SHUMË KUNDËRSHTIME RRETH PLANIT KOSOVAR PËR DECENTRALIZIM

Opozita ankohet se pilot projekti do të përforcoj enklavat serbe dhe do të kushtoj shumë.

SHUMË KUNDËRSHTIME RRETH PLANIT KOSOVAR PËR DECENTRALIZIM

Opozita ankohet se pilot projekti do të përforcoj enklavat serbe dhe do të kushtoj shumë.

Tuesday, 2 August, 2005

Planet e qeverisë së Kosovës për të decentralizuar qeverinë në pesë komuna ka hasur në kritika të shumta nga partitë opozitare të vendit


Ata thonë se projekti, i publikuar me 22 shkurt, është vërtetim i ndarjes efektive të qeverisë lokale në baza entike dhe se ky projekt do të kushtoj shumë.


Sulmet paralajmërojnë një debat energjik rreth planit të decentralizimit në seancën e parlamentit të Kosovës me 10 mars.


Sipas pilot projektit (i cili nëse do të tregoj sukes do të aplikohet në vendet tjera) pesë komuna të reja do të krijohen, në të cilat zyrtarët lokal të zgjedhur do të kenë kompetenca të njejta sikur këshillet e tanishme komunale.


Graçanica, një enklavë Serbe tete kilometra në juglindje të Prishtinës, do të jetë një nga komunat e reja. Një komunë tjetër do të jetë Parteshi, një komunitet me shumicë sërbe afër Gjilanit.


Tri komunat e tjra janë fshati etnik turk i Mamushës, afër Prizrenit dhe dy fshatra entike shqiptare, Juniku në Deçan dhe Hani i Elezit në Kaçanik.


Plani parashikon që institucionet e reja komunale të funksionojnë për një periudhë 18 muajshe. Nëse do të jenë të suksesshme, ato do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2006.


Lutfi Haziri, ministër i qeverisë lokale, tha se periudha eksperimentale ishte asgjë më shumë, vetëm një eksperiment.


“Nëse pas 18 muajsh, Graçanica, për shembull, nuk do të administroj vetvetën në mënyrë të suksesshme, nuk do të vazhdoj më si komunë por do të kthehet në fshat të zakonshëm,” tha ai.


Plani u ballafaqua me kundërshtime të rrepta nga opozita, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës e Hashim Thaçit.


Ai dhe deputetët e tij u larguan nga seanca e kuvendit të Kosovës me 23 shkurt kur kryeparlamentari refuzojë të vendos planin e decentralizimit në agjendë për debat të menjëhershëm.


Në një konference për shtyp më vonë, Jakup Krasniqi, kryesues i grupit parlamentar të PDK-së, tha se plani ishte ilegal.


“As Korniza Kushtetuese [për Vetë-Qeverisje të Përkoshme të Kosovës] e as rregulloret e UNMIK-ut mbi qeverisjen lokale nuk lejojnë krijimin e komunave të reja,” insistoj Krasniqi.


Krasniqi tha se decentralizimi ishte duke u organizuar në baza etnike, kështu duke ruajtur enklavat e tanishme serbe dhe duke kontribuar në ndarjet e mundshme territoriale të Kosovës.


Mirëpo, Arben Qirezi, zëdhënësi i qeverisë, tha se projekti i decentralizimit do të shpiente në fakt në shpartallimin e enklavave të izoluara serbe.


“Graçanica dhe enklavat tjera serbe nuk do të kenë nevojë për struktura paralele sepse qeveria do të ofrojë shërbimet publike më afër qytetarëve përmes këtij projekti,” tha ai.


Qirezi shtoj se pilot projektet e reja komunale do të jenë më shumë si nën-komuna brenda komunave ekzistuese, kështu që ekzistenca e tyre nuk mund të shfrytëzohet për të lejuar çfarëdo ndërrime në kufirin e jashtëm të Kosovës.


Zëdhënësi theksoj se administrata e qeverisë së kaluar kishte ndërtuar bazën për këto ndryshime.


“Korniza e reformave lokale, e cila ishte bazë e këtij projekti, ishte aprovuar në korrik të vitit 2004 nga PDK-ja dhe vetë Krasniqi i cili në atë kohë ishte ministër i shërbimeve publike,” tha Qirezi.


Enis Halimi, një analist politik, tha se decentralizimi në parim ishte një proces pozitiv edhe nëse rrethanat e tanishme politike në Kosovë tregojnë se koha ishte e gabuar.


“Mungesa e definimit të statusit [final] dhe varfëria [në Kosovë] do të thotë se ky projekt është nisur për të dështuar,” paralajmëroj Halimi.


Halimi thotë se përderisa statusi final i Kosovës mbetetet i padefinuar dhe shumica e kompetencave gjinden ne duart e institucioneve ndërkombëtare, nuk ekzistojnë shumë përgjegjësi për tu transferuar dhe decentralizuar.


“Decentralizimi para statusit [final] do të ngrisë shqetësimet publike se procesi po kryhet për të legalizuar enklavat serbe si Graçanicën, të cilët deri më tani kanë mbështëtur [kthimin] e qeverisë së Beogradit në Kosovë,” tha Halimi.


Steve Duchene, delagat i Agjensisë për Demokratizim Lokal, me bazë në Kosovë, nuk u pajtua, duke thënë se Kosova do të përfitojë nga procesi i decentralizimit.


“Shqiptarët duhet të jenë të gatshëm ti ofrojnë serbëve diçka, sikurse maqedonët i ofruan shqiptarëve, dhe ne dimë se decentralizimi ka stabilizuar Maqedoninë,” Duchene tha.


Komentet e tij iu referuan marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001 e cila ofroj kompetenca të konsiderueshme për autoritetet lokale maqedone, përfshirë edhe vendet me shumicë shqiptare në perëndim të vendit.


“Çdokund në botë qeveritë humbin diçka gjtë procesit të decentralizimit por ata e bëjnë një gjë të tillë sepse me këtë fitojnë stabilitet,” Duchene shtoj.


Derisa disa shqiptarë ankohen se Prishtina është duke ofruar shumë, shumica e zyrtarëve serb kanë qëndrim të kundërt, dukë thënë se decentralizimi nuk mjafton pasi që nuk përfshinë kompetencat mbi gjyqësinë dhe policinë.


Dusan Janjic, nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike thotë, “Reformat lokale duhet përfshirë përgjegjësitë mbi gjyqësinë dhe sigurinë, që do të thotë gjyqet dhe policinë komunale.”


Megjithate, kompetencat gjyqësore dhe policore në Kosovë mbesin në duar të UNMIK-ut dhe derisa nuk ka plane të qarta për trasferimin e tyre nën ombrellën e qeverisë kosovare, ato zorr se mund të transferohen në nivelin komunal.


Kritikat ndaj reformave lokale të qeverisë nuk janë të kufizuara vetëm në karakterin etnik. Ankesat e tjera theksojnë problemet financiare.


Në një artikull në Kohën Ditore me 2 mars, Ibrahim Rexhepi, analist ekonomik, thotë se komunat e reja do të ngarkojnë edhe më shumë fondet e qeverisë qendrore.


“Buxheti i këtij viti nuk ka paraparë asgjë për komunat e reja dhe këto komuna nuk kanë ekonomi lokale mjaft vitale për të funksionuar në mënyrë të pavarur,” tha Rexhepi.


“Edhe nëse donacionet [e huaja] do të gjinden për këtë vit, [ato] nuk do të vazhdojnë çdo vit dhe qeveria nuk ka planifikuar se si do të financoj dhe ofroj subvencione për administratën shtesë të nevojitur për këto komuna,” ai shtoj.


Arugmente të tilla nxisin brengat e analistëve si Halimi. “Projektet si këto kërkojnë resurse të mëdha,” ai tha. “Kosova vetëm është e varfur dhe nëse të gjitha shpenzimet ngarkohen mbi buxhetin e Kosovës, thjeshtë nuk do të ketë mjaft të holla.”


Zana Limani dhe Arben Salihu janë gazetarë për IWPR.


Macedonia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists