SHQIPERI: NJERIU QE KERKON TE BEHET MBRET
Me teper se dyzet vjet pas vdekjes se te atit jashte vendit, Leka Zogu eshte kthyer ne Shqiperi dhe ende ka ne plan te rimarre mbreterine e tij
SHQIPERI: NJERIU QE KERKON TE BEHET MBRET
Me teper se dyzet vjet pas vdekjes se te atit jashte vendit, Leka Zogu eshte kthyer ne Shqiperi dhe ende ka ne plan te rimarre mbreterine e tij
Njeriu i cili e quan veten "mbreti i Shqiptareve" eshte kthyer ne mes te njerezve te tij, por megjithate ai do ta kete te veshtire per ti bindur ata ta rikthejne ne fron.
Gjate vizites se tij te fundit ne Shqiperi ne vitin 1997, Leka Zogu ka arritur te fitoje mbeshtetjen e vetem nje se tretes te votuesve ne nje referendum per monarkine - por ai tashme ka deklaruar se eshte i gatshem te provoje edhe nje here tjeter.
Djali 63 vjecar i ish mbretit te larguar Ahmet Zog ka perfituar kohet e fundit nga nje amnisti faljen e denimit per rolin e tij ne proitestat e dhuneshme te cilat kane shperthyer pas mbajtjes se referendumit te vitit 1997.
Ai ka mberritur ne Shqiperi me 28 Qershor i shoqeruar nga djali i tij i quajtur po Leka, gruaja e tij Susan dhe nena Geraldine 93 vjecare. Por ai ka sjelle me vete edhe nje ngarkese prej me teper se 100 arme - perfshire mina anti personel dhe raketa hedhes anti tank - te cilat, ai thote se jane pjese e nje koleksioni armesh qe perpara Luftes se Dyte Boterore. "Nje pjese tjeter e koleksionit eshte e depozituar ne SHBA dhe do te mberrije se shpejti," ka thene Zogu.
Autoritetet ende nuk kane vendosur rreth fatit te armeve, por shefi i policise Shqiptare, Bilbil Mema, ka thene se eshte pothuajse e sigurte qe Zogu nuk do te lejohet te mbaje arsenalin e armeve ne shtepine e tij te re, e cila ndodhet me pak se 50 metra larg zyrave te qeverise.
Duke folur per median pas mberritjes se tij ne Tirane, Zogu ka thene se nje nder synimet e tij ka qene te sjelle eshtrat e babait ne vend per ta rivarrosur. Ai nuk ka pranuar te hyje ne hollesi rreth ceshtjeve personale dhe financiare dhe nuk ka bere asnje koment rreth sasise se arit qe mendohet qe babai i tij ka marre me vete kur eshte larguar nga vendi.
Qindra mbeshtetes te tij - perfshire edhe Shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia - kane ardhur ne aeroportin e Rinasit per te pritur avionin Boeing 727 te marre me qera nga familja mbreterore per t'u kthyer ne atdhe.
Ndermjet njerezve qe e kane pritur familjen mbreterore kane qene edhe dy deputete te njohur te partise Socialiste ne pushtet si edhe disa politikane te rendesishem te opozites. Zogu eshte takuar gjithashtu pas mberritjes edhe me kryeministrin Pandeli Majko. Partite kryesore ne vend duket se se fundi e kane zbutur qendrimin e tyre ndaj pretendentit per fronin mbreteror, per te shmangur largimin e votuesve te tyre.
Zogu eshte rikthyer ne atdhe pas nje ftese nga 40 deputete nga i gjithe spektri politik dhe pas nje korrespondence me shkrimtarin e njohur Shqiptar dhe kandidat per cmimin Nobel ne letersi, te botuar gjeresisht ne mediat lokale, Ismail Kadare.
Ne vitin 1939, kur ai ka qene vetem dy ditesh, familja e Zogut eshte larguar nga vendi perpara pushtimit Italian. Pas Luftes se Dyte Boterore, regjimi komunist ne fuqi e shpalli Shqiperine nje republike dhe e denoncoi ish mbretin si armik te kombit.
Ahmet Zogu fillimisht e ka derguar familjen ne Greqi, per te udhetuar me pas ne Turqi, Egjypt, Britani dhe France, ku edhe ka vdekur ne vitin 1961. Djali i tij e ka kaluar pjesen me te madhe te jetes ne Afriken e Jugut.
Kthimi i tij i pare ne Shqiperi ne vitin 1994 eshte prishur nga nje problem me pasaporten e tij. Ne ate kohe, Zogu eshte detyruar te qendroje i mbyllur ne hotel pas mosmarreveshjeve me qeverine e ish presidentit Sali Berisha.
Ne vitin 1997, kur vendi eshte perfshire nga anarkia pas rrezimit te skemave piramidale te investimit, Zogu ka perdorur ndihmen e Partise pro monarkiste te Legalitetit per te organizuar nje referendum per rikthimin e monarkise. Me pas ai ka thene se rezultati ka qene i manipuluar.
Ne Korrik te atij viti, Zogu i veshur me uniforme ushtarake dhe i armatosur me pistoleta ka drejtuar nje miting proteste gjate te cilit nje person ka mbetur i vdekur. Ai eshte larguar perseri nga vendi, dhe eshte denuar ne mungese me akuzen per rebelim te armatosur me tre vjet burgim.
Tani, disa mbeshtetes te tij thone se vendosja e nje monarkie kushtetuese mund te permiresoje gjendjen ekonomike ne vend dhe te ndryshoje imazhin e vendit ne bote. "Mbreti Leka eshte e vetmja shprese per ne," thote Roberti, i cili eshte persekutuar gjate regjimit komunist. "Ne i kemi provuar te gjitha mundesite - diktaturen e majte dhe te djathte te Enver Hoxhes dhe te Berishes, dhe te ashtuquajturen demokraci".
Por ne pergjithesi duket se njerezit nuk jane kaq te vendosur per te mbeshtetur mbretin, dhe aq me teper brezi i ri. Studenti i fakultetit Ekonomik, Andi, reagon i habitur ndaj pyetjes se IWPR-se nese ai e kishte mirepritur kthimin e Zogut. "E perse duhet te dilja e ta prisja nje mbret te veteshpallur?" pyet ai.
Ndoshta i ndergjegjshem se nuk gezon nje mbeshtetje te madhe ne vendin e tij, Zogu eshte perpjekur te hedhe rrjeten e tij me larg. Ne vitin 1997, ai ka deklaruar publikisht mbeshtetjen e tij per Shqiperine e Madhe, megjithese tani duket se e ka ndryshuar qendrimin e tij. Gjate konferences se tij te fundit per shtyp ne Tirane, ai ka thene se nuk e shikon bashkimin e Shqiptareve si nje koncept me baze territori.
Nese ai aspiron te behet nje drejtues, duket se ai ka akoma shume per te bere. Tani femijet Shqiptare nuk mesojne me ne shkolla se monarkia eshte nje armike e popullit dhe se babai i tij ka qene nje tradhetar - gjithashtu, nje nder bulevardet kryesore ne Tirane mban emrin e ish mbretit. Megjithate, duket se nuk ekziston ndonje shprese e madhe qe kjo figure ende misterioze do te sjelle prosperitet dhe progres ne vend. Dhe njerezit nuk harrojne shpejt.
"A kemi nevoje per nje rremuje tjeter si ajo e Korrikut 1997 perseri?" pyet Pali, nje mesoburre ndersa ben pazarin ne nje kioske buze rruges.
Sokol Shameti eshte redaktor i revistes se perjaveshme Klan ne Tirane.