Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Te Sakrifikuar Per Serbine?

Familjet e punonjesve te Radio Televizionit te Serbise te vrare gjate sulmeve te NATO-s po akuzojne drejtuesit e stacionit se kane sakrifikuar stafin e tyre me vetedije per qellime politike. Zemerimi publik eshte aq i madh sa qe ka zera se vete rregjimi p
By IWPR Balkans

Me 23 Tetor, familjet e punonjesve te Radio Televizionit Serb (RTS) te vrare gjate bombardimeve te NATO-s me 23 Prill, vendosen nje gur perkujtimor ne forme loti perballe godines se shkaterruar. Guri kishte nje mbishkrim ku shkruhet: "16 te sakrifikuarit, ne paqe te perjeteshme".


Rasti i te 16 eshte nje histori me shume te panjohura. Gjate muajve te fundit ai ka shkaktuar nje fare dueli midis familjareve te te vrareve, te cilet akuzojne RTS se ka sakrifikuar me qellim punonjesit e TV, dhe drejtuesve te RTS. Nga diskutimi kane lindur nje sere pyetjesh te bezdiseshme, te cilat deri me tani nuk kane marre snje pergjigje nga rregjimi i Slobodan Miloshevicit.


Mirjana Stoimenovski, nena e njeres prej viktimave, thote se te dashurit e tyre vdiqen si "viktima te nje politike mizore, transmetimet e RTS, i cili i vuri jetet e punonjesve te tij ne menyre te panevojeshme dhe me vetedije krejtesisht ne altarin e NATO-s." Publiku gjithashtu eshte i bindur se familjet e atyre qe vdiqen kane te drejte: rregjimi sakrifikoi punonjesit e RTS me qellim qe te ushqente ndjenjat anti NATO-s gjate bombardimeve.


Asnje drejtues i RTS nuk morri pjese ne vendosjen e gurit te Shtunen e kaluar, ku u mblodhen disa qindra te aferm, miq dhe qytetare. Ne kete ceremoni nuk u duk as edhe ndonje nga gazetaret e njohur te televizionit shteteror. Vete RTS njoftoi per ngjarjen nje dite me vone, ne lajmet e saj kryesore.


Duke mos perfillur rrezikun, gjate fushates ajrore te NATO-s, banore te Beogradit dilnin neper rruge per te pare nga afer demet e shkaktuara nga bombardimet. Gjate me teper se dy muaj e gjysem sulmesh ajrore intensive, vetem pak njerez u vrane ne Beograd, me perjashtim te nates se bombardimit te RTS (pervec 16 njerezve te vrare, dy te tjere akoma figurojne te humbur dhe disa dhjetra u plagosen).


Ne median prane rregjimit te vraret u deklaruan si gazetare, megjithese asnje prej tyre nuk ishte gazetar. Qellimi dukej te ishte sensibilizimi i shtypit, dhe kryesisht i shtypit te huaj, te cilet njihen si teper te ndjeshem ndaj vrasjeve te gazetareve. Miloshevic me sa duket ka planifikuar te nxirrte perfitime nga kjo.


Por ketu kishte edhe nje problem: njerezit habiteshin se si kishte mundesi qe keta njerez ndodheshin ne ndertesen e TV kur sirenat e alarmit binin dhe kur RTS, nje pjese teper e rendesishme e makines se propagandes se Miloshevicit, dihej nga te gjithe qe ishte nje objektiv i NATO-s?


Ka pasur gjithashtu edhe aresye per dyshime. Ne momentin e sulmit, nuk ka pasur asnje njeri ne ndertesen ne Beogradin e Ri ku ndodhej edhe Partia Socialiste e Serbise se Miloshevicit dhe zyrat e TV Pink dhe Radio Kosava. Edhe Novi Sad Television u godit dhe u shkaterrua, por asnje njeri nuk ndodhej ne ndertese. Nderkohe nuk ka patur asnje te vrare nga shkaterrimi i disa transmetuesve te TV ne te gjithe Serbine.


Dy jave pas perfundimit te bombardimeve, familjet e te vrareve ne RTS kane pyetur publikisht se perse RTS ka qene nje perjashtim. Nje sere artikujsh u botuan ne median e pavarur, duke dhene edhe deshmi te shume deshmitareve.


