UCK Kryeson 'Qeverine' E Re Kosovare

Udheheqesi i UCK-se Hashim Thaci drejton nje administrate te re te Shqiptareve te Kosoves. Te dominuar nga guerrilasit dhe opozita tjeter ndaj udheheqesit te vjeter Ibrahim Rugova.

UCK Kryeson 'Qeverine' E Re Kosovare

Udheheqesi i UCK-se Hashim Thaci drejton nje administrate te re te Shqiptareve te Kosoves. Te dominuar nga guerrilasit dhe opozita tjeter ndaj udheheqesit te vjeter Ibrahim Rugova.

Shqiptaret e Kosoves kane krijuar nje qeveri te ri, te dominuar nga Ushtria Clirimtare e Kosoves (UCK).


Administrata e re, e cila u njoftua nga kryeministri 29-vjecar i Kosoves, Hashim Thaci, i jep fund edhe formalisht drejtimit dhjete vjecar te Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK) te udhehequr nga Ibrahim Rugova.


Qeveria eshte e perbere ne pjesen me te madhe nga UCK-ja dhe Levizja e Bashkimit Demokratik (LBD), nje koalicion i perbere prej pese partive opozitare te udhehequra nga Rexhep Qosja, nje kritik i hershem i Rugoves. Nje vend, ai i zevendes kryeministrit, eshte lene bosh per LDK-ne.


Sipas Jakup Krasniqit, zedhenes i qeverise: "Krijimi i qeverise eshte nje nevoje urgjente ne kohen kur te gjitha strukturat qeverisese dhe ato politike jane shembur".


Krijimi i nje qeverie te re ishte parashikuar qe ne marreveshjen e 23 Shkurtit ne Rambouillet. Qeveria e re ishte parashikuar te qeveriste Kosoven deri ne mbajtjen e zgjedhjeve te reja.


Qeveria e re permban gjashte perfaqesues nga UCK-ja. Pervec pozicionit te kryeministrit, UCK-ja kontrollon edhe ministrite e rendesihme te financave, rendit publik dhe mbrojtjes. Pese ministra jane nga LBD.


Per sa i perket vendit vakant per LDK, Krasniqi tha: "LDK per momentin eshte inaktive. Pjesa me e madhe e udheheqesve te saj jane larguar nga Kosova apo si ne rastin e Rugoves jane kapur nga forcat Serbe. LDK nuk eshte ne gjendje te mbroje Kosoven dhe si rrjedhim nuk eshte me nje lojtar".


Sipas UCK-se, qeveria eshte formuar brenda ne Kosove dhe te gjithe anetaret e saj, perfshire edhe Thacin, ndodhen per momentin atje. Megjithate, mbeshtetes te LDK-se ne Tirane thone se qeveria eshte krijuar ne Tirane dhe se udheheqesit e UCK-se fshihen ne Tirane.


Konflikti ne mes te LDK-se dhe koalicionit te UCK-se dhe LBD-se u duk ne Mars 1998. Ndersa dhuna shpertheu ne province, LDK-ja organizoi zgjedhje parlamentare. Partite e opozites dhe UCK-ja e konsideruan mbajtjen e zgjedhjeve si te papershtateshme, per shkak te situates.


Qeveria e re pretendon qe ish kryeministri ne ekzil Bujar Bukoshi te ktheje fondet e mbledhura nga diaspora gjate dhjete viteve te fundit. Qe prej vitit 1991 kur LDK krijoi qeverine e saj paralele te Kosoves, ajo eshte financuar nepermjet nje perqindje te vendosur ndaj te ardhurave te Shqiptareve te Kosoves ne Perendim. Cdo Shqiptar i Kosoves duhet te dhuronte 3 per qind te te ardhurave te tij per te financuar qeverine paralele.


Sipas disa llogarive, jane mbledhur mbi 300 milion USD, pjesa me e madhe e se cilave mbetet nen kontrollin e Bukoshit. Pas shperthimit te luftimeve ne shkalle te gjere, UCK-ja krijoi fondin e saj te vecante, te quajtur Atdheu na Therret. Qe prej asaj kohe, te ardhurat nga diaspora kane shkuar nga LDK tek UCK-ja.


UCK-ja mendon se Bukoshi po shpenzon parate per te demtuar fushaten e tyre duke u perpjekur te krijoje nje ushtri alternative dhe duke ushtruar nje fushate anti-UCK ne mes te Shqiptareve dhe ne kryeqytetet Perendimore dhe media.


Bukoshi ka thene se UCK-ja udhehiqet nga Marksiste te cilet jane nen urdherat direkte te ish Kryeministrit Socialist Shqiptar, Fatos Nano. "Qeveria do te punoje per te sjelle liri dhe demokraci ne Kosove dhe do ta beje kete duke punuar brenda ne Kosove," tha Krasniqi.


Qeveria e Re:


Kryeminister, Hashim Thaci, UCK Zevendes Kryeminister, Mehmet Hajrizi, LBD Zevendes Kryeminister, LDK (per momentin vakant) Minister i Informacionit, Bajram Kosumi, LBD Minister i Financave, Adem Grabofci, UCK Minister i Imigracionit, Rifat Blakaj, LBD Minister i Rendit Publik, Rexhep Selimi, UCK Minister i Ligjit, Hydajet Hyseni, LBD Minister i Informacionit per Kosoven, Kadri Veseli, UCK Minister i Zhvillimit, (vakant), LBD Minister i Mbrojtjes, Azem Syla, UCK Minister i Pushtetit Lokal, Rame Buja, UCK


Fron Nazi eshte nje korrespondent i Institute for War and Peace Reporting. Raportet e Krizes ne Ballkan te IWPR mund ti gjeni ne www.iwpr.net .


Frontline Updates
Support local journalists