SHQIPERI: KRYEMINISTRI I RI PREMTON REFORMA

E gjendur perballe kerkesave ne rritje per zgjedhje te parakoheshme, Partia Socialiste ka zgjedhur kryeministrin e saj te trete ne pak me teper se nje vit.

SHQIPERI: KRYEMINISTRI I RI PREMTON REFORMA

E gjendur perballe kerkesave ne rritje per zgjedhje te parakoheshme, Partia Socialiste ka zgjedhur kryeministrin e saj te trete ne pak me teper se nje vit.

Tuesday, 6 September, 2005

Kryeministri i trete Socialist i Shqiperise qe prej zgjedhjeve te pergjitheshme te 2001 pritet te nise punen ne nje perpjekje te deshperuar per te tejkaluar gjendjen e rende ekonomike ne vendin me te varfer te Europes.


Drejtuesit e partise Socialiste ne pushtet kane vendosur me 15 Korrik te emerojne kryetarin e partise, Fatos Nano, ne postin e kryeministrit me misionin per te avancuar programin e tij per te luftuar korrupsionin, luften ndaj trafikut te droges dhe atij te qenieve njerezore dhe reformimin total te administrates publike.


Pa nje program te tille te qarte, partia ka frike se ajo mund te detyrohet ti nenshtrohet presionit ne rritje nga opinioni publik dhe opozita politike per te thirrur zgjedhje te parakoheshme.


Ndryshimi i qeverise duket te jete vetem nje ceshje formale sepse kryeministri i tanishem, Pandeli Majko, ka pranuar te jape doreheqjen. Vete Nano ka thene se ai pret krijimin e nje qeverie te re perpara “pushimeve te Gushtit”.


Levizja e Nanos per nje “katharsis” ne gjirin e Partise Socialiste – e cila eshte thellesisht e percare – ka arritur te largoje nga posti i kryeministrit Ilir Meten dhe te rrezoje qeverin e tij ne Janar te ketij viti. Nano ka pasur marredhenie te mira me Majkon perpara se ai te behej kryeminister, por me pas Nano ka thene gjithnje se kryeministri Majko nuk po punonte si duhet per te permiresuar gjendjen ekonomike.


Socialistet dhe Demokratet e opozites te drejtuar nga Sali Berisha se fundi kane arritur nje marreveshje per te zgjedhur me consensus presidentin e vendit, duke plotesuar keshtu edhe kerkesat e parlamentit Europian. Ky veprim ka permiresuar disi imazhin e tyre ne Bruksel por nuk ka ndaluar opoziten te vazhdoje te kerkoje mbajtjen e zgjedhjeve te perakoheshme.


Per shkak te krizes se brendeshme te Socialisteve vendi nuk ka pasur nje qeveri te vertete koherente qe pas zgjedhjeve te Qershorit 2001. Analistet thone se Socialistet tani duhet te zgjidhin problemet e tyre dhe te kryejne detyrat e qeverisjes nese duan te qendrojne ne pushtet deri ne perfundimin e mandatit te tyre ne vitin 2005.


Dhjete vjet pas renies se komunizmit, Shqiperia ende vuan nga korrupsioni, nje administrate publike ineficiente dhe nje sistem gjyqesor i dobet. Vendi eshte shnderruar ne nje qender te trafikut te droges, armeve dhe qenieve njerezore.


Pavaresisht se ka arritur te binde Fondin Monetar Nderkombetar, FMN, dhe Banken Boterore, BB, te nenshkruaje marreveshje te reja per tre vjetet e ardheshme, qeveria e Majkos, e krijuar pas nje kompromisi te arritur ne gjirin e partise pese muaj me pare, nuk ka arritur te ndryshoje sadopak standartet e ulta te jeteses.


Vendi vuan nga nje shkalle e larte e papunesise, rritje e ulet ekonomike, nivel i ulet i prodhimit dhe nje krize energjitike. Shqiperia ende eshte shume e varur nga ndihma e huaj. Si rezultat, eshte shtuar edhe pakenaqesia popullore.


Ne kete klime, thirrjet e opozites per zgjedhje te parakoheshme jane bere gjithnje e me kembengulese, duke akuzuar Partine Socialiste per keq administrim te pushtetit.


“Partia Socialiste ka humbur cdo te drejte morale per te qeverisur vendin, sepse krijimi i tre qeverive brenda tete muajve eshte nje prove e paaftesise se saj,” ka thene Berisha. “Tani nuk nevojitet nje qeveri e re, por nje zgjidhje tjeter politike”.


Nano eshte pergjigjur duke premtuar se njerezit do te njejne permiresime te prekeshme gjate gjashte muajve te ardheshem. Ai ka thene se vendi ka nevoje per nje kabinet qeveritar me perfaqesues se ai i drejtuar nga Majko. “Tani eshte koha qe Partia Socialiste te permiresoje veten dhe sistemin e saj te vlerave,” ka thene Nano. Ai ka thene se toni armiqesor ne politiken Shqiptare duhet te zevendesohet me nje konsensus me te gjere ne nivele te larta.


Disa analiste mendojne se ai mund te kete vertete nje mundesi per te perfunduar mandatin e tij te plote. Demokratet, megjithese kane theksuar se nuk do te votojne pro qeverise se re te Nanos, duken me pak kundershtues se me pare. Nano ka gjithashtu mundesine te perfshije ne kabinetin e tij figurat me te spikatura te partise. Dhe ai mund te arrije fillimin e bisedimeve per Marreveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian, te cilat pritet te fillojne ne Shtator.


Duke premtuar nje pakete te re reformash, Nano ka thene se qeveria e re do te perpiqet te ndryshoje “karakterin shume jo formal te ekonomise se Shqiperise”. Ajo do te luftoje korrupsionin dhe trafikun, do te forcoje administraten publike dhe do te punoje me ngushtesisht me opoziten. “Ne jemi te vendosur te mos lejojme kthimin e konfliktit as ne rradhet tona dhe as ne nivel kombetar,” ka thene ai.


Megjithate, Nano nuk do te kete nje detyre te lehte. Ai ka humbur mbeshtetjen edhe ne gjirin e perkrahesve te tij te levizjes per Katharsis. Ai arriti me veshtiresi te shkarkonte nje nga kritiket e tij me te ashper, Petro Kocin, nga posti i sekretarit organizativ te partise.


Pavaresisht nga kjo, Nano e ka bindur partine e tij ta emeroje si kryetar te qeverise, duke paralajmeruar se nese nuk behej kjo gje, partia mund te perballej me mundesine e zgjedhjeve te parakoheshme.


Teodor Misha eshte botues i revistes Albanian Observer e cila botohet ne Tirane.


Albania
Frontline Updates
Support local journalists