Thaci «Nenshkruan Ne Menyre Sekrete»
Burime te rendesishme te UCK-se ne Shqiperi kane njoftuar privatisht se udheheqesi i UCK-se ka nenshkruar me ne fund marreveshjen e paqes gjate nje ceremonie sekrete te zhvilluar ne Kosove.
Thaci «Nenshkruan Ne Menyre Sekrete»
Burime te rendesishme te UCK-se ne Shqiperi kane njoftuar privatisht se udheheqesi i UCK-se ka nenshkruar me ne fund marreveshjen e paqes gjate nje ceremonie sekrete te zhvilluar ne Kosove.
Hashim Thaci, udheheqesi i Ushtrise Clirimtare te Kosoves, njoftohet te jete takuar me Shtabin e tij te Pergjithshem ne Kosove ne menyre sekrete vetem pak perpara mesnates se te Enjtes, per te nenshkruar marreveshjen e paqes se Rambouillet.
Sipas perfaqesuesit te UCK-se prane qeverise Shqiptare ketu ne Tirane, Thaci dhe rojet e trupit te tij filluan udhetimin e tyre nga ana Shqiptare e kufirit diten e Merkure, duke bere nje rruge te gjate neper Kosove per te shmangur minat e vendosura dhe forcat Serbe te cilat jane ne kerkim te tij. Beogradi ka leshuar nje mandat arresti per udheheqesin 29-vjecar dhe udheheqes te tjere te UCK-se, pak dite me pare. Nje zedhenes i grupit ushtarak ketu thote se mandati e kerkon ate te gjalle apo te vdekur.
Ka supozime se Thaci me ne fund eshte takuar me Shtabin e tij te Pergjithshem dhe tre anetare te pa specifikuar te delegacionit Shqiptar ne Rambouillet ne oren 11.15 te mbremjes se te Enjtes ne Kosove, nga ku, sipas burimeve shume te larta te qeverise Shqiptare, « UCK-ja ka nenshkruar marreveshjen ».
Ndersa Thaci dhe njerezit e tij po udhetonin me kembe neper majat e mbuluara me debore per ne Kosove, ish Senatori Amerikan Bob Dole po fliste drejt per se drejti nga Washington D.C. ne programin e Worldnet Television te transmetuar direkt si ne Tirane ashtu edhe ne Prishtine. Ne te, Dole shprehu zemerimin dhe zhgenjimin e tij me Thacin dhe UCK-ne. « Ata me premtuan te Premten e kaluar ne Shkup se do te nenshkruanin te Djelen », tha ai. « Tani eshte e Merkure. I ashtuquajturi udheheqes i tyre [UCK-se], Z. Thaci, eshte bere i padukshem--nje njeri misterioz i cili nuk duket kurre ».
Thaci dhe udheheqja e UCK-se kishin planifikuar fillimisht te takoheshin me Dole sic ishte rene dakort ne Shkup, por nuk munden, sipas burimeve te ketushme, sepse « nuk kishte siguri per jeten e tij ». Dhe ndersa Xhavit Haliti, nje anetar i Shtabit te Pergjithshem i vendosur ne Tirane u delegua te shkonte ne vend te tij, fluturimi i tij per ne Shkup, sipas disa zerave, eshte vonuar. UCK-ja insiston se fluturimi nuk eshte vonuar per shkak te motit te keq sic u njoftua fillimisht ketu, « por nga qeveria Maqedonase ».
UCK-ja thekson tre faktore te cilet jane pertej kontrollit te tyre dhe qe kane nervozuar Shtetet e Bashkuara dhe ngadalesuar procesin--faktori gjeografik, komunikimi dhe frika e Thacit per sigurine e tij. Udheheqesit e UCK-se jane vendosur si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove. Ata qe veprojne nga brenda Kosoves jane kryesisht te detyruar te qendrojne neper pikat e kontrolluara nga UCK-ja, gje e cila veshtireson levizjen e tyre nga brenda jashte pa u konfrontuar me forcat Serbe dhe pa rene ne fushat e minuara. Kalimi i vetem i sigurte eshte nje rruge e veshtire permes zonave te thyera malore. Me forca me te shumta ne numer dhe mbeshtetje me te mire logjistike, Beogradi ka komunikim me te mire se sa UCK-ja e cila eshte e varur kryesisht nga telefonat celulare te cilet nuk jane shume te besueshem dhe radiot e dores. Se fundi, mandati i arrestit per Thacin dhe frika rreth sigurise se tij e kane detyruar udheheqesin e UCK-se te fshihet.
Nje perfaqesues i qeverise Shqiptare i ngarkuar nga UCK-ja per te dhene shpjegime rreth nderprerjes se komunikimit midis Shteteve te Bashkuara dhe UCK-se thote se : « Nje kombinim i ketyre tre faktoreve, ka dhene gabimisht idene se UCK-ja nuk deshiron te bashkepunoje me Shtetet e Bashkuara te Amerikes ».
Fron Nazi eshte nje redaktor i vjeter i IWPR.