SHQIPTARET E PRESHEVES KUNDERSHTOJNE SHERBIMIN USHTARAK

Nje thirrje per Shqiptaret per te kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak ne ushtrine e Serbise dhe Malit te Zi po bie ne vesh te shurdher.

SHQIPTARET E PRESHEVES KUNDERSHTOJNE SHERBIMIN USHTARAK

Nje thirrje per Shqiptaret per te kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak ne ushtrine e Serbise dhe Malit te Zi po bie ne vesh te shurdher.

Ka pasur nje pergjigje jo entuziaste ndaj perpjekjeve te autoriteteve Serbe per te rekrutuar te rinjte Shqiptare etnik ne forcat e armatosura.


Qe prej shperberjes se dhuneshme te Jugosllavise ne fillim te viteve Nentedhjete, Shqiptaret i kane injoruar thirrjet per te kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak, sepse ata e kane konsideruar ushtrine nje vegel te ish presidentit dhe nacionalistit te vendosur Serb, Slobodan Millosheviq.


Nje ish komandant i luftetareve Shqiptar ka thene ate qe mendojne edhe shume te tjere kur ka thene per IWPR se "Si mund te sherbeje une ne nje ushtri ndaj se ciles kam luftuar?"


Deri dy apo tre vjet me pare, Shqiptaret te pakten regjistroheshin per te kryer kontrollet mjeksore, por qe prej asaj atyre nuk u eshte kerkuar me as nje gje e tille.


Megjithate, qendrimi i autoriteteve tanime ka ndryshuar. "Thirrjet per kryerjen e sherbimit ushtarak u jane te derguar te rinjve nga te gjitha komunitetet etnike - perfshire edhe Shqiptaret," ka thene per median Milovan Coguriq, sekretar i ministrise se mbrojtjes dhe anetar i organizmit koordinues per Serbine jugore.


Shqiptaret etnik ne Serbi - duke perjashtuar Kosoven - jane te perqendruar ne tre bashkite jugore te Presheves, Bujanovacit dhe Medvegjes - rreth 70,000 Shqiptare jetojne se bashku me 40,000 Serbe. Kjo zone ka qene qendra e nje konflikti te armatosur ndermjet ushtrise Jugosllave dhe luftetareve Shqiptare nga Janari 2000 deri ne mes te vitit 2001.


Luftimet jane pakesuar pas arritjes se nje marreveshjeje me ndihmen e komunitetit nderkombetar, sipas se ciles Shqiptaret jane carmatosur dhe kane hequr dore nga planet e tyre per shkeputje nga Serbia ne shkembim te me teper te drejtave te njeriut dhe nje perfaqesimi me te madh ne qeverine lokale dhe ne strukturat e policise.


Kjo marreveshje i ka hapur rrugen nje procesi te integrimit te plote ne administraten lokale. Por drejtuesit politik Shqiptar ne Serbine e jugut thone se mobilizimi i planifikuar ushtarak mund te acaroje perseri situaten.


Ata thone se Shqiptaret ende nuk kane besim tek institucionet Serbe - vecanerisht ndaj ushtrise e cila eshte kryesisht e pareformuar. "Lufta ka lene shenja te thella dhe eshte e pamundur te bindesh prinderit Shqiptare te dergojne djemte e tyre per te kryer sherbimin ushtarak ne Serbi," thote Skender Destani, i Partise per Veprim Demokratik, PVD, partia me e madhe Shqiptare ne zone.


"Ne mbeshtesim nje Seri demokratike dhe nuk jemi te gatshem te anetaresohemi ne nje ushtri gjeneralet e se ciles jane te kerkuar per krime lufte nga gjykata e Hages," ka thene Jonuz Musliu, kryetar i Partise Levizja per Progres Demokratik, e cila ka dale nga rradhet e ish luftetareve.


Kjo mungese besimi po shtohet edhe nga vrasja e koheve te fundit e kryeministri Serb Zoran Gjingjiq, i cili eshte vrare ne Beograd me 12 Mars.


"Keto ngjarje tregojne se elemente te regjimit te Millosheviqit jane ende aktiv ne strukturat politike dhe ushtarake ne Serbi," ka thene kryetari i bashkise se Presheves dhe kryetar i partise PVD Riza Halimi javen e kaluar gjate nje takimi me zevendes kryeministrin e republikes Nebojsha Coviq.


Drejtuesit etnik Shqiptare thone se Shqiptaret nuk duhet te thirren per sherbimin e detyrueshem ushtarak deri sa te kene ndryshuar kushtet dhe te jete shtuar besimi.


"Ne duhet te flasim me drejtuesit Serbe dhe te komunitetit nderkombetar dhe te ruajme kete gjendje te status kuose deri sa te arrijme nje progres ne keto ceshtje," thote Shaip Kamberi, kryetar i Keshillit Shqiptar per te Drejtat e Njeriut ne Bujanovc.


Shqiptaret duhet te perfaqesohen si duhet ne strukturat rajonale dhe lokale politike perpara se te diskutohet ceshtja e sherbimit te detyrueshem ushtarak, thone drejtuesit e komunitetit. "Ende nuk kemi pare nje integrim te vertete ne institucionet shteterore, dhe nderkohe ata po i kerkojne Shqiptareve te permbushin detyrimet e tyre ne sherbimin ushtarak," eshte ankuar Kamberi.


Por zyrtaret Serb nuk jane dakort me kete. "Nuk ka asnje aresye qe te injorohen thirrjet per sherbimin e detyrueshem ushtarak," ka thene Coguriq. "Kushdo ne Serbine e jugut i cili mundohet ti shmanget sherbimit te detyruar ushtarak do te perballet me veprime ligjore".


Zyrtaret Serb akuzojne Shqiptaret ne rajon se vazhdojne te ushqejne enderren per bashkim me Kosoven. Ne Mars 1992, ata kane mbajtur nje referendum jo zyrtar, ku shumica e tyre kane votuar per shkeputje nga ish Jugosllavia dhe bashkim me Kosoven.


Megjithese Kosova eshte zyrtarisht pjese e Serbise dhe Malit te Zi, ajo praktikisht drejtohet si nje protektorat nderkombetar. Bisedimet mbi statusin e saj perfundimtar nuk kane filluar ende.


Belgzim Kamberi eshte nje gazetar i pavarur ne Presheve.


Balkans, Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists