Shqiptaret Do Te Firmosin, Beogradi Do Te Injoroje

Ndersa Shqiptaret duket se jane te gatshem per te firmosur marreveshjen e Rambouillet dhe Beogradi vazhdon te kundershtoje, vendosmeria e Perendimit duket se po venitet.

Shqiptaret Do Te Firmosin, Beogradi Do Te Injoroje

Ndersa Shqiptaret duket se jane te gatshem per te firmosur marreveshjen e Rambouillet dhe Beogradi vazhdon te kundershtoje, vendosmeria e Perendimit duket se po venitet.

Tuesday, 17 May, 2005
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Ndersa i derguari i ri i posacem Amerikan, Bob Dole mberriti ne Shkup, ne nje perpjekje te fundit per te detyruar te dyja palet te firmosin marreveshjen e Rambouillet, momenti i duhur per nderhyrjen e NATO-s--si ne terren ne Kosove, ashtu edhe ne ajer mbi Beograd--duket se po largohet edhe me teper, pas cdo dite qe kalon pa u nenshkruar marreveshja.


Ish senatori Amerikan i cili u nis nga SHBA pa pasur nje vize Jugosllave, po perpiqet te binde me cdo menyre perfaqesuesit politik te Shqiptareve, perfshi Lidhjen Demokratike te Kosoves te Ibrahim Rugoves, Frontin Demokratik te Rexhep Qoses dhe delegatet e pavarur, Veton Surroi dhe Blerim Shala. Per me teper, Dole do te lidhet edhe me Hashim Thacin--udheheqesin 29 vjecar te UCK-se. « Une nuk e di se ku ndodhet ai, » pranoi Dole para gazetareve ne mesditen e se Premtes. Atyre delegateve qe u ndodhen ne Shkup, u tha se sapo marreveshja te nenshkruhet, Washingtoni do te hape dyert dhe do te ofroje si mbeshtetje politike ashtu edhe ate ekonomike si edhe ndihme per te transformuar UCK-ne ne nje force sigurimi te stervitur dhe te pajisur mire.


Padurimi Amerikan ketu eshte shume i madh, dhe nje diplomat u kerkoi Shqiptareve qe te « rriten ne moshe ». Shqiptaret nderkohe e ndjejne taktiken e presionit te madh dhe nuk kuptojne se si ata jane kaq te gabuar kur Beogradi nuk pranoi as te jape nje vize hyrje per Dole.


Dole u tha gazetareve se ai shpresonte te shkonte ne Kosove per te bindur Thacin dhe UCK-ne te nenshkruajne marreveshjen. Burri i shtetit nga Kansas, shume i njohur per sensin e tij te humorit, tha gjithashtu se ai ishte perpjekur te fliste edhe me Miloshevicin. « ne nuk do te heqim dore. Me siguri ai do ti pergjigjet thirrjes sime. » Ai gjithashtu shtoi se gjeja e pare qe i duhej ishte nje vize « dhe nuk kam parasysh nje kredit kard .»


Ndersa Beogradi refuzon te nenshkruaje, NATO po perpiqet te rindertoje konsensusin e aleances per sulme ajrore. Gjate dy javeve te shkuara, duke shkelur marreveshjet e arritura me ndermjetesimin e te derguarit te SHBA Richard Holbrooke ne Tetor, Beogradi ka rritur nivelin e forcave te tij te sigurimit ne Kosove duke e cuar ne 28,000 trupa. Nderkohe, luftime te ashpra ne mes te Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK) dhe forcave Serbe te sigurimit kane rezultuar ne nje numer te madh te vraresh dhe ne mijera refugjat. [Shih Gjeraqina Tuhina, Balkan Crisis Report, Nr. 05]


Dole dhe administrata Amerikane po perpiqen qe te sigurojne zyrtarisht mbeshtetjen e te gjithe Kosovareve per marreveshjen para afatit te fundit te 15 Marsit. Teorikisht, kjo do te bente qe presioni mbi Presidentin Jugosllav Slobodan Miloshevic te rritej, dhe do ti jepte kohe Washingtonit te perpiqej te rindertonte konsensusin e NATO-s per sulme ajrore, ne rast se Beogradi nuk nenshkruan marreveshjen gjate takimit te dates 15 ne Normandi per Rambouillet Pjesa e II.


Nuk do te jete e lehte. Beogradi tashme ka deklaruar se nuk do ta nenshkruaje marreveshjen. Me perforcimet e forcave Serbe ne Kosove, duket se Beogradi perseri kupton se midis aleateve te NATO-s nuk ka konsensus dhe eshte i gatshem te zhvleftesoi bllofin e tyre. Analistet per Ballkanin argumentojne se Beogradi mund te perfitoje shume pak ne rast se e nenshkruan marreveshjen dhe mund te humbe shume pak ne se nuk e nenshkruan ate. Ne se Beogradi nenshkruan, e shumta qe mund te perfitoje ne shkembim te firmes eshte heqja e kufizimeve te udhetimeve dhe nje heqje shume e lehte e ndalimit te investimeve te huaja. Vezhguesit argumentojne se muri i jashtem i sanksioneve ekonomike dhe bllokada e Beogradit per te marre pjese ne organizatat nderkombetare ekonomike dhe politike do te vazhdoje te mbetet ne fuqi. Me fushaten qe ka filluar kunder sulmeve ajrore dhe vendosjes se trupave te NATO-s ne Kosove, dhe qe po forcohet ne disa kryeqytete Perendimore, mundesia qe forcat e NATO-s te godasin ne rast se Beogradi do te refuzoje edhe nje here, duket dita dites me e vogel.


Me Anthony Borden ne Shkup


Fron Nazi eshte redaktor i vjeter i IWPR.


Frontline Updates
Support local journalists