Tirana Ben Thirrje Per Trupat Tokesore

Ndersa terrori rritet ne Kosove, dhe rrefugjatet dynden drejt Shqiperise, Tirana ben thirrje per nderhyrje te NATO-s me ane te trupave tokesore per te ndaluar dhunen.

Tirana Ben Thirrje Per Trupat Tokesore

Ndersa terrori rritet ne Kosove, dhe rrefugjatet dynden drejt Shqiperise, Tirana ben thirrje per nderhyrje te NATO-s me ane te trupave tokesore per te ndaluar dhunen.

Thursday, 10 November, 2005

Sulmet ajrore te NATO-s ishin menduar qe ta detyronin Beogradin te gjunjezohej. Por Beogradi eshte pergjigjur duke krijuar nje perde te hekurt rreth kosoves dhe duke nisur nje vale terrori ndaj kosovareve.


Gjate dy diteve te shkuara, rreth 30,000 rrefugjate kane kaluar kufirin per ne Shqiperi, ne qytetet e Kukesit dhe Hasit. Historite qe ata tregojne jane teper te dhuneshme, dhe ata flasin per perzenie te menjehereshme nga shtepite e tyre. Figura kryesore te elites Shqiptare jane vrare, jane fshehur apo jane larguar nga Kosova. Disa te tjere njoftohet te jene arrestuar.


Sipas Gazmend Pulaj, Presidenti i Komitetit te Helsinkit te Kosoves, ? Njezet mije njerez jane ndaluar nga forcat Serbe, por akoma nuk dihet se cfare u ka ndodhur atyre. Gjithashtu, kriminele ordinere jane liruar nga burgjet per te ndihmuar forcat Serbe ne fushaten e tyre anti-Shqiptare. ? Duke folur nga Kosova, Pula shtoi se ? Ne dime se 20 njerez jane vrare ne syte e nxenesve te tyre ? Sa per gazetaret, aktivistet, dhe udheheqesit politike, Beogradi ka leshuar nje denim me vdekje per ta. Dje, aktori Hadi Shehu, i mirenjohur per portretizimin e patrioteve Shqiptare, eshte vrare ne Prishtine nga Serbet. ?


Qe prej fillimit te sulmeve te NATO-s, forcat Serbe jo vetem qe kane rritur aktivitetin e tyre kunder Kosovareve por edhe kunder vete Shqiptareve. Forcat Serbe kane leshuar bomba ne fshatin verior te Tropojes, duke shkaterruar kater shtepi, ndersa ne fshatin prane te Kamenices, forcat Serbe kane hyre dhe kane qelluar pa dallim. Nuk ka pasur njoftime per demtime serioze.


Rexhep Mejdani, presidenti i Shqiperise, i ka bere nje thirrje Perendimit per te nderhyre me trupa tokesore ne terren ne Kosove per te ndaluar vrasjet. Gjate nje konference per shtyp me gazetaret ai theksoi se kishte ? vetem nje lufte qe po ndodh ne territorin e asaj cka mbetur nga Jugosllavia dhe kjo eshte lufta cnjerezore e rregjimit te Slobodan Miloshevicit kunder popullsise se pambrojtur, kunder Shqiptareve. ? Duke argumentuar se terrori ne Kosove nuk do te mbaroje pa futjen e trupave te NATO-s, ai theksoi, se ? Eshte e rendesishme te shpejtohet veprimi i NATO-s dhe te gjehet nje rruge ? per te nderhyre ne terren. ?


Fron Nazi eshte nje redaktor i vjeter i IWPR.


Albania, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists