Skafe, Cigare, Mafia Dhe Demokracia Malazeze

Kontrabanda e cigareve ndermjet qeverise Malazeze dhe Mafias Italiane ka vite qe vazhdon. Megjithate, tani, ajo eshte bere nje lajm i rendesishem ne Itali dhe dominon faqet e para te gazetave, ndersa Beogradi eshte i kenaqur.

Skafe, Cigare, Mafia Dhe Demokracia Malazeze

Kontrabanda e cigareve ndermjet qeverise Malazeze dhe Mafias Italiane ka vite qe vazhdon. Megjithate, tani, ajo eshte bere nje lajm i rendesishem ne Itali dhe dominon faqet e para te gazetave, ndersa Beogradi eshte i kenaqur.

Thursday, 10 November, 2005

Cdo mbremje, rreth ores shtate, motoskafe te fuqishme 18 metershe nisen nga porti Malazez i Bar. Italianet me perkedheli i quajne ato "bionde" (biondet). Ato jane te mbushura me cigare - kryesisht Philip Morris dhe Rothmans - dhe drejtohen per ne bregun me te afert ne anen tjeter te Adriatikut, ne rajonin Italian te Puglias.


Nen mbulesen e erresires, motoskafet bejne udhetimin e tyre tre oresh per ne bregun Italian dhe mberrijne diku prane Barit dhe Brindisit. Atje, ne baze te marrveshjeve te mepareshme, nje grup te rinjsh i pret dhe shkarkon ngarkesen me vlere prej 450,000 Marka Gjermane.


Cdo i ri merr 100 Marka Gjermane per punen e tij te nje nate. Te ngarkuara neper kamione, kutite e cigareve shoqerohen nga rreth gjashte makina tip Jeep te blinduara neper rruge anesore ne dy drejtime te ndryshme. Nje pjese e ngarkeses shkon ne drejtim te jugut ku e merr ne dorezim Sacra Corona Unita organizata Mafioze me e fuqishme ne Puglia; dhe pjesa tjeter shkon ne duart e Camorra - grupi famekeq Mafioz Napolitan.


Rreth 700 konteinere me cigare transferohen zakonisht cdo vit nga Mali i Zi per ne Itali. Secili prej tyre mban 960 koli cigare, dhe qeveria Malazeze fiton 45 Marka Gejermane per cdo koli, ose dy milion Maraka ne muaj.


Sipas burimeve Italiane, Mali i Zi fiton dri 60 per qind te prodhimit te brendshem nga "biznesi i tranzitit", sic u pelqen ta quajne ate autoritetet lokale. Shteti Italian humbet disa miliarde Lireta cdo vit nga mos pagimi i taksave.


Kjo tregeti ka filluar qe ne Maj te 1992 dhe njihet boterisht ne Mal te zi. Per me teper, shumica e Malazezeve besojne se komuniteti nderkombetar e di ate qe ndodh ketu, sidomos qekur nje ekip special i BE vizitoi vendin per te hetuar dy vjet me pare. Megjithate, ata besojne se Perendimi e mbyll njerin sy me dashje, sepose kontrabanda sjell te ardhura shtese per Malin e Zi, gje e cila ne fund te fundit konsiderohet dicka pozitive.


Politikanet Malazez pergjithesisht preferojne te shmangin temen e kontrabandes dhe marredhenieve me Mafian. Kur detyrohen te justifikojne veprimet e tyre, ata zakonisht thone se kjo pune ka filluar vite me pare ne ish Jugosllavi, nga Kroacia, dhe se ne rast se Mali i Zi do te mbyllte kete lloj tregetie, nje vend tjeter Ballkanik do ta fillonte ate menjehere.


Megjithese vete kjo lloj tregetie nuk eshte e re, vemendja qe po i kushtohet kesaj ne Itali per momentin eshte pa precedent. Qeveria Italiane ka filluar hetimet per operacionet e kontrabandes; Ministri i Jashtem Malazez Branko Perovic eshte implikuar; dhe media Italiane i ka kushtuar shume me teper vemendje dhe hapesire kesaj ceshtjeje.


Sipas se perjaveshmes Italiane Esspreso, Zyra e Prokurorit ne Napoli dhe Bari ka mbledhur 4,000 faqe prova, perfshire ketu edhe biseda te rregjistruara dhe deshmi. Si rezultat, ajo ka provat materiale per te akuzuar 46 individe, ndermjet te cileve edhe tre qytetare jugosllave - Perovic, dhe dy Malazez me pak te rendesishem, Rados Nedic dhe Abdzija Kanjik.


Emrat kryesore ne listen e gjate te Italianeve jane Ciro Mazzarella, nje nga boset e Camorras Napolitane, dhe kater nga djemte e tij. Ne fakt, ka qene hetimi mbi familjen Mazarella dhe tregetine e tyre te heroines dhe armeve, qe i ka cuar prokuroret ne rrjetin nderkombetar te kontrabandes se duhaneve.


Seanca e pare e pyetjeve per 46 te akuzuarit ishte planifikuar per me 20 Shtator te ketij viti, po shume prej tyre, perfshire edhe Perovic, nuk jane paraqitur. Avokati i Ministrit Malazez kerkoi imunitet diplomatik per klientin e tij.


Akuza ndaj Perovic thekson se perpara se te behej minister, ndersa ka qene perfaqesues i kompanise ajrore Jugosllave JAT ne Rome, ai ka qene ndermjetes i qeverise Malazeze me Mazzarella. Sipas akuzes, Perovic eshte takuar me zevendesin e bosit te Mafias Antonio Savino disa here ndermjet Tetorit 1992 dhe Tetorit te 1993 dhe shume prej bisedave jane rregjistruar nga policia Italiane.


Ne nje interviste me te perjaveshmen Malazeze Monitor, nje nga prokuroret kryesore te ceshtjes, Lucano D'Angelo nga Napoli, ka thene se ai dyshonte qe Perovic nuk do te paraqitej ne gjykate. Megjithate, ai ka deklaruar, se Perovic ishte akuzuar per menaxhimin e kontrabandes dhe te pagesave, e cila parashikon nje denim me deri ne pese vjet burgim. D'Angelo ka theksuar gjithashtu se: "Ne nuk dime ne se ai ka marrre komision per te bere kete pune."


Perovic eshte paraqitur para gjykates ne Rome ne Tetor te vitit 1996 ku ka deshmuar per kete ceshtje duke deklaruar se detyra e tij ishte te "kontaktonte me sipermarres Italiane te cilet ishin te interesuar te investonin ne Mal te Zi... ndermjet tyre... edhe njerez si Mazzarella dhe Savino".


Per shkak te ketij skandali, shume politikan Italian kane kerkuar ndalimin e ndihmes humanitare per Malin e Zi deri sa republika Jugosllave ti jape fund perfshirjes se saj ne kontrabande dhe te arrestoje qytetaret Italian te cilet kontrollojne kete tregti ne territorin e saj.


Nderkohe, e gjithe kjo histori ka luajtur ne favor te makines propagandistike te Beogradit, dhe gazeta pro Beogradit si ne Serbi ashtu edhe ne Mal te Zi kane ribotuar artikuj nga shtypi Italian pothuajse cdo dite.


Ne pergjigje, autoritetet Malazeze e interpretuan ate qe ju duk atyre si nje veprim i koordinuar ndermjet Romes dhe Beogradit si nje komplot politik i planifikuar nga Presidenti jugosllav Slobodan Miloshevic dhe Ministri i Jashtem Italian Lamberto Dini. Per ta bere me te forte kete ide, Miodrag Vukotic, nje ndihmes i Presidentit Milo Djukanovic, ka njoftuar se gruaja e Dinit, Donatella dini, ka interesa personale ne Serbia Telecom, 49 per qind e se ciles eshte shitur ne 1997 nje kompanie Italo-Greke per 800 milion Marka Gjermane.


Ndersa marredheniet midis Romes dhe Podgorices u keqesuan, ambasadori Italian ne Beograd udhetoi per ne kryeqytetin Malazez, duke hapur keshtu rrugen per nje sere takimesh ne mes te delegacioneve te larta policore te Malit te Zi dhe Italise. Rezultati: arrestimi i disa krimineleve Italiane ne Bar dhe ekstradimi i tyre ne Itali.


Ndersa policia Italiane godet kontrabanden ne Mal te zi dhe ne Itali, udheheqja e Podgorices duhet te gjeje rruge dhe menyra te reja, te ligjeshme per te gjeneruar te ardhura. Ne rast se ata jane serioze dhe deshirojne me te vertete te behen pjese e Europes perendimore dhe te behen demokraci, ata nuk mund te qahen.


Zeljko Ivanovic eshte themeluesi dhe drejtor i Vijesti, gazeta e vetme e pavarur qe botohet cdo dite ne Mal te Zi.


Frontline Updates
Support local journalists