SHQIPERI: MJEKSIA E SEMURE KA NEVOJE PER MJEKIM URGJENT

Perpjekjet e qeverise per te crrenjosur korrupsionin dhe neglizhencen ne sherbimin shendetesor veshtire se do te mund te kene sukses.

SHQIPERI: MJEKSIA E SEMURE KA NEVOJE PER MJEKIM URGJENT

Perpjekjet e qeverise per te crrenjosur korrupsionin dhe neglizhencen ne sherbimin shendetesor veshtire se do te mund te kene sukses.

Tuesday, 6 September, 2005

Kur Dhimiter Bixho, nje 50 vjecar Shqiptar, eshte ankuar tek doktori per dhimbje stomaku, ai eshte habitur kur ka mesuar pas nje kontrolli te shkurter mjeksor se ai kishte nevoje per nderhyrje urgjente per te operuar temthin. Megjithate, ai i ka besuar doktorit dhe nuk ka hezituar te paguaje nje rrushfet prej 1,000 dollare Amerikan per operacionin e tij.


Pasi ka kaluar nje jave ne nje spital ne Tirane, Bixho eshte takuar me nje tjeter doktor i cili e kishte kuruar kohe me pare dhe ne bisede e siper i tregoi edhe per operacionin e tij te fundit. Ai eshte tronditur thellesisht kur doktori i tha se ky operacion kishte qene i panevojshem - temthi i ishte hequr Bixhos gjate operacionit te mepareshem, dhjete vjet me pare.


Kjo ngjarje ka shkaktuar shume zhurme ne media, te cilat e shfrytezuan ate si nje tjeter shembull te gjendjes se rende qe ekziston ne sitemin shendetesor ne Shqiperi, ne te cilin lulezojne neglizhenca, dhenia e rrushfeteve dhe korrupsioni. Pas me teper se nje decade nga rrezimi i komunizmit, strukturat mjeksore ne vend jane vjeteruar dhe nuk mund te perballojne me kurimin e pacienteve. Punonjesit e sitemit shendetesor paguhen shume pak, dhe pranojne rrushfete te paguara nga pacientet, si edhe bashkepunojne me farmacite private per te shtuar te ardhurat e tyre.


Nje numer ligjesh te reja te miratuara nga qeveria ne mesin e muajit Shkurt, synojne lehtesimin e problemeve me te cilat perballen klinikat dhe spitalet ne vend, ku sipas studimeve te kryera kohet e fundit nga Organizata Boterore e Shendetesise, OBSH, UNICEF, Organizata Nderkombetare per Migracionin, IOM, dhe organizma te tjera nderkombetare, me teper se gjysma e tyre nuk mund te perballojne nevojat e popullsise.


Megjithate, analistet mendojne se ligjet e sapo miratuara, ne rastin me te mire, mund te thuhet se vetem percaktojne simptomat e problemit - kurimi i semundjeve kronike te sherbimit shendetesor ne Shqiperi ka nevoje per investime te medha dhe per ndryshime rrenjesore.


Dine Abazi, kryetar i urdherit te mjekut ka thene per IWPR se "Struktura e sherbimit shendetesor te Shqiperise, ne te cilen nuk ekziston ende ndonje forme e besueshme e sigurimit shendetesor publik, ka bere qe doktoret te mund te abuzojne me sistemin dhe te rrezikojne edhe jeten e pacienteve me qellim qe te mbushin xhepat e tyre".


Pas deshtimit te sherbimit shendetesor shteteror per te siguruar nje mbulim te pergjitheshe, Shqiptaret te cilet i kane mundesite financiare i jane drejtuar klinikave private, te cilat ofrojne sherbime me te mira me cmime te larta. Nderkohe, njerezit me te ardhura modeste vazhdojne te paguajne nen dore per mjeket dhe infermieret per te siguruar nje sherbim me te mire ne spitalet publike.


Megjithese doktoret Shqiptare shpesh detyrohen te pranojne dhurata nga pacientet te cilet jane mirenjohes ndaj tyre per sherbimin e mire qe kane marre, kjo menyre shperblimi tradicionale eshte shfrytezuar gjate viteve te fundit nga punonjesit e sistemit te shendetesise te cilet mbijetojne ne saje te rrushfeteve qe perfitojne. Paga mesatare e nje doktori eshte 270 dollare Amerikan ndersa e nje infermiere vetem 90 dollare.


Pagesat e bera ne spitalet publike jane shnderruar ne nje gje te zakoneshme. Per nje nderhyrje kirurgjikale, pacientet duhet te paguajne nga 500 deri 2,000 dollare.


Tanime eshte bere nje praktike e zakoneshme qe doktoret Shqiptare te punesuar ne spitale shteterore te hapin edhe klinikat e tyre private.


Shume doktore te tjere i shtojne te ardhurat e tyre duke bere edhe marreveshje te fshehta me nje farmaci te caktuar. Duke i derguar pacientet te blene ilacet e tyre ne farmaci te caktuara, doktoret perfitojne nje perqindje. Farmacistet nga ana e tyre, kerkojne nje cmim rreth 10 perqind me te larte se cmimi i zakonshem, per te mbuluar keshtu koston e doktoreve.


Pas luftes se vitit 1999 ne Kosove, ne Shqiperi kane hyre shume medikamente ne forme te ndihmave humanitare. Sipas disa zyrtareve rreth 100 ton medikamente jane ripaketuar dhe rishitur ne Shqiperi pasi u ka kaluar edhe afati i perdorimit.


Ligjet e reja te miratuara gjate muajit Shkurt kerkojne mbajtjen e te dhenave shendetesore per cdo individ dhe vendosin shperndarjen dhe kontrollin e cmimeve te medikamenteve nen kontrollin e nje organizmi te vetem shteteror.


Kontrolli me i forte ndaj te dhenave mjeksore personale, shpresohet se do te ndihmoje ne identifikimin me te mire nga ana e shtetit te personave te cilet duhet te perfitojne ndihme financiare per perballimin e mjekimeve te nevojeshme. Ndryshimi i sistemit te shperndarjes se medikamenteve behet me synimin per ti dhene fund marreveshjeve ndermjet doktoreve dhe farmacive, si edhe e ben me te veshtire dhenien e ilaceve te cilat jane te panevojeshme, te vjeteruara apo me cmime teper te larta.


Gjergji Leka, drejtor i Institutit te Shendetit Publik, i cili kontrollon vendosjen e cmimeve dhe shperndarjen e medikamenteve ne baze te ligjit te ri, mendon se mungesa e kontrollit ligjor ne sherbimin shendetesor ka shkaktuar edhe rrjedhjen dhe keq administrimin e fondeve. Ai shton se problemi do te vazhdoje te ekzistoje per sa kohe qe doktoret "jane te interesuar te japin receta per ilace te shumta, shpesh teper te shtrenjta, megjithese mjekime te tilla mund te mos jene te pershtateshme per pacientin".


Nje mjeke pediatre nga Tirana, e cila punon si ne spitalin publik ashtu edhe ne nje klinike private, pranon se mjeket kane mesuar te shfrytezojne sistemin. Shpesh pacientet diagnostikohen me diagnoza te pasakta, te cilat shoqerohen me nje liste te gjate recetash per mjekime, te cilat duhet te blihen edhe ne nje farmaci te rekomanduar prej tyre.


Megjithate, nje shperthim i zemerimit nga kryeministri Fatos Nano ne publik pak kohe me pare, duke sulmuar doktoret "te cilet rrezikojne jeten e pacienteve te tyre" eshte kundershtuar me force nga shume punonjes te sistemit shendetesr te cilet thone se keto probleme do te vazhdojne per sa kohe qe ata te mos paguhen si duhet.


Nderkohe, viktimat e sistemit te semure shendetesor ne Shqiperi vazhdojne te shtohen ne morgjet e spitaleve. Nje hetim ka filluar ne lidhje me vdekjen e 54 vjecares Marta Ziu, bashkeshorti i se ciles akuzon mjeket e spitalit te Korces si shkaktare per vdekjen e saj.


Dine Abazi, kryetar i urdherit te mjekut, mendon se "korrupsioni po e shkaterron reputacionin e mire te mjekeve Shqiptare". Dr Abazi po merret se fundi me rastin e nje pacienti i cili ka vdekur per shkak se nuk ka pranuar te paguaje rrushfetin e kerkuar nga mjeket e spitalit te Korces per te kryer nje nderhyrje kirurgjikale.


Briseida Mema eshte nje gazetare e pavarur ne Tirane.


Albania, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists