend strehime, sepse bombat vijne nga vendi juaj." Te tjere jane share dhe mallkuar neper rruge dhe denigruar nga fqinjet e tyre.


Deri tani keto incidente kane qene te izoluara. Dhe ne ate qe eshte territori me perzierje me te madhe etnike ne te gjithe Jugosllavine, ka pasur shenja te solidaritetit ndermjet njerezve te komuniteteve te ndryshme, kur per shembull disa njerez kane kundershtuar debimin nga vend strehimet.


Por pesimistet frikesohen se keto abuzime jane vetem shenjat e para te asaj qe do te pasoje me vone, jo vetem per Hungarezet, por edhe per Kroatet, Sllovaket, Rumunet, dhe Ceket. Vecanerisht tani, pas shkaterrimit te urave mbi Danub, shume Serbe mendojne se NATO po perpiqet te shkepuse Vojvodinen nga Serbia.


Ne vend strehime, ne rruge dhe ne kafene, njerezit bejne hamendje rreth nje shkeputje te mundeshme te provinces. Sipas nje teorije te perhapur shume, NATO do te shperbleje aleatet e saj ne rajon duke i dhene Hungarise Backa, Kroacise Srem, dhe Rumanise Banat--rajone te ndryshme te gjitha ne kufi me vendet respektive.


Josef Kasa, kryetari i bashkise se Subotica dhe udheheqes i Aleances per Hungarezet e Vojvodines, e paralajmeroi Budapestin perpara fillimit te fushates se bombardimeve te NATO-s se minoriteti Hungarez ne Vojvodina mund te kete pasoja ne se Hungaria, si shtet anetar i NATO-s, luan nje rol aktiv ne fushaten ushtarake ndaj Serbise.


Ne mes te muajit Mars, kur u be e qarte se NATO-ja po planifikonte fushaten e saj, Kasa udhetoi ne Budapest per te kerkuar sigurime nga Ministri i Jashtem i Hungarise Janos Martonyi se, ne rast lufte, Hungaria do te qendronte jashte.


Pas kthimit te tij ne Jugosllavi, Kasa deklaroi se ai kishte udhetuar ne hungari me iniciativen e tij, dhe jo me nxitjen e Beogradit, dhe se motivimi i tij i vetem kishte qene nje deshire per te kontribuar ne paqen ne rajon. Per me teper, qe prej fillimit te sulmeve te NATO-s, ai ka denuar ne disa raste bombardimet dhe i ka bere thirrje NATO-s te nderprese sulmet e saj ndaj Serbise.


Zyrtarisht, Beogradi akoma nuk i eshte pergjigjur iniciativave te Kasas. Partia Demokratike e Serbeve ne opozite, perkundrazi, i ka vleresuar qendrimet e Kasa si "qendrime te cilat meritojne respekt". Ajo gjithashtu i ka bere thirrje parlamentit Serb qe ti shikoje pozitivisht propozimet e bera nga Aleanca e Hungarezeve te Vojvodines per reforma ne Vojvodine per te permiresuar statusin e Hungarezeve dhe pakicave te tjera kombetare.


Ashtu si Kosova, Vojvodina u privua nga statusi i saj i autonomise ne fund te viteve 1980. Ne fund te 1998, Aleanca e Hungarezeve te Vojvodines publikoi nje teze per diskutim te quajtur "Marreveshje mbi Kuadrin Politik te Vetqeverisjes ne Vojvodina". Propozimi u injorua nga Beogradi, por ai u pranua nga Partia Demokratike Reformiste dhe parti te tjera demokratike ne Vojvodina. Ai gjithashtu ka pasur mbeshtetje nga Koalicioni Sumadija dhe Koalicioni Sanxhak, dy grupe rajonale te cilat punojne ngushtesisht me partite ne Vojvodina.


Qe prej fillimit te fushates se NATO-s, disa mijera jo Serbe mendohet se jane larguar nga Vojvodina ne vend qe te rezikojne nga bombardimet, thirrja nen arme, apo mundesine e spastrimit etnik.


Nuk ka shifra te sakta, megjithese mendohet se pjesa me e madhe e tyre jane Hungareze. Por edhe Sllovake, Rumune, Kroate dhe te tjere jane larguar gjithashtu. (Aleanca e Hungarezeve te Vojvodines mendon se rreth 40,000 Hungareze te Vojvodines jane larguar gjate ketyre dhjete vjeteve te fundit gjate lufterave ne Kroaci dhe Bosnje. Kroatet jane debuar me force gjate ketyre lufterave.)


Sipas rregjistrimit te popullsise te kryer ne vitin 1991, 2 milione banoret e Vojvodines kane prejardhje nga 16 komunitete te ndryshme. Nga keta, rreth 340,000 apo 17 per qind e popullsise se provinces ishin Hungareze. Ka pasur edhe rreth 75,000 kroate, 64,000 Sllovake, 38,000 Rumune, 24,000 Rom, dhe 18,000 Rutheniane. Si rrjedhim kuptohet se sa e rendesishme eshte toleranca nder-etnike, per te cilen provinca eshte e njohur historikisht. Si edhe rreziqet ekstreme.


Autori eshte nje gazetar i pavarur ne Novi Sad.


Alban's translation of SANDZAK SEVERED


SANXHAKU I NDARE


Lidhjet ndermjet Sanxhakut dhe pjeses tjeter te Serbise jane nderprere nga bombardimet e NATO-s, dhe Muslimanet e Sanxhakut vazhdojne te largohen.


Nga nje gazetar ne Novi Pazar


NATO e kurseu Sanxhakun, nje rajon me popullsi kryesisht Muslimane ne Serbi, gjate 10 diteve te para te sulmit te saj ajror ndaj Jugosllavise. Tani, gjithsesi, banoret e Novi Pazar, bashkise me te madhe te rajonit, jane mesuar te presin sulme pothuajse cdo nate.


Duke gjykuar nga shtellungat e tymit te cilat ngrihen nga pjesa veriore e qytetit, duket se kazermat e ushtrise prane Novopazarska Banja jane goditur perseri me 30 Prill. Gjate nje sulmi te meparshem mbi te njejtin objektiv, zyrtaret lokale kane njoftuar se rreth 30 shtepi private jane demtuar.


Gjate nje nate, ne mesin e muajit Prill, 18 raketa goditen kazermat e tjera ne Novi Pazar, prane qendres se qytetit. Atehere, shtepite private aty prane pesuan demtime dhe drejtori i nje shkolle fillore te Novi Pazar njoftoi se pothuajse te gjitha xhamat e shkolles ishin thyer.


Ne disa raste avionet e NATO-s kane goditur edhe bashkine e Sjenica, duke nxjerre jashte funksionit nje aeroport ushtarak, dhe duke demtuar disa sisteme radaresh. Ura qe lidh rrugen automobilistike Nova Varos-Prijepolje me Priboj eshte demtuar dhe eshte nderprere ne bashkine e Nova Varos, ashtu si edhe hekurrudha Beograd-Bar.


I gjithe komunikacioni--rruge dhe hekurudha--ndermjet Sanxhakut dhe pjeses tjeter te Serbise u nderpre perfundimisht pas shkaterrimit te ures se fundit ne autostraden Ibar, rreth 30 km nga Novi Pazar ne drejtim te Beogradit. Urat ne Zubin Potok dhe Leposavic, te cilat te cojne drejt Kosoves, jane demtuar me pare.


Si rezultat, qumeshti dhe nen produktet e tij, te cilat vinin nga fabrika e qumeshtit ne Kragujevac, tani gjenden me veshtiresi ne Novi Pazar.


E vetmja rruge automobilistike ne mes te Sanxhakut--e cila pershkon Serbine dhe Malin e Zi dhe kalon ne kufirin me Bosnjen dhe Kosoven--dhe pjesen tjeter te botes tani kalon permes Malit te Zi. Meqenese Podgorica e ka injoruar Beogradin dhe nuk ka pranuar te vendosi gjendjen e luftes, Muslimanet nga Sanxhaku, perfshire burrat ne moshe te sherbimit ushtarak, jane ne gjendje te udhetojne permes Malit te zi, Republika Srpska deri ne Sarajevo ne Bosnje.


Muslimanet kane filluar te largohen nga Sanxhaku sapo forcat Serbe nisen fushaten e tyre te spastrimit etnik ne Kosove, duke u frikesuar se pas Shqiptareve do t'u vinte rradha atyre. Ekzodi eshte intensifikuar pas 18 Prillit kur Ushtria Jugosllave vrau pese refugjate Kosovar ne fshatin Kaludjerski Laz ne bashkine e Rozaje ne Mal te Zi.


Muslimanet qe jetojne ne pese bashkite e Sanxhakut ne Mal te Zi po largohen ne mase duke u frikesuar vecanerisht se ata do te jene ne qender te nje konflikti te mundshem ne mes te besnikeve te Miloshevicit dhe autoriteteve Malazeze. Pjesa veriore e Malit te Zi, ku jetojne Muslimanet, considerohet si nje zone ku ndikimi i Momir Bulatovicit, kryeministrit te Jugosllavise dhe aleat i ngushte i Slobodan Miloshevicit, eshte teper i madh.


Askush nuk e di me saktesi se sa Muslimane jane larguar nga Sanxhaku qe prej fillimit te fushates se bombardimeve te NATO-s. Megjithate, disa llogaritje thone se shifra eshte mbi 20,000.


Ushtria Jugosllave ka thirrur nen arme rezerviste Serbe ne Sanxhak dhe ka ngritur shtate pika kontrolli ne 60 km e rruges ndermjet Novi Pazar dhe Rozaje.


Deri tani, ka pasur vetem nje incident ndermjet Ushtrise Jugosllave dhe popullsise muslimane. Komandanti i Korpusit te Ushtrise Jugosllave ne Uzice, Kolonel Gruica Davidovic, ka hyre ne ndertesen e bashkise ne Tutin, nje nashki popullsia e te ciles eshte 98 per qind Muslimane, dhe ka hequr te gjitha shenjat me lule te arta dhe gjysmehena, shenja Muslimane.


Ne vende te tjera, Ushtria Jugosllave ka ruajtur marredhenie te mira me popullsine Muslimane dhe nuk ka mobilizuar burrat Muslimane te moshes ushtarake. Per me teper, Ushtria Jugosllave thekson se ajo pergjithesisht eshte pritur mire ne Sanxhak, dhe se disa Muslimane i kane kthyer shtepite e tyre per perdorim ushtarak.


Rreth 350 biznesmene private dhe tregetare nga Novi Pazar kane marre pjese ne nje fushate per mbledhje fondesh per Ushtrine Jugosllave, duke kontribuar me rreth 100,000 Marka Gjermane. Faza e dyte e kesaj fushate akoma vazhdon dhe mendohet se do te mblidhen edhe 40,000 Marka Gjermane te tjera.


Kjo mbeshtetje financiare natyrisht qe nuk do te zgjase gjate. Ekonomia ne Novi pazar, si ne te gjithe Serbine, eshte prane kolapsit total.


Fabrikat, te cilat gjate dekades se fundit kane prodhuar xhins dhe kepuce duke fallcifikuar markat origjinale, tani jane pa pune. Shume pronare i kane transferuar makinerite dhe pajisjet ne Bosnje, ku ata planifikojne te rifillojne prodhimin.


Sasi te medha mallrash te pashitura kane mbetur stok ne magazinat e Novi Pazar. Mallrat e shitura me kredi, per tu paguar me kiste ndoshta nuk do te paguhen me kurre.


Pavaresisht renies ekonomike, firmat private jane te detyruara te vazhdojne te paguajne taksat dhe detyrimet e tjera. Edhe dyqanet e vogla me pakice duhet te paguajne taksat e tyre cdo pese dite.


Baret dhe restorantet ne Novi Pazar detyrohen te mbyllen ne oren 8 te mbremjes. Pas asaj ore qyteti bie ne nje qetesi te thelle. Policia patrullon rruget dhe vetem pak civile guxojne te dalin jashte shtepive.


Sipas rregjistrimit te popullsise te vitit 1991, 420,000 vete banonin ne Sanxhak-278,000 ne Serbi dhe 162,000 ne Mal te Zi--prej te cileve 54 per qind ishin Muslimane. Popullsia para fillimit te bombardimeve te NATO-s ka qene ndoshta me e ulet sepse rreth 50,000 Muslimane mendohet se jane larguar gjate luftes ne Bosnje.


Sanxhaku, i cili e ka marre kete emer nga fjala Turke qe do te thote rajon ushtarak, ka qene administrativisht pjese e Bosnjes ne kuadrin e Perandorise Otomane deri ne vitin 1878. Ne Kongresin e Berlinit te atij viti, Fuqite e Medha vendosen ta linin Sanxhakun si pjese te Perandorise Otomane, por i lejuan Austro-Hungarise te dislokonte trupa ne disa pjese te rajonit. Sanxhaku u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi gjate Luftes se Pare Ballkanike ne 1912.


Gjashte bashki te Sanxhakut jane ne Serbi dhe pese ne Mal te zi, dhe qe te gjitha jane etnikisht te perziera. Muslimanet perbejne 2.7 per qind te popullsise ne Serbi dhe 14.6 per qind ne Mal te Zi, dhe 3.2 per qind ne te gjithe Jugosllavine e mbetur.


Autori eshte nje gazetar ne Novi Pazar.


END END


Frontline Updates
Support local journalists