Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

TREGIMI I TË MBIJETUARIT

Ish i burgosuri tregon se si i ka ikur vdekjes në duart e grupit ekzekutues serb.
By Nerma Jelacic

Mevludin Oric, tani 35 vjeçar, është një nga disa meshkuj të cilët kanë mbijetuar zënien rob nga trupat serbe në ditët pasi ata okupuan Srebernicën para dhjetë viteve.


I zbehtë, i hollë, dhe duke luftuar për të jetuar një jetë pas një përvoje e cila e la atë të tmerruar përgjithmonë, Oric së voni përkujtoj tregimin e tij dramatik për Raportin e Krizës për Ballkan në një banesë të vjetër në periferi të Sarajevës.


Oric u lind në Srebernicë, por kur qyteti u rrethua në fillim të luftës, ai ishte në Tuzëll. Gruaja dhe vajza e pasalindur e tij ende ishin në Srebernicë, parandaj Oric udhëtoj për disa ditë në këmbë nëpërmes territorit armiqësor për tu kthyer në Srebernicë.


Gjatë rrethimit, ai shërbeu në armatën boshnjake si bartës i municionit.


Kur qyteti u dorëzua, Mevludini ishte ndër ata të cilët zgjodhën të mos dorëzohen tek forcat serbe të cilat po ndanin meshkujt prej femrave dhe fëmijëve, por ata iu bashkangjitën një grupi të njerëzve të cilët tentuan përmes malit të depërtojnë në territorin e qeverisë së Bosnës.


Ky udhëtim tani njihet si “Rruga drejtë vdekjes,” dhe tregimi i Oric tregon pse.


Kolona prej disa mijëra meshkujve arritën të largohen nga Serbernica në drejtim të Tuzllës, një rrugë të cilën Oric kishte arritur të njihte mirë gjatë luftës. Por derisa meshkujt arritën në fshatin Konjevic Polje, ata u rrethuan nga forcat serbe.


Ata nuk patën zgjidhje pos të dorëzohen. “Asnjëri nga ne nuk kishim armë, dhe ata na morrën,” tha Oric.


Së pari, Oric shkoj me autobus në deponë famëkeqe në Kravicë ku rreth 1000 meshkuj dhe djemë u ekzekutuan. Depoja ishte përplot, thotë Oric, dhe meshkujt e tjerë ishin grumbulluar në “një fushë përplot të burgosur, të ulur në tokë me duar prapa kokës.”


Autobusi, të cilit tani iu bashkangjitën edhe një konvoj prej automjeteve tjera, atëherë vazhdoj për në Bratunac, në shkollën Vuk Karagjiq, vend i masakrës së muslimanëve në vitin 1992.


“Brenda shkollës, ne mund të ndëgjonin britma dhe gjuajtje me armë. Ai vend nuk mund të na zinte neve. Ata na thanë të presim në autobusë pasi nuk kishte mjaft vend. Unë lutesha të agonte dita dhe ne të vazhdonim më tutje,” tha Oric.


Konvoji vazhdoj në veri, përmes qytetit Zvornic, pas së cilës automjetet u larguan nga rruga kryesore. Ky ishte momenti kur Oric filloj të dyshonte se ai dhe të gjithë të burgosurit do të vriteshin.


Pesë autobusë dhe gjashtë kamionë me meshkuj arritën në shkollë në fshatin Grbavici, dhe të gjithë u grumbulluan në sallën e sportit.


“Ishte aq nxehtë sa njerëzit po humbin vetëdijën. Ata na ofruan ujë por ne grindeshim se kush do të pinte i pari dhe kështu enët derdheshin dhe njerëzit lëpinin ujin nga dyshemeja,” ai tha.


Pastaj, në sallë hyri Gjeneral Ratko Mlladiq – “duke qeshur me rojet e tij” – duke na lajmëruar se meshkujt do të dërgoheshin në një kamp.


Dy të burgosur u zgjodhën të qëndronin pranë derës dhe të lidhnin sytë për të tjerët derisa ata ktheheshin tek kamionët dhe autobusët. Oric ishte në kamionin e gjashtë, së bashku me nipin e tij Haris.


Forcat serbe dërguan meshkujt në një fushë dhe i urdhëruan të rreshtohen.


“E dija se çka vinte pas kësaj. Mund të shija kufomat në fushë. Ata pregaditën armët. Unë kapa Harisin për dore; ai më pyeti “a do të na vrasin?’; unë thash jo, dhe atëherë ata filluan të qëllojnë mbi ne. Harisi u qëllua; unë isha duke mbajtur ate, ai u godit dhe të dytë u rrëzuam në tokë. Asnjë plumb nuk më qëlloj mua; unë vetëm u rrëzova; nipi im filloj të dridhej, dhe vdiq mbi mua,” tha Oric.


Oric qëndroj i shtrirë deri në fund të ditës.


“Kur ata mbaruan së qëlluari, ata u kthyen të marrin grupet e tjera. Ata vazhdonin të sjellnin grupe të reja të njerëzve. Unë mund të dëgjoja klithje dhe lutje, por ata vazhduan të shtinin. Kjo zgjati tërë ditën,” ai tha.


Në një moment, ushtarët serb filluan të qëllojnë mbi të vdekurit dhe të plagosurit në kokë, por disi Orici arriti të shpëtoj.


Për një kohë, ai thotë, ai humbi vetëdijën. Në momentin kur u zgjua, ishte errësuar dhe kishte filluar të binte shi.


Me trupin e nipit të tij ende mbi te, Oric hoqi mbulesën nga sytë dhe pa dritat e buldozerëve të cilët vetëm kishim filluar të groponin varreza masive.


“Deri atëherë, çetnikët (fjalë boshnjake për ekstremistët serb) ishin të lodhur dhe të dehur, dhe ende gjuanin afër buldozerëve. Ata shkonin te të plagosurit dhe luanin me ta. ‘A je gjallë? dhe nëse njeriu thoshte ‘Po’, ata do të qëllonin mbi te dhe to të pyesnin sërish, ‘A je gjallë?’ Dhe nëse ai përgjigjej, ata gjuanin prap,” thotë Oric.


Kur dritat më në fund u fikën, Oric lëvizi nga nipi i tij, u ngritë dhe gjeti vetëvetën në një fushtë përplot kufoma.


“Kufomat gjindeshin në të gjitha anët,” ai tha. E gjitha çka ai mud të bëntë në atë moment ishte të qajë. “Nuk mund ta ndalja vetëvetën,” kujton ai.


Për befasi të tij, ai gjeti edhe një njeri të gjallë.


“Mendoja se isha duke ëndërruar, duke parë gjëra,” ai tha. “Fillova të ecë në drejtim të tij; më duhej të ecja mbi kufoma për të arritur tek ai – nuk kishte asnjë copë tokë pa kufoma. Unë e përqafova dhe e putha ate.”


I mbijetuari tjetër ishte Hurem Sullic, dhe ai ishte plagosur dhe mezi mund të ecte. Së bashku, Oric dhe Suljic u larguan nëpërmes malit në drejtim të Tuzllës, disa herë duke i ikur për pak pritës dhe vdekjes. Udhëtimi i tyre për në territorin e qeverisë së Bosnës zgjati 11 ditë.


Për një kohë të gjatë pas rënies së Srebernicës, Oric jetoj me gruan dhe vajzën e tij në një shkollë jashtë Tuzllës. Kjo pasoj me një qëndrim të shkurtër në Shtetet e Bashkuara ku Oric punoj në një fabrikë, një përvojë e cila për te ishte plot vetmi dhe e papëlqyeshme.


Sot, Oric është kthyer në Bosne ku jeton në një strehimore të jashtëzakonshme të ndërtuar nga qeveria e Holandës dhe e drejtuar nga autoritetet vendore në Ilias, në afërsi të Sarajevës.


Ai mbijeton me një pjesë të pensionit të nënës së tij, me të cilën duhet të kujdeset për katër fëmijë dhe gruan e tij, Hadzirën, e cila lëngon nga shizofrenia. Ai kalon ditët duke vizituar zyrën për punësim në Ilias, për të marrur përgjigje se nuk ka punë për te.


“Koha nuk mund të zbehë kujtimet,” thotë Oric. “Mund të kujtoj çdo fytyrë të kufomave të cilat unë i pashë; çdo fjalë që ne folëm në rrugë për në Tuzël.


Nerma Jelacic është udhëheqëse e projektit të IWPR/BIRN në Bosne. Ed Vulliamy është bashkëpunëtore për gazetën The Guardian.