Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Thirrja e Nje Prostitute - 'Ne Do Te Pushtojme Kosoven'

Shqiptaret e Kosoves jane mesuar te jetojne sipas nje kodi moral tradicional qe - ndermjet te tjerave - drejton edhe sjelljen e grave ne publik. Mberritja e prostitucionit te organizuar tregon se si shume gjera te tjera ne provincen e rrenuar, edhe ky kod
By Imer Mushkolaj

Dy vajza te bukura, me floke te verdhe qendrojne prane nje parkingu makinash ne oren nje te mengjesit ndersa levizja e makinave eshte teper e paket. Vetem pak kilometra jashte Prishtines, ne rrugen qe te con per ne Peje vajzat ofrojne "sherbimet" e tyre seksuale.


"Pesedhjete marka ora," thote njera ndersa kolegja e saj afrohet me teper prane makines qe ka ndaluar per te pare me mire klientin.


Prishtina, kryeqyteti i Kosoves, po shnderrohet ne nje cerdhe te qete per shume vajza te reja te cilat merren me "profesionin me te lashte ne bote". Elda, njera nga vajzat qe "punojne" tek parkingu, eshte vetem 18 vjec. Ajo eshte nga Shqiperia dhe ka ardhur ne Kosove vetem dy muaj me pare.


Ajo ka punuar me pare si prostitute ne Tirane, dhe ka ardhur ne Kosove per "te sjelle eksperiencen e saj per vajzat Kosovare". "Eshte nje pune e mire. Vajzat Kosovare te cilat duan ta bejne, nuk duhet te kene frike," shton ajo.


Prostitucioni ka qene nje dukuri e rralle por jo e panjohur perpara luftes ne Kosove. Ne Prishtine, per shembull, nje e ashtuquajtur "shtepi takimi", "Hotel Park", ka qene prone e perbashket e nje Serbi dhe nje Shqiptari. Police Serb dhe paraushtarake si edhe biznesmenet Shqiptare kane qene kliente te rregullt. Pronari Shqiptar, Sebajdin Rexhepi, eshte gjetur i vrare ne rrethana te panjohura vitin e kaluar, ndersa partneri i tij Serb, i njohur ndryshe me emrin Bata, tashme eshte larguar nga Kosova.


Por prostitucioni ne Kosove po ndryshon. Prostitucioni i rruges, i cili eshte i jashteligjshem, po rritet ndjeshem ashtu si edhe numri i "mini bordelleve" ilegale. Ne Prishtine ka te pakten tre apartamente qe sherbejne si "mini bordelle". Zakonisht ne nje nga keto vende, te rehateshme dhe te rregulluara mire, punon vetem nje ose dy prostituta. Pothuajse gjithmone prostitutat jane "prone" e pronareve te apartamentit.


Sanija, nje e ve rreth te dyzetave, drejton nje bordello te tille. Ajo "ka punesuar" dy vajza te reja dhe fiton te pakten 2,000 marka Gjermane ne muaj. "Kemi dy ose tre kliente ne dite. Shume prej tyre jane te rinj, por ka edhe njerez me te vjeter ne moshe."


"Zonja na ofron falas ushqimin dhe fjetjen si edhe disa para per shpenzime te vogla," thote nje nga dy vajzat e Sanijes. Vajza e re e cila pranoi te fliste vetem duke mos dhene emrin, tha se familja e saj ishte nga nje fshat i vogel i Kosoves dhe se ata nuk e dinin se cfare bente ajo. "Ata e dine se une punoj per nje organizate humanitare," shpjegon ajo.


Prostitutat e rruges jane "prone" e disa protektoreve, disa nga te cilet jane biznesmen te sukseseshem. Arbeni, eshte rreth 30 vjec dhe pranon se ai drejton 7 prostituta ne rruget e Prishtines. Kater prej tyre jane nga Shqiperia dhe tre te tjerat nga nje fshat i vogel prane Prishtines.


"Ky eshte nje biznes i normal. Une i konsideroj ato si bashkepunetoret e mia. Ne fitojme te gjithe," thote Arbeni. Ai kundershton se vajzat jane nxjerre me force ne rruge. "Jo, jo," thote ai, "Ato te gjitha e bejne me deshiren e tyre. Askush nuk i detyron ato."


Ne Kosove po shtohen edhe prostitutat ne rradhet e studenteve te reja. Lulja eshte njera nga ato. Ajo tani po studjon per Jurisprudence dhe ka rreth tre muaj qe punon si prostitute. Ajo thote se studentet e rinj jane klientet e zakonshem te saj. "Une u marr studenteve shuma pak. I marr vetem 10 marka. Fitoj 30-40 marka ne dite," thote ajo.


Lulja thote se ajo njihte edhe te pakten dhjete vajza te tjera studente te cilat punonin si prostituta. Nje djale student nga Peja, i cili thote vetem inicialet e emrit te tij, S.C, thote se eshte klient i rregullt i ketyre prostitutave. "Eshte lire dhe mire, e cka te keqe ketu," thote ai.


Nje pjese e madhe e prostitutave te cilat punojne tani ne Kosove kane ardhur nga jashte provinces, nga Republika Ceke, Ukraina dhe Polonia.


Jeton B., nga Mitrovica, eshte kthyer dy muaj me pare nga Gjermania. Ai ka sjelle me vete dy vajza Ukrainase. Te dyja vajzat te thone fjalet me te mira per protektorin e tyre Shqiptar. "Ai sillet shume mire. Ne bejme punen tone dhe ai na paguan per kete," thote Julia, 25 vjec.


Zyrtaret e UNMIK (Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove) pranojne se ata e njohin problemin e prostitucionit ne Kosove. "Po ka disa raste. Disa dite me pare ne kemi kapur tre vajza ne rruge. Ato kishin ardhur nga Ukraina. Njera tha se e kishin rrembyer dhe e kishin sjelle ketu, ndersa nje tjeter tha se ishte larguar nga shtepia dhe kishte ardhur ketu per te punuar," thote Jack Seamson, shefi i hetimit te Policise se UNMIK ne Prishtine.


Por Seamson nuk pranon qe UNMIK te kete hasur prostituta Shqiptare apo Serbe qe punojne ne rruge. Seamson thote se UNMIK eshte i vendosur te luftoje kete fenomen, vecanerisht prostitucionin e organizuar kriminal.


"Prostitucioni eshte i ligjeruar ne shtepite e takimit, por ne rruge. Ne do ta luftojme kete fenomen. Detyra jone e pare eshte te arrestojme keta njerez, protektoret, te cilet i nxjerrin keto vajza ne rruge, dhe jo viktimat," thote Seamson.


Ne Kosove, gjenden tanime 1,800 trupa te policise nderkombetare. Bernard Kouchner, Administratori i OKB per Kosoven, ka kerkuar 6,000 por kjo shifer akoma nuk eshte aprovuar. Disa zyrtare Shqiptare kane akuzuar policine nderkombetare se ka deshtuar ne luften ndaj prostitucionit ne rritje.


"Ka shume raste prostitucioni. Policia e UNMIK po punon shume ngadale per kete ceshtje," thote Avdi Rraci, nje zyrtar i Ministrise se Rendit Publik ne Qeverine e Perkoheshme te Kosoves.


Rraci ankohet se anetaret e Ministrise se Rendit Publik nuk po lejoheshin te kryenin detyrat e tyre sic duhet dhe se kjo po shkaktonte nje rritje te aktivitetit kriminal. "Ne po perpiqemi te bejme punen tone, por ne jemi te shtrenguar nga policia e UNMIK," thote Rraci.


Ministria e Rendit Publik eshte pjese e qeverise se perkoheshme te krijuar nga ish udheheqesi i UCK, Hashim Thaci. Zyrtaret e kesaj ministrie thone se ata kane te gatshem 1,500 vete per te formuar berthamen e nje force te re policore ne Kosove, nen kontrollin e OKB.


Prostitucioni po lulezon jo vetem ne Prishtine por edhe ne qytete te tjera te Kosoves. Ne Prizren, ne jug te Kosoves, restoranti "Skenderbeu" eshte shnderruar ne nje shtepi takimi ilegale. Shoferet e kamioneve nga Shqiperia jane klientet me te rregullt te "Skenderbeut". "Kjo eshte menyra me e mire per tu qetesuar pas nje udhetimi kaq te gjate nga Tirana," thote Gjergji, 36 vjec, ndersa ngjitet ne katin e siperm ku ndodhen dhomat. Azemi, nje kamarier qe punon ne nje lokal ne qender te qytetit thote se "ka te pakten tre vende te ngjashme me kete ne qytet".


Vende te tilla ekzistojne edhe ne Mitrovice, Gjilan, dhe Ferizaj. Ne Prishtine, mund te gjesh prostituta ne restorantin "Mars" dhe ne nje klub nate ne Sllatine, vetem pak kilometra jashte kryeqytetit.


Shkaterrimet e medha te shkaktuara gjate luftes kane detyruar nje numer te madh njerezish te transferohen nga zonat fshatare ne qytete, te pakten per te kaluar dimrin. Megjithe ekzistencen e nje kodi te rrepte moral, i cili eshte akoma me i rrepte ne komunitetet rurale, disa vajza nga familjet fshatare po i futen rruges se prostitucionit.


Mahmut Germizaj, nje psikolog nga Prishtina argumenton se "ky fenomen nuk eshte dicka e re, ai ekziston edhe ne vende te tjera, vecanerisht ne ato qe sapo kane dale nga nje lufte si Kosova." Ai shpjegon se "prostitucioni, si nje fenomen social ne Kosove, eshte zhvilluar si rezultat i ndryshimeve te medha ekonomike dhe sociale, te cilat kane ndodhur ne shoqerine tone pas luftes."


Sipas Germizaj, "kjo gjendje eshte rezultat i mungeses totale te institucioneve adekuate dhe keshillimit qe ato duhet te ofrojne. Asnje organizate vendase apo e huaj nuk eshte e perfshire ne parandalimin e fenomeneve te tilla, perfshire edhe prostitucionin."


Por zhvillimi i rrufeshem i kesaj industrie te prostitucionit, vecanerisht i asaj qe perfshin edhe vajzat Shqiptare ne Kosove, eshte nje realitet i veshtire per tu pranuar nga Kosovaret. "Prostituta Shqiptare?! Une nuk e besoj kete. Ne kemi nje kod te forte moral," thote Samiu, nje kepucar nga Prishtina.


"Ato qe dalin ne rruge dhe shesin trupin e tyre nuk jane Shqiptare. Ne se ka ndonje Shqiptare te tille, ato duhet te ekzekutohen," deklaron Ahmeti, 50 vjecar nga Prizreni.


Por per disa te tjere, shfaqja e prostitutave ne rruge eshte nje shenje civilizimi. "E pse jo?! Ne mund te shkojme drejt botes se qyteteruar vetem keshtu. Ato jane vajza te guximeshme," thote Agroni, pronar i nje dyqani tekstilesh. Ai pranon se viziton prostitutat te pakten tre here ne jave. "Une shkoj shpesh tek ato. Perse nuk duhet te shkoj?"


Pavaresisht kodit te forte moral te Shqiptareve dhe refuzimit te shume Kosovareve per te pranuar realitetin e prostitucionit, numri i vajzave te perfshira ne te po rritet cdo dite.


Forca policore nderkombetare, e cila tashme nuk po perballon dot rritjen e krimit ne pergjithesi dhe dhunen nder etnike, do te perballet me nje detyre te veshtire per te kontrolluar kete trafik fitimprures. "Ne do te pushtojme Kosoven," thote Elda, perpara se te hypi ne nje BMW blu te nje klienti e cila zhduket me shpejtesi ne terrin e nates.


Imer Mushkolaj dhe Mentor Shala jane gazetare ne Kosove