SHQIPERI: AUTORITETET TRONDITEN NGA SKANDALI I DROGES

Zyrtare te larte jane implikuar ne tregtine e drogave ndersa autoritetet premtojne te luftojne me ashper kete plage.

SHQIPERI: AUTORITETET TRONDITEN NGA SKANDALI I DROGES

Zyrtare te larte jane implikuar ne tregtine e drogave ndersa autoritetet premtojne te luftojne me ashper kete plage.

Shqiperia eshte tronditur ndjeshem ne luften e saj ndaj kontrabandes se droges me arrestimin kete muaj te dy zyrtareve te larte pergjegjes per te luftuar problemin serioz te trafikut te heroines.


Nen kolonel Shamet Bejko, shef i policise se portit te Durresit, ne perendim te kryeqytetit Tirane, dhe major Alush Muho, kryekontrollor i portit, kane qene emeruar vetem tre muaj me pare.


Hetimet kane treguar se ata kane qene te perfshire ne nje operacion narkotikesh, te zbuluar tani nga policia e cila ka ndaluar 35 kg heroine.


Dy zyrtare te tjere, te dy pergjegjes per lejet e anijeve qe largohen nga porti i Durresit, jane arrestuar gjithashtu, nje prej tyre nje i aferm i nje politikani te larte Shqiptar.


Kjo dhe kapja e 20 kg heroine ne nje makine zyrtare me targa fallso policie muajin e kaluar tregojne se zyrtaret te cilet jane perfshire ne rreth nentedhjete perqind te rasteve te kontrabandes se heroines.


Dhe tani ka shume zera se deri ku shkojne lidhjet e trafikanteve, ndersa jane vene ne qender te vemendjes zyrtare te larte ne qarqet qeveritare. Kjo eshte aresyeja qe disa komentatore thone se Shqiperia mbetet rruga kryesore e transportimit te drogave te renda per ne Europen Perendimore, pavaresisht perpjekjeve te policise per te krijuar me teper njesi anti droge.


Arrestimi i zyrtareve ne Durres ka theksuar qarte lidhjet ndermjet trafikanteve dhe klases politike Shqiptare. "Perfshirja e strukturave te policise ne kete trafik ilegal eshte e dukshme - dhe rasti i Durresit e provon kete," thote Josif Shtembari, drejtues i drejtorise se kontrollit te brendeshem ne Ministrine e Brendeshme, te krijuar disa muaj me pare.


Bashkepunimi ndermjet politikaneve dhe krimineleve eshte nje gje e rende por te dhenat e koheve te fundit se edhe disa zyrtare te policise jane te perfshire ne trafikun e droges tregon se oficeret e ndershem te policise kane nje detyre teper te veshtire.


Shtembari nuk ka pranuar te jape nje vleresim per shkallen e perfshirjes se policise ne krimin e organizuar, por ka thene se "Shameti, per shembull, ka qene nen kolonel. Koha do te tregoje se sa thelle shkojne lidhjet e mafies".


Nje zyrtar tjeter i ministrise se rendit, i cili nuk pranoi te permendej me emer, ka thene se "pa ndihmen e policise, ky trafik i paligjshem, i drogave, makinave dhe llojeve te tjera, nuk mund te behej".


Ne muajin Shkurt, 20 kg heroine jane gjetur ne nje makine me targa fallse policie ne afersi te pikes kufitare me Kosoven. Nje nga te arrestuarit ne vendin e ngjarjes ka qene shoferi i nje zyrtari te larte pergjegjes per rruget.


Por policia perballet edhe me probleme te tjera. Shume nga njesite speciale te krijuara per te luftuar mafien dhe krimin e organizuar jane te pajisura keq; sistemi gjyqesor liron shime nga te dyshuarit per krime ne lidhje me trafikun e drogave "per mungese provash"; dhe gjithnje gjehen rrugete reja trafiku ne vend. Te gjitha keto bejne qe policia te kete gjithnje probleme me zbulimin dhe goditjen e krimineleve.


Megjithate, Bilbil Mema, drejtuesi i forces policore ne vend, ka thene se njerezit e tij kane besim se perpjekjet e tyre ne luften ndaj trafikut te droges gjate ketij viti, do te heqin Shqiperine nga lista e vendeve furnizuese me droge dhe pike tranziti per trafikun e droges. "Lufta kunder trafiqeve te te gjitha llojeve eshte prioriteti yne per kete vit," ka thene ai.


Sipas ministrise se rendit publik gjate vitit 2000 jane kapur 51 kg heroine, 4 kg kokaine dhe shtate tonkanabis i perpunuar, ndersa jane shkaterruar rreth 250,000 rrenje kanabis. Kete vit policia ka ndaluar 60 kg heroine.


Zylyftar Bregu eshte redaktor i Gazetes Shqiptare ne Tirane.


Albania, Kosovo
Support our journalists