Te Burgosurit Kosovare Vuajne Akoma ne Burgjet Serbe

Me teper se 2 000 Shqiptare te Kosoves (civile) mbahen ne burgjet Serbe, dhe jane te pasigurt per te ardhmen e tyre. O.J.Q-ja Fondi i Ligjit Humanitar, e vendosur ne Beograd eshte e vetmja lidhje e tyre me familjet.

Te Burgosurit Kosovare Vuajne Akoma ne Burgjet Serbe

Me teper se 2 000 Shqiptare te Kosoves (civile) mbahen ne burgjet Serbe, dhe jane te pasigurt per te ardhmen e tyre. O.J.Q-ja Fondi i Ligjit Humanitar, e vendosur ne Beograd eshte e vetmja lidhje e tyre me familjet.

Thursday, 10 November, 2005

Çdo te Premte qindra njerez nga Kosova perendimore, qyteti i Gjakoves dhe vende te tjera, vijne ne Prishtine per te protestuar kunder burgimit te vazhduar te mbi 2 000 Kosovareve qe akoma qendrojne ne burgjet brenda kufirit Serb.


Shume prej tyre jane arrestuar ne shtepi dhe jane çuar ne Serbi, te tjere u rrembyen gjate rruges per ne Shqiperi si refugjate kur filloi konflikti. Disa te tjere u kapen pas nenshkrimit te marreveshjes NATO-Beograd dhe terheqjes se pales Serbe te cilet i


moren ta me vehte. Shume prej tyre vazhdojne te mbahen pa asnje akuze.


Deri tani Kombet e Bashkuara dhe pjesa tjeter e Komunitetit Nderkombetar ne Prishtine kane treguar vetem simpati por nuk kane ndermarre asnje veprim. Qindra shoke dhe te aferm te zemeruar mblidhen tani ?do jave prane zyrave qendrore te Misionit te OKB-se ne Kosove duke mbajtur fotografite e njerezve te tyre te dashur, dhe duke kerkuar nderhyrjen e OKB-se.


Gjate nje proteste ata folen me administratorin civil te Kosoves Bernard Kouchner, por ai mundi te thote qe si perfaqesues special i OKB-se ne Kosove nuk mund te perfshihej direkt ne kete çeshtje por premtoi qe te bente nje "deklarate te forte" per kete.


"Me lejoni tju them se une e mbeshtes demonstrimin tuaj", i tha ai turmes se mbledhur si? raportohet nga e perditshmja e Prishtines Koha Ditore. "Une jam takuar tre here me perfaqesuesit tuaj, dhe heren tjeter une do te bej nje deklarate te forte".


Perndryshe, shume pak mund te behet per te ndihmuar te burgosurit. "Te gjithe keta njerez mbahen mbi bazen e urdherave nje mujore te ndalimit policore (jo te gjykates)", thote avokati Teki Bokshi i cili ka vizituar disa nga te burgosurit si anetar i delegacionit te Fondit te Ligjit Humanitar.


"Keto urdhera u moren nen kushtet e futjes ne fuqi te ligjeve marciale ne Jugosllavi gjate luftes ajrore me NATO-n. Por afati i tyre i vlefshmerise ka skaduar qe prej 15 Qershorit. Edhe ligji marcial nuk eshte me ne fuqi".


Nje tjeter avokat qe vizitoi te ndaluarit ndersa punonte me te njejten OJQ, Mustafa Radoniqi, i pershkroi te burgosurit si "skelete qe ecnin". Ai tha qe atyre u jepej shume pak ushqim dhe trajtoheshin shume keq. "Shqetesimi me i madh i te burgosurve ishte


situata ne Kosove dhe familjet e tyre", tha Radoniqi. "Problemi i tyre me i madh eshte qe ata nuk dine asnje gje rreth statusit te tyre ligjor dhe nese atyre do tu behet gjyq".


Disa te burgosur nga Kosova, te arrestuar pas fillimit te deshtimit Serb, por perpara fillimit te bombardimeve te NATO-s, jane liruar. Ato tregojne trajtime te renda ndeshkuese ndaj te ndaluarve Shqiptare etnik.


"Ne burgun e Nishit nga 10 Qershori ne 1 Korrik, ishin torturuar te gjithe te burgosurit", i tha Kohes Ditore ish i burgosuri Sami Gashi. "Pas kesaj date vetem disa prej te burgosurve ishin keqtrajtuar, por edhe ata qe nuk keqtrajtoheshin perseri u jepej shume pak ushqim. Na jepej vetem 300gr buke dhe nje supe e holle ne dite".


Fondi i Ligjit Humanitar eshte nje nga OJQ-te e rralla qe po ndihmon per gjetjen dhe mbeshtetjen e Shqiptareve qe mbahen ne burgjet Serbe. Nga kater zyrat e tyre ne Kosove, ata ofrojne çdo informacion qe kane nga vizitat ne burgjet Serbe.


Bokshi thote qe te gjithe te ndaluarit ishin civile dhe nuk kishin lidhje me Ushtrine Clirimtare te Kosoves. "Te gjithe te burgosurit qe une vizitova ishin civile dhe te pa implikuar ne luftimet ne Kosove. Kryesisht ata ishin kapur ne rruge, shtepi ose gjate rruges per ne Shqiperi pasi ishin perzene nga shtepite e tyre".


Faktikisht Fondi beson se jane shume me teper Shqiptare te Kosoves ne burgjet Serbe se sa pranon Beogradi. "Avokatet e kontraktuar nga Fondi i Ligjit Humanitar, zbuluan rreth 500 Shiptare te tjere, gjate vizites se tyre ne burgjet Serbe, emrat e te cileve


nuk figuronin ne listat e Ministrise Serbe te Drejtesise", thote Arjana Zherka nje zyrtare e larte e Fondit.


Kjo e çon numrin e te ndaluarve ne se paku 2 097 njerez, thote ajo. "Ky eshte problemi me i madh qe prej hyrjes se NATO-s ne Kosove".


Virtyt Gacaferi eshte nje gazetar i Kohes Ditore.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists