Shqyrtohet Kerkesa E Be Per Te Drejtuar Policine Ne Bosnje

BE duket se ka disa probleme per te arritur te marre ne dore mandatin e OKB-se per te drejtuar policine ne Bosnje-Herzegovine.

Shqyrtohet Kerkesa E Be Per Te Drejtuar Policine Ne Bosnje

BE duket se ka disa probleme per te arritur te marre ne dore mandatin e OKB-se per te drejtuar policine ne Bosnje-Herzegovine.

Vendimi i OKB-se Nentorin e kaluar per te perfunduar mandatin e saj per drejtimin e Bosnje herzegovines, BH, duket se ka krijuar shqetesime ne rradhet e zyrtareve te BE-se te cilet shpresojne te zevendesojne forcen e OKB-se.


Kete jave nje mision i dyte fakt mbledhes i BE-se ka vizituar Sarajevon ku eshte takuar me organizatat nderkombetare dhe lokale ne nje perpjekje per te vendosur per menyren me te mire per krijimin e nje force policore. Krijimi i saj konsiderohet si shume i rendesishem per reputacionin e BE-se e cila kerkon te provoje qe ajo mund te kontrolloje territorin perreth.


Politika europiane e mbrojtjes eshte dobesuar muajt e fundit pas deshtimit te krijimit te Forces se Nderhyrjes se Shpejte dhe me pas eshte lene ne hije nga lufta anti terrorizem e drejtuar nga Amerikanet.


Nje mision i sukseseshem ne Bosnje do te rivendoste ne nje fare menyre strategjine mbrojtese te BE-se. Megjithate, edhe nese ata bien dakort ne fund te ketij muaji te krijojne forcen, do te duhej ndoshta deri ne muajin Qershor perpara se ata te jene te gatshem te fillojne operacionet. Analistet jane te shqetesuar se nje gje e tille nuk do t'u jepte kohen e mjaftueshem per te marre ne dorezim detyren nga OKB, mandati i se ciles perfundon ne Dhjetor.


OKB ka njoftuar se do te terhiqej nga Bosnja ne fund te vitit te kaluar pas nje periudhe pese vjecare. Fillimisht, ajo mendohej se do te qendronte vetem per nje vit, por progresi i arritur ne krijimin e nje force lokale policore ka qene aq i vogel saqe mandati i misionit eshte zgjatur vit pas vitit.


BE duhet te kishte bere pergatitje per te marre persiper drejtimin e policise ne BH muaj ose edhe vite me pare. Tani eshte e paqarte nese BE do te kete kohen apo burimet e nevojeshme per te krijuar nje force te afte te trashegoje te gjithe detyrat e paperfunduara te OKB-se: te ndihmoje ne vendosjen e ligjit, reformimin, ristrukturimin dhe trajnimin e forces policore vendase si edhe monitorimin dhe kontrollin financiar te saj.


Pavaresisht kohes se vogel ne dispozicion, ka disa faktore qe punojne ne favor te BE-se. Nje force policore e BE-se ndoshta do te permiresoje marredheniet shpesh te tensionuara te OKB-se me SFOR sepse kjo e dyta perbehet kryesisht nga nje personel Europian.


Kuadri per krijimin e nje force te BE-se ne Bosnje po zhvillohet dhe po jep shpresen se kjo strukture mund te behet operative brenda fundit te vitit. Komiteti i BE-se per Aspektet Civile te Menaxhimit te Krizave, CIVCOM, ka pergatitur tashme nje procedure seleksionimi per oficeret qe do te perbejne kete force.


Eshte domethenes fakti, qe pothuajse gjysma e kontigjentit te policeve prej pese mije njerezish qe vendet anetare te BE-se kane ofruar, kane sherbyer me pare ne forcen e OKB-se ne Bosnje.


Per me teper, oficeret e BE-se kane eksperiencen e trajnimit dhe reformimit te policise ne Shqiperi, Mozambik dhe territoret Palestineze.


Megjithate, Bosnja, ka nevoje jo thjesht per nje kontingjent te madh policor per te kryer sherbimin ne rruge. Dhe eshte e paqarte nese BE mund te ofroje personelin e nivelit te larte te nevojshem per te administruar kete force - drejtues te zote, llogaritare dhe trajnues te kualifikuar te gatshem per te sherbyer per nje periudhe te gjate ne vend.


BE duket se do te vendose perfundimisht per krijimin e kesaj force ne fund te muajit Janar, dhe nese vendos pozitivisht, do te duhet te prese deri ne Shkurt per te marre konfirmimin nga organizmi qendror i cili mbikqyr tranzicionin ne Bosnje - Keshilli i Zbatimit te Paqes.


Nje kerkese e mundeshme nga ana e Rusise per nje rezolute te Keshillit te Sigurimit te OKB-se per krijimin e forces se BE-se mund te vonoje procedurat edhe per disa muaj.


Nje gje e tille do ta bente edhe me te shkurter kohen ne dispozicion vecanerisht duke pasur parasysh faktin qe ish komisioneri i forces policore te OKB-se, Ricard Monk, ka parashikuar qe do te nevojiten dhjete muaj kohe per te pergatitur nje mision te ri.


BE duhet gjithashtu te jete e pergatitur dhe e gateshme perpara zgjedhjeve te pergjitheshme te planifikuara per ne fund te vitit dhe mberritjes se Perfaqesuesit te Larte te komunitetit nderkombetar Paddy Ashdown.


Nje problem tjeter eshte edhe ceshtja e vendosjes se forces se re - kontigjenti i policise se OKB-se i ka premtuar agjensive te tjera te OKB-se per keto ndertesa. Ne fakt, BE duhet te filloje nga zeroja.


Per me teper, sic ka theksuar edhe misioni fakt mbledhes, BE nuk eshte e sigurte se cfare ka arritur misioni i OKB-se deri me tani per sa i perket zhvillimit te nje force policore lokale dhe reformave juridike.


Kjo eshte tipike per nje organizem te njohur per burokracine e tij komplekse dhe mosmarreveshjet e brendeshme. Ne BH ekziston nje kaos i madh ne kete fushe dhe BE duhet te shmange rrezikun e hyrjes ne nje situate te tille pa pasur nje plan te qarte.


Vetem nese BE mund te zgjidhe problemet e mesiperme ajo do te kete nje shans per te marre persiper me sukses rolin e mbikqyrjes se policeve te rinj ne Bosnje. Fakti qe BE sapo ka filluar te merret me keto probleme, eshte shqetesues.


Daniel Korski punon per Grupin Nderkombetar te Krizave ne Sarajevo.


Support our journalists