Tre Ushtrite e Maqedonise
Makinat ushtarake te NATO-s, helikoptere te forcave te OKB-se dhe ushtaret Maqedonas shihen kudo ne Maqedoni, ndersa forcat nderkombetare po zgjerohen ne kuader te nje vendosjeje ne Kosove. Ne kembim te ketij bashkepunimi te gjere me Perendimin, Shkupi sh
Tre Ushtrite e Maqedonise
Makinat ushtarake te NATO-s, helikoptere te forcave te OKB-se dhe ushtaret Maqedonas shihen kudo ne Maqedoni, ndersa forcat nderkombetare po zgjerohen ne kuader te nje vendosjeje ne Kosove. Ne kembim te ketij bashkepunimi te gjere me Perendimin, Shkupi sh
Ne vitin 1989, ne fillim te vendosjes se sistemit shumepartiak ne Maqedoni, nje nga partite e para te krijuara, Levizja per Veprim Gjith-Maqedonas (MAAK), insistonte qe i gjithe vendi te shnderrohej ne nje zone te perjashtuar nga pagimi i taksave dhe duhej te demilitarizohej. Maqedonia nuk do te kishte nje ushtri te saj dhe siguria e vendit do te garantohej nga fuqite e medha.
Dhjete vjet me vone ne Maqedoni nuk ka zona te lira ku te mos paguhen taksat. Por vendi mund te thote se ka tre ushtri, te cilat secila me menyren e tyre kujdesen per sigurine e Maqedonise.
Ne Shkup, eshte gje e zakonshme keto dite te shikosh (dhe degjosh) helikoptere te OKB, te cilet ushtrohen ne transferimin e te plagosurve nga Aeroporti Petrovec i Shkupit per ne spitalin ushtarak te Shkupit. Neper rruge ka shume me teper makina ne ngjyre ulliri te erret te NATO-s se sa ato te bardha te forcave te OKB (UNPREDEP) dhe te Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE). Ne disa vende, mundet te ndeshesh edhe me ushtare te ushtrise Maqedonase me uniformat e tyre me lara.
Ushtria Maqedonase e perbere prej 10,000 ushtaresh eshte akoma ne formim e siper. Ajo ka baza ushtarake te trasheguara nga Ushtria Popullore Jugosllave (JNA), uniforma te reja, arme te lehta, 12 helikoptere Ukrainas te dhuruar gjate dy vjeteve te kaluar, pajisje komunikimi dhe mortaja 105 mm. Por ajo akoma nuk ka as edhe nje tank, dhe as qe behet fjale per avione.
Rreth 1,050 ushtaret e UNPREDEP-it vazhdojne te vezhgojne kufirin Maqedonas me Shqiperine, Kosoven dhe Serbine. Rendesia e ketij misioni duke kontribuar ne stabilitetin rajonal eshte theksuar ne cdo raport te OKB per Keshillin e Sigurimit duke kerkuar edhe zgjatjen e mandatit. (Vendosja e trupave ne Maqedoni filloi ne kuader te struktures se Forces Ruajtese te OKB, ose UNPROFOR ne vitin 1992, dhe u ndryshua ne 1996 ne nje mision te vecante nen emrin UNPREDEP.) Mandati i tanishem 6-mujor skadon kete muaj, dhe javen e kaluar qeveria Maqedonase i kerkoi OKB-se zgjatjen e ketij mandati edhe per gjashte muaj te tjere. Pavaresisht nga zhvillimet ne Kosove, vendimi qe do te merret nga Keshilli i Sigurimit eshte akoma i paqarte. Marredheniet ndermjet Maqedonise dhe Kines jane perkeqesuar, pasi Shkupi nenshkroi nje njoftim per vendosjen e lidhjeve diplomatike me Taivanin. Kina ka kercenuar se do te vendose veton per te mos lejuar zgjatjen e metejshme te mandatit te UNPREDEP-it nese Maqedonia nuk e terheq kete njoftim.
NATO ka padyshim numrin me te madh te ushtareve ne token Maqedonase. Nje nga vendimet e para te qeverise se re Maqedonase dhjetorin e kaluar ishte lejimi i vendosjes se 2,500 ushtareve si « trupa te terheqjes » te cilet jane te gatshem te evakuojne 2,000 vezhguesit e OSBE te vendosur ne Kosove. Akoma nuk kishin arritur ne Maqedoni ushtaret e pare te NATO-s, kur pas nje vizite nje ditore ne vend, Ministri Francez i Mbrojtjes Alain Richard u tha gazetareve se numri i forcave te NATO-s mund te dyfishohej. Ai me vone mohoi ta kete thene kete. Por burime prane qeverise se Shkupit insistojne se eshte arritur nje marreveshje per 2,500 trupa te NATO-s, dhe per 2,500 trupa te tjere shtese po te jete e nevojeshme. Ne te vertete zhvillimet e koheve te fundit ne Kosove tregojne se shifra prej 5,000 trupash te NATO-s nuk eshte e ekzagjeruar.
Edhe figura te tjera politike Perendimore te nivelit te larte kane lene te kuptohet se Perendimi synon te dislokoje trupa te tjera. Pas takimit te papritur te Ministrit te Jashtem Britanik Robin Cook me udheheqesit Shqiptare te Kosoves Ibrahim Rugova dhe Adem Demaci me 31 Janar ne Shkup (per shkak te bores se madhe ne Prishtine), Cook pati nje takim te shkurter me homologun e tij Maqedonas Aleksander Dimitrov. Ne nje deklarate te mevonshme, Dimitrov konfirmoi qe ata kishin diskutuar mbi rolin e Maqedonise ne nje nderhyrje te mundeshme te NATO-s ne Kosove. Nga 2 deri ne 6 Shkurt, ne Washington, Kryeministri Ljubcko Georgievski kerkoi garanci te forta per sigurine e Maqedonise ne rast se situata ne rajon perkeqesohet. Pas takimeve me Presidentin Klinton, Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright dhe Sekretarin e Mbrojtjes William Cohen, Georgievski konfirmoi, se « Ne kemi ofruar mbeshtetje logjistike ne te kaluaren dhe jemi te pergatitur te bejme te njejten gje edhe ne te ardhmen. »
Nderkohe, perpara fillimit te bisedimeve mbi Kosoven ne Rambouillet, u fol se ne Kosove mund te dergohen deri 30,000 trupa-dhe pati edhe disa media te cilat thane se nje numer akoma edhe me i madh trupash mund te perdoren per nje force nderhyrjeje. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Javier Solana ka folur per dislokimin e 35,000 trupave. Megjithate, mbetet e paqarte perfshirja e Maqedonise, dhe numri i trupave te reja qe mund te dislokohen ne Maqedoni.
Qeveria Maqedonase ka vazhduar politiken e jashtme te administrates se meparshme, duke konsideruar si prioritare anetaresimin ne Bashkimin Europian dhe NATO. Si anetar i Partneritet per Paqe, Maqedonia ka qene shume aktive dhe ka marre pjese ne shume manovra ushtarake ne rajon, duke ofruar qendren e trajnimit ushtarak ne Krivolak per perdorim nga Aleanca Perendimore. Shkupi e ka pare dislokimin e forcave te NATO-s, dhe mundesine qe forcat e NATO-s te zevendesojne ato te UNPREDEP-it, si nje hap perpara ne perpjekjet e tij per t`u anetaresuar ne NATO. Keto shpresa jane kundershtuar nga disa deklarata te koheve te fundit te bera nga Kancelari Gjerman Gerhard Schroder, se pas ftesave qe u jane bere disa vendeve te Europes Qendrore per tu anetaresuar ne NATO, ajo nuk do te zgjerohet edhe me tej.
Pavaresisht implikimeve te medha politike, mundesia qe Maqedonia mund te shnderrohet ne nje baze logjistike gjigante per trupat e NATO-s do ta komplikonte situaten politike ne rajon, ne menyre te vecante lidhjet e Maqedonise me Republiken Federale te Jugosllavise. Zyrtarisht, te dy vendet kane marredhenie konstruktive. Por disa ceshtje te rendesishme (perfshire edhe kufirin) mbeten te pazgjidhura, ndersa dyshimet dhe tensionet rriten. Nje jave me pare, Partia Demokratike e Serbeve, partia politike e Serbeve ne Maqedoni, shprehu kundershtimin e saj ndaj perfshirjes se Maqedonise ne cfaredo veprimi kunder Jugosllavise. Nderkohe, partite shqiptare ne Maqedoni bejne thirrje per nderhyrje ushtarake ne Kosove dhe jane shume aktive ne grumbullimin e ndihmave humanitare per popullsine ne Kosove. Ne rast te nje shkallezimi te konfliktit ne Kosove, ka mundesi qe nje numer i konsiderueshem Shqiptaresh te Maqedonise te luftojne ne mbeshtetje te Shqiptareve te Kosoves.
Por gjithsesi shqetesimi i vertete per Maqedonine mund te jete me pak politik se sa ekonomik. Cdo pershkallezim i konfrontimit ushtarak ne Kosove, perfshire edhe nje shtrirje te tij te mundeshme ne Maqedoni, do te demtonte shume perpjekjet per te rimekembur ekonomine Maqedonase. Qeveria gjithashtu ka treguar se eshte shume e interesuar per te siguruar investime Perendimore. Dhe nuk eshte per t`u habitur qe Qeveria ka mirepritur kaq shume ushtri.
Iso Rusi eshte gazetar i Fokus ne Shkup.