Shqiperi: Te Bashkuar Kunder Korrupsionit

Me nje veprim te rralle politik per Shqiperine post komuniste, qeveria ka pranuar nje propozim te opozites per luften ndaj korrupsionit ne rritje.

Shqiperi: Te Bashkuar Kunder Korrupsionit

Me nje veprim te rralle politik per Shqiperine post komuniste, qeveria ka pranuar nje propozim te opozites per luften ndaj korrupsionit ne rritje.

Friday, 1 February, 2002

Vetem dy here gjate nje dekade te periudhes post komuniste jane bashkuar politikanet Shqiptare per hir te interesave te kombit. Ceshtja e vellezerve te nje gjaku ne Kosove ka krijuar bashkimin e pare. Ndersa tani korrupsioni ka krijuar nje aleance politike per te miren e perbashket.


Shqiperia eshte rregullisht ne listen e shteteve me nivel me te larte korrupsioni ne bote. Korrupsioni se bashku me faktore te tjere rajonale kane demtuar rende mundesine e investimeve te huaja ne vend. Ne muajin Dhjetor, tre ministra te koalicionit qeveritar te drejtuar nga partia Socialiste kane dhene doreheqjen pas kritikave te ashpra te drejtuesit te partise Fatos Nano ndaj politikes anti korrupsion te qeverise.


Tani, qeveria ka pranuar nje propozim te paraqitur nga opozita per te luftuar korrupsionin. Duke bere publik kete program, ministri Ndre Legisi ka shtuar se autoritetet kane pranuar te kontaktojne nje kompani te huaj per te kryer kontrolle financiare te llogarive bankare te politikaneve dhe zyrtareve te larte.


Sipas medias Shqiptare, korrupsioni ne Shqiperi eshte shume i zhvilluar, dhe shkon nga politikane te cilet pranojne "dhurata" si makina apo apartamente nga biznesmenet, deri tek zyrtaret e nivelit te ulet te cilet marrin rrushfete me shuma 100 dollare Amerikan. "Miliona dollare zhduken nga kjo menyre qeverisjeje, para te cilat mund te perdoreshin per arsimin, spitalet apo burimet energjitike," thote analisti i pavarur Fatos Lubonja.


Partia Demokratike ne opozite e ish presidentit Sali Berisha ka propozuar nje sere masash anti korrupsion, perfshire nje kontroll financiar nderkombetar te te ardhurave te politikaneve, ne keshillin e saj kombetar ne muajin Dhjetor. ne qender te ketij propozimi eshte krijimi i nje komisioni parlamentar dypalesh. I perbere nga dy partite kryesore, ky komison do te monitoroje te gjithe zyrtaret dhe politikanet e larte te te gjithe spektrit.


Berisha e pranon se nje marreveshje me baze te gjere eshte e nevojeshme per te tejkaluar plagen e korrupsionit, dhe kjo gje do te kerkonte dhenien fund te bojkotit parlamentar te opozites per shkak te mashtrimeve te mundeshme elektorale ne zgjedhjet e vitit te kaluar. Ky bojkot ka marre fund te Enjten e javes se kaluar.


Duke e bere ceshtjen e korrupsionit kaq te rendesishme, Nano ka arritur ne nje fare mase te marre edhe atributet e opozites. "Ai po perserit ato qe ne kemi thene qe prej dy vjetesh dhe po perpiqet te fitoje pushtet personal," ka thene Berisha.


Pavaresisht mosmarreveshjeve dhe lojrave politike, publiku eshte pozitiv rreth paketes anto korrupsion, e cila do te kerkoje qe komisioni parlamentar te kontrolloje te gjitha procedurat financiare duke filluar qe nga viti 1992, deklarimin e pasurise dhe te ardhurave nga zyrtaret e ekzekutivit, legjislativit dhe pushtetit gjyqsor, si edhe heqjen e imunitetit te tyre ne menyre qe te lehtesohet puna per hetim.


"Ne jemi te hapur per bashkepunim dhe nuk kemi asgje per te fshehur gjate periudhes se qeverisjes sone," ka thene Legisi, me inisiativen e te cilit prokuroria e pergjitheshme ka filluar nje hetim mbi disa tendera te kryera nga ministria e mbrojtjes, si edhe mbi nje skandal te vjeter rreth kontrates per prodhimin e pasaportave.


Nano ka permendur me emra ministrat, si ai i Financave, Anastas Angjeli, si te perfshire ne korrupsion. Ai vazhdon te kerkoje doreheqjen e ministrit te energjitikes, te cilin e fajeson per krizen e tanishme energjitike, dhe ka thene se nje qeveri me mbi 20 ministra eshte e papershtateshme.


Deklaratat e Nanos se Ilir Meta ka "blere" udheheqjen e partise se tij pas fitores se saj ne zgjedhjet e vitit te kaluar kane cuar edhe ne doreheqjen e kryeministrit te Marten e kaluar. Nano ka kerkuar organizimin e nje referendumi te partite per deklaratat e tij. Por Nano rrezikon te akuzohet si i motivuar me teper nga ambicje personale sesa nga lufta ndaj korrupsionit.


Nje riberje e qeverise e pranueshme per te gjithe anetaret e koalicionit do te ndihmonte ne uljen e tensioneve te tanishme politike. Administrata e re duhet te kete si prioritet te sajin dy ceshtje teper te rendesishme per te gjithe publikun - krizen energjitike dhe luften kunder korrupsionit. Filozofia mbizoteruese sot qe politika eshte nje menyre per t'u bere i pasur duhet te diskretitohet publikisht. Politikanet me ne fund duhet te pranojne qe politika eshte - apo duhet te jete - nje profesion i cili zgjidhet per ideale me te larta se sa paraja apo statusi qe te jep.


Teodor Misha eshte botuesi i revistes ekonomike Albanian Observer ne Tirane.


Albania, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists