SHQIPERI: VDEKJET E VARKAVE NGRENE PROBLEMIN E VIZAVE

Shqiptaret e varfer rrezikojne jeten ne perpjekje per te kaluar ilegalisht Adriatikun.

SHQIPERI: VDEKJET E VARKAVE NGRENE PROBLEMIN E VIZAVE

Shqiptaret e varfer rrezikojne jeten ne perpjekje per te kaluar ilegalisht Adriatikun.

Tuesday, 6 September, 2005

Vdekja kohet e fundit e dy Shqiptareve ne perpjekje per te shkuar ilegalisht ne perendim ne nje perplasje te nje varke me motor, ka shkaktuar nje vale kerkesash te zemeruara te Tiranes per lehtesimin e regjimit te vizave nga vendet perendimore.


Te gjendur ne kushte veshtira ekonomike ne vendin e tyre, gjithnje e me teper Shqiptare rrezikojne jeten ne kalimin e ngushtices prej 65 kilometra ne brigjet e Adriatikut qe i ndan nga Italia, porta e hyrjes ne Perendim.


Ne incidentin me te fundit, naten ndermjet 21 dhe 22 Korrikut, nje varke me motorra te shpejte e ngarkuar me 36 Shqiptare te deshperuar eshte perplasur me nje anije patrullimi Italiane prane qytetit port te Vlores ne ngushticen e Otrantos, pika me e afert ndermjet brigjeve Shqiptare dhe Italiane. Dy nga emigrantet e paligjshem jane mbytur, 20 te tjere jane plagosur dhe tre te tjere nuk jane gjetur ende. Nje marinar Italian eshte plagosur.


Shume nga viktimat e ketij aksidenti kane thene se anija e patrullimit te Rojeve Bregdetare Italiane ka shuar dritat dhe eshte perplasur me qellim me varken e vogel me motor. Komandanti, Franco Papi, e ka kundershtuar kete version te ngjarjeve dhe ka thene se drejtuesi i mjetit te vogel ka vepruar gabimisht duke u perplasur me anijen e tij.


Incidenti ka ringjallur kujtimet e hidhura te nje perplasjeje te ngjashme ne Mars te vitit 1997 kur 83 Shqiptare jane mbytur. Atehere, ashtu si edhe tani, eshte kerkuar me force lehtesimi i regjimit te vizave.


Policia Shqiptare ka arrestuar pese persona me akuzen per favorizim te trafikut ilegal te qenieve njerezore, por dy drejtuesit e varkes jane ende te lire. Prokurori i rrethit ka nisur nje hetim dhe ka vendosur bllokimin e te dyja mjeteve lundruese ne ishullin e Sazanit deri ne perfundimin e hetimeve.


Shqiptaret qe perpiqeshin te largoheshin, te gjithe nga zona te varfra te vendit, kishin paguar kursimet e tyre te nje jete 110,000 lek (rreth 800 euro) per person trafikanteve, pasi jane perpjekur me kot te sigurojne nje vize. Me pak se nje jave pas incidentit, policia Shqiptare ka ndaluar 24 persona te tjere te cilet po perpiqeshin te kalonin Ngushticen e Otrantos ne te njejten menyre.


Nje marreveshje e nenshkruar dy vjet me pare ndermjet dy qeverive ka krijuar edhe bashkepunimin ndermjet Rojeve Bregdetare Italiane dhe policise vendase per ndalimin e imigracionit ilegal.


Rreth 800,000 Shqiptare jetojne tani ne Greqine fqinje dhe ne Itali. Sipas drejtorit te pergjitheshem te policise se shtetit, Bilbil Mema, rreth gjysma e atyre qe jetojne ne Itali kane mberritur aty me ane te varkave te shpejta.


Ilirian Idrizi, 36 vjecar, nje mesues shkolle fillore, i cili eshte plagosure gjate incidentit me te fundit, ishte perpjekur disa here te siguronte nje vize per ne Itali. Me ne fund ai ka paguar kriminelet "per te me cuar drejt vdekjes" thote ai. Fatjon Hysi, 19 vjec, nje tjeter i mbijetuar, i shtruar ne spital me semundje ne mushkri, thote: "Kam paguar shume para trafikanteve por eshte me mire se te perballesh me aq shume probleme neper ambasadat Perendimore".


Shqiptaret kane protestuar se procedurat e vizave jane diskriminuese. Perballe ambasades Italiane ne Tirane ka gjithnje rradha te gjata, dhe pastaj pasi hyn brenda duhet te presesh shume per te marre nje aplikim per vize, natyrisht nese nuk japin dicka nen dore per stafin Shqiptar te ambasades.


Pasi marrin formularin, ata kane nevoje per nje leter garancie nga nje qytetar Italian, nje prove punesimi te tij dhe dokumenta te tjera per pronat qe zoterojne. Ata duhe te provojne gjithashtu se zoterojne sasi te mjaftueshme parash per udhetimin dhe qendrimin e tyre.


Meqenese ka pasur raste fallsifikimesh, zyrtaret kontrollojne me kujdes cdo dokument, duke vonuar edhe me teper procesin. Vitin e kaluar, ambasada Italiane ka leshuar rret 37,000 viza dhe numri pritet te shtohet kete vit. Qe prej fillimit te vitit, rreth 6,000 Shqiptare jane lejuar te shkojne per punesim te perkoheshem ne Itali.


Ne fillim te shekullit te kaluar, Italia ka qene lidhja tradicionale e Shqiperise me Perendimin. Shqiptaret mund te shkonin dhe te vinin lirisht. Tani Shqiperia eshte nje nder vendet me te varfra te Europes, dhe qytetaret e saj nuk jane te mirepritur.


Neritan Ceka, kryetar i komisionit parlamentar te rendit publik dhe sherbimeve sekrete, ka thene se qeveria Shqiptare i ka kerkuar vazhdimisht Romes te heqe regjimin e vizave por Italia eshte e shqetesuar se nje gje e tille do te sillte nje vale te pakontrolluar imigracioni.


Fatmir Mediu, kryetar i partise Republikane te opozites, ka fajesuar politikanet "budallenj" dhe "ekstremiste" Italian si i djathti Umberto Bossi. "Bossi ka qene inisiatori i nje ligji anti imigracion shume te ashper i cili e ben gjendjen te patolerueshme," ka thene ai.


Deputeti i Partise Social Demokrate dhe ish ministri i jashtem Paskal Milo ka thene se perpjekjet e qeverise per te reformuar regjimin e vizave nuk kane qene te mjaftueshme. "Ne ndoshta mund ti kerkojme Italise nje sistem me te lire vizash te cilin ajo e aplikon per Bullgarine dhe Rumanine," thote ai. "Por ne mund te kerkojme liberalizimin e vizave per njerezit e biznesit, profesoret, studentet dhe intelektualet ne pergjithesi".


Pas nje aksidenti te ngjashem te ndodhur me pare ish kryeministri Shqiptar Pandeli Majko eshte takuar menjehere me ambasadorin Italian ne Tirane, Mario Bova, dhe i ka kerkuar atij nje ndryshim te marreveshjes me Rojet Bregdetare. Kete here Fatmir Mediu ka thene ne parlament se ai fajeson anijen Italiane per perplasjen dhe ka kerkuar prishjen e kesaj marreveshjeje.


Sokol Shameti eshte redaktor i revistes Shqiptare Klan.


Albania
Support our journalists