SHQIPERI: SKEMA E TRAFIKIMIT TE EKIPIT TE FUTBOLLIT

Kriminelet Shqiptare po mendojne menyra te reja per te trafikuar emigrante.

SHQIPERI: SKEMA E TRAFIKIMIT TE EKIPIT TE FUTBOLLIT

Kriminelet Shqiptare po mendojne menyra te reja per te trafikuar emigrante.

Tuesday, 6 September, 2005

Ekipe te rreme futbolli jane skema me e fundit e pergatitur nga trafikantet Shqiptare te qenieve njerezore, pas nje operacioni te policise ndaj trafikut te emigranteve mbi Detin Adriatik.


Pas zgjedhjes se qeverise se Fatos Nanos ne Gushtin e kaluar, ka nisur nje operacion ne shkalle te gjere ndaj gomoneve te shpejta te cilat transportojne emigrante per ne Itali, i cili ka ulur ndjeshem numrin e tyre.


Megjithate, trafikantet, te cilet shpesh veprojne ne bashkepunim me police dhe zyrtare te qeverise se korruptuar, tani po zbulojne menyra me te sofistikuara per te vazhduar aktivitetin e tyre. Javen e kaluar, tridhjete te rinj Shqiptare ne rruge per ne Hollande si pjestare te ekipeve te futbollit per mosha nen 15 vjec dhe nen 17 vjecare me emrin Adriatik, jane ndaluar ne portin e Durresit nga policia, e cila ka zbuluara se secili prej tyre kishte paguar nga 2,000 euro per vizat e tyre dhe se ata kishin ne plan te qendronin ne Itali tek te afermit e tyre.


Dy trajnere, nje sponsor i ekipit, nje zyrtar i bashkise se Kavajes, 50 kilometra nga Tirana, kane qene nder nente personat e arrestuar. Ministra e rinise dhe sporteve, Arta Dade, ka hedhur poshte zerat sipas te cilave ajo kishte nenshkruar dokumentacionin i cili autorizonte udhetimin, duke theksuar se federata kombetare e futbollit eshte pergjegjese per plotesimin e dokumentave te tilla. Dy zyrtare te larte te federates se futbollit jane marre ne pyetje nga policia, por nuk jane arrestuar.


Federata e futbollit ka njoftuar menjehere se ajo do te rishikoje procedurat e kerkimit te vizave per ekipet te cilat udhetojne jashte vendit. Por mendohet se ky nuk eshte rasti i pare i krijimit te ekipeve te rreme te futbollit per te marre vizat ne fakt per emigrante te paligjshem.


Shqiperia ka qene prej kohesh nje pike e rendesishme tranziti per emigrantet e paligjshem nga vendet e Europes Lindore dhe per Kurdet, te cilet mberrijne ne vend nepermjet Greqise. Rreth 6,000 njerez mendohet te jene trafikuar nga Shqiperia gjate dy vjeteve te fundit dhe vendi ka rrezikuar te perballet me sanksione per shkak se eshte vendosur ne nivele te larta per sa i perket trafikut te qenieve njerezore ne raportet e botuara nga Departamenti i Shtetit Amerikan.


Ne raportin me te fundit te Departamentit te Shtetit ne Qershorin e kaluar, Shqiperia eshte vendosur ne nje kategori me te ulet, gje e cila perben nje inkurajim per qeverine e cila duket se ka treguar nje gadishmeri me te madhe per te zgjidhur kete problem, megjithese mbetet ende shume per te bere.


Bashkimi Europian gjithashtu kerkon nje progres me te madh ne perpjekjet anti trafik perpara se Shqiperia te lejohet te filloje bisedimet per nje Marreveshje Stabilizim Asocimi, e cila perben edhe nje hap te pare drejt anetaresimit te BE.


Heqja e Shqiperise nga ndarja e pare e vendeve ku kryhet trafiku i qenieve njerezore pason miratimin e nje strategjie kombetare nga ana e parlamentit ne vitin 2001 per luften ndaj trafikut te qenieve njerezore, e cila ka krijuar disa njesi anti trafiku ne komisariatet e policise ne te gjithe vendin.


Ne nje konference per shtyp me 19 Prill, ministri i brendeshem Luan Rama ka thene se incidentet me te fundit ne fushen e trafikut nuk jane veprime te izoluara. Ai ka shtuar se autoritetet kane dijeni se police apo politikane jane ose te perfshire direkt ose mbajne lidhje me grupe mafioze te cilat jane te perfshira ne trafikun e njerezve.


Drejtuesi i deges se sherbimeve sekrete te policise ne Durres, ose Sherbimit te Informimit Shteteror, SHISH, ka qene nder te arrestuarit ne nje tjeter operacion anti trafik te kryer dy jave me pare. Pesembedhjete njerez jane ndaluar ne Shqiperi dhe Itali, ne nje goditje ndaj nje grupi trafikantesh, i cili sipas policise ka trafikuar rreth 60 femije vitin e kaluar.


Ky operacion ka filluar Shtatorin e kaluar kur nje cift Shqiptaresh, te cilet kane qene nen survejimin e policise Italine prej me se nje viti, jane arrestuar ne qytetin e Pescara ne Italine qendrore. Pak kohe me pas eshte arrestuar edhe avokati i tyre Italian.


Disa anetare te bandes kane trafikuar femijet duke i paraqitur si te tyret, te tjere kane pergatitur dokumentat e fallsifikuara ose kane ndihmuar ne sigurimin e kalimit te tyre neper pikat kufitare. Destinacioni perfundimtar i ketyre femijeve eshte ende i panjohur, por policia thote se jane perdorur edhe kercenime ndaj familjeve te tyre per te bere qe ato te mos flasin.


Policia Italiane ka thene se banda drejtohej nga Durresi dhe ne te ishin te perfshire edhe zyrtare te doganave dhe te policise se portit - nje numer prej te cileve jane arrestuar.


Nje ngjarje tjeter eshte zbuluar se fundit ne te cilen avioni i kompanise ajrore JAT eshte perdorur nga nje grup trafikantesh i cili ka vepruar ne linjen Tirane, Beograd, New York. Kolonel Ilirian Zylyftari i policise se Tiranes ka thene per IWPR se JAT ka rikthyer shtate Shqiptare te cilet kane paraqitur dokumenta te fallsifikuara ne aeroportin e Beogradit. Pasi jane kthyer ne Tirane, ata i kane thene policise se ata kishin paguar nga 7,000 euro per te mberritur ne SHBA, anetareve te nje bande ne te cilen benin pjese edhe police te aeroportit te Rinas ne Tirane.


Rama ka shkarkuar pese zyrtare te larte te sigurise ne aeroportin e Rinas duke i hapur rrugen nje hetimi me te hollesishem, megjithese dy police te cilet jane arrestuar fillimisht me pas jane liruar. Ministri ka pranuar se menyrat gjithnje e me te sofistikuara te perdorura nga trafikantet perbejne nje sfide te madhe per oficeret e policise dhe kerkojne nje perpjekje ne shkalle te gjere per te luftuar trafikun e qenieve njerezore.


Alban Bala eshte korrespondent i Radio Free Europe/Radio Liberty ne Tirane.


Albania
Frontline Updates
Support local journalists