SHTETET NË GARË PËR RASTIN E VUKOVARIT

Prokurori udhëheqës ka kërkuar të bëjë transferimin e rasteve të ndjeshme në gjykatat lokale- por nuk ka speçifikuar nëse Serbia ose Kroaçia do të jenë nikoqire të gjykimit.

SHTETET NË GARË PËR RASTIN E VUKOVARIT

Prokurori udhëheqës ka kërkuar të bëjë transferimin e rasteve të ndjeshme në gjykatat lokale- por nuk ka speçifikuar nëse Serbia ose Kroaçia do të jenë nikoqire të gjykimit.

Friday, 18 November, 2005

Prokurorët e tribunalit të Hagës kërkuan nga gjykata këtë javë të bëjë transferimin e rastit të ashtëquajtur “Vukovar Tre” në gjykatat lokale në Serbi ose Kroaci.


Si qeveria serbe ashtu edhe ajo kroate shprehën gaishmërinë e tyre për transferimin e rastit në vendet e tyre përkatëse-duke ritheksuar brengat e tyre se vendimi përfundimtar i tribunalit mund të dëmtojë diplomacinë shumëvjeçare të kujdesshme mes dy kombeve më parë në luftë me njëra tjetrën, dhe mund të shkaktojë tensione serioze politike.


Tre ish oficerët e ushtrisë jugosllave-Miroslav Radic, Veselin Sljivancanin dhe Mile Mrksic- janë akuzuar për vrasjen e 264 kroatëve dhe pjesëtarëve tjerë joserbë të cilët ishin strehuar në spitalin e qytetit të Vukovarit, i cili u morr nga forcat serbe në nëntor të vitit 1991.


Pasi u zënë rob nga ushtria, viktimat janë transportuar me autobusë në fermën Ovçara në afërsi dhe janë ekzekutuar nga anëtarët e forcave të ndryshme serbe të mbrojtjes si dhe grupet paramilitare. Viktimat përfshinin personelin e spitalit, pacientë dhe të burgosurit e luftës.


Tre oficerët janë akuzuar për mbikqyrjen e seleksionimit dhe transportimit të viktimave në dijeni-ose së paku me dyshim të arsyeshëm të asaj që do të ndodhte më vonë. Të tretë janë deklaruar të “pafajshëm” ndaj akuzave.


Nën rregullën 11 të statusit të tribunalit-rastet e rangut të ultë dhe të mesëm-siç është rasti i Vukovar Tre,-mund të transferohen në gjykatat lokale për krime të luftës nën kushte të caktuara, si pjesë e kompletimit të strategjisë së tribunalit të Hagës e cila parashikon përfundimin e të gjitha gjykimeve në vitin 2008 dhe mbylljen e tribunalit dy vite më vonë.


Në kërkesën e saj për transferim, kryeprokurorja Karla Del Ponte deklaroi se ajo i konsideron argumentin për referimin e rastit në Kroaci ose Serbi të jetë “i balancuar në mënyrë të barabartë”.


Kryeprokurorja deklaroi se përderisa “drejtësia duhet të vihet në vend sa më afër viktimave”, zgjedhja e Kroacisë si nikoqire-ku ndodhën ekzekutimet- do të ishte e arsyeshme. Ajo u shpreh gjithashtu se gjyqësia në Kroaci është në gjendje të ofrojë gjykim të drejtë për të akuzuarit-një ndër kushtet krysore për transferim.


Në anën tjetër, tre të akuzuarit ose janë arrestuar apo janë dorëzuar në territorin serb-çka i jep të drejtë Beogradit të vie në konsiderim për marrjen e rastit.


Del Ponte theksoi se prokurorët serbë në panelin e sapothemeluar për krime lufte në gjykatën e qarkut në Beograd vetëm janë duke e drejtuar kundër të akuzuarve të supozuar të përfshirë direkt në masakrën në Ovçarë.


Për këtë arsye, referimi i rastit Vukovar Tre do ta mbështeste parimin e gjykimit të të akuzuarve për pjesëmarrjen në të njëjtin krim para gjykatës së njëjtë, tha Del Ponte duke shtuar se ajo ka “besim” se gjykata e Beogradit do të veprojë brenda standardeve të njohura ndërkombëtarisht të drejtësisë, po qe se iu ipet rasti.


Gjyqtarët e Hagës do të vlerësojnë me kujdes argumentet për të dy opcionet dhe do të marrin përfundimin e tyre. Sidoqoftë, ky proçes do të merr kohë. Seanca për referimin e parë në gjykatë ballkanike-ajo e gjeneralit Mirko Norac dhe Rrahim Ademi-pritet të zhvillohet javën e ardhshme, përafërsisht gjashtë muaj pas kërkesës së prokurorëve për një gjë të tillë.


Në seancën e Karla Del Pontes për referimin e rastit, ministrat e drejtësisë të Serbisë dhe Kroacisë nxituan në marrjen e rastit.


Në një intervistë telefonike me IWPR, ministrja kroate e drejtësisë Vesna Skare Ozbolt deklaroi se vendi i saj i konsideron vrasjet në spitalin e Vukovarit të jenë “krimi më serioz i ekzekutuar në territorin kroat” dhe ajo do të “ofronte absolutisht të gjitha argumentet e nevojshme për në mënyrë qe Kroacia ta marrë rastin”. Por ajo pranoi se vendimi final mbetet tek gjyqtarët në Hagë.


Kolegu i saj serb, Zoran Stojkoviç u shpreh më hapur, duke iu thënë mediave lokale se ai “nuk ka asnjë dyshim se rasti i Vukovarit do ti referohet gjyqësisë serbe”.


Ai bëri vërejtje se referimi i rastit në Kroaci do ta vështirsojë bashkëpunimin e mëtutjeshëm të autoriteteve të Beogradit me tribunalin e Kombeve të Bashkuara i cili nuk ështe i kënaqshëm për momentin, pasiqë do ta shtyente në mënyrë efektive qeverinë ne shkeljen e ligjeve të saja. Nën legjislacionin e tanishëm, shtetasit nuk janë të lejuar të ekstradohen për gjykim nën juridiksionet e huaja, por qeveria serbe e ka interpretuar këtë si formë leje në dorëzimin e të dyshuarve një institucioni jo shtetëror të Kombeve të Bashkuara siç është tribunali.


Forca dhe shpejtësia e reagimeve e të dy palëve është indikator i rëndësisë politike që të dy shtetet ja bashkangjesin këtij rasti. Një vëzhgues ndërkombëtar, duke u shprehur në anonimitet, i tha IWPR se ky rast ka potencial të ndezë përsëri zjarrin e dhunës mes dy vendeve.


Të dy shtetet janë kritikuar për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës në të kaluarën.


Qeveria kroate ka dështuar në mënyrë të vazhdueshme t’ia dorëzojë tribunalit gjeneralin e akuzuar Ante Gotovina- dështim ky që së fundi ka vonuar negociatat për pranimin e Kroacisë në Unionin Evropian.


Në vitet e fundit, gjyqësia kroate është kritikuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për njëanshmërinë e dukshme ndaj serbëve të akuzuar për krime lufte kundër kroatëve etnikë.


Sidoqoftë, reputacioni është përmirësuar me emërimin e gjyqtarëvë më të aftë dhe të paanshëm në gjykimet për krime lufte, dhe me vendimet e gjykatës supreme për mostrajtimin e rasteve të padrejta dhe të dyshimta.


Ivo Jospiviç, ekspert gjyqësor kroat i specializuar në baskëpunimin me tribunalin, i tha IWPR se sistemi i drejtësisë në vend është më se i gatshëm të marrë një rast të madhësisë dhe kompleksitetit siç ështe Vukovar Tre.


Këto opinione janë përsëritur nga kryeprokurorja e tribunalit këtë javë, kur ajo theksoi se autoritetet kroate janë zotuar se treshes do ti ofrohet një gjykim i drejtë, dhe se OSBE-ja do të mund të vazhdojë të monitorojë procedimet e krimeve të luftës në vend për shkaqe të vërtetimit.


Gjyqësia serbe ende është duke u kritikuar për mosangazhimin e mjaftueshëm në ndjekjen e kriminelëve të luftës të rangut të lartë, ndonëse qeveria insiston në në rëndësinë e gjykimeve të krimeve të luftës brenda Serbisë.


Serbia ende besohet të jetë strehë për përafërsisht 20 të ikur që janë akuzuar. Dy krime lufte të profilit të lartë lidhur me inçidentet të zhvilluara në Kosovë dhe në kufi me Bosnjën janë hedhur poshtë rishtazi, duke krijuar dyshime të mëtutjeshme për gatishmërinë e Serbisë në ballafaqimin me të kaluarën.


Mirëpo, mjaft vëzhgues besojnë se gjykimi në vazhdim i vrasësve të përfshirë ne masakrën e Ovçarës është dëshmi e mjaftueshme e gatishmërise së Serbisë në trajtimin e rastit të tre oficerëve ushtarakë të akuzuar për dhënien e urdhërave për masakër.


Në kërkesën e saj per referim, Del Ponte u pajtua se kolegët e saj në Beograd mund ta zgjedhin rastin “ në bazë të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë”.


Vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë në Beograd ranë në pajtim se gjykimi i Ovçarës në Beograd është duke u zhvilluar në mënyrë profesionale.


Disa paralajmëruan se hezitimi fillestar i gjyqësisë në ekzaminimin e dëshmitarëve dhe të akuzuarve në çfarëdo subjekti mund të implikojë cilindo oficer të ushtrisë jugosllave, çka indikon se ende ka rrezik në gjykimin e Vukovar Tre në Beograd.


Një vëzhgues ndërkombëtar i tha IWPR, “Gjykimi kundër rastit Vukovar Tre do të dallonte nga [gjykimi i Ovçarës] për arsye të profilit të të akuzurve.


“”Këtu bëhet fjalë për oficerë të armatës jugosllave, të cilët janë[konsiderohen] simbol i ish armatës jugosllave, e cila ende gëzon respekt në shtresat e caktuara të shoqërisë.” Qendra për të drejta humanitare në Beograd, e cila dokumenton krimet e luftës të serbëve, ka lëshuar një deklaratë me shkrim këtë javë duke paralajmëruar se prokurorët ende kanë nevojë të “eliminojnë çdo gjurmë të dyshimit se ata janë të angazhuar në detyrën politike të mbrojtjes së imazhit të ushtrisë jugosllave…dhe në mbrojtjen e oficerëve të saj nga përgjegjësia kriminale”.


Bazuar në agjencinë kroate të shtypit, HINA, disa anëtarë të familjes së viktimave të Ovçarës e shohin gjykimin në Beograd si “farsë”-jo për shkak të njëanshmërisë së gjyqtarëve apo avokatëve, por më shumë si jo të sinqertë nga ana e shumicës së dëshmitarëve.


Krahas gjithë këtyre dyshimeve, disa vëzhgues sidoqoftë argumentojnë se nëse Serbisë do ti lejohet ti gjykojë këta të akuzuar, kjo do të mund të kishte efekt pozitiv në tërë rajonin.


“Gjykimi i të akuzuarve për krime lufte në vendin e tyre është mënyra më e mirë për t’iu dhënë gjeneratave të reja mesazhin se çfarë ka ndodhur,” i tha IWPR një vëzhgues ndërkombëtar. Ndonëse gjithmonë kritike, QDH ishte në pajtim kësaj rradhe. “Nëse ekziston nje garancion se drejtësia do të vihet në vend, viktimat do të ndjehen më te shpërblyera [nëse gjykimet do të mbahen në Beograd],” tha zëdhënësi.


“Nëse Gjykata serbe do të marrë vendim që do të konsiderohet i drejtë nga ana e viktimave, kjo do të jetë një hap përpara drejt pajtimit.


“[Por e kundërta]do të ishte shenjë se prokurorët për krime të luftës nuk do të jenë në gjendje ti përballojnë krimet tjera të kryera nga ana e popullatës serbe.”


Ana Uzelac është drejtuese e projektit të IWPR në Hagë. Goran Jungvirth në Zagreb dhe Daniel Sunter në Beograd kontribuan gjithashtu në këtë raport.


Frontline Updates
Support local journalists