Te Ngecur ne Balten Maqedonase
Ndersa kampet ne Maqedoni jane mbushur plot, shume refugjate nga Kosova deshirojne te shkojne neper vende te treta jashte rajonit.
Te Ngecur ne Balten Maqedonase
Ndersa kampet ne Maqedoni jane mbushur plot, shume refugjate nga Kosova deshirojne te shkojne neper vende te treta jashte rajonit.
Sapo refugjatet Shqiptare te Kosoves hyjne ne Maqedoni nepermjet pikes kufitare te Blaces, ne fytyrat e tyre mund te lexohet nje ndjenje lehtesimi. Pas javesh te pasigurta, ata me se fundi ndjehen te sigurte. Te uritur dhe te lodhur prej diteve te udhetimit neper terrene te rrezikeshme dhe duke fjetur ne vend e pa vend, ata rreshtohen me durim per t'u regjistruar--te vendosur per te treguar qe shpirti i tyre mbetet i pathyeshem.
Por vetem kaq: faza tjeter e tmerrit te tyre fillon tani.
Ndersa cdo dite mberrijne ne Maqedoni ndermjet 4,000 dhe 8,000 refugjate Shqiptare te Kosoves, agjensite e ndihmave nuk mund te perballojne kerkesen e madhe per strehim. Kampet me te aferta te refugjateve ne Stenkovec dhe Brazde jane ndertuar per te strehuar 30,000 njerez. Tani ne to jetojne me teper se 60,000 njerez te palosur siper njeri tjetrit neper cadra. Te ardhurit e rinj duhet te flene ne qiell te hapur per ditet e para.
"Disa dite me pare dikush me tregoi per eren mbytese ne Stenkovec, por une nuk i besova atij," thote nje shofer taksie i cili tani con dhe merr gazetaret ne kamp prej Shkupit. "Pasi i pashe kushtet me syte e mij, une mendoj se ai vend te mbyt me ere tragjedie njerezore." Pasi i pa vete kushtet, Kryeministri Britanik, Tony Blair deklaroi, "Kjo nuk eshte nje beteje per NATO-n. Kjo nuk eshte nje beteje per territore. Kjo eshte nje beteje per njerezimin."
Ai premtoi se Britania do te marre me teper refugjate dhe shpalli nje dyfishim te ndihmes per rajonin, nga 20 milion Sterlina ne 40 milion (62 milion USD). Ministrat Britanike thone se Britania e Madhe--e cila deri tani ka pritur vetem disa qindra refugjate--shume shpejt mund te pranoje deri ne 1,000 refugjate ne jave. Por edhe keto masa shtese ka mundesi qe te jene te pamjaftueshme.
Punonjesit e ndihmave thone se kampet jane plot dhe nuk ka me asnje vend te lire. Kampi me i ri ne Cegrane, megjithese eshte akoma duke u ndertuar, eshte mbushur tashme plot aq sa nuk mban me. Komisariati i Larte per Refugjatet i OKB-se (UNHCR) ka kerkuar leje qeverise Maqedonase per ndertimin e kampeve te rinj.
Trena te mbushur plot e perplot me refugjate vazhdojne te mberrijne ne kufirin Maqedonas. Sipas zyrtareve te UNHCR, dhjetra mijera rrefugjate te tjere pritet te arrijne ne ditet e ardheshme. Perkundrazi, vetem disa qindra vete ne dite jane derguar me avione per ne vende te tjera.
Vetem nje jave me pare shiu dhe te ftohtet e bene jeten e refugjateve akoma me te mundimshme. Ndersa vizitoi kampin e Stenkovec, ylli i Hollywood Richard Gere pyeti nje refugjate te re se cila ishte veshtiresia me e madhe per te ne kamp--mungesa e ushqimit, ujit, apo ndonje gje tjeter?
"Balta" u pergjigj ajo. Nje jave me pare refugjatet luteshin per pak diell. Tani, dielli dhe te nxehtit sjellin me vete edhe rreziqe te reja per shendetin. Refugjatet kane nevoje per furnizim te rregullt me uje dhe kushte me te mira sanitare.
"Kaq shume njerez ne nje vend te tille te vogel," ishte fjala e fundit e nje zyrtari te UNHCR i cili paralajmeroi se mbipopullimi i kampeve mund te coje ne trazire brenda tyre. Zedhenesi i UNHCR Kris Janovski ka permendur edhe mundesine e perleshjeve. Per momentin, rreth 90,000 Shqiptare te Kosoves jane strehuar neper kampe, dicka me pak se gjysma e shifres se pergjitheshme prej 190,000 vetesh qe kane kerkuar strehim ne Maqedoni. Pjesa tjeter jane vendosur neper shtepite private.
Rruga Dizonska eshte nje rruge e populluar shume prane qendres se Shkupit. Eshte nje pjese e varfer e qytetitdhe shtepite jane pergjithesisht nje kateshe, secila me dy apo tre dhoma gjumi dhe me banjo jashte shtepise ne oborr.
Ketu jane strehuar shume Shqiptare te Kosoves te cileve u eshte ofruar mikpritje prej vellezerve te tyre te nje gjaku. Shqiptaret e Maqedonise u kane dhene nje pjese te shtepive te tyre refugjateve, disa prej te cileve flene edhe 30 deri 40 vete ne nje dhome. Kopshtet jane plot me femije, disa prej te cileve kane filluar te ndjekin edhe shkollat.
Refugjatet nuk marrin shume ndihma humanitare. Familjet mikpritese ndajne ato pak rezerva te tyre me miqte. "Ne nuk kemi shume, por gjithe cka kemi do ta ndajme se bashku," thone ata. "Ajo qe eshte e jona eshte edhe e atyre".
Qyteti i Tetoves eshte ne nje fare menyre kryeqyteti jozyrtar i Shqiptareve ne Maqedoni. Edhe perpara ketij fluksi te refugjateve Kosovare, Shqiptaret etnike perbenin pothuajse 80 per qind te popullsise. Tani perqindja e Shqiptareve eshte akoma me e madhe.
Dy partite politike me te medha te Shqiptareve etnike ne Maqedoni jane te vendosura ne Tetove dhe te dyja ato kane ndihmuar duke strehuar sa me shume refugjate neper shtepi private. E njejta gje ka ndoshur ne te gjitha fshatrat me popullsi kryesisht Shqiptare neper te gjithe Maqedonine perendimore.
Qindra refugjate te cilet kane kaluar kufirin Kosove - Maqedoni ne menyre jo zyrtare, pasi kane kaluar majat e ngrira te malit Popova Sapka, kane gjetur strehim dhe ushqimin e tyre te pare te ngrohte qe prej javesh neper fshatrat e vegjel te Lisec, Lipkovo dhe Malina.
Dy jave me pare, rreth 6,000 Shqiptare te kosoves u vendosen aty neper shtepi private per disa dite deri sa UNHCR te mund ti ndihmonte ata.
Ne ditet e para te krizes, shume rrefugjate deshironin te qendronin sa me prane Kosoves, me shprese se do te ktheheshin shpejt. Tani per shkak te kushteve, shume njerez deshirojne te shkojne ne vende te treta jashte rajonit.
Iso Rusi eshte nje gazetar me gazeten Fokus ne Shkup.