Shqiptarët Mënjanojnë Plumbat dhe Përqafojnë Votën

Shqiptarët sapo kanë kaluar një beteje tjetër zgjedhjesh të përgjithshme në të cilën mosmarrveshjet u zgjidhën më tepër nëpërmjet gjykatës se sa nëpërmjet plumbave.

Shqiptarët Mënjanojnë Plumbat dhe Përqafojnë Votën

Shqiptarët sapo kanë kaluar një beteje tjetër zgjedhjesh të përgjithshme në të cilën mosmarrveshjet u zgjidhën më tepër nëpërmjet gjykatës se sa nëpërmjet plumbave.

Friday, 20 July, 2001
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Partia Socialiste, drejtuese në Shqipëri duket e vendosur tashmë për t'u kthyer në pushtet pas një votimi të përgjithshëm, të organizuar në një formë aq të mirë që i bën vëzhguesit ndërkombëtarë të besojnë se vendi, i cili ishte ndërthyer nga anarkia, mund të jetë vënë tani në lëvizje drejt rendit të ligjit.


Me rezultatet e votës së 24 Qershorit në ardhje e sipër, nuk është ende e qartë nëse Fatos Nano, udhëheqës i Partisë Socialiste do të fitojë shumicën absolute te 140 vendeve të parlamentit një-dhomësh. Por partia e tij beson dukshëm se do të ndodhë kështu.


Opozita, koalicioni Bashkimi për Fitore udhëhequr nga Partia Demokratike e Sali Berishës humbi sërish edhe pse këtë herë ata kanë më shumë vende në parlament.


Organizimi i zgjedhjeve fitoi një notë aprovimi nga Misioni Vëzhgues Ndërkombëtar i Zgjedhjeve, që përbëhej nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe Të Drejtat e Njeriut si edhe nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.


Misioni tha që votimet kishin treguar "progres të dukshëm"që prej zgjedhjeve të mëparshme, veçanërisht në fushën e organizimit të fushatës, sjelljes së mediave dhe administrimit të zgjedhjeve. Por deklarata paraprake e tij vuri re se "në një numër zonash të ndjeshme politikisht sjellja e komisioneve elektorale ishte problematike".


Qeveria e SHBA-së dhe Parlamenti Evropian gjithashtu dhanë shenja se do t'i pranonin rezultatet e zgjedhjeve si të mirëqena. Mungesa relative e grindjeve dhe dhunës si edhe toni pajtues i procesit zgjedhor i la mbresa komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi.


Natyra e paqësore e votimeve, vetëm me një dorë incidentesh dhune të raportuara, tërhoqi pothuajse po aq shumë vëmendje sa rezultati aktual i zgjedhjeve. Ndoshta karakteristika më e dukshme ishte mënyra në të cilën grupet dhe individët kandidues ia referuan mosmarrëveshjet gjyqsorit në vënd që të përdornin pushkët.


Për këtë Shqiptarët gjetën një model të mirë për të ndjekur. Ata kanë mësuar me ca habi se edhe në zgjedhjet presidenciale në SHBA kanditatët mund t'i dërgonin argumentat e tyre për ankim në gjykatë. Spektakli i zënkave të stërgjatura ligjore në Florida mund të jetë marrë për zemër sepse politikanët Shqiptarë i referuan 31 prej rasteve të kontestueshme në gjykatën kushtetuese. Dyzina rastesh të tjera shkuan në gjykatat më të ulta, e gjithë kjo një kontrast i dukshëm me kohët e shkuara kur shkrehja e armëve përfaqësonte formën më të zakonshme të arbitraritetit.


Ku shtrihet e ardhmja për socialistët në pushtet? Objektivat e tyre janë mjaft të qarta. Në këto zgjedhje premtimet e tyre u matën nga progresi prej gjendjes së anarkisë që karakterizonte Shqipërinë në 1997 në një të tashme relativisht të qëndrueshme. Në zgjedhjet e ardhëshme, partisë do t'i duhet të sigurojë rrugë të reja, një sistem mjekësor më të mirë dhe të përmirësojë furnizimin më ujë të pijshëm dhe energji. Por këto nuk janë synime të lehta.


Socialistëve do t'u duhet të luftojnë korrupsionin dhe trafikimin e fëmijëve, prostitutave dhe drogave. Një raport i Departamentit të Shtetit të SHBA-së e përfshinte Shqipërinë mes grupit të 23 vendeve që kanë dështuar në luftimin efikas të këtyre problemeve.


Partia Demokratike e Berishës ka përballë një luftë të ashpër nëse do të ndryshojë rrjedhën e humbjeve. Partia ka luftuar këtë herë në krye të një koaliconi pesë-partish, i cili e bëri më të lehtë për Berishën për të përhapur fajin e humbjes. Ai ka mësuar qartë një mësim nga zgjedhjet lokale të vitit të shkuar, në të cilat ai e etikoi veten si personifikimi i opozitës.


Pavarësisht nga dështimet e përsëritura, ekziston mundësia që Berisha të mbetet në krye të demokratëve edhe pse disa gazeta po nxisin heqjen e tij. Një numër analistësh mendojnë se koalicioni ishte më tepër shkatërrues se përfitues për pjesëtarët në të.


"Individualisht partitë e koalicionit do t'i kishin shkaktuar më shumë dëm socialistëve dhe fituar më shumë vota për veten e tyre," tha Sabri Godo, një ish-deputet.


Një rezultat interesant ishte dështimi i të gjitha partive të tjera më të vogla dhe suksesi i një partie të sapokrijuar të qendrës së djathtë Partia Demokrate e Reformuar e udhëhequr nga politikanë që kanë abandonuar Berishën. Si forcë politike ata erdhën të tretët në renditje.


"Populli shqiptar ka treguar përgatitshmërinë e tij për një nivel të ri të praktikave politike që do e sjellë atë më pranë fqinjëve Evro-Atlantikë," thuhej në një deklaratë të OSBE-së.


Bota po pret nëse humbësit do të pranojnë rezultatin dhe bashkëpunojnë në parlamentin e ri, diçka që nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri. " E rëndësisë parësore," vazhdonte deklarata, "është pranimi i rezultatit të zgjedhjeve të njohur internacionalisht nga të gjitha partitë."


Socialistët e Shqipërisë i kanë vënë syrin anëtarësisë në Bashkimin Evropian dhe NATO, të dyja shënjestra të vështira për t'u arritur në katër vitet e ardhëshme. Për të arritur këto synime, ata duhet të luftojnë varfërinë dhe të përpiqen për t'i sjellë shqiptarët më pranë standartave europiane.


Llazar Semini është redaktor i projektit të IWPR-së në Tiranë.


Albania
Frontline Updates
Support local journalists