SHQIPERI: PERMIRESOHEN MARRDHENIET ME SERBINE

Nje inisiative diplomatike e ish kryeministrit te Shqiperise duket se ka ulur tensionet ndermjet Tiranes dhe Beogradit.

SHQIPERI: PERMIRESOHEN MARRDHENIET ME SERBINE

Nje inisiative diplomatike e ish kryeministrit te Shqiperise duket se ka ulur tensionet ndermjet Tiranes dhe Beogradit.

Marrdheniet e ngrira diplomatike ndermjet Tiranes dhe Beogradit mbi statusin e Kosoves duket se kane marre nje shtytje te papritur, pas nje vizite surprize te ish kryeministrit Shqiptar Ilir Meta ne Beograd fundjaven e kaluar.


Analistet mendojne se Meta, nje figure e rendesishme e Partise Socialiste ne pushtet, duket se kerkon te shnderrohet ne nje moderator ne rajon, duke hapur kanalet e komunikimit me synim uljen e tensionit ndermjet pakicave Shqiptare ne Ballkan dhe qeverive te ketyre vendeve.


Nje dite perpara vizites ne Beograd, Meta ka pasur takime me Hashim Thaqin, drejtuesin e Partise Demokratike te Kosoves ne opozite dhe ish komandantin e Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Thaqi eshte kunder bashkepunimit me Beogradin.


Dy jave ma pare ai ka qene ne Shkup ku eshte takuar me politikanet Shqiptare te Maqedonise, duke i nxitur ata te respektojne marreveshjen e Ohrit, e cila i dha fund luftimeve gjashte mujore ne republike.


Ne Beograd, Meta eshte takuar me kryeministrin Serb Zoran Gjingjiq dhe ministrin e jashtem Jugosllav Goran Svilanoviq. Ai ka vizituar gjithashtu komunitetet Shqiptare ne luginen e Presheves ne jug te Serbise.


Kjo fushate diplomatike mund te jete nje perpjekje per te impresionuar zytaret e Bashkimit Europian te cilet do te takohen brenda nje muaji per te vendosur nese do te fillojne bisedimet me Shqiperine per integrimin e vendit ne Europe.


Gjate te gjitha udhetimeve Meta eshte perpjekur te inkurajoje drejtuesit etnik Shqiptare te zbatojne marreveshjet e paqes. Ne Presheve, ai u ka kujtuar drejtuesve te komunitetit Shqiptar se vetem duke zbatuar armepushimin lokal me Beogradin rajoni mund te shkoje drejt stabilitetit.


Ky ndryshim ne marredheniet ndermjet dy vendeve eshte shume i rendesishem, duke pasur para sysh se vetem disa jave me pare Shqiperia dhe Serbia duket te ishin shume te acaruara.


Marrdheniet ndermjet dy vendeve jane keqesuar ne Prill pasi kryeministri Shqiptar Pandeli Majko vizitoi Kosoven. Ministria e jashteme Jugosllave ka bere nje proteste zyrtare, duke u ankuar se Tirana nuk kishte njoftuar me pare per viziten. Beogradi ka dashur te theksoje se Kosova eshte teknikisht pjese e Jugosllavise, dhe si e tille, vizitat zyrtare duhet te aprovohen me pare nga ministria e jashtme federale.


Nebojsha Coviq, zevendes kryeminister i Serbise dhe kryetar i komitetit koordinues te qeverise per Kosoven, ka akuzuar Tiranen se eshte perpjekur te provokoje autoritetet Jugosllave.


Tirana i ka hedhur poshte keto akuza. Ajo ka insistuar se Shqiperia kishte zbatuar protokollin per organizimin e vizites se Majkos. Qeveria kishte njoftuar per viziten Misionin e Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK, dhe takimin e pare ne Kosove Majko e kishte organizuar me shefin e UNMIK, Michael Steiner.


Kur kryeministri Shqiptar u takua me kolegun e tij Kosovar Bajram Rexhepi, ministri i bujqesise dhe pyjeve te Kosoves, nje anetar i koalicionit Serb te Kosoves, ka qene gjithashtu prezent.


UNMIK ka reaguar ndaj protestes se Beogradit duke thene se i takonte autoriteteve te Prishtines te merrej me keto vizita, dhe jo Beogradit.


Beogradi eshte zemeruar gjithashtu kur banka qendrore e Shqiperise nenshkroi nje marreveshje me banken e Kosoves ne Prill.


Ceshtja e statusit te Kosoves ka qene nje burim i vazhdueshem mosmarreveshjesh, per shkak te perpjekjeve te Beogradit per te theksuar statusin e provinces se pjese e Jugosllavise dhe Serbise. Presidenti Shqiptar Rexhep Mejdani i eshte referuar vazhdimisht Kosoves si nje entitet i pavarur.


Por loja diplomatike e Metes duket se ka ulur tensionin per momentin, te pakten. "Qeverite e Serbise dhe Shqiperise jane krejtesisht te vendosura te punojne per vendosjen e stabilitetit ne Ballkan," ka thene Gjingjiq pas takimit te tij me ish kryeministrin Shqiptar.


Per Kosoven, Meta ka thene se Shqiperia kishte inkurajuar Shqiptaret e Kosoves dhe Serbet te punojne se bashku per te krijuar institucione demokratike, duke shtuar se Tirana dhe Beogradi "duhet te shohin vetem perpara dhe jo pas".


Nuk eshte e qarte ende se cfare ka Meta ne axhenden e tij, por inisiativa e tij e paqes duket se do te ndihmoje Shqiperine te siguroje mbeshtetjen nderkombetare perpara atij vendimi te rendesishem te BE-se per integrimin.


Teodor Misha eshte botues i revistes Shqiptare Observer ne Tirane.


Frontline Updates
Support local journalists