Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

SHQIPERI: BOMBA EKOLOGJIKE GATI PER TE SHPERTHYER

Ndotja e ambjentit e cila ka arritur nivele kercenuese per shendetin rrezikon mijera Shqiptare te varferuar
By IWPR

Nje nder zonat me te rrezikeshme toksike ne Ballkan strehon rreth 15,000 Shqiptare te cilet me mire pranojne te rrezikohen nga kontaminimi sesa te largohen per ne nje zone me te sigurte por me te varfer.

Uji i pijshem, qumeshti dhe perimet jane shume te ndotura nga mbetjet toksike te krijuara nga nje ish uzine kimike ne zonen e Spitalles ne komunen e Porto Romano ne rrethin perendimor te Durresit rreth 40 kilometra nga Tirana.

Por ne vend qe te kerkojne te evakuojne rajonin, autoritetet po inkurajojne nje vale te re migrimi ne kete zone dhe po ndertojne shtepi. "Zona eshte krejtesisht e prekur nga ndotja," thote Ilir Qesja, kryetar i agjensise rajonale te ambjentit ne Durres, i cili prej vitesh i ka kerkuar me kote autoriteteve lokale te mos inkurajojne njerezit te zhvendosen ne kete zone.

"Te pakten jemi gjalle," thote bariu Sakip Jani, nje 50 vjecar i cili duket 20 vjet me i madh ne moshe. "E cfare te bejme," thote Dafina ne nje dyqan ne hyrje te Spitalles. "Une kam ardhur ketu 11 vjet me pare ne kerkim te nje jete me te mire - me pas kam marre vesh se kjo zone eshte e helmuar - por ne nuk kemi asnje alternative tjeter pervec se te rrime ketu". Nje i ri nderhyn dhe thote, "Sic e shikon asgje nuk na ka ndodhur".

Gjate sundimit te rregjimit komunist, ne Porto Romano ndodhej nje uzine kimike e cila prodhonte pesticide dhe nje fabrike per prodhimin e lekures. Njerezit ende jetojne ne kasolle te vendosura ndermjet dy fabrikave. Dr. Behar Musatlliu, i qendres mjeksore lokale, thote se banoret vuajne kryesisht nga leucemia dhe semundje te mushkrive si edhe infeksione te lekures.

Tre vjet me pare, Agjensia e Kombeve te Bashkuara per Mbrojtjen e Mjedisit, UNEP, e ka perfshire komunen nder tete zonat me te ndotura ne vend. Megjithate, qeveria ka bere shume pak ne kete drejtim. Qindra ton substanca te rrezikeshme ndotese ndodhen ende ne keto zona, pavaresisht nje projekti prej 12 milion Euro te financuar nga BE per pastrimin dhe largimin e tyre.

Per momentin, njerezit ne Spitalle mund te mendojne vetem per varferine. Ata nuk mendojne fare sesa prane e kane vdekjen. Ndermjet dy ish fabrikave eshte vendosur shkolla fillore me 431 nxenes. Ne pushimet e tyre dhe pas shkolles, femijet luajne mbi thaset e grisur te pesticideve. Tre vjet me pare jane harxhuar fonde per riparimin e nderteses se shkolles ne vend qe ta shkaterronin ate dhe ta ndertonin diku tjeter ne menyre qe te largonin nxenesit nga ky territory, sic kishin kerkuar edhe ambjentalistet.

Kur i pyet femijet nese ata kane dijeni per kercenimin qe i kanoset, ata thjeshte ngrene supet, buzeqeshin dhe largohen si per te treguar qe nuk kane frike dhe jane te shendetshem. Nje nga pjestaret e stafit te mesuesve, e cila nuk deshiron te jape emrin, thote se ajo dhe koleget e saj nuk kane asnje zgjidhje tjeter pervec se te vazhdojne te punojne ne kete zone: "Cfare mund te bej? Kam nje pune dhe me duhet ta mbaj ate. Nese largohem prej kesaj pune nuk mund te mbaj familjen".

Njerezit kane ardhur ne zonen e Porto Romanos nga vende ku nuk mund te gjenin pune dhe nuk mund te siguronin jetesen. "E ku mund te gjejme toke dhe ta mbjellim ate nese zhvendosemi qe ketej?" te thone ata.

Genc Alizoti, kryetar i keshillit bashkiak te Durresit, thote se nuk eshte pergjegjesia e tyre per zonen e Porto Romanos dhe se ata nuk kane fonde per te zgjidhur kete problem. Por ai pranon se njerezit duhet te largohen nga ajo zone dhe pesticidet te zhvendosen prej andej. "Zyrtaret na kane lene ne dore te Zotit," ankohet sadik Berisha, nje ish punonjes ne fabriken e pesticideve.

Ministria Shqiptare e ambjentit ka thene se donatoret nderkombetare kane dhene 20 milion dollare per te ndihmuar ne pastrimin e zonave me te ndotura te vendit. Hapi i pare do te jete zhvendosja e pesticideve nga zonat e banuara. Por duke gjykuar nga ritmi i hapave te qeverise, mund te duhet nje kohe e gjate perpara se kjo te ndodhe.

Edmond Prifti eshte nje gazetar i Agjensise Telegrafike Shqiptare, ATSH.