SHQIPTARET NDERPRESIN BOJKOTIN NDAJ USHTRISE MAQEDONASE

Shqiptaret etnik kane filluar te futen ne rradhet e se njejtes ushtri ndaj se ciles shume prej tyre kane luftuar vetem nje vit me pare.

SHQIPTARET NDERPRESIN BOJKOTIN NDAJ USHTRISE MAQEDONASE

Shqiptaret etnik kane filluar te futen ne rradhet e se njejtes ushtri ndaj se ciles shume prej tyre kane luftuar vetem nje vit me pare.

Tuesday, 6 September, 2005

Nje numer teper i madh Shqiptaresh etnik po perfundojne kete vit sherbimin e detyrueshem ushtarak ne forcat e armatosura Maqedonase si asnje me pare, ndersa marreveshja e paqes ne Oher duket se ka kontribuar ne pakesimin e tensioneve ndermjet dy grupimeve me te medha etnike ne republike.


Qekur ish republika Jugosllave ka fituar pavaresine ne vitin 1991, Shqiptaret kane perbere nje pjese shume te vogel te anetareve te ushtrise megjithese ata perbejne te pakten nje te katerten e popullsise.


Armiqesia qe ka ekzistuar ndermjet Shqiptareve dhe Maqedonasve ka bere qe shume Shqiptare te mos pranojne te kryejne sherbimin ushtarak. Gjate konfliktit te armatosur te vitit te kaluar shume pak Shqiptare i jane pergjigjur thirrjes per mobilizim. Disa oficere me origjine Shqiptare gjithashtu jane larguar nga ushtria, duke mos pranuar te luftojne ndaj vellezerve te tyre te nje etnie ne rradhet e Ushtrise Clirimtare Kombetare, UCK.


Por marreveshja e paqes e Ohrit e nenshkruar ne Gusht 2001, e cila u ka garantuar Shqiptareve te Maqedonise te drejta civile me te medha, ka krijuar nje fryme te re. ne Nentor, eshte krijuar gjithashtu edhe nje qeveri e re. Kjo qeveri, ne perberjen e se ciles jane te moderuar nga Social Demokratet dhe anetare te krahut politik te ish UCK, Bashkimi Demokratik per Integrim, BDI, ka premtuar se do te zbatoje te gjitha pikat e pranuara ne marreveshjen e Ohrit.


Ne Janar, Shqiptaret perbenin shifren qesharake prej 0.8 perqind ne rradhet e rekruteve te ushtrise. Ne muajin Prill, kjo shifer eshte rritur ne 2.5 perqind, ne Korrik ne 4.2 perqind dhe ne Tetor te pakten ne 8 perqind.


Por megjithe kete rritje te pjesemarrjes ne ushtri, numri i Shqiptareve eshte ende larg asaj shifre prej te pakten 23 perqind qe mendohet se duhet te jete.


Gjeneral Adil Gazaferi, nje Shqiptar i cili punon ne fushen e stervitjes se ushtrise, ka thene se ministria e mbrojtjes dhe Shtabi i Pergjitheshem po punonin ne frymen e Marreveshjes se Ohrit per te perfshire Shqiptaret dhe pakicat e tjera etnike ne te gjitha strukturat ushtarake.


Ai ka thene se 120 oficere tani po merrnin trajnimin e duhur, dhe 60 perqind e tyre ishin nga pakicat kombetare. Disa muaj me pare, 60 Shqiptare te rinj kane perfunduar kursin e tyre stervitor 3-mujor per tu bere oficere.


Rreth 10 kadete Shqiptare te ushtrise jane pranuar ne Akademine Ushtarake te Shkupit. Numri i tyre i pergjitheshem mbetet i vogel. Dhe pak Shqiptare perfshihen ne programet e stervitjes dhe arsimimit te ushtrise, te cilat kryhen ne vendet anetare te NATO-s si pjese e pergatitjeve per anetaresim ne aleance ne vitin 2007.


Megjithate, ne nje ceremoni te zhvilluar kohet e fundit per pranimin e oficereve te rinj ne Oher, shefi i Shtabit te Pergjitheshem, Gjeneral Metodija Stamboliski, ka thene se forcat e armatosura kane bere hap ate medhenj drejt zbatimit te marreveshjes se paqes se Ohrit. Ai ka thene se ai priste qe Shqiptaret te arrinin nje perfaqesim ne proporcion me numrin e tyre te popullsise brenda vitit 2004.


Gjeneral Zijadin Tushi, nje Shqiptar etnik ne drejtimin e ushtrise i cili punon ne fushen e bashkepunimit ushtarak-civil, ka thene per IWPR se progresi po pengohej nga ato qe ai i quajti "struktura burokratike te shtetit dhe ata te cilet kane ende pikpamje te vjetra".


Tushi ka thene se fakti qe vetem 2.5 perqind e oficereve jane Shqiptare - dhe kjo shifer nuk kishte ndryshuar fare gjate ketyre dhjete vjeteve - fliste vete dhe nuk kishte nevoje per koment. "Me stervitjen e tanishme te oficereve Shqiptare ne presim qe kjo shifer te shkoje ne 4.5 perqind," ka thene ai. Por gjenerali ka thene se edhe ky progres modest do te jete i mundur vetem nese politikanet e marrin kete ceshtje me seriozisht.


Ne fakt, oficeret me origjine Shqiptare po vazhdojne te largohen nga forcat e armatosura. Te pakten 10 oficere jane larguar se fundi ose kane dale ne pension, duke thene se ata nuk jane graduar dhe nuk jan ngritur ne pergjegjesi prej vitesh. Kapiten Muhedin Bela, dikur officer ne ushtri, i diplomuar nga Akademia Ushtarake, ka thene se ai ka pritur 20 muaj per nje promovim i cili i takonte me ligj.


Zyrtaret e mbrojtjes nuk i pranojne akuzat sipas te cilave ata diskriminojne oficeret Shqiptare. Ata thone se nje shkurtim i madh i numrit te oficereve, nje veprim i nevojshem ne kuader te perpjekjeve dhe planeve per anetaresim te vendit ne NATO, do te preke kryesisht oficeret Maqedonas etnik.


Nga 700 oficere, 950 punonjes civile dhe 690 punonjes te tjere te ministrise se mbrojtjes te cilet do te duhet te shkurtohen deri ne vitin 2007, pothuajse te gjithe do te jene Maqedonas etnik. "Keto shkurtime do te shtojne ne menyre drastike proporcionin e grupimeve te tjera etnike ne ushtri dhe ministrine e mbrojtjes," kane thene zyrtaret.


Progresi eshte ende i vogel. Por te gjithe pranojne se tanime ka filluar te ndjehet nje fryme e re ne ushtri dhe se diskriminimi etnik brenda rradheve te saj po behet gjithnje e me i vogel.


Sefer Musliu eshte nje gazetar i Programit ne gjuhen Shqipe ne Televizionin e Maqedonise.


Macedonia
Frontline Updates
Support local journalists