TRAFIKANTET SFIDOJNE VDEKJEN NE BRIGJET E SHQIPERISE

Mungesa e fondeve, pajisjeve të kontrollit dhe korrupsioni në rradhët e zyrtarëve e bëjnë më të vështië punën për kontrollimin e trafiqeve të paligjëshme të njerëzve dhe drogës.

TRAFIKANTET SFIDOJNE VDEKJEN NE BRIGJET E SHQIPERISE

Mungesa e fondeve, pajisjeve të kontrollit dhe korrupsioni në rradhët e zyrtarëve e bëjnë më të vështië punën për kontrollimin e trafiqeve të paligjëshme të njerëzve dhe drogës.

Monday, 21 February, 2005

Në agim, një anije zhytëse e vjetër e prodhimit kinez, e blerë nga marina shqiptare për tu përdorur si anije patrullimi, lëviz nëpër brigjet e qytetit port të Vlorës në jug të Shqipërisë, në kërkim të trafikantëve të njerëzve.


Marinarët e fuqishëm në bordin e anijes kërkojnë për gomonet e shpejta të ngjashme me atë që u mbyt në orët e para të 9 janarit, duke shkaktuar vdekjen e 20 shqiptarëve nga rajoni i varfër i Shkodrës.


Varka e tyre ishte ndërtuar për të mbajtur tetë vetë. Por, ajo është larguar nga bregu i Vlorës me një kohë të keqe dhe det të trazuar, nën peshën e 38 pasagjerëve. Të gjithë kanë qenë imigrantë të paligjshëm të dëshiruarpër të kaluar në Itali, e cila është vetëm 65 kilometra përtej detit.


Pa jelek shpëtimi apo pistoleta me fishekzjarre për të tërhequr vëmendjen e rojeve bregdetare, më tepër se gjysma e njerëzve në varkë kanë humbur nën dallgët mbi pesë metra të larta.


Ilir Manco, komandant i distriktit detar të Vlorës, pranon se edhe kur mjetet e tij shohin ndonjë prej varkave të vogla – gjë e cila ndosh shumë rrallë për shkak të errësirës – ato nuk mund të bëjnë shumë. Ato nuk janë aq të shpejta sa të ndjekin varkat e vogla, dhe nuk kanë autoritetin për të përdorur mitralozët 14 milimetra të montuar në kuvertat e tyre.


“Trafikantët kalojnë me det të trazuar natën dhe kur ka shumë det, varkat nuk mund të shihen as nga radarët e jo më me sy të lirë,” thotë Manco. “Edhe nëse shohim ndonjë prej tyre, ato lundrojnë me shpejtësi ndërmjet 35 dhe 70 milje në orë, e cila është shumë më e madhe se ajo e pjesës më të madhe të mjeteve tona. Ndonjëherë ato janë edhe më të shpejta se helikopterët”.


Rajoni i ballkanit ka qenë historikisht një pikë kalimi për civilizime dhe kultura, por që prej rrëzimit të komunizmit në Jugosllavi dhe Shqipëri, rajoni është shndërruar në një rrugë tranziti për trafikantët e qenieve njerëzore dhe drogave.


Asnjë zgjidhje e cila synon vetëm shtimin dhe forcimin e kontrollit dhe sigurisë nuk mund të ndalojë trafikimin e njerëzve, drogave dhe cigareve. Varfëria është ushqimi dhe burimi i këtij trafiku. Sipas Bankës Botërore, Shqipëria është vendi më i varfër i Europës.


Pothuajse një e katërta e shqiptarëve janë të regjistruar si të papunë; shumë të tjerë nuk marrin një pagë për të siguruar jetesën. Vetëm 18 përqind e popullsisë gëzon furnizim të rregullt me energji elektrike dhe një ndër gjatë familje ka ujë të rrjedhshëm.


Vajzat trafikohen në Ballkan nga Ukraina, Moldavia, Rusia dhe Rumania, më pas nëpërmjet Europës qendrore apo Deit Adriatik dhe Jon dërgohen në Itali.


Emigrantët e paligjshëm vijnë nga Ballkani dhe ish Bashkimi Sovjetik por edhe nga tokat e banuara nga kurdët dhe nga Afganistani. Dëshira e tyre për të hyrë në BE është një biznes fitimprurës, dhe secili prej tyre paguan 1,300 deri 1,500 euro, sipas burimeve të policisë shqiptare. Trafikimi i heroinës dhe kontrabanda e cigareve është gjithashtu një biznes i madh, i cili zhvillohet paralelisht me atë të trafikimit të njerëzve.


Marina shqiptare po bashkëpunon me kolegët e saj italianë të cilët kanë mjetet e nevojëshme për luftën ndaj trafikimit. Por taktikat e paskrupullta të bandave e bëjnë të vështirë ndalimin e varkave të trafikantëve pasi ato dalin në det të hapur.


Qeveria shqiptare po shton përpjekjet e saj për të ndaluar trafikantët. “Derisa qeveria ka marrë masa të forta në vitin 2003, varkat kanë qendruar në port si taksi. “Cdo gjë ishte nën dritën e diellit,” tregon një burrë në një kafene të Vlorës.


