Të Etur për Kthim në Normalitet

Pa ujë të pijshëm, banorët e Kumanovës duhet t'u kthehen puseve të tyre për të mbijetuar kontrollit të qytetit nga UCK-ja.

Të Etur për Kthim në Normalitet

Pa ujë të pijshëm, banorët e Kumanovës duhet t'u kthehen puseve të tyre për të mbijetuar kontrollit të qytetit nga UCK-ja.

"Kam nevojë për ujë…më duhet për të pirë, gatuar, larë rroba dhe për tu larë vetë - por çfarëdo që të bëj nuk më del," thotë Dragica Spasovska, 50 vjeçe, me një zë të zemëruar.


çdo ditë, ajo shkon pesë ose gjashtë herë në oborrin e shkollës fillore, një nga vetëm rreth njëzet vendet në qytetin e Kumanovës ku ende ka ujë të pijshëm.


Ndërsa mbush pesë shishe dhe një kovë me ujë të pijshëm, ajo ankohet: "E çfarë mund të bëj? Ky ujë do të më mjaftojë vetëm për të larë enët pas drekës".


Në një spital aty pranë doktorët kanë filluar të largojnë pacientët nga frika e epidemive. Disa raste më të rënda po dërgohen në Shkup.


Që prej nëntë ditësh, 100,000 banorët e Kumanovës, një qendër tregtare me popullsi të përzier 32 km larg kryeqytetit, Shkup, kanë vështirësi në sigurimin e ujit.


Javën e kaluar, luftëtarët e UCK-së kanë marrë nën kontroll Haraçinin, 10 km nga Shkupi, duke intensifikuar më tepër presionet e tyre ndaj qeverisë për të plotësuar kërkesat e tyre për përmirësim radikal të të drejtave civile të pakicës së madhe Shqiptare në Maqedoni.


Luftëtarët kanë krejtësisht në kontroll Lipkovën, një rrethinë malore ku gjenden dy rezervuarët të cilët furnizojnë me ujë Kumanovën.


Ata nuk kanë sabotuar rezervuarët. Mungesa e ujit ka ndodhur kur një rezervuar në Lipkovë është tharë si pasojë e temperaturave të larta të verës. Por autoritetet e Kumanovës nuk mund të përdorin rezervuarin e dytë në Glazje, siç bëjnë zakonisht, sepse inxhinierët nuk janë lejuar të udhëtojnë në zonat e kontrolluara nga UCK-ja.


Në Bedinje, 4 km nga qendra e Kumanovës, një autokolonë prej 20 kamionësh qëndron në pritje. Kamionët përmbajnë ndihmë humanitare për rreth 15,000 njrez që kanë mbetur në Lipkovë, dhe janë të shoqëruar nga zyrtarë të OSBE-së dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq - dhe një ekip inxhinierësh të cilët kanë urdhër për të hapur pompat e Glaznjes.


Si rezultat, ka vetëm 20 pika në qytet ku mund të gjehet ende ujë i pijshëm, në varësi të numrit të autoboteve që vijnë nga Shkupi.


Dy dërgesa arrijnë çdo ditë në orën 8 të megjesit dhe 13 të drekës. Dje, 38 autobotë kanë sjellë ujë në qytet. "Sot për fat të keq presim më pak," thotë Oliver Spasovski, nga zyra e kryetarit të bashkisë.


Përveç depozitave, burimi kryesor i njerëzve janë 400 puset tradicionale të qytetit. "Nëse nuk do të kishim puset, një Zot e di nëse do t'ia dilnim, veçanërisht me këtë vapë," thotë Trajce Boshkovski, 54 vjeç, duke parë me sy gjysëm të mbyllur në drejtim të diellit ndërsa priste rradhën për të mbushur ujë.


"Luksi më i madh në qytet tani është të kesh pusin tënd," vazhdon ai. "Nuk ka të paguar," - duke lënë të kuptohet edhe për ekzistencën e një tregu të zi fitimprurës me mallin më të vlefshëm për njeriun.


Kafe Korzo është një ndër vendet e pakta në Kumanovë ku ende shërbehet kafe ekspres. "Ne kemi mundur të vazhdojmë biznesin dhe të ruajmë klientelën," thotë pronari. Por ai shërben pijet në shishe dhe jo gota, në mënyrë që të kursejë ujin e nevojshëm për larjen e gotave.


Furnizimi i tanishëm me ujë nuk i plotëson aspak nevojat e një qyteti modern. Në kushte normale, banorët konsumojnë rreth 25,000 metra kub ujë në ditë gjatë verës. Sot, vetëm një pjesë e kësaj sasie mund të përdoret, duke shkaktuar kështu shqetësime edhe për shëndetin e banorëve, veçanërisht fëmijëve.


Kryetari i bashkisë së Kumanovës, Slobodan Kovaçevski i ka bërë thirrje qeverisë të deklarojë gjendjen e jashtëzakonëshme. Ai ka kërkuar 3 milion marka Gjermane për të ndërtuar dy rezervuarë të rinj, por projekti do të zgjasë të paktën dy muaj.


Që prej përleshjeve të 1 Majit në Manastir, ku u dogjën rreth 40 dyqane të Shqiptarëve, Kovaçevski ka pasur probleme për të siguruar 20 përqind të qytetarëve të Kumanovës të cilët janë Shqiptarë etnik.


"Unë kam qenë shumë i mërzitur që ata nuk janë ndjerë të sigurtë," kujton ai. "Unë kam pasur një takim me të gjitha partitë politike dhe me ndihmën e Partisë Shqiptare për prosperitet Demokratik, kemi arritur të bindim Shqiptarët të mbajnë dyqanet e tyre të hapura".


Por gjakrat kanë filluar të nxehen, sidomos tani në këtë mot të nxehtë. "Tensionet po rriten," thotë redaktori Robert Cvetkovski i Qendrës Kulturore të Kumanovës. "Njerëzit nuk flasin haptazi kundër Shqiptarëve, por gjendja në Lipkovë i ka zemëruar shumë ata, sepse ajo ndikon në ekzistencën e përditëshme të tyre".


Banorët Shqiptarë të Kumanovës natyrisht nuk flasin haptazi, por pronari i një bari thotë: "E gjitha bëhet për kushtetutën. Në momentin që ajo ndryshohet, çdo gjë do të kthehet në gjendje normale".


UCK-ja ka kërkuar që gazetarët e huaj të lejohen të shoqërojnë autokolonën me ndihma e cila është ende e bllokuar në Bedinje. Qeveria ka refuzuar, duke thënë se ajo nuk mund të garantojë sigurinë e tyre në zonat e kontrolluara nga UCK-ja.


Ndërkohë, temperaturat rriten dhe thatësira e krijuar nga njeriu në Kumanovë vazhdon.


Ana Petruseva shkruan për revistën Forum në Shkup.


Macedonia
Frontline Updates
Support local journalists