Pjesa me e madhe akuzuan drejtuesit e TV, drejtorin Dragoljub Milanovic dhe redaktorin Milorad Komrakov, qe te dy zyrtare te Partise Socialiste ne pushtet, se i kane ndaluar punonjesit e turnit te nates te largohen nga ndertesa. Shume njerez konfirmuan gjithashtu se Milanovic dhe Komrakov ishin larguar nga ndertesa vetem pak minuta perpara bombardimit te ores 2 te mengjesit. Kur Komrakov u kthye vetem pak kohe pas bombardimit punonjesit e TV te cilet u mblodhen pas sulmit e sulmuan ate. Ai shpetoi nga te rrahurat vetem ne saje te rojeve te TV.


Vetem Komrakov eshte pergjigjur ndaj akuzave dhe kete e ka bere vetem ne mes te muajit Shtator. Ai kritikoi median se kane shkruajtur rreth njerezve "te cilet kane dhene jeten duke mbrojtur te verteten" ne ate menyre. Ai gjithashtu deklaroi se ai kishte pak informacion rreth akuzave te publikuara ne median e pavarur, sepse ai kishte qene me pushime dhe nuk i kishte lexuar gazetat.


Te habitura nga deklaratat e Komrakov se ai nuk ishte i "informuar", familjet e viktimave kerkuan qe ai te tregonte te verteten dhe te pranonte fajin e tij. Natyrisht, ai nuk e beri nje gje te tille.


Zyrtare shteterore kane vazhduar te perdorin tragjedine e RTS per qellime propagandistike ne menyren me te ndyre, duke perdorur RTS si altoparlant te tyre. Akoma edhe me keq, autoritetet duket se e kane shnderruar kete ceshtje ne nje pike debati ne konfliktin e tyre te tanishem me kundershtaret politike.


Me 26 Shtator RTS njoftoi se pjesemarresit ne marshimet e protestes ne Beograd kane hedhur gure ne drejtim te nderteses, e cila eshte akoma ne perdorim, dhe mbi shpalljet perkujtimore te viktimave qe jane te ngjitura ne deren kryesore. Protestat, te organizuara nga blloku opozitar Aleanca per Ndryshime, jane zhvilluar ne Beograd qe prej dates 21 Shtator dhe kerkojne doreheqjen e Miloshevic.


"Ose sepse atyre u vjen keq qe RTS nuk u shkaterrua, apo sepse eshte misioni i tyre per ti mbyllur gojen se vertetes rreth krimeve te NATO-s, ata hodhen gure edhe mbi shpalljet perkujtimore te atyre heronjve te cilet vdiqen atje duke punuar, ndersa ata [demonstruesit] mezi prisnin renien e bombave mbi Beograd," thuhej ne komentin e RTS.


Familjet e te vrareve iu pergjigjen ketyre abuzimeve me ane te nje letre te hapur te botuar ne shtypin e pavarur, ku i thuhej udheheqjes se TV se ata duhet te kene te pakten respekt per te vdekurit. "Gjashtembedhjete njerez te pafajshem vdiqen nga bombardimet e NATO-s, por ato drejtoheshin nga ekranet tuaja me fjalet "Ne jemi ne Rrugen Takovska nr. 10, dhe ju mund ti vendosni koordinatat vete", shkruanin ata.


Organet shteterore dhe ato gjyqesore nuk jane perzier drejt per se drejti ne luften e mediave, por eshte nje bindje e perhapur gjeresisht se kjo eshte ne linjen e tyre te pergjegjesise. Presioni i publikut vazhdon.


Burime te aferta me regjimin thone se autoritetet tani ndjejne se duhet te bejne nje fare sakrifice per te qetesuar zemerimin e publikut mbi rastin e vdekjes se njerezve ne RTS. Kjo sakrifice do te jete "pjese e paketes se spastrimit te pranveres" brenda rrethit drejtues, qe po pergatitet tani nga Miloshevic dhe gruaja e tij.


Ky "spastrim" do te kryhet ne te njejtin moment kur presioni mbi opoziten, median e pavarur dhe qytetaret po rritet. Pritet qe shume shpejt te lajmerohet shkarkimi i disa anetareve te udheheqjes se larte shteterore.


Sa here qe Miloshevic ndryshon stafin e tij ai sjell ne pushtetin njerez akoma edhe me te keqinj. Per ta "16 te sakrifikuarit" nuk do te jene ndoshta asgje me teper se sa nje shenjester tjeter qe duhet goditur.


Vlado Mares eshte nje bashkepunetor i IWPR ne Beograd.