Tani varkat janë fshehur, por sic tregon edhe tragjedia e fundit, trafikantët mbeten të vendosur të vazhdojnë aktivitetin e tyre.


Puna e komandantit Manco vështirësohet nga mungesa e fondeve dhe pajisjeve. “Mjetet tona janë të ngadalta dhe megjithëse amerikanët e italianët na kanë dhuruar disa mjete, ne nuk kemi pjesë këmbimi. Disa prej tyre nuk kanë punuar prej shumë kohësh,” ka thënë ai.


Një prej taktikave të përdorura nga trafikantët është hedhja e njerëzve të cilët transportojnë në det, duke detyruar forcat e sigurisë ti shpëtojnë ata ndërsa trafikantët largohen.


Mungesa e burimeve financiare nuk është i vetmi faktor i cili dëmton përpjekjet e qeverisë për bllokimin e trafikantëve. Zyrtarë të korruptuar gjithashtu mbyllin një sy në pikat e kalimit kufitar. Ndërtimi i vrullshëm i apartamenteve në rrugët gjysëm të shkatërruara të Vlorës tregon se disa njerëz kanë shuma të mëdha parash për ti pastruar, sic tregojnë edhe BME-të dhe Mercedes-at e shumtë që lëvizin me shpejtësi në bulevardet e zymta të qytetit, me xhama të zinj.


Më 20 janar, Ilir Rrokaj, shefi i policisë së trafikut të Vlorës, është arrestuar i dyshuar se ka organizuar një bandë trafikantësh. Artur Rrokaj, një prej trafikantëve të mbijetuar nga tragjedia e 9 janar, ka qenë djali i një shefi të policisë – nga rajoni i trazuar i Shkodrës, nga ku kanë qenë edhe shumë prej viktimave.


Erion Veliaj, anëtari i lëvizjes civile, “Mjaft”, ka thënë se tragjedia e emigrantëve lidhet direkt me korrupsionin. “Oficerë të ulët të policisë paguhen rreth 100 euro në muaj, dhe mundësia e pranimit të pagesave nën dorë është tepër e lartë,” ka thënë ai.


Por në këtë rast, shton ai, oficerë të lartë kanë qenë të përfshirë në organizimin e bandës së trafikantëve.


Kontrolli i kufinjve tokësor të Shqipërisë është po aq i vështirë sa edhe bregdeti. Rojet bregdetare shqiptare duhet të patrullojnë secili 25 kilometra terren malor, dhe më këmbë. Ata rrallë kanë ndonjë makinë, apo mjete vrojtimi moderne, si sensorë për lëvizjen e tokës, apo dylbi që shohin edhe natën, për ti ndihmuar në kryerjen e punës së tyre.


Gjatë muajit të fundit, dy episode kanë hedhur dritë mbi këto biznese të fshehta të cilat sigurojnë miliarda dollarë.


Natën ndërmjet 30 dhe 31 janarit, policia shqiptare në bashkëpunim me atë të OKB-së, kanë bllokuar një ngarkesë prej 55 kilogramë heroinë në dy aksione në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e Malit të Zi dhe në Kukës, në Shqipërinë e veriut.


Marko Nikoviq, një avokat dhe ish shef i policisë në Beograd, ka thënë për IWPR se deri në 95 përqind e rrugëve tokësore nga Turqia, ku rafinohet opiumi dhe shndërrohet në heroinë, kalojnë nëpërmjet ballkanit transit për në tregjet perëndimore. “Tre deri katër ton heroinë kalojnë transit në rajon cdo muaj,” thotë ai.


Nikoviq ka përcaktuar dy rrugë kryesore: njëra e cila shkon nga Nish në Serbinë jugore, në perëndim për në Kosovë dhe Shqipëri dhe nëpërmjet detit në Itali,,apo në drejtim të veriut nëpërmjet Beogradi dhe Zagrebit për në BE dhe SHBA.


“Grupet shqiptare kanë lidhje në Turqi, Kosovë dhe disporë në Europën perëndimore dhe SHBA, që do të thotë se ata kontrollojnë një kanal të rëndësishëm të kontrabandës,” ka thënë ai, “por ata bashkëpunojnë ngushtësisht me serbë, malazez dhe rusë”.


Në botën r krimit, shton Nikoviq, politika dhe historia nuk kanë shumë rëndësi. Pushteti dhe fitimi janë gjëja më e rëndësishme. Po ashtu bandat nuk specializohen vetëm në një aktivitet. Pasi ato krijojnë infrastrukturën e nevojëshme ndërkombëtare, ato transportojnë një herë heroinë, ditën tjetër vajza dhe më pas cigare.


Për sa kohë që Ballkani të jetë një rajon me ndryshime të mëdha ndërmjet të varfërve dhe të pasurve, ai do të ofrojë gjithnjë një mundësi për të varfërit të pasurohen shpejt, apo për tu larguar sa më parë nga rajoni.


Patrullat e rojeve bregdetare shqiptare janë vetëm fillimi. Por mundësia e një jete të mirë për të gjithë njerëzit është e vetmja përgjigje e duhur në luftën ndaj fenomenit të trafikut, dhe kjo nayrisht nuk mund të ndodhë brenda natës.


Neil Barnett është një gazetar i cili shkruan për Europën jug lindore.


Frontline Updates
Support local journalists