Te Thyesh Njeriun Apo Levizjen

Autoritetet Turke kane kapur, dhe edhe mund ta vrasin, udheheqesin e PKK. Por arrestimi, ne fakt mund te inspiroje levizjen per te drejtat e Kurdeve ne Turqi, ne vend qe ta shtype ate.

Te Thyesh Njeriun Apo Levizjen

Autoritetet Turke kane kapur, dhe edhe mund ta vrasin, udheheqesin e PKK. Por arrestimi, ne fakt mund te inspiroje levizjen per te drejtat e Kurdeve ne Turqi, ne vend qe ta shtype ate.

Thursday, 10 November, 2005
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Ne se ata thyejne njeriun mund te thyejne edhe popullin. Por ne se udheheqesi i Partise Punetore Kurde (PKK) Abdullah Ocalan qendron i forte ai mund te shnderrohet ne fokusin e nje perpjekje globale per te zgjidhur ceshtjen Kurde, thote analisti Kurd ne ekzil Cemil Gundogan.


« Resistenca e forte, nga Ocalani ne njeren ane, dhe Kurdet nga ana tjeter, mund t`i detyrojne po ata udheheqes boterore te cilet e ndoqen ate deri ne Kenia, te kthehen tek ai per nje zgjidhje te problemit. « Kjo nuk eshte imagjinate e shfrenuar, » shkruan Gundogan ne nje te perditeshme pro Kurde ne Germany. «Kujtoni Madelen! »


Por edhe Turqia e kujton Mandelen. Qellimi i qeverise, pothuajse qe prej momentit kur forcat e saj speciale e hipen udheheqesin e PKK ne avionin qe do te conte ate ne Ankara, ka qene te perpiqet te shkaterroje legjenden e Ocalanit dhe demoralizoje perkrahesit e tij.


Analogjia qe kerkojne te zgjedhin ata nuk eshte Madela, qendrimi i te cilit ne burg sherbeu si pika kryesore per dekada te rezistences se banoreve me ngjyre kunder aparteidit ne Afriken e Jugut, por Abimael Guzman, udheheqesi i Sendero Luminoso ne Peru. Arrestimi i Guzman shkaterroi edhe udheheqjen e saj organizative dhe shpirterore dhe i dha nje shtytje te madhe morale qeverise Peruviane.


Cilesite personale te Ocalanit po vihen ne nje prove shume te madhe, ndersa Kurdet kudo ne bote, nga Kanadaja ne Iran, Siria ne Britani kane organizuar protesta per te shpetuar « serok » (udheheqesin) e tyre, te cilat disa here kane pasur rezultate fatale.


Kronika e pare televizive qe tregonte Ocalanin, i cili ne baze te neneve 25 dhe 46 te Kodit Penal Turk perballohet me nje denim te mundshem me vdekje, e tregoi ate ne nje pamje jo shume heroike.


Me sy te mbyllur dhe i lidhur ne nje karrike, gjate fluturimit nga Nairobi per ne Stamboll, ai u duk i zellshem per t`u integruar. « Nena ime eshte me origjine Turke dhe une i dua Turqit, » u tha ai atyre qe e ruanin. « Une shpresoj te jem ne gjendje t`u sherbej si popullit Kurd ashtu edhe atij Turk, ne se me jepet mundesia. »


Edhe Presidenti Turk Suleyman Demirel u tha gazetareve se qendrimi i Ocalanit i ishte dukur « shume i zgjuar ne ato rrethana ». Por megjithate, eshte nje ndryshim i madh nga koha kur ai ishte ne Siri dhe kishte krijuar nje force guerrilase prej 10,000 vetesh, e cila luftonte per autonomi per rajonet e Turqise jug-lindore te populluara nga Kurdet, duke perbere sfiden me te madhe per Turqine gjate 75 vjeteve te shtetit modern.


Por shume njerez dyshojne se ai do te nenshtrohet lehte, megjithe fatin e tij te frikshem qe do te kete i vetmuar ne nje burg ne ishullin Imrali, 50 milje ne jug te Stambollit.


« Do te ishte gabim te besoje se Ocalan ka kapitulluar ndaj shtetit, » tha analisti Omer Tarkan i se perditeshmes Radikal. « Ky qendrim i tij vetem sa i jep me shume hapesire per te manovruar, si ne perpjekjet qe po ben per te shpetuar jeten ashtu edhe ne ato per te ruajtur udheheqjen mbi Kurdet neper bote. » Ocalan, pervec se ka drejtuar i pashqetesuar PKK, gjithmone ka theksuar dallimin midis tij si udheheqes dhe si person i thjeshte.


Pa organizimin e tij, dhe duke mos qene me ne vendin ku fshihej ne Siri, Ocalan eshte akoma nje personalitet i pandare, perballe atyre qe po e marrin ne pyetje. Sipas disa njoftimeve ai ka pasur shqetesime ne zemer, dhe tre kardiologe i jane bashkuar ekipit qe po e merr ne pyetje, nje ekip elite i perzgjedhur nga forcat e armatosura te Turqise, oficeret e sherbimit sekret dhe xhandare paraushtarak.


Ai akoma nuk eshte lejuar te takohet me avokatet, pavaresisht nga deklarimet e Ministrise se Jashteme te Turqise se Ocalan do te kishte nje gjyq te rregullt dhe te paanshem. Disa ore pas arrestimit te tij, avokatet e tij nga Hollanda nuk u lejuan te hynin ne Turqi. Kater avokate nga keshilli i Stambollit, te caktuar nga familja e Ocalanit, nuk u lejuan qe ta takonin. Ata me vone u perzune nga qyteti port ne ishullin Imrali prej disa turmave te ultranacionalisteve.


Sipas ligjit qe eshte ne fuqi ne Turqi, njerezit qe mbahen te arrestuar me akuza sipas Ligjit Anti-Terrorizem, mund te mbahen ne izolim per kater dite. Amnesty International njofton se « kjo gje eshte quajtur si e papranueshme nga Komiteti Europian per Parandalimin e Tortures dhe Trajtimit apo Denimit Johuman dhe Degradues, dhe eshte pranuar si nje metode e cila con ne torture. »


« Nuk ekzistojne as edhe kushtet me minimale per mbrojtjen e tij, » thote njeri prej kater avokateve, Ahmet Zeki Okcuoglu. « Nuk ekziston asnje organizem zyrtar ku te drejtohesh per te apeluar. Autoritetet lokale thone se nuk kane lidhje me gjyqin, ndersa Zyra e Menaxhimit te Krizave se ciles i eshte dhene pergjegjesia per procedurat nuk dihet se kush eshte. »


« Nuk kam fuqi t`u rezistoj atyre forcave, te cilat e kane perjashtuar klientin tim nga e drejta per te mbrojtur veten. E vetmja gje qe mund te bej eshte nje deklarate proteste, » thote Zeki.


Ceshtja e Ocalanit do te gjykohet nga nje prej Gjykatave te Sigurise Shteterore (DGM), te cilat kane nje fame te keqe ne Turqi. Nje vendim i leshuar nga Gjykata Europiane ne Tetor 1998 thote se DGM-te-te kryesuara nga dy gjykates civile dhe nje ushtarak i emeruar-u heqin te akuzuarve te drejten per te pasur nje « gjyq te drejte dhe paanshem » sipas koventave nderkombetare te nenshkruara nga Turqia.


« Nenet kushtetuese te cilat lejojne pjesemarrjen e gjykatesve ushtarake ne Gjykatat e Sigurise Shteterore (DGM) duhen te ndryshohen, » thote Profesor Ugur Alacakaptan ne Fakultetin e Drejtesise ne Universitetin e Ankarase. « Ne se Ocalan gjykohet nga DGM, nje aplikim i tyre ne kundershtim me Gjykaten Europiane do te ishte ne disfavor te Turqise. »


Profesor Cetin Ozek i Fakultetit te Drejtesise ne Universitetin e Stambollit, kundershton menyren se si Ocalan eshte paragjykuar, si nga zyrtaret por sidomos nga media. « Edhe drejtuesit me te mire te TV nuk permbahen dote pa bere akuza te hapura pa pasur prova ndaj Ocalanit, duke i vene gjykatesit nen nje presion te madh publik dhe duke shkelur te drejten e individit per te pasur nje mbrojtje ligjore te paaneshme. »


Kryeministri Bulent Ecevit eshte perpjekur te ule ethet e nacionalisteve Turq, megjithese kapja e Ocalan ne Kenia ka rritur padyshim mbeshtetjen per te. Partia e tij Demokratike e Majte (DSP) po fiton ne anketimet publike perpara zgjedhjeve te planifikuara per tu mbajtur me 8 Prill, dhe ndoshta mund te ndodhe ajo qe pak njerez do ta kishin parashikuar nje muaj me pare, te dale ne krye te listes se partive fituese.


Ecevit po flet per « amnisti me kusht » per luftetaret e PKK te cilet vazhdojne te fshihen neper dhjete territoret jug-lindore te perfshira nga konflikti, te mbeshtetur me premtime per zhvillim shteti. Por qeveria e tij vazhdon te sundoje me dore te hekurt keto territore.


Partia pro Kurde e Demokracise Popullore (HADEP), e cila pritet te marre te pakten gjysmen e votave ne rajonet Kurde, njofton se 380 anetare dhe zyrtare te saj jane arrestuar qe prej kapjes se Ocalanit. Udheheqesi i Partise Murat Bozlak dhe zyrtare te tjere te larte jane arrestuar me akuza per separatizem qe me perpara, dhe HADEP akoma perballet me nje ndalim te perhereshem pasi eshte akuzuar per lidhje me PKK.


Ufuk Aras, udheheqes i Partise se Lirise dhe Solidaritetit-njera prej partive te pakta Turke qe eshte distancuar nga ethet nacionaliste qe pasuan arrestimin e Ocalanit-ka bere nje thirrje per qetesi dhe pajtim, e cila degjohet rrale.


« Nuk ka asnje pa faj ne kete lufte », tha Uras. « Ceshtja Kurde nuk ka dale nga PKK-ja por PKK-ja ka dale nga ceshtja Kurde. PKK nuk eshte i vetmi element per t`u fajesuar. »


Qindra mijera Kurde jane ndjekur nga shtepite e tyre gjate ofensivave tokesore te forcave ushtarake Turke kunder mbeshtetesve lokale te PKK. Dhe qe prej fillimit te konfliktit ne vitin 1984, forcat e sigurimit jane bere gjithnje e me te perziera me krimin e organizuar dhe te djathten ekstreme. « Forcat e sigurimit kane kryer krime lufte, » shton Uras. « Jane evakuar fshatra, dhe vrare civile. Ne se do te behet drejtesi, edhe keto krime lufte duhet te ndeshkohen. »


Nadire Mater & Ertugrul Kurkcu jane korrespondente me baze ne Stamboll te Inter Press Service.


Africa
Frontline Updates
Support local journalists